Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 3 personat e përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astir Kalaja më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjithashtu u plagosën dy shtetas të tjerë.
Ngjarja ndodhi gjatë një seance gjyqësore, ku shtetasi Elvis Shkambi palë në proces, qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, atë e bir, që ndodheshin në sallë si pala tjetër në çështje. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i dyshuar për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtje pa leje të armëve”, për Gjon Shkambin i dyshuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë; si dhe për Banush Koxhaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.
Gjykata e Shkallës së Parë kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe kishte vendosur masën e “arrestit në burg” për të tre të dyshuarit. Ndaj këtij vendimi bënë ankim Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj, të cilët kërkuan një masë sigurie më të butë.
Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Genti Shala, vendosi të rrëzojë ankimet dhe të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke miratuar masat e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.
Tag: gjyqtarit
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë/ Mbeten në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, sot masa në Apel për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë
Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sot do të jepet masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.
Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.
Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar.
Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.Top Channel
-

Kërkon lirinë/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi rikthehet sot në vendin e krimit në Apelin e Tiranës
Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit Elvis Shkambi që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, do të rikthehet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Ai kërkon masë më të butë sigurie nga arresti me burg dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet sot në orën 10:00 në këtë gjykatë nga gjyqtari Gent Shala.
Pritet që të shqyrtohet gjithashtu edhe ankimimi i bërë nga Banush Koxhaj, punonjësi i sigurisë në këtë gjykatë. Nipi 30-vjeçar, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 6 tetorit pasi gjyqtari Kalaja dha vendim kundër familjes Shkambi. Në këtë moment, 30-vjeçari ka nxjerrë armën të cilën kishte arritur ta fuste pa problem brenda ambienteve të gjykatës dhe ka qëlluar ndaj gjyqtarit, si dhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur -

Vrasja e Astrit Kalasë! Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit, kërkon lirinë
astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi
TIRANË-Sot do të shqyrtohet ankimimi i Gjon Shkambit, i akuzuar si bashkëpunëtor, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ankimimi për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Po në të njëjtën seanca, apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, autori i krimit, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar masën e “arrestit me burg pa afat”.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kishte kërkuar masën e arrestit me burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, autorin dhe xhaxhanë e tij, si dhe për rojen e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj.
Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt (babë e bir), 30-vjeçari Elvis Shkambi do të përballet me tre akuza: “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”.
Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të akuzës, duke hequr nga akuza vrasjen e gjyqtarit.
Ndërkohë, Banush Koxhaj, roja i sigurisë, akuzohet për shpërdorim detyre. Prokuroria thotë se ai nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës.
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks./ZËRI -

Policia në gjykata? KLGJ: Duhet ndryshuar ligji, oficerët e rendit kontrolle jashtë ndërtesave
20 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, pavarësisht përpjekjeve individuale, protokolli i kontrolleve në gjykata mbetet i njëjtë.
Edhe pse të gjithë gjyqtarët në mbledhjen e përgjithshme kërkuan rikthimin e policisë brenda ambjenteve, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa ndryshuar ligji. Për këtë arsye, Ilir Rusi, kreu i KLGJ, mbajti një takim me prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela dhe Ilir Prodën, drejtorin e përgjithshëm të Policisë.
Në një njoftim zyrtar të KLGJ përmendet se të tre zyrtarët kanë rënë dakord për nevojën e ndryshimeve ligjore për sigurinë. Ndërsa jozyrtarisht, iu tha TCH se KLGJ ka propozuar që, ndërkohë që të ndodhin ndryshimet, policia do të trajnojë stafin administrativ të gjykatave të ngarkuara me ligj për të kryer kontrollet e brendshme. Oficerët e rendit, pavarësisht patrullimeve, duhet të kryejnë kontrollin jashtë këtij perimetri dhe të ndërhyjnë vetëm në rast se njoftohen për incidente.
“Nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjykatës po premtohet se një sërë masash po ndërmerren për të garantuar jetën e gjyqtarëve, prokurorëve, stafit dhe palëve ndërgjyqësore, ndonëse me vonesë. KLGJ ka kërkuar gjithashtu ndihmën e pushtetit lokal për ndërtimin e tetë godinave të reja për gjykatat në rrethe të cilësuara jashtë standardeve dhe dy të tjera në Tiranë, njëra për apelin dhe tjetra për gjykatën e shkallës së parë”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Pas vrasjes u numërua një shifër e lartë deklaratash zyrtare me kërkesën për protokoll fiks të sigurisë. Ndërkohë, vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkëmbi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg. Të hënën, në të njëjtën gjykatë ku ndodhi krimi, kthehet me kërkesën për të hequr masën e shkallës së parë xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi. Po ashtu, punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, i dyshuar se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.Top Channel
-

Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi/ Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz
Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve.
Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë.
Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera.
Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas.
“Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri, ose kanë shërbyer si trampolinë për të kryer një transaksion të ri në një prej radhorëve të mëvonshëm”, thuhet në dosje.
Brenda këtyre hapësirave, shtrihen tokat e pretenduara nga fisi Toptani dhe ato të familjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i vrarë në vitin 2011 në një atentat mafioz që lidhet pikërisht me konfliktet e pronave.
“Duke qenë se të gjithë elementët, indiciet çonin te kjo që juve thoni, në faktin që konflikti kryesor ishte pronësie, për shkak të pasurive të trashëguara nga gjyqtari gjatë hetimit çështjes pati të dhëna, indicie që e konfirmuan këtë motiv të ekzekutimit”, tha ish-prokurori Eugen Beçi.
“Ngjarja që ka ndodhur me gjyqtarin, nga më të rëndat në dekadat e fundit, zërat thoshin për profesionin, zëra thoshin për pronësinë tij në Gjirin e Lalzit, jemi para një fakti të ri dhe duhen çelur hetime të reja për atë ngjarje”, deklaroi avokati Bledar Meminaj.
Në investigimin e realizuar 5 vite më parë, në zbuluam disa dokumente që vërtetonin se Familja Konomi, edhe pse kishte marrë disa certifikata pronësie, nuk i mori kurrë fizikisht tokat në zonën e Hamallajt dhe Rrushkullit.
Në dosje me persona të penduar të organizatave kriminale patëm shenja dhe indicie që tregonin se mund të kishin informacione mbi autorët dhe ekzekutorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, vijon ish-prokurori, Eugen Beçi.
Në dosjen hetimore, bie në sy fakti se mjaft dokumente të falsifikuara origjine mbajnë firmën e Genci Alizotit, ish kryetarit të Këshillit të Qarkut. Kjo, e ka një shpjegim. Ato janë bërë pas vitit 2017, kur zyrtari kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të hetohej mbi autenticitetin e firmës. Këto falsifikime, qartësohen në një bisedë mes Rrumit dhe të vëllait.
“Po unë mbrëmë jam marrë deri vonë duke pyetur për ato AMTP që janë bërë…Si janë bërë AMTP aty…me vulë të qarkut, koha e Gencit e mbrapa. Po gjete ndonjë ta shohim…me kohën e Gencit…se kontrollojmë punën që kemi bërë”, thuhet në dosje.
Ky zbulim është bërë nisur nga një hetim i filluar ne vitin 2022 për një tjetërsim në Gjirin e Lalzit. Duke shfrytëzuar vdekjen e ish zyrtarit Alizoti, kanë falsifikuar firmën e tij dhe kanë hartuar dokumente false që më pas i kanë futur në arkiv përmes njerëzve të korruptuar. Regjistrat fizik të pasurive të paluajtshme dyshohet se janë marrë e janë nxjerrë jashtë hipotekës siç rezulton në hetimin e SPAK. E njëjta prone,- nga shtet me një sipërfaqe të caktuar, kthehej me pronarë fiktivë banorët e zonave. Grupet kriminale nuk kishin dijeni se Zyra Vendore në Durrës i kishte skanuar të gjitha volumet e pronave.
“Të tjerë janë ata që kanë nënshkruar të tjerë përfituesit që marrin ato ke xhepi”, tha eksperti i pronave, Gjergji Begaj.
Nga verifikimet e kryera, është bërë ndërhyrje deri në hartat origjinale të Kadastrës duke i tjetërsuar. Por, grupet kriminale nuk kishin informacion se ekzistonin edhe hartat e kalkut të fshehura në një pjesë të arkivës të cilat janë administruar dhe krahasuar nga Prokuroria.
“Kjo është logjika që grupet kriminale e bëjnë paligjshmërinë ë tyre brenda veprimeve të ligjshme dhe brenda veprimeve të ligjshme fusin veprimet e paligjshme nën atë petk”, deklaron avokati Bledi Meminaj. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallë, caktohet gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën e Gjon Shkambit
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, caktohet relatori për ankimimin e masës së sigurisë nga Gjon Shkambi.
Kështu u vendos që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Gent Shala.
“U zhduk” në 2022-n, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e të birit si i zhdukurVrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i autorit të krimit Elvis Shkambi brenda gjykatës së Apelit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Gazetari Edison Vatnoikaj raporton se data e seancës do të përcaktohet në ditët në vijim. -

