Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.
“Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025.
Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e GJL.
Ish-kreu i Shtetit qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024. Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.
Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.
Tag: gjyqtarit
-

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e Metës
-

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.
Ndërkohë Meta i ishte drejtuar kësaj gjykate për heqjen e masës së sigurisë, teksa pas shortimit të trupës, kishte bërë një kërkesë tjetër për largimin e gjyqtarit Panda.
Ndërkohë padia për masën e sigurisë do shqyrtohet në datën 27 nëntor
Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024.
Kreu i Partisë së Lirisë, akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka qenë këtë të hënë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë.
Proda, për herë të parë, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik mbi punën e policisë.
“Ngjarja në gjykatë është një fatkeqësi. E kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave u është besuar disa rojeve civile që sigurohen nga vetë gjykata. Sigurimin fizik e kryen kompania ‘Ilirian Guard’. Është ngritur një grup pune dhe besoj se do të ketë ndryshime,”- tha Proda. -

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Agron Zhukrit, gjyqtarit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.
Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 759, datë 19.04.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 759, datë 19.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 06.11.2025, në Tiranë.
Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi u gjet me balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.
Emri i Agron Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë. -

Vrasja e gjyqtarit/ SPAK përdor ekspertizën izraelite dhe kroate për të zbardhur krimin
Dy aparate telefonike të sekuestruara Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK.
Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet telefonike që kanë pasur dy protagonistët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit të Apelit.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi, pasi deri në këtë fazë, është qartësuar se autori kryesor që ka qëlluar mbi gjyqtarin Kalaja, është pikërisht, Elvis Shkambi.
Ndërsa ende nuk është qartësuar me saktësi roli që ka pasur Gjon Shkambi në këtë vrasje. Dyshimet e deritanishme të grupit të hetimit flasin se Gjon Shkambi ka qenë shtytësi i nipit për të kryer vrasjen.
Dhe duke u nisur nga këto dyshime, prokuroria kërkon të gjejë prova përmes ekspertimit në SPAK të dy aparateve celulare të sekuestruara.
SPAK gëzon logjistikën teknologjike dhe ekspertizë të mirë në ekspertimin kompjuterik të telefonave, për shkak se ka kontraktuar dy kompani të njohura në këtë fushë, izraelitët e “Cellebrite DI Ltd” dhe kroatët e “INsig2 d.o.o”.
Tashmë pjesa më e madhe e veprimeve hetimore që çojnë në dinamikën e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është përmbyllur, por prokuroria e Tiranës po pret të njihet me aktet e ekspertimit të dy aparateve telefonike, që pritet të kryhen në laboratorin e SPAK.
Gjyqtari Kalaja, u vra në 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqit teksa po shqyrtonte një çështje me karakter civil. Vetëm pak minuta pas vrasjes, Elvis Shkambi, u vetëdorëzua pranë policisë në oborrin e Gjykatës së Apelit Tiranë. -

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, pasi ai përfundoi me suskses trajnimin në Shkollën e Magjistraturës, që u detyrua të kryente për arsye të probleme profesionale të konstatuara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi në rezultateve të provimit përfundimtar të arritura nga Fuçia në Shkollën e Magjistraturës.
Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.
Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitormit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e paraqiti çështjen në Kolegj dhe gjatë bisedimeve përfundimtare më 9 korrik, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të parashtruara në ankim, duke konstatuar rastet që sipas tij, paraqesin gjykim të dobët të subjektit dhe me gabime që i cilësoi thelbësore e serioze. Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë nga detyra.
Subjekti nga ana e tij, veç parashtrimeve kundër shkaqeve të ankimit, vendosi në dispozicion të KPA dhe vendime të dhëna prej tij, për të cilat pretendoi se kishin vlerë orientuese në vlerësimin e profesionalizmit të tij, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit.
Kolegji vendosi më 25 korrik të vitit të kaluar të prishë vendimmarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Fuçia dhe e pezulloi atë, duke e detyruar të ndiqte trajnimin njëvje,car pranë Shkollës së Magjistraturës.
Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin PollozhaniLaurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin./BIRN -

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimimit të kryer nga ish-gjyqtari Shehu.
Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Gjyqtari Besnik Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 6 prill 2023 për deklarim të pasaktë të pasurisë.
Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. -

Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…
Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet.
Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë.
Eurodeputeti tha po ashtu se reforma në drejtësi ngjan e mirë në letër, se SPAK po bën diçka, por se drejtësia në Shqipëri, është larg funksionimit. -

