Tag: gjyqtarja

  • Ankimimi i Ballukut dhe vartësve të saj në Apel, caktohet gjyqtarja

    Ankimimi i Ballukut dhe vartësve të saj në Apel, caktohet gjyqtarja

    Gjykata e Posaçme e apelit përmes shortit ka caktuar gjyqtaren për shqyrtimin e ankimit të Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.

    Apeli u mblodh ditën e sotme, 11 janar, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, për ankimin e kësaj të fundit, e cila kundërshton pezullimin e saj nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, si dhe për atë të ndalimit të saj të largimit nga vendi.

    Pas shortit të hedhur në apelin e GJKKO-së, u caktua që Miliana Muca do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e Ballukut.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal“, njofton Apeli i Posaçëm.

  • Shtyhet gjyqi për Berishën, mungonte gjyqtarja e çështjes

    Shtyhet gjyqi për Berishën, mungonte gjyqtarja e çështjes

    Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 13:29
    Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamambër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina është shtyrë më 22 dhjetor, ora 11:00.
    Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Rudina Palloi.

    Sipas tij, gjyqtarja nuk u paraqit në seancë për arsye shëndetësore.

    Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

  • Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

    Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

    Gjykata e Posaçme shtyu për më 22 dhjetor, ora 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.
    Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë.
    Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve.

  • “Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake

    “Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake

    Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
    Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
    E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
    Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

  • Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

    Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

    Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i kësaj çështje. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
    Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
    E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
    Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

  • Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

    Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

    Këtë të martë, më 11 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të zhvillohet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe tre persona të tjerë. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim.
    Kujtojmë se seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Gjatë asaj seance, gjyqtarja vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën. Por avokati i ish-presidentit pretendoi që ata nuk ishin bërë shkak për shtyrjen dhe s’kishte arsye pse të pezulloheshin afatet për të.
    Avokati i Metës ka deklaruar se gjyqtarja është nën presion nga prokurorët e SPAK dhe përmendi akuza të mëparshme të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për falsifikim dokumentesh në Greqi.
    Ndërkohë po sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka për të shqyrtuar edhe kërkesën e ish-presidentit Meta, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
    Sjellim ndërmend se dosja “Meta” përfshin hetime për ish-presidentin Meta, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive.
    SPAK i ka përfunduar hetimet në fund të korrikut, ndërsa në gusht dosja u dërgua për gjykim. Vendimi i ardhshëm i gjykatës do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.

  • Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…

    Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.

    I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.

    “Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.

    Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.

    Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.

    “Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.

  • ‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka

    ‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.
    I ftuar në një studio televizive, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.
    “Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.
    Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.
    Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.
    “Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.

  • Debat i ashpër/ Skandal në Gjykatën e Kukësit: Gjyqtarja përjashton avokatin nga salla dhe e revokon nga çështja

    Debat i ashpër/ Skandal në Gjykatën e Kukësit: Gjyqtarja përjashton avokatin nga salla dhe e revokon nga çështja

