Tag: gjyqtarit

  • “Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

    “Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

    Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka menduar se i është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit, pas shpalljes së vendimit për procesin gjyqësor të pronësisë.
    Sipas dosjes së lexuar nga Top Channel, Shkambi ka deklaruar pasi ka qëlluar me armë gjyqtarin, është larguar nga salla dhe armën ia ka dorëzuar punonjësit të sigurisë në këtë gjykatë, por pa i thënë se kishte kryer vrasjen.
    Më pas i ka dhënë çelësat e makinës së tij xhaxhait, dhe i ka kërkuar që të largohet pasi nuk kishte lidhje me veprimin e tij.
    Ai thotë se në momenti që ka kryer vrasjen, xhaxhai ka qenë në krah të tij dhe ka mbetur i shokuar, dhe se i ka thënë: Na fike!
    Sipas Elvis Shkambit, as xhaxhai dhe as roja e sigurisë nuk e kanë përkrahur apo ndihmuar në vrasjen që kreu.
    Ndërkohë, pas krimit ai ka qëndruar në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit, bashkë me xhaxhanë që nuk ka pranuar të largohet, dhe kur efektivët e policisë kanë mbërritur ai i ka thirrur dhe u ka thënë se ka kryer vrasje.
    Në lidhje me armën, ai ka deklaruar se posedonte pa leje që prej dhjetë vitesh, por pa e përdorur asnjëherë më parë, dhe se e mbante për vetëmbrojtje.
    Në dëshminë e tij ka deklaruar se kur ka shkrepur armën drejt gjyqtarit, ndaj tij ka ndjerë urrejtje të madhe për vendimin që dha duke e konsideruar të padrejtë, por shton se pasi ka logjikuar ndaj asaj që bëri, nuk ka qëlluar më ndaj gjyqtarit, ‘duke e lënë të gjallë në sallë’.
    Shkambi shprehu pendesë para autoriteteve dhe se nuk dëshironte që çështja të shkonte kështu, por se e gjitha ka ndodhur nga një çast tronditjeje.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Shkambi dhe Banush Koxhaj lihen në burg, Shkambi: Ngushëlloj familjen e kolegët e gjyqtarit

    SYRI TV/ Shkambi dhe Banush Koxhaj lihen në burg, Shkambi: Ngushëlloj familjen e kolegët e gjyqtarit

    SYRI TV

    Gjon Shkambi është kthyer në vendin e krimit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja për të kërkuar lirimin nga qelia. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e tij dhe të punonjësit të sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj. Shkambi shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët e gjyqtarit, ndërsa përjashtoi veten nga përgjegjësia. Madje 56-vjeçari tregoi para togave të zeza se ishte në konflikt me vëllezërit, dhe se nipi i tij kishte një arsye që e ndiqte pas nëpër gjyqe.
     

    Gjon Shkambi i vënë nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka dalë të hënën e 27 tetorit përpara të njëjtës gjykatë për të kërkuar lirimin nga qelia, kërkesë e cila iu rrëzua nga togat e zeza. I njëjti vendim u dha edhe për punonjësin e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj, që sipas Apelit do të vijojë të qëndrojë prapa hekurave për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë autori i krimit Elvis Shkambi nuk kishte bërë ankim të masës arrest në burg, nën të cilën ndodhet prej 6 tetorit. Gjon Shkambi deklaroi në sallën e gjyqit pasi shprehu ngushëllime për vrasjen, se nuk dinte mbi veprimet që do kryente djali i vëllait të tij, teksa për herë të parë, foli edhe për konfliktet brenda familjes dhe arsyet pse sipas tij nipi e shoqëronte nëpër gjyqe.

    “I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”.

