Tag: gjyqtari

  • FOTO/ Liverpool e VAR tërbojnë Inter, zikaltërit dalin “duar bosh”, në Itali e bëjnë dramë

    FOTO/ Liverpool e VAR tërbojnë Inter, zikaltërit dalin “duar bosh”, në Itali e bëjnë dramë

    Në kulmin e krizës, Liverpool gjen shpëtim në Champions, triumfon 0-1 në “San Siro” përballë Inter në një ndeshje e mbushur me raste dhe episode të kontestuar, ku gjyqtari i takimit dhe VAR u kthyen në protagonistë. Pas një ecurie perfekte, për ekipin e Chivu kjo ishte humbja e dytë radhazi në Champions, frenon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa edhe Liverpool.
    Të kuqtë e Slot ishin më kërkues, ku pas disa tentativave gjetën më në fund golin e avantazhit, ku në minutën e 32-të Konate me kokë dërgoi topin në rrjetë, por pasi rishikoi pamjet në VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Inter reagoi, ku në fundin e pjesës së parë, Martinez me kokë u ndal nga Alison. Rastet për shënim nuk munguan as në fraksionin e dytë, ku edhe Sommer kishte jo pak punë. Momenti më i diskutuar i këtij takimi erdhi në minutën e 84-ët, ku Wirtz reklamoi një penallti, pas një kontakti në zonë me Bastonin. Gjyqtari i takimit, pasi rishikoi pamjet në VAR akordoi penallti në favor të Liverpool, një moment që solli protesta të shumta në radhët e ekipit zikaltër. Nga pika e bardhë, Szoboszlai u tregua perfekt duke kaluar të kuqtë në avantazh, gol që në fund rezultoi një 3-pikësh.

    Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Chivu: “Më e drejtë do të ishte një barazim për atë që dy ekipet dhanë në fushë. Në fillim vuajtëm presionin e tyre, por më pas gjetëm rrugën e duhur për t’u rikthyer në lojë. Në fund erdhi ai episod që na hoqi nga duart pikët. Nuk dua të komentojë vendimin e arbitrit, nuk jam një tip i tillë”, u shpreh Chivu.

    “Inter nuk shkon, Liverpool kalon me një penallti”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Humbje e shëmtuar. Inter humbet tre herë, ndeshjen, Calhanoglu dhe Acerbin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

  • Përplasja kryeministër-gjyqësor/ Lala zbulon emrin: Ky është gjyqtari që po e ‘godet’ Ramën përmes vendimeve të forta

    Përplasja kryeministër-gjyqësor/ Lala zbulon emrin: Ky është gjyqtari që po e ‘godet’ Ramën përmes vendimeve të forta

    Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me sulmet Edi Rama ndaj drejtësisë, teksa shkruan se përplasja është mes kryeministrit dhe gjyqtarit Engert Pellumbit.
    Gazetarja shkruan se gjyqtari Pllumbi i thyen “dhëmbët” kryeministrit me vendimin e tij.
    Ndërsa Lala thekson se bëhet fjalë për vendimet e gjyqtarit që si pëlqejnë politikës.
    “Me pelqen shume përplasja mes Edi Rames dhe Engert Pellumbit, se ky i fundit ju thyen dhembet me vendime:)
    Nenkuptoj vendime te bazuara qe si pelqejne politikes!”, shkruan Lala në Facebook.
    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama publikoi disa statuse që sulmonin gjyqtarët.

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve, shkaku

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve, shkaku

    gjon dhe elvis shkambi dhe gjyqtari Kalaja

    TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë për Banush Koxhajn,, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Koxhaj, i cili ndodhej nën masën e arrestit me burg, tashmë do të qëndrojë i izoluar në banesë.
    Gazetari Elton Qyno raporton se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit, gjë të cilën e kishte deklaruar që në momentin e arrestimit.
    Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.

    Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.
    Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend.
    Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.
    Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.
    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

  • Gjyqtari u vra në mes të sallës, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë. Vuan nga…

    Gjyqtari u vra në mes të sallës, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë. Vuan nga…

    Nga Elton Qyno

    Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit.

    Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.

    Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.

    Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend.

    Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.

    Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Syri.Net

  • Balluku e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim nga SPAK, avokati: Ja pse ministri mund të pezullohet nga detyra

    Balluku e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim nga SPAK, avokati: Ja pse ministri mund të pezullohet nga detyra

    Avokati Marash Logu ka publikuar një koment të Kodit të Procedurës Penal, e cila sipas tij sqaron qartë se një ministër mund të pezullohet nga ushtrimi i detyrës.
    Avokati Marash Logu
    Logu i referohet komentimit të vitit 2019 të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara.
    Sipas asaj që ka publikuar avokati, gjyqtari Lara analizon masën ndaluese të pezullimit nga funksioni publik, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
    Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!
    Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë, i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
    Konkretisht gjyqtari shprehet: “Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në ‘funksionin publik’ apo ngarkimin në “shërbimin publik”.”

  • Sulmohet gjyqtari 17-vjeçar/ Futbollisti pezullohet për pesë vjet

    Sulmohet gjyqtari 17-vjeçar/ Futbollisti pezullohet për pesë vjet

    Një gjyqtar 17-vjeçar u sulmua gjatë ndeshjes Francica-Girifalco, të luajtur më 23 nëntor në Francica (Vibo Valentia), një ndeshje kampionati e Grupit D të Kategorisë së Dytë.
    Gjyqtari i ri, pasi mori masa disiplinore, u godit disa herë nga një futbollist vendas i cili ishte përfshirë në një sërë sjelljesh të dhunshme.
    Shefi i Policisë së Vibo Valentia-s, pas një hetimi të kryer nga Divizioni Kundër Krimit, lëshoi ​​një ndalim për pjesëmarrje në ngjarje sportive (DASPO) kundër lojtarit për kohëzgjatjen maksimale të lejuar me ligj, në rastet e mosrecidivizmit, prej pesë vitesh.

  • “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese

    “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen e zv.kryeministres në Kushtetuese

    Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.

    Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
    Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur  deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.
    Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut  nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.
    Për këtë referohen në dosje  një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.
    SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.

    Top Channel

  • “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    “Balluku”, përplasjet GJKKO-qeveri/ Zbardhen pretendimet e gjykatës pasi qeveria e çoi çështjen në Kushtetuese

    Teksa në gjykatën kushtetuese nuk është caktuar ende data se kur do të shqyrtohet padia e kryeministrit që parashtron se pati ndërhyrje të gjyqësorit në kompetencat për të pezulluar një anëtar të kabinetit, gjyqtari i posaçëm antikorrupsion thotë të kundërtën.
    Në vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erjon Çela thuhet se nuk ka asnjë ndalim ligjor, për të vendosur atë që SPAK ka kërkuar, pra pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.
    Për këtë gjyqtari i qëndron jo vetëm nenit 242 të kodit të procedurës penale, por edhe kodit zgjedhor. Sipas gjyqtarit konsiderohen persona të zgjedhur deputetët , kryetarët e bashkisë dhe anëtarët e këshillit bashkiakë.
    Dhe ndaj siç çmon gjykata dy masat që ju vendosën Belinda Ballukut nuk e pengojnë të pandehurën që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në kuvend. Në dosjen që TCH disponon jepen detaje që shpjegojnë dyshimet se si 3 funksionarët Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi konsiderohen si bashkëpunëtorë në shkeljen e barazisë në tendera, njëra për tunelin e Llogorasë dhe tjetra për lotin 4 Unaza e Madhe.
    Për këtë referohen në dosje një sërë bisedash të kryera në aplikacionin signal, dhe të përftuara nga telefoni i ekspertuar i ish drejtorit të ARRSH Evis Berberi. Mes mesazheve të zbardhura ne vendim dalin emra deputetësh si ai i Lefter Gështenja për të cilin urdhërohet që firma e tij të mos marrë asnjë punë, por edhe sugjerime për të pritur në takim biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi. Përzgjedhja e operatorëve ekonomikë në dy prokurimet publike sipas SPAK deri më tani dyshohet se është kryer në mënyrë të paracaktuar.
    SPAK shton se në një rast ministrja Balluku përmend edhe çastin se kur duhen publikuar emrat e fituesve të tenderit . Nga verifikimi i kushteve të tre masave të sigurisë, nga njoftimi i vendimit secili nga të pandehurit ka pesë ditë afat ti drejtohet apelit të posaçëm për të depozituar kundërshtimet.

