Tag: gjyqtari

  • Gjyqtari i parë që u dënua nga GJKKO, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun e Kushtetueses, dosja e Bashkim Dedjas kthehet për rigjykim

    Gjyqtari i parë që u dënua nga GJKKO, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun e Kushtetueses, dosja e Bashkim Dedjas kthehet për rigjykim

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin Bashkim Dedjan, ish- kreun e Gjykatës Kushtetuese.

    Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në një vit shërbim prove.
    SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.
    Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.
     

    Top Channel

  • Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

    Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

    Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave.
    Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri. Ai lindi në vitin 1939 në Gjirokastër. Dhe në moshën 22 vjeçare në vitin 1961, përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta në degën e Jurisprudencës në Tiranë.
    Më pas ai ushtroi detyrën e tij si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ku nga viti 1968 deri në vitin 1990, ai mbante detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
    Zhvillime demokratike që e gjetën atë fillimisht si kryetar të kësaj gjykate. Ndërsa në vitin ’92 ai zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.
    Detyrë të cilën e mbajti deri më datë 21 Shkurt 1999. Ditë, kur ndërsa po kalonte në Sheshin ‘Skënderbej’ për të shkuar në banesën e tij, qëllohet me armë zjarri nga dy persona ende të panjohur edhe sot për drejtësinë. Tre plumba të qëlluar ndaj tij që e lanë të plagosur rëndë, fare pranë atij që në gjuhën urbane njihet si 15 Katëshi.
    Me gjasa një person me të cilin Kleanthi Koçi kishte njohje. Pasi sipas dëshmive të kohës, një nga agresorët ishte afruar dhe para se ta qëllonte diçka kishte komunikuar me gjyqtarin.
    Gjyqtari i cili ishte i njohur për aftësitë e tij profesionale në fushën e jurisprudencës, por që kishte kaluar apo kishte në duar çështje të rëndësishme që lidheshin me pronat.
    Dëshmi të njohjes së gjyqtarit me autorin që u përforcuan edhe më shumë pas deklarimeve të tij të dhëna në atë kohë përpara oficerëve të policisë gjyqësore.
    Ku ai u tha atyre se do të fliste mbi personin apo personat që e qëlluan, menjëherë sapo shëndeti i tij të përmirësohej. Shëndet i cili në të vërtetë u përmirësua.
    Por ajo që ndodhi më tej la pas një tjetër histori misterioze, e cila edhe sot mbetet e tillë. Ajo që ka lidhje me kurimin e gjyqtarit. I cili pasi për 3 javë mori mjekim në spital dhe duket se i mbijetoi plumbave, u vendos që të çohej për kurim në Itali.
    Por ndërroi jetë pikërisht në avionin që po e transportonte drejt Italisë. Si pasojë u tha e një komplikacioni në zemër.
    Por që ndërkohë mbërritja e tij në Rinas, për të udhëtuar me një avion të sjellë nga Ministria Italiane e Drejtësisë, kishte shkaktuar një konflikt midis pilotit të avionit dhe ish-shefit të Rinasit në atë kohë, komisar Gani Malushit.
    Piloti që merrte përsipër që Kleanthi Koçi të udhëtonte edhe pa pasjen e një vize, ndërsa shefi i policisë së Rinasit, nuk e lejonte një gjë të tillë. Vonesë e cila zgjati për afro katër orë.
    Dhe që u pasua me fluturimin fatal për shëndetin e gjyqtarit. I cili duhet thënë se gjatë kësaj kohe kishte në duar disa çështje sensitive pronash.
    Midis të cilave edhe një që kishte të bënte me një pronë që ndodhej në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
    Kleanthi Koçi i cili ndërsa oficerët e policisë i vendosën përpara disa fotografi të personave që dyshohen se e qëlluan, insistoi duke thënë se do të fliste vetëm pasi të bëhej mirë.
    Duke marrë me vdekjen e tij kështu edhe të vërtetën mbi arsyet që çuan në plumbat që më pas i morën jetën. Por vrasja më e rëndë dhe makabre që ka tronditur sistemin e drejtësisë është ajo gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.
    Konomi ishte magjistrat i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës. Ai ishte 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve kur në mënyrë mizore iu ndërpre jeta në mes.
    Mesditën e datës 9 Shtator 2011, gjyqtari Konomi ishte duke udhëtuar me automjetin e bashkëshortes së tij në bulevardin kryesor të Vlorës, kur makina të cilën drejtonte u hodh në erë me anë të një shpërthimi të telekomanduar.
    Atë mëngjes kur po bëhej gati të shkonte në punë, për shkak të ngarkesës së madhe të gjyqeve që kishte, u desh të ndërronte makinën e tij me atë të bashkëshortes.

