Tag: gjyqtarit

  • Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

    Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

    Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën e gjyqit më 6 tetor.

    Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se pranë sallës nr. 3 kanë hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj.

    Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit.

    Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi ka drejtuar pistoletën ndaj Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt, të cilët tentuan të largohen nga salla, dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa Ragip Kurtaj është dëmtuar në pjesën e brinjëve, në anën e majtë.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit – një pistoletë me mbishkrimin “Welt Waffen W Germany, Cal. 7.65 mm, Browning” – me të cilën dyshohet se Elvis Shkambi ka kryer krimin. Gjatë kontrollit të armës është konstatuar se ajo kishte një fishek në folenë e saj, gati për qitje, dhe në karikator ishin edhe dy fishekë të tjerë të vendosur.

    Në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë është gjetur automjeti i markës “Mercedes-Benz”, me targë AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambit.

    Gjatë këqyrjes dhe kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 31 copë fishekë të kalibrit 9 mm, në dukje fishekë manovër.

  • Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

    Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka ngritur shqetësimin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë në gjykata dhe prokuroritë e vendit, pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.
    Duke folur në një seancë të posaçme të komisionit parlamentar, Çela tha se situata aktuale kërkon rivlerësim të plotë dhe se është ndërmarrë tashmë një nismë ndërinstitucionale për përmirësimin e kushteve të sigurisë.
    “Patjetër që në gjykata kushtet nuk janë optimale. Kemi nisur një proces konsultimi për të vlerësuar se si mbrojmë këto institucione. Ka nevojë për riorganizim të thellë”, tha Çela.
    Ai vuri në dukje se angazhimi i kompanisë private “Ilirjan Guard” për sigurimin e perimetrit të jashtëm të gjykatave dhe prokurorive nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.
    “Ky sistem nuk ka funksionuar dhe duhet riparë”, theksoi Çela, duke shtuar se pritet të zhvillohen mbledhje me të gjitha prokuroritë për të mbledhur shqetësime dhe propozime konkrete.
    Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, prezenca fizike e Policisë së Shtetit në ambientet e gjykatave dhe prokurorive është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e trupës gjykuese, prokurorëve dhe qytetarëve.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i KLGJ-së bën rrëfimin personal: Edhe unë e kam humbur babanë në aksident…

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i KLGJ-së bën rrëfimin personal: Edhe unë e kam humbur babanë në aksident…

    ilir rusi

    TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, me aksidentet në punë. Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë.
    “Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, për të anashkaluar situatën e ndodhur javën e kaluar, jetën e një njeriu gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë. Njëkohësisht fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit.
    Ja që ndodh të jesh në krye të KLGJ, e kuptoj fare mirë çdo të thotë aksident në punë dhe çfarë masash duhen marrë. Doja t’i bëja thirrje presidentit dhe organeve të drejtësisë, në këtë moment të tillë, është pika kulmore. Është momenti për një bashkim me njëri tjetrin, është moment reflektimi”-u shpreh mes të tjerash kreu i KLGJ, ndëra tha se gjyqësori është vetëm maja e ajsbergut.
    “Gjyqësori është maja e ajsbergut”, e mbyll mesazhin Ilir Rusi, ndaj dhe sipas tij, të gjithë duhet të mendojnë për brezat që vijnë dhe të japin kontributin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

    Kjo deklaratë e tij, nuk ka kaluar pa komente, veçanërisht nga juristë dhe njerëz të drejtësisë, të cilët shprehen se një krahasim mes vrasjes së gjyqtarit dhe aksidenteve në punë nuk qëndron.
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në datën 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. /ZËRI

  • AGSH kundër censurës: Liria e medias s’duhet të përdoret si pretekst për kufizime pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

    AGSH kundër censurës: Liria e medias s’duhet të përdoret si pretekst për kufizime pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke theksuar se tragjedia e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nuk duhet të përdoret si justifikim për kufizimin e lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

    AGSH nënvizon se masat për sigurinë fizike dhe përmirësimin e kushteve të punës në gjykata janë të nevojshme, por çdo tentativë për të përfshirë autoritete si AMA apo AKEP në “monitorimin” apo “ndalimin e gjuhës së papërshtatshme” ndaj gjyqtarëve në media dhe rrjete sociale përbën rrezik serioz për censurë dhe kontroll institucional mbi shprehjen publike.

