Tag: gjyqtarin

  • Tension i madh në dhomat e zhveshjes së Real Madridit: “Ky është një justifikim budalla”

    Tension i madh në dhomat e zhveshjes së Real Madridit: “Ky është një justifikim budalla”

    8 Dhjetor 2025

    10:58

    Alfred Lleshi

    Humja 2-0 ndaj Celta Vigo ishte një goditje e fortë, ndërsa imazhi i dhënë nga lojtarët e Real Madridit, si në aspektin e nivelit futbollistik, ashtu edhe për shkak të kartonëve dhe protestave, është shumë i shëmtuar. Duket se prej kohësh ekziston një ndarje brenda dhomës së zhveshjes. Javë më parë flitej për lojtarë që mbështesin Xabi Alonson dhe të tjerë që janë kundër tij.
    Sipas programit ‘El Chiringuito’, pas humbjes ndaj “gallegëve”, Xabi Alonso nuk ka hyrë asnjë sekondë në dhomën e zhveshjes. Nuk ka pasur asnjë bisedë apo kontakt me lojtarët pas ndeshjes. Gazetari Edu Aguirre shtoi se “kanë fluturuar shishe, banda ngjitëse, absolutisht gjithçka, nga inati dhe frustrimi për gjyqtarin. Një pjesë e dhomës së zhveshjes ishte shumë e zemëruar me gjyqtarin”.
    Më pas, një pjesë e lojtarëve kritikuan ata që ankoheshin për gjyqtarin: “Ky është një justifikim budalla. La Liga-n po e humbim vetë ne. Kishte momente tensioni për shkak të situatës te Real Madridi”. Portieri Courtois shkroi përmes Instagramit: “Shumë i FRUSTUAR me atë që ka ndodhur. Ngrihuni dhe mblidhni veten, S’KA KOHË PËR T’U ANKUAR, por për të nxjerrë përfundime”.

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin Admir Thanza

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin Admir Thanza

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. 

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se  nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.
    Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

    Top Channel

  • Banesa e rrethuar nga RENEA/ Gazetari bën profilin e Hamza Ukës: Kërcënoi gjyqtarin e prokurorin…

    Banesa e rrethuar nga RENEA/ Gazetari bën profilin e Hamza Ukës: Kërcënoi gjyqtarin e prokurorin…

    Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, rindërtoi profilin e personit të shumëkërkuar Hamza Uka, njërit prej dy personave që u vetëdorëzuan sonte pasi u rrethuan nga RENEA, në një shtëpi në një zonë të thellë të Fushë Arrëzit, në Pukë.
    Dervishi tha se Hamza Uka që emrin e vërtetë e ka Erzen, ka qenë komando në Afganistan dhe prej nga aty, u kthye i radikalizuar dhe se ishte dënuar me tre vite burg, ndërsa kishte kërcënuar edhe gjyqtarin dhe prokurorin në gjyq.
    “Hamza në gjuhën arabe do të thotë Luan. Ai e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta, do të verifikohet. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person me pritje radikale dhe ka qenë komando në Afganistan. E çuditshme është që të shkosh atje për të luftuar terrorin dhe të kthehesh radikal. Është gjetur video ku u mësonte fëmijëve se si të stërviteshin. Është mbrojtur dhe kanë thënë se këto janë private.
    U dënua 3 vite burg në 2019 dhe e kreu. Në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beçi dhe madje futi edhe njerëz nga jashtë për t’i kërcënuar.
    Ky njeri është ndër personat më të vëzhguar nga antiterrori për problemet që ka paraqitur për lidhjet dhe mënyrën si funksionon”- tha Dervishi.
     

  • “Kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin në sallë”, Dervishi ndërton profilin e Hamza Ukës: U radikalizua në Afganistan

    “Kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin në sallë”, Dervishi ndërton profilin e Hamza Ukës: U radikalizua në Afganistan

    Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar detaje mbi personin e shumëkërkuar Hamza Uka, njërit prej dy personave që u vetëdorëzuan sonte pasi u rrethuan nga RENEA në mëngjes, në një shtëpi në një zonë të thellë të Fushë Arrëzit, në Pukë.
    Dervishi tha se Uka që emrin e vërtetë e ka Erzen ka qenë komando në Afganistan dhe prej nga u kthye i radikalizuar dhe se ishte dënuar me 3 vite burg.
    Gazetari bëri të ditue se Uka kishte kërcënuar edhe gjyqtarin dhe prokurorin në gjyq.
    “Hamza në gjuhën arabe do të thotë Luan. Ai e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person me pritje radikale dhe ka qenë komando në Afganistan. E çuditshme është që të shkosh atje për të luftuar terrorin dhe të kthehesh radikal. Është gjetur disa video ku u mësonte fëmijëve se si të stërviteshin. Është mbrojtur dhe kanë thënë se këto janë private.
    U dënua 3 vite burg në 2019 dhe e kreu. Në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beçi dhe madje futi edhe njerëz nga jashtë për t’i kërcënuar.
    Ky njeri është ndër personat më të vëzhguar nga antiterrori për problemet që ka paraqitur për lidhjet dhe mënyrën si funksionon”- tha Dervishi

  • Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes Balluku

    Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes Balluku

    Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes Balluku
    Berisha akuzon Ramën për kërcënim ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes Balluku: Mesazh mafioz në mes të seancës
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, e cila përkoi me seancën në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe ministre e pezulluar e Infrastrukturës.
    Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama me citatin e publikuar ka kërcënuar haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin që ka dhënë vendimin për Belinda Ballukun.
    “Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan”, u shpreh kryedemokrati.
    Rama publikoi një citat të ish-prokurorit amerikan Robert H. Jackson, por Berisha e interpretoi këtë si një mesazh kërcënues për gjyqtarin dhe prokurorin që trajtojnë çështjen. Sipas tij, kryeministri ka përdorur një mënyrë simbolike për të ushtruar presion ndaj drejtësisë
    Berisha deklaroi se citimi i Ramës përkonte me momentin kur Balluku ishte nisur drejt gjykatës dhe e konsideroi këtë “një akt mafioz”, që sipas tij synon të intimidojë organet e drejtësisë.
    Postimi i plotë:
    Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.
    Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit.
    Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:
    “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
    Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.
    Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim.
    Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.
    Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme. Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.
    Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre.
    Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.
    Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë.
    Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me:
    Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë,

  • “S’kam gjë me ty”, rrëfimi tronditës i sekretares: E pashë gjyqtarin Kalaja të rrëzohej, i vendosa duart në kraharor…

    “S’kam gjë me ty”, rrëfimi tronditës i sekretares: E pashë gjyqtarin Kalaja të rrëzohej, i vendosa duart në kraharor…

    “Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”.
    Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit.
    Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi.
    Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.Pasi e vrau gjyqtarin Kalaja, 30-vjecari Elvis Shkambi la qetësisht sallën e gjyqit dhe teksa dilte në oborrin e gjykatës së Apelit i dorëzoi pistoletën nëpunësit gjyqësor Bledar Panariti. Në dëshminë e tij para hetuesve, Panariti tregon momentet kur u përball vrasësin e gjykatësit.
    “Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.
    Dëshmitari shpjegoi se forcat Shqiponja tentuan ta arrestonin, drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. “Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin.
    Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai.
    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u trajtua mbrëmjen e së martës në emisionin “Në shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, ku u hodh dritë mbi të gjithë dinamikën e krimit që tronditi themelet e drejtësisë shqiptare.

  • Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë. 
    Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen. 
    Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor. 
    “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati. 

  • Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i autorit Elvis Shkambi: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i autorit Elvis Shkambi: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

    Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë disa detaje në “Breaking” në Top News, rreth ngjarjes së rëndë.

    Kujtim Ibra deklaroi se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen.
    Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor.
    “Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi  pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati.

    Top Channel

  • Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës Elvis dhe Gjon Shkambi

    Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës Elvis dhe Gjon Shkambi

    Elvis dhe Gjon Shkambi janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës, nën masa të rrepta sigurie, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një sulm me armë tronditi institucionin e drejtësisë.

    Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili mesditën e 6 tetorit hyri i armatosur në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe qëlloi me armë zjarri, duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur dy persona të tjerë.

    Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, ku për pasojë të plagëve të marra, gjyqtari humbi jetën brenda në sallën e Gjykatës së Apelit. Të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor që po zhvillohej.

    Elvis Shkambi akuzohet për vrasje në bashkëpunim, ndërkohë që pjesë e hetimeve është bërë edhe punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me lejimin e futjes së armës brenda institucionit.