  • Brazil: Gjykata urdhëron arrestimin e ish-presidentit Bolsonaro pas tentativës për t’u arratisur

    Brazil: Gjykata urdhëron arrestimin e ish-presidentit Bolsonaro pas tentativës për t’u arratisur

    Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 13:44
    Ish-presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, është arrestuar në vilën e tij në kryeqytetin Brazilia, mes dyshimeve se po përgatitej të arratisej në një ambasadë të huaj për t’i shpëtuar burgut. Policia federale konfirmoi se kishte ekzekutuar një urdhër-arresti parandalues me kërkesë të Gjykatës së Lartë, duke e dërguar politikanin 70-vjeçar në një bazë policore. Arrestimi vjen pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022 dhe akuzave për organizimin e një grushti shteti ushtarak.
    Urdhri për arrestimin e Bolsonaros, i cili ishte në arrest shtëpie që nga gushti, erdhi nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes. Vendimi u bazua në frikën se ish-presidenti mund të kërkonte strehim në një nga komplekset diplomatike të Brazilias për t’iu shmangur drejtësisë. Në shtator, Bolsonaro u dënua me 27 vjet e tre muaj burg për komplotin për të penguar marrjen e detyrës nga pasardhësi i tij, Luiz Inácio Lula da Silva, por vendimi ende nuk ishte bërë përfundimtar për shkak të apelimeve.

    Dyshimet u shtuan pas një thirrjeje nga djali senator i Bolsonaros, Flávio, për një “vigjilje” mbështetëse jashtë banesës së tij. Gjyqtari Moraes shprehu shqetësimin se kjo protestë mund të përdorej si një manovër shpërqendruese për të lehtësuar arratisjen e ish-presidentit. Për më tepër, Moraes zbuloi se byzylyku elektronik i monitorimit i Bolsonaros ishte manipuluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke sugjeruar një plan konkret për t’u arratisur gjatë protestës.

    Gjyqtari vuri në dukje gjithashtu se Bolsonaro jeton vetëm 15 minuta larg ambasadës amerikane dhe ka aleatë ndërkombëtarë si Donald Trump. Kjo nuk është hera e parë që ai lidhet me përpjekje të tilla; më parë u akuzua se kërkoi azil në Argjentinën e aleatit të tij Javier Milei, dhe në vitin 2024 kaloi dy net në mënyrë misterioze brenda ambasadës së Hungarisë. Mbështetësit e Lulës e mirëpritën arrestimin, ndërsa aleatët e Bolsonaros e quajtën atë “persekutimin më të madh politik në historinë e Brazilit”.

  • “Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

    “Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

    Shkëlqim Mustafa, gjyqtari që ka shqyrtuar masat e sigurisë në çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, është shprehur në një intervistë televizive se hetimet për këtë ngjarje nuk janë ndërprerë apo pezulluar kurrë me një vendim përfundimtar për mosgjetje autori.
    Sipas tij, çështja është zgjeruar gjatë viteve, pasi ishte e pamundur të trajtohej në një procedim të vetëm.
    “Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa.
    Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës. Sipas tij, hetimi u zhvillua në aspektin teknik, por jo në mënyrë të plotë.
    “Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?
    21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.
    Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.
    Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.