    Në këtë kontekst, Asociacioni i Gazetarëve thekson se liria e medias është themeli i shtetit demokratik dhe çdo kritikë ndaj sistemit të drejtësisë është pjesë e pandashme e transparencës dhe llogaridhënies publike. AGSH shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me KLGJ-në për forcimin e etikës profesionale, por refuzon çdo ndërhyrje që cenon pluralizmin mediatik dhe të drejtën e qytetarëve për informacion të lirë.

    Reagimi i Plotë:

    Duke marrë shkas nga deklarata e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë thekson se tragjedia e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nuk duhet të shërbejë si pretekst për kufizimin e lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

    Masat për siguri fizike dhe përmirësim të kushteve të punës në gjykata janë të domosdoshme, por çdo përpjekje për të përfshirë AMA-n, AKEP-in apo struktura të tjera në “monitorimin” apo “ndalimin e gjuhës së papërshtatshme” ndaj gjyqtarëve në media e rrjete sociale përbën një rrezik serioz për censurë dhe kontroll institucional mbi shprehjen publike.

    AGSH kujton se liria e medias është themel i shtetit demokratik, dhe se çdo debat apo kritikë ndaj sistemit të drejtësisë përfshirë vendimmarrjet gjyqësore është pjesë e pandashme e transparencës publike dhe llogaridhënies. Ndalimi apo filtrimi i opinioneve përmes autoriteteve shtetërore do të krijonte një precedent të rrezikshëm që bie ndesh me nenin 22 të Kushtetutës dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (neni 10).

    AGSH është e gatshme të bashkëpunojë me KLGJ-në dhe institucionet e tjera për të forcuar etikën profesionale të raportimit mbi drejtësinë, por refuzon çdo formë ndërhyrjeje që mund të cenojë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

  • “Tronditëse”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i ILD raporton te “Ligjet”: Problem, zvarritja e çështjeve

    “Tronditëse”/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i ILD raporton te “Ligjet”: Problem, zvarritja e çështjeve

    ILD ka nisur raportimin ne Komisionin e Ligjeve. Në fillim kreu i ILD është ndalur tek vrasja e gjyqtarit Kalaja. Një nga problematikat e evidentuara prej tij është tejzgjatja e proceseve gjyqësore dhe zvarritje e proceseve.
    “Më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishëm të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e shkuar. Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. E falenderoj Kuvendin për aktin solemn, të nderimit të gjyqtarit me një minutë heshtje. Solidariteti njerëzor dhe institucional është jetik për t’u përballur me situata të tilla, ku gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, dhe nga ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë, është shumë e vështirë.
    Me këto ndjesi, kemi përgatitur me kolegët këtë raportim, duke paraqitur këtu jo vetëm shifra, por edhe një panoramë të problemeve të sistemit gjyqësor sot, sipas këndvështrimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si edhe sfidat që duhet të adresojmë, ne, organet e sistemit të drejtësisë, por edhe të tjerë aktorë institucionalë e publikë. “, tha ai.