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ndodhi më 8 tetor të këtij viti në sallën e gjyqit, pasi ai shpalli një vendim kundër pretendimeve të familjes Shkambi mbi një çështje pronësie. Të plagosur mbetën nga të shtënat me armë zjarri edhe babë e bir Ragip e Ervis Kurtaj, që ishin palë kundërshtare me Gjon Shkambin në gjyq.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatën e Apelit

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatën e Apelit

    Gjykata e Apelit këtë të hënë ka marrë vendimin për të lënë në burg Gjon Shkambin, xhaxhi i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Shkambi kërkoi lirimin por Gjykata e Apelit la në fuqi masën e shkallës së parë.
    Gjatë seancës Shkambi ka hedhur poshtë pretendimet se ai kishte dijeni që nipi i tij Elvis Shkambi kishte armë me vete. Ai theksoi se nëse do kishte zgjedhur dhunën do ta kishte bërë më përpara por vendosi prej 30 vitesh të ndiqte rrugët gjyqësore.
    “I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira.
    Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, tha Shkambi.

  • Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Apel: Nuk kisha dijeni për armën e nipit, do ta kisha parandaluar

    Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Apel: Nuk kisha dijeni për armën e nipit, do ta kisha parandaluar

    I vënë nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, Gjon Shkambi ka folur sot në seancën gjyqësore të zhvilluar në Apel.

    Duke i shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit të ndjerë, Gjon Shkambi është shprehur se nuk kishte dijeni për veprimin që do të kryente nipi i tij. Në të kundër është shprehur Gjon, do ta kishte parandaluar krimin e ndodhur në një institucion drejtësie.

    “I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, ka deklaruar Gjon Shkambi para gjykatës në Apel.

  • Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërtheu në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërtheu në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg. 
    Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot. 
    “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë. 
    Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur. 
    Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025, raporton gazetarja Anila Hoxha. 
    Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor. 
    “Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij. 

  • Kërkoi ndryshimin e masës, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërthen në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Kërkoi ndryshimin e masës, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërthen në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….

    Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg.

    Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot.
    “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.
    Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur.
    Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor.
    “Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Gjon Shkambin dhe rojen e saj…

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Gjon Shkambin dhe rojen e saj…

    Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi masën arrest në burg për Gjon Shkambin, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. E njëjta masë u la e pandryshuar edhe për Banush Koxhajn, punonjësi i sigurisë së Apelit, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.
    Këta persona u përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjithashtu u plagosën dy shtetas të tjerë.
    Ngjarja ndodhi gjatë një seance gjyqësore, ku shtetasi Elvis Shkambi palë në proces, qëlloi me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, atë e bir, që ndodheshin në sallë si pala tjetër në çështje. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i dyshuar për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtje pa leje të armëve”, për Gjon Shkambin i dyshuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë; si dhe për Banush Koxhaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.
    Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Genti Shala, vendosi të rrëzojë ankimet dhe të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke miratuar masat e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë, lihen në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë, lihen në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

    Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.
    Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.
    Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.
     

    Top Channel

  • Nipi vrau Astrit Kalanë! Apeli s’ndryshon vendim, burg për Gjon Shkambin: Po ta dija, do e kisha ndaluar

    Nipi vrau Astrit Kalanë! Apeli s’ndryshon vendim, burg për Gjon Shkambin: Po ta dija, do e kisha ndaluar

    astrit kalaja-gjon dhe elvis shkembi

    TIRANË-Sot u shqyrtua ankimimi i Gjon Shkambit, i akuzuar si bashkëpunëtor, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ankimimi për ndryshimin e masës së sigurisë u shqyrtua në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Apeli rrëzoi ankimimin, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Shkambin. 
    “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”,-deklaroi ai në Gjykatë.
    Sipas Prokurorisë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi dyshohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në procesin gjyqësor dhe se mund të ketë luajtur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën që ai pretendon në Shkodër. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të akuzës, duke hequr nga akuza vrasjen e gjyqtarit.
    Po ashtu Gjykata nuk ndryshoi vendimin as për Banush Goxhajn, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit. Prokuroria thotë se ai nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës.
    Ndërkohë, autori i krimit, Elvis Shkambi nuk ka ankimuar masën e “arrestit me burg pa afat”. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kishte kërkuar masën e arrestit me burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, autorin dhe xhaxhanë e tij, si dhe për rojen e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj.
    Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt (babë e bir), 30-vjeçari Elvis Shkambi do të përballet me tre akuza: “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”. 
    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks./ZËRI

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë

    Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
    Sot u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Në Apel u vendos masa e arrestit në burg.
    Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.