    Kjo pasi çuditërisht makina e tij e kishte gomën e shpuar. Në fakt e gjithë kjo kishte qenë një kurth për të.
    Pasi kjo ishte bërë me qëllim që ai të ngjitej në makinën e së shoqes ku rezultoi se ishte vendosur edhe sasia e madhe e eksplozivit.
    Ajo që pasoi dhe u transmetua në të gjitha mediat ishte një tmerr. Vetëm pak metra pasi gjyqtari Konomi udhëtoi në drejtimin e makinës së bashkëshortes, një ‘Mercedes Benz’ i vjetër, makina u hodh në erë.
    Pista e parë mbi eleminimin e gjyqtarit Konomi ishin vrasja për shkak të detyrës që mbante si gjykatës dhe konfliktet për çështje pronësie.
    Edhe pse në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda e rihapi çështjen, vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbeti pa autor.
    Ashtu siç ka mbetur edhe sot, 14 vite nga ekzekutimi i tij.
    Por të dhënat thonë se gjyqtari Skerdilajd Konomi u bë target i vrasësve të tij menjëherë pasi fitoi një proces në Gjykatën e Lartë, ku i njihej pronësia e 3500 hektarëve në Gjirin e Lalzit.
    Me 14 qershor 2011 Gjykata e Lartë me votim 4 me 1 dha vendimin në favor të trashëgimtarëve të përfaqësuar nga Skerdilajd Konomi.
    Por edhe pse Skerdilajd Konomi gjatë gjithë verës së vitit 2011, priti që Gjykata e Lartë të zbardhte vendimin në favor, ky vendim mungoi. Kjo pasi siç u tha në atë kohë, gjyqtarët ishin me pushime.
    Dhe menjëherë në shtator, do t’i vinin në dispozicion vendimin. Me të cilin më pas gjyqtari do të shkonte në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë.
    Por gjyqtari Konomi nuk pati mundësi ta shikonte këtë vendim. Kjo pasi ai u ekzekutua më datë 9 shtator 2011.
    Ndërsa zbardhja e vendimit doli vetëm një ditë më pas më datë 10 shtator, kur ai nuk ishte më në jetë.
    Dosja Skerdilajd Konomi
    Më datë 10 Shtator 2011 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin duke vënë në dijeni familjen Konomi. Por familja Konomi nuk e ka marrë ende çertifikatën e pronësisë për 3500 hektarët e fituar me vendim të Gjykatës së Lartë në Gjirin e Lalzit.
    14 vite më pas, më 12 Shtator 2025, familja e gjyqtarit Konomi kërkoi sërish të rihapen hetimet për vrasjen e njeriut të tyre.
    Në një pingpong midis institucioneve. Ku pasi SPAK shpalli moskompetencën, kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Vlorës dhe më pas asaj të Fierit, që sërish e kanë pezulluar.
    “Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston?”, kërkojnë familjarët e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi të cilët kërkojnë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij.
    “Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”, thuhet në deklaratën e familjarëve të gjyqtarit të ndjerë.
    Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?.
    Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor. Por plumbat nuk do të vononin të qëllonin edhe mbi grate magjistrate.
    /Emisioni “Në Shënjestër”

  • Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Dëshmitari i masakrës Shkambi i tha gjyqtarit: Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…

    Nga Elton Qyno

    Zbardhet dëshmia e njërit prej të plagosurve në masakrën e ndodhur në gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ka dhënë detaje për policinë rreth debatit që ka pasur Gjon Shkambi me viktimën gjyqtar Astrit Kalaja.

