Tag: gjyqtarit

  • Kurti: Emërimi i gjyqtarit Serb si kryesues në Kushtetuese, i papranueshëm

    Kurti: Emërimi i gjyqtarit Serb si kryesues në Kushtetuese, i papranueshëm

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së presidentes Vjosa Osmani nga kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke komentuar përfshirjen e gjyqtarit Radomir Laban si kryesues i trupit gjykues në këtë çështje.Pas një vizite në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë e informuar se Laban do të ishte kryesues i çështjes që lidhet me daljen nga ngërçi aktual politik në vend.“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni që ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese. Është absurde që dikush i papërshtatshëm dhe me rrezik për rendin tonë kushtetues të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, u shpreh Kurti.Ai e konsideroi vendimin për përfshirjen e gjyqtarit Laban si të papranueshëm dhe tha se kjo krijon shqetësime serioze për pavarësinë dhe integritetin e sistemit kushtetues në vend.Kurti dha gjithashtu disa detaje nga takimi që ka pasur me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, megjithatë theksi i deklaratës së tij mbeti tek shqetësimi lidhur me procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e gjyqtarit në fjalë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së presidentes Vjosa Osmani nga kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke komentuar përfshirjen e gjyqtarit Radomir Laban si kryesues i trupit gjykues në këtë çështje.Pas një vizite në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë e informuar se Laban do të ishte kryesues i çështjes që lidhet me daljen nga ngërçi aktual politik në vend.“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni që ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese. Është absurde që dikush i papërshtatshëm dhe me rrezik për rendin tonë kushtetues të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, u shpreh Kurti.Ai e konsideroi vendimin për përfshirjen e gjyqtarit Laban si të papranueshëm dhe tha se kjo krijon shqetësime serioze për pavarësinë dhe integritetin e sistemit kushtetues në vend.Kurti dha gjithashtu disa detaje nga takimi që ka pasur me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, megjithatë theksi i deklaratës së tij mbeti tek shqetësimi lidhur me procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e gjyqtarit në fjalë.

  • Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak…

    Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak…

    Presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Radomir Laban nga Gjykata Kushtetuese, për të vendosur lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.
    “Kam tërhequr kërkesën të paraqitur në Gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës së konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, ka thënë Osmani.
    Për Laban, një vit më parë Presidenca e Kosovës, kishte raportuar se po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

    KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi.
    Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sejdit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Avni Sejdi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës.
    Në vitin 2007, ai u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Gjyqtari Avni Sejdi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Administratives

    KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Administratives

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 28 maj lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkakimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Rulit, ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Gjyqtari Emiljano Ruli u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 29 korrik 2022, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa gjetjet në aspektin profesional u konsideruan të pamjaftueshme për penalizim.
    Emiljano Ruli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2013 dhe deri në momentin e shkarkimit nga detyra, Ruli e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

  • SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

    SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në fillim të seancës për bisedimet përfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me shpjegimet dhe provat e dorëzuara nuk arrin të vërtetojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sipas Brahos, gjyqtari Hajredinaj gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Ai kërkoi gjithashtu, konsiderimin e disa gjetjeve për pasurinë dhe profesionalizmin në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

    Qëndrimet e Brahos u kundërshtuan nga Hajredinaj nëpërmjet përfaqësues së tij ligjore, avokates Romina Zano. Ajo konstatoi se shkaqet e ankimit në kriterin e pasurisë lidhen me aspekte formale të deklarimit dhe me të ardhura të krijuara përpara fillimit të ushtrimit të detyrës nga subjekti. Sipas Zanos, këto elemente nuk mund të cenojnë besueshmërinë e subjektit. Ajo theksoi se verifikimi i pasurive duhej të ishte interpretuar prej Komisionerit nën dritën e ligjit dhe praktikës së Kolegjit, duke konsideruar dhe parimet e proporcionalitetit dhe drejtësisë materiale, prej nga arihet në përfundimin se Hajredinat arrin nivel të besueshëm.
    Gjyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua në detyrë më 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e tij për konstatimet e hetimit paraprak lidhur me pamundësi financiare në krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura për fshehjen e një apartamenti.
    Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK për Hajredinajn duke ngritur shkaqe në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm.
    Para se të emërohej si gjyqtar në vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter dhe përmbarues. Ai e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tropojës në vitet 2007-2016, ndërsa gjatë nëntë viteve të fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