  • “Shteti nuk bën detyrën e tij”/ Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, reagon gazetari: E sorollat qytetarin nuk japin zgjidhje

    “Shteti nuk bën detyrën e tij”/ Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, reagon gazetari: E sorollat qytetarin nuk japin zgjidhje

    I ftuar në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri nënvizoi se pajisja me armë e zyrtarëve apo personave që ushtrojnë një detyrë dhe u rrezikohet jeta si pasojë e kërcënimeve, nuk do të kishte shmangur asnjë ngjarje tragjike, siç ishte dhe ajo e fundit, ekzekutimi i gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja.
    Sipas Tomorrit, zgjidhja është ndërtimi i një shteti që garanton sigurinë për të gjithë, qytetarët dhe zyrtarët dhe reduktimi i qarkullimit të armëve, sepse në thelb problemi është dështimi i institucioneve për të bërë detyrën e tyre.
    Klodian Tomorri:
    Ka një pyetje shumë të thjeshtë… Edhe nëse gjyqtari i ndjerë do të kishte armë me vete, a do kishim patur të njëjtin rezultat? Do ta kishte shpëtuar arma atë? Nuk kishte për ta shpëtuar arma dhe pastaj suksesi i një shoqërie dhe një shteti qëndron në faktin që të lejojë sa më pak armë në qarkullim. Ta bëjë armën sa më të panevojshme për komunitetin. Në qoftë se ne do të armatosim gjyqtarët dhe pse jo edhe gazetarët, sepse ky është një profesion i rrezikuar, pse jo edhe mjekët sepse kemi patur shumë raste ku mjekët janë kërcënuar në detyrë, janë rrahur nga pacientët…e kështu me radhë.
    Po të shikosh statistikat, kategoria profesionale që është më e dëmtuar nga vrasjet me armë, që ka më shumë raste drastike në Shqipëri janë kamarierët, banakierët. Po t’i rikthehesh episodeve të kronikës janë vrarë kushedi sa kamarierë e banakierë që kanë qenë në punë dhe janë vrarë me armë. Çfarë do të bëjmë tani? Do ti pajisim me armë dhe këta? Nuk është zgjidhje pajisja me armë të popullsisë, apo profesioneve që janë më të rrezikuara. Kjo sepse në thelb anashkalon problemin real që ka vendin. Është një mënyrë për t’i ikur problemit real. Dhe problemi real është një dhe shumë i qartë. Ky është një shtet i kalbur që nuk siguron dot, nuk garanton dot sigurinë, as të qytetarëve të tij e as të zyrtarëve të tij në detyrë. Kaq e thjeshtë është. Nuk ndodhi vrasja e gjyqtarit sepse gjyqtari nuk kishte armë… i gjithë thelbi është që ne të ndërtojmë një shtet i cili siguron jetën e qytetarit, siguron jetën e zyrtarit. Nuk e sorollat qytetarin, nuk e çon atë me shpatulla pas murit që pastaj të marrë veprime dramatike, apo veprime si ajo me rastin e gjyqtarit. Kjo është, ka një shkak që ndodhin këto gjëra. Dhe shkaku është, që shteti nuk bën detyrën e tij.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve

    Gazetarja Etleva Delia ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë intervistës, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore duke thënë se kanë shtuar tension tek qytetarët.
    Delia shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha ajo.
    Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.
    “Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.

  • Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, KLGJ merr masa urgjente për sigurinë në gjykata

    Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, KLGJ merr masa urgjente për sigurinë në gjykata