Prokuroria e Elbasanit tërheq urdhrin e ndalimit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka tërhequr urdhrin e ndalimit për avokatin Ulian Bajrami, i cili u shoqërua disa ditë më parë pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance gjyqësore më 17 tetor.
Sipas deklaratës zyrtare të prokurorisë, ndalimi i Bajramit ishte kryer në bazë të dyshimeve për “kanosje për shkak të detyrës”, “kanosje të gjyqtarit” dhe “kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit”, por pas shqyrtimit të materialeve procedurale, është vlerësuar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për vijimin e ndalimit apo kërkimin e një mase sigurie.
“Si pasojë ligjore, ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Elbasanit.
Në njoftim shtohet se hetimet për çështjen do të vijojnë në kuadër të procedimit penal nr. 1222/2025, për të verifikuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Deklarata e Prokurorisë:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN
Elbasan, më 20.10.2025
DEKLARATË PËR MEDIA
Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit U.B, me profesion avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit U.B, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrë njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi U.B, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.
Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.
Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
2 Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.
Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit. Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë.
Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës. Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij. Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.
-

Ekskluzive/ Eksperimenti për sigurinë e SPAK dhe GJKKO, garda teston masat mbrojtëse pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Një gjyqtar dhe një përfaqësues i gardës kanë testuar masat e sigurisë në ambientet e godinës më të ruajtur ne vend.
Një burim pranë SPAK i tha Top Channel në sekret, mbas vrasjes së Astrit Kalasë kur të gjitha institucionet e drejtësisë garantonin se po rishikonin ruajtjen e godinave ku hetohet dhe jepet drejtësi, eksperimenti i parë kontrollues është kryer në godinën e qelqtë.
Lënda e mbështjellë me një letër alumini është instaluar në pjesën e përparme të automjetit brenda të cilit udhëtonte gjyqtari antikorrupsion. Kjo e dhënë u shpjegua nga një burim i dytë jo zyrtar me dijeni të plotë për eksperimentin.
Automjeti ka kapërcyer hyrjen që përdoret për të sjellë të pandehurit, të penduarit dhe që përdoret për të parkuar në pjesën nëntokësore të SPAK. Por skaneri I instaluar në tokë ka kryer zbulimin alarmues që ka vënë në lëvizje gardistët e ndodhur në detyrë dhe që nuk kishin dijeni për eksperimentin. Mbas kësaj kanë mbërritur edhe agjentë të antiterrorit që kryen ekspertizat e tyre.
Mbas atentatit që I mori jetën gjyqtarit Kalaja vrarë në sallën e Gjykatës së Apelit, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se ka hartuar një plan masash për ruajtjen e gjykatave në të gjithë vendin. KLGJ kërkoi ndihmën e pushtetit vendor për ndërtimin e 8 godinave të reja për gjykatat e shkallës së parë dhe një tjetër për gjykatën e apelit në të cilën u vra gjyqtari.
Ndërkohë që ndërtesa e godinës së posaçme ku hetohen dhe gjykohen të korruptuarit dhe të akuzuarit e krimit të organizuar është vizituar deri më tani nga dy zyrtarë njëri kreu i gardës dhe tjetri drejtori i përgjithshëm i policisë Ilir Proda. Të dy kanë mbajtur shënim masat që duhen aplikuar për ta sofisifikuar më tej ndërtesën e qelqtë, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e instalimit të sistemit antidronë.
Top Channel
-

“Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Penale në Tiranë, lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit 2025, ku sqarohet gjithë dinamika.
Tre ditë pas ngjarjes, 9 tetor, kjo gjykatë vendosi masën e “arrestit me burg” për autorin e vrasjes, Elvis Shkambi dhe dy persona të tjerë.
Sekretarja rrëfen tmerrin, çastet e fundit të gjyqtarit
E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, sekretarja gjyqësore në Apel, ka deklaruar se gjyqtari i ndjerë ka bërë thirrje për hapjen e seancës gjyqësore për shpallje vendimi, rreth orës 15:35-15:40 të asaj dite.
“Ka thirrur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi R.K., dhe një person që është prezantuar si djali i tij, si dhe dy persona nga pala e paditur, Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili e shoqëronte. Palët janë ulur dhe gjyqtari ka çelur seancën gjyqësore. Fillimisht qjyqtari ka pyetur paditësin se kush është dhe i ka kërkuar të dorëzojë kartën ID. Ka ndërhyrë djali i tij, por gjyqtari i ka thënë se ishte dëgjues dhe zotëria mund të fliste vetë. Direkt pas kësaj gjyqtari ka shpallur vendimin ku është shprehur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ka cituar dhe afatet e rekursit në Gjykatën e Lartë dhe më pas seancën e ka deklaruar të mbyllur”, thuhet në shkresën e vendimit zyrtar, bazuar në dëshminë e sekretares.
(Theksojmë se paditësi dhe djali i tij mbetën të plagosur atë ditë, por jashtë rrezikut për jetën)
Me shpalljen e vendimit, paditësi dhe djali i tij kanë dalë jashtë sallës nr.3.
Në këtë moment gjyqtari Kalaja është ngritur për të shkuar drejt Dhomës së Këshillimit. Elvis Shkambi është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe ka gjuajtur me pistoletë.
Siç ka rrëfyer para hetuesve sekretarja, në atë moment tronditës, ajo është çuar në këmbë dhe ka vendosur duart në kraharor. 30 vjeçari i ka thënë se “nuk ka gjë me të” dhe është kthyer përsëri duke gjuajtur me armë zjarri drejt gjyqtarit.
“Pasi ka gjuajtur herën e dytë ndaj gjyqtarit ajo është ulur poshtë tavolinës ka dëgjuar gjyqtarin i cilin rënkonte, ku po në ato momente ka dëgjuar se është afruar një nëpunës i gjykatës, i cili ka funksionin roje salle, por jo i sallës së tyre, i cili ka pyetur “çfarë ka ndodhur”. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka thënë se kanë vrarë gjyqtarin dhe ka parë gjyqtarin të shtrirë dhe ka dalë në korridor ka bërtitur “njoftoni ambulance”, ndërkohë i është afruar një punonjës gjykatës dhe bashkë janë futur tek dhoma e këshillimit. Kjo punonjëse ka shkuar ka marrë një peshqir dhe ka ardhur përsëri ku me atë peshqir i kanë shtypur plagën gjyqtarit”, thuhet më tej në shkresë.
31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit
Pikërisht nëpunësi gjyqësor që ka shkuar i pari në sallë për të parë se ç’kishte ndodhur, është personi të cilit Shkambi i ka dorëzuar armën e krimit.
Në atë moment, ai e ka futur armën në xhep dhe ka tentuar të kërkojë ndihmë. Me mbërritjen e tyre, forcat “Shqiponja” kanë tentuar ta prangosin, por ai u ka thënë se është punonjës i gjykatës dhe u ka treguar armën që i kishte dorëzuar vrasësi i gjyqtarit.
Në shkresë përmendet edhe automjeti tip “Mercedez Benz” i xhaxhai të autorit, Gjon Shkambi, që ishte parkuar te Xhamia e Namazgjasë. Në të, policia ka gjetur 31 fishekë, në dukje fishekë manovër, të kalibrit 9 mm. Sende të paligjshme janë gjetur edhe në banesën e autorit në Shkodër.
Armën e kishte prej 10 vitesh, e shkrepi atë ditë për herë të parë autori, Elvis Shkambi
Ndërkohë i pyetur nga hetuesit, 30 vjeçari ka pranuar çdo veprim që ka kryer me detaje, por ka hedhur poshtë teorinë e bashkëpunimit me xhaxhain e tij, të cilin po e ndihmonte dhe asistonte në këto procese gjyqësore prej 1 viti e 8 muajsh.
Ajo që është e çuditshme në gjithë dinamikën, është fakti se Elvisi me xhaxhain e tij, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, shikim apo provokim me palën tjetër me të cilin ishin në proces, pra babë e bir që në fund mbetën të plagosur.
Autori ka thënë se në momentin e shpalljes së vendimit, është tronditur dhe se nuk e duroi më padrejtësinë pas zvarritjes së këtij gjyqi.
Kështu, ka nxjerrë armën nga brezi, të cilën e posedonte prej 10 vitesh pa leje, por që s’e kishte përdorur asnjëherë. Megjithatë e kishte pasur me vetë në çdo seancë gjyqësore dhe në çdo institucion ku kishte shkuar për të kërkuar të drejtën e tij
“Nuk doja të përfundonte kështu”“Mbaj mend që kam qëlluar edhe një herë në drejtim të gjyqtarit dhe mesa kujtoj e kam drejtuar armën në drejtim të derës në mënyrë të pavetëdijshme, edhe një herë në drejtim të derës së sallës”, ka rrëfyer i riu, duke thënë se babë e bir i ka plagosur pa dashur, pasi me ta nuk kishte asnjë lloj problemi.
Pasi ka dorëzuar armën dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, bashkë me xhaxhain, i ka dhënë çelësat e makinës dhe sipas tij, në atë moment i ka thënë se “e vrau gjyqtarin”.
Xhaxhai i tij, i shokuar, i ka thënë “na fike”.
“Jam penduar për çfarë ndodhi, nuk doja të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë autori. /klan/