    Gazetari Elton Qyno  ka siguruar dosjen e plotë të ngjarjes, ku ndër të tjera jepet një tablo e qartë nga dëshmia e Elvis Kurtaj.

    Sipas dokumentave Kurtaj, ka deklaruar se në datë 6 Tetor 2025 së bashku me babain e tij ka qenë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për një pronë, e cila ndodhet në qytetin e Shkodrës dhe është pallat, ku ka shumë banorë që janë në procese gjyqësore prej vitesh me shtetasin Gjon Shkambi, i cili ka pretenduar se është pronë e tij.

    Në lidhje me këtë pronë gjykata e shkallës së parë Shkodër ka marrë vendim në favor e banorëve, ku dhe janë dhe shtetasit Elvis dhe Ragip Kurtaj.

    Në datë 06 Tetor 2025 janë njoftuar për t’u paraqitur ne Gjykatën e Apelit pasi do të jepej vendimi nga kjo gjykatë.

    Ai bashkë me babain e tij Ragipin, kanë qenë në hollin e gjykatës, duke pritur fillimin e seancës.

    Në atë holl kanë qenë dhe shtetasi Gjon Shkambi, si dhe një djalë i moshës 35-40 vjeç, i cili e ka shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë proces, por që në dijeninë e tij, ky person jetonte në qytetin e Shkodrës.

    Seanca ka filluar rreth orës 15:10 dhe janë thirrur palët që të ishin të pranishëm në fillimin e kësaj seance.

    Pasi janë futur në sallë janë ulur në vende ku ishin të përcaktuara si paditës dhe i paditur.

    Ai bashkë me babain e tij janë ulur në një anë dhe pala tjetër Gjoni dhe personi tjetër, janë ulur në vendet e përcaktuar.

    Kryesues i seancës ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja.

    Ka filluar seanca dhe gjyqtari ka lexuar vendimin pasi ka qenë seanca e fundit, dhe gjyqtari lexoi vendimin ku është dhënë në favor të tyre, pra duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë Shkodër.

    Në këtë moment pala tjetër nuk ishte dakord me vendimin e dhënë dhe në atë moment, Gjoni është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar gjyqtarit, duke i thënë: “…se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je….” dhe gjyqtari ju drejtua duke thënë “…vazhdo ti vazhdo…”.

    Në momentin që është ngritur në këmbë për t’u larguar personi që shoqëronte shtetasin Gjon Shkambi, ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Në atë moment Elvisi ka tërhequr babain e tij Ragipin për t’u larguar ne drejtim të korridorit, me qëllim për t’ju shmangur kësaj situate.

    Personi pasi ka qëlluar mbi gjyqtarin, ka nisur të qëllojë ndaj tyre, ku si pasojë e të shtënave në drejtim te tyre këta shtetas kanë marrë dëmtime.

    Elvisi ka marrë dy plumba në krahun e djathtë, ndërsa babai i tij ka marrë një dëmtim me plumb në pjesën e mesit në krahun e majtë.

    Duke qenë në një gjendje të traumatizuar nuk kanë mundur të shikojnë nga cila anë është larguar autori, ndërsa në atë moment pas tyre ka qenë shtetasi Gjon Shkambi, ku në momentin që po dilnin nga gjykata i ka thënë shërbimit, policit që bën shërbim te gjykata ta ndalonte pasi ai ishte si person i dyshuar në këtë ngjarje, i cili e ka ndaluar dhe e ka futur brenda ambienteve të kësaj gjykate.

