Tag: gjyqtarit

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit kalaja/ Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

    Vrasja e gjyqtarit Astrit kalaja/ Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

    Xhaxhai i vrasësit që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, i rikërkoi Gjykatës së Apelit që t’i heqë masën e ‘arrestit në burg’ dhe ta zëvendësojë me një masë tjetër, por kjo u rrëzua.

    Vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin/ Apeli rrëzoi kërkesën e Gjon Shkambit, lihet në burg
    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi për rrëzimin e kërkesës dhe lënien në burg, u mor nga gjyqtari Gent Shala.
    Gjon Shkambi i dyshuar si nxitës dhe se kishte dijeni për planet e Elvis Shkëmbit, të riut që vrau në sallën e gjykatës gjyqtarin Kalaja thotë se nuk kishte asnjë dijeni për planet e nipit.
    Si argument për zëvendësimin e masës, Gjon Shkambi paraqiti dy kartela mjekësore, të bashkëshortes që sipas mbrojtjes është në gjendje të rëndë dhe të tijën.
    Menjëherë mbas arrestimit i dyshuari ishte lënë në arrest në burg, por Shkambi iu shmang rekursit në gjykatën e lartë duke ju drejtuar Apelit, mbas tre radhëve që u refuzua për ndryshim mase si të pabazuar në ligj dhe prova.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit, Apeli i GJKKO lë në burg Gjon Shkambin

    Vrasja e gjyqtarit, Apeli i GJKKO lë në burg Gjon Shkambin

    Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
    Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.
    Gjon Shkambi ndodhet në burg, pasi akuzohet për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

  • Vrasja e gjyqtarit/ Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

    Vrasja e gjyqtarit/ Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli lë në burg Gjon Shkambin

    Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kishte kërkuar masë më të butë sigurie.
    Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesae tij është rrëzuar dhe ai do vijojë të mbetet në qeli.
    Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi, i cili zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Ndërkohë vetë nipi i tij, 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
    Kujtojmë se gjyqtari, Astrit Kalaja, u vra më 6 Tetor të këtij viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Gjyqtari, Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi dhe menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Gjon Shkambi, duke e lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, u arrestua pas vrasjes se gjyqtarit Astrit Kalaj ne Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
    Sipas vendimit të Apelit, Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk do të lirohet pasi gjykata, pas shqyrtimit të arsyetimeve të tij dhe provave në dosje, e ka konsideruar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe prova”.
    Shkambi mbetet në burg si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme veprimet e nipit të tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

  • Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë

    Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë

    Xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Tiranë i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”.
    Kjo është hera e dytë që ai i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
    Ai pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
    Ndërkohë vetë nipi i tij, 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
    Kujtojmë se gjyqtari, Astrit Kalaja, u vra më 6 Tetor të këtij viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Gjyqtari, Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi dhe menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet Gjykatës së Apelit, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet Gjykatës së Apelit, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

    Xhaxhai i vrasësit që u mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, i rikërkon Gjykatës së Apelit që t’i heqë masën e ‘arrestit në burg’ dhe ta zëvendësojë me një masë tjetër.

    Gjon Shkambi i dyshuar si nxitës dhe se kishte dijeni për planet e Elvis Shkëmbit, të riut që vrau në sallën e gjykatës gjyqtarin Kalaja thotë se nuk kishte asnjë dijeni për planet e nipit.
    Si argument për zëvendësimin e masës që do të shqyrtohet nga gjyqtari Gent Shala, Gjon Shkambi sjell dy kartela mjekësore, të bashkëshortes që sipas mbrojtjes është në gjendje të rëndë dhe të tijën, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha. Bashkangjitur këtyre shkresave ai ripërsërit keqardhjen për krimin e rëndë.
    Menjëherë mbas arrestimit i dyshuari ishte lënë në arrest në burg, por Shkambi iu shmang rekursit në gjykatën e lartë duke ju drejtuar Apelit, mbas tre radhëve që u refuzua për ndryshim mase si të pabazuar në ligj dhe prova.
    Mbas vlerësimit të masës që e dërgoi në burg, Autori I vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi nuk ka depozituar asnjë kundërshtim gjyqësisht. Në rrëfimin e tij para policisë ai përmend se mbas zvarritjeve 30 vjeçare në drejtësi për konfliktin e pronës, ditën kur dëgjoi shpalljen e vendimit ai qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, duke lënë të plagosur edhe dy përfaqësues të palës tjetër. Por prokuroria dyshon se përderisa Elvis Shkambi hyri në ambientet e gjykatës së apelit me një pistoletë, ai e kishte planifikuar krimin.
    Ndërsa grupi i hetimit po kryen veprime hetimore për ta dorëzuar çështjen në gjykim themeli, kërkesa e radhës nga Gjon Shkambi shqyrtohet  këtë të martë në orën 9.45. Më herët qelinë e ka lënë edhe punonjësi i gjykatës Banush Koxhaj, i dyshuar për shpërdorim detyre mbasi duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor u mundësua hyrja e armatosur e autorit.

    Top Channel

  • Strasburgu shpall të padrejtë shkarkimin nga Vettingu të ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

    Strasburgu shpall të padrejtë shkarkimin nga Vettingu të ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

    Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin nga vetingu të ish-gjyqtarit të gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi.
    Avokati i tij Ylli Manjani pas këtij vendimi nga Strasbugu, shprehet: “Tani shteti të mbyllë spepin dhe të kthejë magistratin në punë se ka nevojë sistemi.”
    Sjellim ndërmend se Shkëlzen Selimi ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë prej vitit 2011. Por ai u shkarkua nga procesi i Vettingut në vitin 2018.
    Përpos punës si gjyqtar, Selimi ka qenë gjithashtu lektor në universitetet “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” në Vlorë, pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë si dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.
    Në korrik të këtij viti, GJKKO e shpalli të pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.

  • “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.
    Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
    Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.
    Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.
    Për këtë referohen në dosje një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.
    SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.