    Ngjarja është e dokumentuar me audio-regjistrime të seancës.Seanca është zhvilluar më 16 tetor 2025, me objekt padie “dëmshpërblim nga marrëdhënia e punës”.
    Gjyqtarja që drejtonte procesin, znj. Ajshe Xhafa, ka hyrë në debat të hapur me avokatin mbrojtës të palës paditëse, duke e akuzuar se “nuk po bënte mbrojtje efektive” dhe duke bërë komente paragjykuese për profesionin e tij dhe mënyrën si“funksionojnë avokatët në Kukës”.
    “E di shumë mirë si funksionojnë avokatët në Kukës… Mund të të ketë përdorur pjesën që jam nga Hasi”, dëgjohet të thotë gjyqtarja në regjistrim.“Për çfarë punojnë avokatët atëherë?”, shton ajo në një moment tjetër.
    Pas këtij debati, gjyqtarja ka urdhëruar punonjësin e policisë gjyqësore që të nxjerrë jashtë sallës avokatin, duke ndërprerë menjëherë përfaqësimin ligjor të qytetarit.
    Revokimi i avokatit nga gjykata:
    Në vijim të seancës, gjyqtarja ka deklaruar se “revokon avokatin mbrojtës” dhe i ka kërkuar qytetarit të vazhdojë gjykimin pa avokat, pavarësisht kundërshtimeve të tij.
    “Tash, përderisa ma përzune ti, a s’kam të drejtë ma e marrë avokatin që pata?”, pyet qytetari.“Unë revokoj me vendim, revokoj”, përgjigjet gjyqtarja, duke i rënë tavolinës me stilolaps.
    Ky veprim, sipas ekspertëve të drejtësisë, nuk ka asnjë bazë ligjore. Sipas Ligjit për Avokatinë (nr. 55/2018) dhe Kodit të Procedurës Civile, përfaqësimi nga një avokat është zgjedhje e lirë dhe ekskluzive e palës, dhe asnjë gjykatë nuk mund ta revokojë përveçse në raste papajtueshmërie ligjore të verifikuar.
    Avokati kërkon mbrojtje dhe anonimitet
    Pas ngjarjes, avokati ka depozituar ankesë urgjente pranë disa institucioneve:
    Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD)
    Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)
    Ministrisë së Drejtësisë
    Në ankim thuhet se gjyqtarja “ka denigruar figurën e avokatit përpara palës që ai përfaqësonte”, “ka përdorur gjuhë paragjykuese dhe përçmuese” dhe “ka cënuar rëndë të drejtën e mbrojtjes së qytetarit”.
    Për shkak të denigrimit publik dhe dëmit ndaj reputacionit profesional, avokati ka kërkuar që identiteti i tij të mos bëhet publik në media, duke theksuar se qëllimi i tij është vetëm informimi i institucioneve të drejtësisë dhe sensibilizimi për sjellje të papranueshme në sallat e gjyqit.
    “Në 18 vite punë si jurist dhe avokat nuk më ka ndodhur kurrë një situatë e tillë. Jam i tronditur dhe i detyruar të kërkoj ndërhyrjen e institucioneve”, thuhet në ankesën që ai ka depozituar më 29 tetor 2025.
    Gjyqtarja, më herët nën hetim disiplinor Kjo nuk është hera e parë që emri i gjyqtares Ajshe Xhafa përmendet në lidhje me sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e detyrës.
    Në prill 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas një hetimi të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), i ka dhënë asaj masën disiplinore “vërejtje publike”, për shkelje të rregullave të solemnitetit dhe marrëdhënieve profesionale me magjistratët e tjerë.
    Vendimi është marrë pas një procesi verifikimi që nisi në shtator 2024. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti ku emri i gjyqtares Xhafa përmendet për sjellje që ngjallin debat publik dhe institucional mbi etikën në gjykata.
    Institucionet pritet të nisin verifikimet për rastin e ri. Burime nga sistemi gjyqësor konfirmojnë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) se ka marrë dosjen ankimuese të çështjes dhe pritet të kërkojë zyrtarisht regjistrimet audio të seancës për të verifikuar nëse ka pasur shkelje disiplinore dhe etike nga ana e gjyqtares.
    Nëse faktet provohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) mund të vendosë masa të reja disiplinore që variojnë nga “vërejtje e rëndë” deri në pezullim nga detyra.
    E drejta për përfaqësim është e shenjtë
    Juristët dhe përfaqësues të Dhomës së Avokatisë theksojnë se e drejta për përfaqësim ligjor është një nga shtyllat themelore të drejtësisë së drejtë dhe të paanshme.
    Sipas nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, asnjë person nuk mund të detyrohet të përfaqësohet pa avokat në një çështje civile kur ai ka zgjedhur të ketë mbrojtje ligjore. Ndërhyrja e një gjyqtari për ta penguar këtë të drejtë konsiderohet shkelje e rëndë e etikës profesionale dhe e pavarësisë së avokatisë.

  • SPAK prova të reja për Metën, avokatët: Gjyqtarja Irena Gjoka po i bën presion prokurorëve

    SPAK prova të reja për Metën, avokatët: Gjyqtarja Irena Gjoka po i bën presion prokurorëve

    Dosja e Ilir Metës sërish në udhëkryq, për shkak të shtyerjes së seancës që ishte parashikuar të zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.
    Seanca praprake, ku pritej që gjyqtarja Irena Gjoka të vendoste për kalim apo jo për gjykim u shty për shkak të mungesë  së avokatit të Monika Kryemadhit.
    Gjyqtarja Irena Gjoka pezulloi afatet e paraburgimit të Metës, ndërsa SPAK paraqiti prova të reja në gjykatë.

    Avokati i Metës akuzoi gjyqtaren Gjoka duke thënë se ajo po shantazhon prokurorët, pasi sipas tij këta të fundit po hetojnë magjistraten për akuzave ngritura nga Sali Berisha.
    “Do mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat i një të pandehuri tjetër. Në vendime thuhet se kur mungon pa arsye avokati i të pandehurit. Unë jam aty jam prezent dhe ajo vazhdon pezullon afatet. Çfarë t’i bëj Gjokës kur ajo është në shantazh. Ia thashë në sy se ty prokurorët po të shantazhojnë dhe po të hetojnë. Halli i saj është se ka mashtruar drejtësinë”, tha avokati.
    Të njëjtat akuza përsëriti edhe Monika Kryemadhi e cila në prononcimin për mediat tha se Altin Dumani po zgjat hetimet për të mbajtur në qeli Ilir Metën.
    “Dmth se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën është hetuar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjarët nën presion. Ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër”, tha Kryemadhi.
    SPAK mbylli hetimet për dosjen e Ilir Metës në fund të muajit korrik. Në këtë dosje janë përfshirë tre hetime, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA si dhe pastrimi i parave të ish-çiftit presidencial./vizionplus.tv