    Më pas këta persona janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

    Në ambientet e brendshme gjatë mjekimit kanë mësuar se gjyqtari kishte ndërruar jetë.

    Është pyetur personi nëse kishin patur konflikte fizike mes tyre apo personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në lidhje me këtë pronë, dhe ka pohuar se të gjitha konfliktet i kishin adresuar në policinë e Shkodrës.

  • Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë

    Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë

    Shqipëria luan sot një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, duke përfituar nga fakti se renditet në një grup me 5 skuadra dhe nuk do të ketë ndeshje zyrtare. Për këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
    Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler. Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.
    Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë.

  • Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

    Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

    Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.
    Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare.
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman.
    Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.
    “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.
    Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:
    “Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”
    “Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”
    Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”
    Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.
    Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.
    Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:
    “Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”
    Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:
    “Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”
    Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli.
    Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:
    “Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”
    Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:
    “Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.” /tch/

  • Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Gjyqtari, viktimë e sistemit! Drejtësia në krizë nga politika dhe…

    Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Gjyqtari, viktimë e sistemit! Drejtësia në krizë nga politika dhe…

    I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte më tepër viktimë e sistemit dhe ndikimeve politike, sesa përgjegjës për shkelje personale. 
    “Plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin nuk ishin për të, por për gjithë ata që futen në sistem nga korridoret e politikës dhe jo nga dera e shkollës së Magjistraturës,” u shpreh ai, duke nënvizuar mungesën e meritokracisë në sistem. 
    Zhllima ka drejtuar kritika mbi situatën aktuale në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një krizë të thelluar nga neglizhenca institucionale dhe ndikimi politik. 
    “E gjithë kjo situatë është pasojë e institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe,” u shpreh Zhllima. 
    Ai kritikoi ashpër vendimet për arrestimin e qytetarëve për shkelje të lehta, duke përmendur raste si ndërtimi i një çatie pa leje apo drejtimi i automjetit pa patentë, të cilat sipas tij po përdoren për të mbushur statistikat, jo për të vënë drejtësi. 
    “Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim automjeti pa leje, vetëm për statistika. Ndërkohë, gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj u ka hypur vetja në qejf. Nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga ‘Plepat 1’,” theksoi ai me ironi ndaj mënyrës së përzgjedhjes së kuadrit të ri në drejtësi. 
    Një tjetër problematikë që ngriti avokati ishte mënyra se si trajtohen çështjet në Gjykatën Administrative. 
    “Në vend që të diskutohet mbi vendimmarrjen, i thuhet klientit se ka një avokat të dobët,” tha ai, duke theksuar mungesën e profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në këtë hallkë të drejtësisë. 
    Lidhur me bojkotin e seancave gjyqësore, Zhllima u shpreh: “Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet? Vendimmarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Askush!” 
    Në fund, ai theksoi se politika duhet të fokusohet më shumë tek çështjet e pronës dhe të drejtës themelore të qytetarëve, duke theksuar: “Politikat për punën e pronës duhet të jenë thelbësore.” 
    Gylsen Zhllima: E gjithë kjo situatë që ndodhi, është për shkak të institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe. 
    Fusin në burg njerëz që kanë ndërtuar një çati pa bërë vepra penale, pse nuk e çojnë detyrim paraqitje. 
    Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim të automjetit pa leje,  thjesht për statistika. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj i ka hypur vetja në qejf sepse nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga plepat 1. 
    Ai viktima, gjyqtari nuk e ka bërë ai shkeljen, por nga pasoja e këtyre që shoqërohen nga politika, ata që futen nga korridori në shkollën e Magjistraturës, këto janë plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin, jo avokatët. 
    E di cfarë ndodh në gjykatën administrative, në vend të flasë për  vendimarrjen i thuhet klientit, avokatin e ke të dobët. 
    “Ne themi mos pranoni Apele, populli na la në mëshirë të afatit”, tha avokat Hysen Zhllima. 
    Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet. Vendimarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Politikat për punën e pronës, duhet të jenë thelbësore. 
     