  • SYRI TV/ ‘Veliaj jashtë burgut i rrezikshëm!’ Apeli i GJKKO-së: Ka financa dhe fuqi për prishje provash! U provua se intimidoi dëshmitarë e hetues

    SYRI TV/ ‘Veliaj jashtë burgut i rrezikshëm!’ Apeli i GJKKO-së: Ka financa dhe fuqi për prishje provash! U provua se intimidoi dëshmitarë e hetues

    Erion Veliaj duhet të qëndrojë në masë shtrënguese arresti si ajo me burg, pasi përbën një rrezik serioz për prishjen e provave, dhe këtë e ka dëshmuar që nga fazat e para të hetimit deri në momentin kur është dhënë ky vendim. Ky është konkluzioni i përmbledhur i gjyqtarit të Apelit, Engert Pëllumbi, i cili më 13 mars vendosi ta lërë në qeli kryebashkiakun e Tiranës. Sipas gjyqtarit, Veliaj ka kontaktuar me një gjuhë të pastër intimiduese agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku i ka kërcënuar për shkak të thirrjes në hetim të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

    Më tej, thuhet në vendimin e Apelit, situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se Veliaj, por sidomos bashkëshortja e tij, kontaktuan pothuajse çdo person që thirrej në SPAK, i orientonin për çfarë duhej të thoshin dhe, pas deklarimeve, u kërkonin llogari për atë që kishin pohuar.

    Në këto rrethana, thuhet në arsyetimin e Gjykatës, duke pasur parasysh pushtetin e Veliajt si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, ai ka mundësi reale për të ndikuar te dëshmitarët, për të ngadalësuar procesin hetimor dhe për të “helmuar” provat. Gjithashtu thuhet se ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo për të deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime provash, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara hetuesisë, ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

    Sipas gjyqtarit Pëllumbi, Erion Veliaj i ka vijuar veprimet e paligjshme ose përpjekjet për intimidim dhe ndikim në hetim edhe gjatë qëndrimit në paraburgim, nga ku ka kryer telefonata duke përdorur numrin e brendshëm të burgut.

    Ndërkohë që Veliaj kërkonte një masë më të butë, duke u zotuar se do t’i përgjigjej drejtësisë në çdo kohë, gjykata vlerëson se ai konsiderohet si subjekt që mund t’i shmanget drejtësisë. Ekziston rreziku i arratisjes apo i kryerjes së veprave të tjera penale, ndërsa ai po hetohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash dhe së fundmi edhe për futje të sendeve të palejuara në qeli. Sipas Apelit, mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në përputhje me lëvizjet e tij të shumta, të konfirmuara edhe nga sistemi TIMS, si dhe për shkak të veprave për të cilat po hetohet. Gjykata thekson se rreziku i arratisjes është i menjëhershëm dhe në nivele të larta.

    Gjykata i referohet një sërë rastesh kur persona nën hetim janë mbajtur në arrest, si: Lefter Koka, Ilir Beqaj, Fatos Tushe apo Vangjush Dako.

    “Sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”, thekson Apeli i Posaçëm, duke iu referuar edhe një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin “Podeschi kundër San Marinos”.

    Sipas Apelit, Erion Veliaj përbën edhe një element tjetër të rrezikut recidivist, që me fjalë të tjera nënkupton një sjellje shoqërisht të rrezikshme, për të cilën dikush është dënuar më parë me vendim gjyqësor.