    Një javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar zyrtarisht këtë të hënë, duke miratuar një plan masash për rritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit. Në mbledhjen e datës 10 tetor, KLGJ bëri të ditur se do të ndërmerren hapa konkretë në disa drejtime, duke nisur me analizimin e informacionit të mbledhur nga vetë gjykatat për periudhën 2023–2025, lidhur me administrimin dhe menaxhimin e sigurisë.
    Sipas njoftimit, Këshilli do të vlerësojë gjendjen aktuale të pajisjeve të sigurisë në gjykata përfshirë skanerë, detektorë metalesh, kamera dhe mjete të tjera për të standardizuar procedurat dhe për të trajnuar personelin në menaxhimin e situatave të rrezikshme.
    Pas analizës së të dhënave, pritet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional që do të adresojë nevojën për ndryshime ligjore dhe nënligjore për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve, personelit mbështetës dhe qytetarëve që frekuentojnë ambientet gjyqësore.
    Një tjetër masë e parashikuar është sigurimi i pranisë së efektivëve të specializuar të sigurisë apo të Policisë së Shtetit në gjykata, si dhe miratimi i protokolleve të reja të sigurisë të përshtatura për secilën njësi gjyqësore. Plani përfshin gjithashtu ngritjen e një tjetër grupi pune me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera të drejtësisë dhe të rendit, për të hartuar një qasje të përbashkët mbi sigurinë në të gjithë sistemin gjyqësor.
    Në fokus të Këshillit është edhe përmirësimi i infrastrukturës. KLGJ njoftoi se do të kërkojë bashkëpunimin e pushtetit vendor për ndërtimin e tetë godinave të reja për gjykatat e shkallës së parë, si dhe për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Po ashtu, do të kërkohet që godinat ekzistuese dhe ato që do të ndërtohen t’i kalojnë në pronësi KLGJ-së, si pjesë e garantimit të pavarësisë institucionale.
    Në fushën ligjore, Këshilli synon të nisë punën për hartimin e propozimeve për ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”. Këto propozime do të hartohen nga grupe pune me përfaqësues nga të gjitha nivelet e gjyqësorit.
    Një tjetër aspekt që është vënë në vëmendje është mbrojtja e figurës së gjyqtarëve në hapësirat publike dhe mediatike. KLGJ do të kërkojë bashkëpunimin e AKEP-it dhe AMA-s për të ndaluar gjuhën e papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale dhe mediat online, si dhe për të marrë masa konkrete brenda kompetencave të tyre ligjore.
    Në nder të gjyqtarit të vrarë në detyrë, Astrit Kalaja, Këshilli njoftoi se ka nisur procedurat për të emërtuar sallën e amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin e tij. Gjithashtu, është dërguar një propozim pranë institucioneve përkatëse për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut”.

  • “Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve?”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Rezultate vërtet tragjike

    “Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve?”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Rezultate vërtet tragjike

    Gazetarja Etleva Delia ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë intervistës televizive, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore duke thënë se kanë shtuar tension tek qytetarët.
    Ajo shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.
    “Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha Delia.
    Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.
    “Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.

  • Kush mbështeti vrasjen e gjyqtarit Kalaja në rrjetet sociale, rrezikon katër vite burg me Kodin e ri Penal

    Kush mbështeti vrasjen e gjyqtarit Kalaja në rrjetet sociale, rrezikon katër vite burg me Kodin e ri Penal

    Kush mbështeti vrasjen e gjyqtarit Kalaja në rrjetet sociale, rrezikon katër vite burg me Kodin e ri PenalVrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit tronditi opinionin publik, por jo të gjithë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në rrjetet sociale shpërtheu një valë e gjerë reagimesh absurde që justifikonin veprimin kriminal të autorit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Vrasja erdhi pas një konflikti shumëvjeçar pronësie të familjes Shkambi dhe disa familjeve në Shkodër.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Pas ekzekutimit, shumë komentues në rrjet shprehën mbështetje për autorin e vrasjes, duke e justifikuar veprimin me argumentin e gjerë se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kjo situatë u thellua edhe nga hapja e një faqeje në GoFundMe ku u mblodhën rreth 14 mijë dollarë për avokatin e autorit, para se faqja të mbyllej.

    Në këtë kontekst, vlen të theksohet se në draftin e Kodit të ri Penal, i cili është ende në konsultim publik, është përfshirë pikërisht një nen që synon të dënojë këtë lloj sjelljeje.

    Neni i ri, Neni 409 (Mbështetja e kryerjes së një krimi), dënon me burgim nga një deri në katër vjet aktin e “mbështetjes së autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij” dhe duke e paraqitur atë “si zgjidhje e pranueshme e situatës”.

    Nëse kjo mbështetje bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv, dënimi rritet.

    Ky parashikim ligjor i ri vjen si një masë ndëshkimore ndaj personave që, në vend që të dënojnë dhunën, përkrahin aktet kriminale në hapësirën publike, qoftë kjo edhe virtuale