     
     

  • Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….

    Pjesë e grupit të survejimit në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri….

    Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. 
    Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare. 
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman. 
    Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme. 
    “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj. 
    Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman: 
    “Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.” 
    “Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.” 
    Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.” 
    Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”. 
    Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar. 
    Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman: 
    “Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.” 
    Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi: 
    “Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.” 
    Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli. 
    Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”: 
    “Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.” 
    Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se: 
    “Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”/ Top Channel 

  • Ekskluzive/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

    Ekskluzive/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

    Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshitë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Anglia në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.

    Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit dhënë në 2024 për te, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhinë, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar e u përballur me drejtësinë shqiptare.
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman.
    Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.
    “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.
    Avokatja Toënshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari qe lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:
    “Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”
    “Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”
    Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”
    Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.
    Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.
    Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:
    “Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”
    Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:
    “Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”
    Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli.
    Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:
    “Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”
    Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:
    “Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”

    Top Channel

  • E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

    E përfshirë në vrasjen e Nikulajt/ Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri

    Harriet Bridgeman akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si e përfshirë në grupin e vëzhgimit  ardhur nga Britania në vrasjen e Ardian Nikulajt më 2023.

    Në gjykatën Royal Court of Justice ku u zhvillua procesi i aplikimit për leje për të apleuar vendimin e ekstradimit, dhënë më 2024 për të, dy britanikë të tjerë dhe Edmond Haxhia, avokati i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar dhe përballur me drejtësinë shqiptare.

    Top Channel ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate e Harriet Bridgeman.

    Argumenti kryesor i dhënë, ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore, për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

    “Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore.” tha avokatja e saj.

    Avokatja Townshend kundërshtoi mënyrën se si gjyqtari që lejoi ekstradimin kishte regjistruar gjendjen e Bridgeman:

    “Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë.”

    “Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë.”

    Ajo shtoi: “Gjyqtari gaboi kur arriti në përfundimin se kushtet dhe trajtimi në spitalin e Tiranës nuk përbënin rrezik për trajtim çnjerëzor apo degradues.”

    Më tej në gjykatë avokatja tha “Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë”.

    Gjyqtari theksoi ajo nuk e kuptoi seriozitetin dhe natyrën e sëmundjes së saj, gjë që çoi në gabime të tjera në lidhje me trajtimin e kërkuar.

    Ajo argumentoi se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:

    “Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri.”

    Sa i përket rrezikut të vetëvrasjes, ajo shtoi:

    “Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut.”

    Bridgeman ka tentuar vetëvrasje disa herë më parë, duke përdorur: një gaz nga tubi i shkarkimit të makinës dhe një tjetër rast sasi të tepruar paracetamoli.

    Ka pasur katër tentativa që nga vetë seanca për ekstradim. Avokatja me tej tregoi raportin e mjekes që përshkruante vajzën e Bridgeman si një faktor “mbrojtës”:

    “Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet.”

    Thelbi i argumentit të saj për kujdesin shëndetësor nëse ekstradohet në Shqipëri ishte se:

    “Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht.”/ TCH.

  • Tjetër rast! Iu shty seanca, i moshuari kërcënon kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

    Tjetër rast! Iu shty seanca, i moshuari kërcënon kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

    pamje nga Gjykata

    FIER- Pas ngjarjes së 6 tetorit, ku plumbat u lëshuan brenda Gjykatës së Tiranës, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, incidentet në drejtësi nuk kanë ndalur. Rasti i fundit është regjistruar në Fier, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore. I moshuar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.”– njofton policia.
    Një ditë më parë Redi Llanaj, avokati i deputetes Monika Kryemadhi u arrestua, pasi dhunoi me grushta rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës së Vlorës. Po ditën e djeshme një incident u regjistrua në Gjykatën e Apelit, ku pak ditë më parë u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Një person kërcënoi rojen e sigurisë së gjykatës, pas një debati të zhvilluar mes tyre./ZËRI