“Na fike, merr çelësat dhe ik”/ Zbardhet dosja, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja
Elvis Shkambi dhe Astrit Kalaja
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhurme 6 tetor. Autori Elvis Shkambi, 30-vjeç, ka rrëfyer ngjarjen që nga momenti i zhvillimit të seancës e deri në përfundimin, duke qëlluar me armë drejt Kalasë.
Sipas dosjes të publikuar nga Top Channel, Shkambi ka rrëfyer se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pas shpalljes së vendimit për procesin gjyqësor të pronësisë. 30-vjeçari ëshë shprehur se në atë moment, ka menduar se është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit.
Në dëshminë e tij ka deklaruar se kur ka shkrepur armën drejt gjyqtarit, ndaj tij ka ndjerë urrejtje të madhe për vendimin që dha duke e konsideruar të padrejtë, por shton se pasi ka logjikuar ndaj asaj që bëri, nuk ka qëlluar më ndaj gjyqtarit, ‘duke e lënë të gjallë në sallë’.
Menjëherë pas të shtënave Shkambi është larguar nga salla, ndërsa ka deklaruar se armën ia ka dorëzuar punonjësit të sigurisë në këtë gjykatë, por pa i thënë se kishte kryer vrasjen. Më pas personi tjetër me të cilin ka kontaktuar ka qenë xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, të cilit i ka dhënë çelësat e makinës së tij xhaxhait, dhe i ka kërkuar që të largohet pasi nuk kishte lidhje me veprimin e tij.
30-vjeçari ka rrëfyer se xhaxhoi ka qenë në krah të tij kur ka kryer vrasjen dhe ka mbetur i shokur, ndërsa i ka thënë: “Na fike”. Autori ka deklaruar se xhaxhai i tij, Gjoni, i cili është arrestuar për bashkëpunim, nuk e ka përkrahur apo ndihmuar në vrasjen që kreu. Sipas Shkambit, as roja e sigurisë, Banush Koxhaj nuk e ka ndihmuar.
Pasi kreu krimin, Elvisi ka qëndruar në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit dhe nuk ka pranuar të largohet, dhe kur efektivët e policisë kanë mbërritur ai i ka thirrur dhe u ka thënë se ka kryer vrasje. Sa i përket armës me të cilën kreu krimin, ai ka deklaruar se posedonte pa leje që prej dhjetë vitesh, por pa e përdorur asnjëherë më parë, dhe se e mbante për vetëmbrojtje.
Gjithashtu, gjatë paraqitjes në Gjykatë ku u njoh me masën e sigurisë, Shkambi shprehu pendesë para autoriteteve dhe se nuk dëshironte që çështja të shkonte kështu, por se e gjitha ka ndodhur nga një çast tronditjeje.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës, që kishte kërkuar masën e arrestit me burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, autorin dhe xhaxhanë e tij, si dhe për rojen e sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj.
Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt (babë e bir), 30-vjeçari Elvis Shkambi do të përballet me tre akuza: “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”.
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks./ZËRI -

“Mos! Na fike…”, dëshmia e Shkambit për vrasjen e gjyqtarit: Kam 10 vite që mbaj pistoletë me vete!
Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka menduar se i është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit, pas shpalljes së vendimit për procesin gjyqësor të pronësisë.
Sipas dosjes së lexuar nga Top Channel, Shkambi ka deklaruar pasi ka qëlluar me armë gjyqtarin, është larguar nga salla dhe armën ia ka dorëzuar punonjësit të sigurisë në këtë gjykatë, por pa i thënë se kishte kryer vrasjen.
Më pas i ka dhënë çelësat e makinës së tij xhaxhait, dhe i ka kërkuar që të largohet pasi nuk kishte lidhje me veprimin e tij.
Ai thotë se në momenti që ka kryer vrasjen, xhaxhai ka qenë në krah të tij dhe ka mbetur i shokuar, dhe se i ka thënë: Na fike!
Sipas Elvis Shkambit, as xhaxhai dhe as roja e sigurisë nuk e kanë përkrahur apo ndihmuar në vrasjen që kreu.
Ndërkohë, pas krimit ai ka qëndruar në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit, bashkë me xhaxhanë që nuk ka pranuar të largohet, dhe kur efektivët e policisë kanë mbërritur ai i ka thirrur dhe u ka thënë se ka kryer vrasje.
Në lidhje me armën, ai ka deklaruar se posedonte pa leje që prej dhjetë vitesh, por pa e përdorur asnjëherë më parë, dhe se e mbante për vetëmbrojtje.
Në dëshminë e tij ka deklaruar se kur ka shkrepur armën drejt gjyqtarit, ndaj tij ka ndjerë urrejtje të madhe për vendimin që dha duke e konsideruar të padrejtë, por shton se pasi ka logjikuar ndaj asaj që bëri, nuk ka qëlluar më ndaj gjyqtarit, ‘duke e lënë të gjallë në sallë’.
Shkambi shprehu pendesë para autoriteteve dhe se nuk dëshironte që çështja të shkonte kështu, por se e gjitha ka ndodhur nga një çast tronditjeje.