Tag: gjyqtarëve

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Shoqata Europiane: Akt tronditës, kërkojmë sqarime. Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Shoqata Europiane: Akt tronditës, kërkojmë sqarime. Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

    Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, gjatë ushtrimit të detyrës.
    Në një mesazh zyrtar drejtuar Shoqatës Shqiptare të Gjyqtarëve, bordi i EAJ shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë akt të paprecedentë, duke garantuar mbështetje të plotë dhe solidaritet me kolegët shqiptarë në këtë moment të vështirë për drejtësinë.

    “Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të plotë për këtë humbje të rëndë,” – thuhet në deklaratë.

    Në mesazhin e tyre drejtuar gjyqtarëve shqiptarë, përfaqësuesit e Shoqatës Europiane shprehen të tronditur nga lajmi i dhimbshëm dhe theksojnë se një sulm i tillë ndaj një gjyqtari në detyrë përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në çdo vend europian.
    EAJ gjithashtu kërkon më shumë informacion mbi rrethanat e ngjarjes dhe shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmë konkrete apo mbështetje institucionale, sipas nevojës dhe kërkesave të palës shqiptare.

    “Do të vlerësonim nëse mund të na informoni më shumë lidhur me rrethanat e ngjarjes, si dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë formë ndihme apo mbështetje.”

    Ky reagim ndërkombëtar nënvizon jehonën dhe pasojat serioze që vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës ka shkaktuar përtej kufijve të Shqipërisë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e sistemit gjyqësor dhe mbrojtjen e pavarësisë së gjyqtarëve në vend.
    Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta nga brenda dhe jashtë vendit, ndërsa institucionet shqiptare janë vënë nën presion për të garantuar masa të menjëhershme sigurie për trupën gjyqësore dhe për të hetuar përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.
    Mesazhi i plotë i EAJ
    Të nderuar kolegë,
    Me trishtim të thellë mësuam nga lajmet se një gjyqtare shqiptare është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së saj të hënën.
    Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ju shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë.
    Njëkohësisht, do të vlerësonim nëse mund të na informoni më shumë lidhur me rrethanat e ngjarjes, si dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë formë ndihme apo mbështetje.

  • Vrasja e magjistratit/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Na thoni çfarë ndodhi dhe si mund t’ju ndihmojmë

    Vrasja e magjistratit/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Na thoni çfarë ndodhi dhe si mund t’ju ndihmojmë

    Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar këtë të martë, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore. 
    “Në lajme zbuluam se një gjyqtar shqiptar ishte vrarë gjatë detyrës të hënën. Në emër të Bordit të Shoqatës europiane të Gjyqtarëve do të doja të shprehja simpatinë dhe tmerrin mbi incidentin tragjik për shoqatën në Shqipëri. 
    Në të njëjtën kohë do të donim të bënim nga ju çfarë ndodhi dhe çfarë Shoqata Europiane e Gjyqtarëve mund të bëjë që t’ju ndihmojë.”, thuhet në reagimin zyrtar të firmosur nga presidenti i shoqatës Mikael Sjoberg. 
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba ditën e djeshme, më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi dha vendimin për një çështje pronësie, nga 30 vjeçari Elvis Shkambi. Ky i fundit la të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, palë në procesin gjyqësor. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin public shqiptar dhe ka sjellë një sërë reagimesh nga institucionet e drejtësisë, shoqatat e ndryshme dhe politika. 
     
     
     

  • “Të tronditur nga ngjarja tragjike”, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve për vrasjen e Astrit Kalasë

    “Të tronditur nga ngjarja tragjike”, reagon Shoqata Europiane e Gjyqtarëve për vrasjen e Astrit Kalasë

    Shoqata e Gjyqtarëve Europianë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë të hënën.
    Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti Mikael Sjoberg, shprehet i tronditur për ngjarjen, duke e cilësuar si një incident tragjik dhe duke përcjellë ngushëllimet e tij.
    “Në emër të Bordit të EAJ, dua të shpreh keqardhjen dhe tronditjen për incidentin tragjik që ndodhi në Shqipëri. Do të donim gjithashtu të dinim më shumë mbi çfarë ka ndodhur dhe nëse mund të ndihmojmë në ndonjë mënyrë”, shkruan Sjoberg në letrën drejtuar shoqatës shqiptare.
    Letra është përcjellë zyrtarisht nga Sekretariati i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, i cili thekson se vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës është një ngjarje e rëndë që prek gjithë komunitetin e drejtësisë europiane.
    Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi.

  • Kolapsi i gjykimeve në Apel, KPA zë radhën e emërimeve/ ‘Deri në qershor 2026 na mbani 7 vende bosh, do vijmë me punë aty…’

    Kolapsi i gjykimeve në Apel, KPA zë radhën e emërimeve/ ‘Deri në qershor 2026 na mbani 7 vende bosh, do vijmë me punë aty…’

    Nga Elton Qyno

    Në një kohë kur sistemi i Drejtësisë është futur në kolaps të plotë, për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe pirgut të madh të dosjeve Penale-Civile, një bllokim të situatës së emërimeve e kanë krijuar qëllimisht dhe vetë institucionet kushtetuese.

    Përmes një shkrese të siguruar nga gazetari Syri Elton Qyno që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA Vetting) i ka dërguar një shkresë në 5 Tetor 2022, Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i kërkuar marjen e masave dhe përcaktimin e modaliteteve për emërimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, të 7 gjyqtarëve që veprojnë pranë Komisionit të Posaçëm të Apelit.

    Para se të vritej me armë zjarri, gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë, përbëhej nga 34 gjyqëtarë, ndërsa sot kanë mbetur në organikën e saj vetëm 33 të tillë, kur në fakt duhet të ishin plot 74 gjyqtarë që Gjykata e Apelit të funksiononte normalisht.

    Por Këshilli i Lartë Gjyqësor për shkak të lobimeve politike dhe ekonomike si dhe mungesës së kastës së vjetër të gjyqtarëve me eksperiencë, ka bllokuar procesin e emërimeve të gjyqtarëve në Apel, duke sjellë mos gjykimin e dosjeve.

    E për pasojë kjo situatë ka çuar në shtimin e çështjeve të pagjykuara dhe sorollatjen e qytetarëve. Por një faktor pengues në emërimin e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë, është bërë dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit, i cili ka kushtëzuar KLGJ qysh në vitin 2022 që ti ruajë 7 vende bosh.

    Kjo pasi sipas kësaj shkrese të firmosur nga kryetarja e KPA-së, Albana Shtylla, mandati 9 vjeçar i gjyqtyarëve të vettingut KPA, mbaron në 26 qershor 2026 dhe pas kësaj kohe, ata duhet të emërohen nga KLGJ pikërisht në Gjykatën e Apelit Tiranë.

    Sipas shkresës të dërguar pikërisht në kohën kur po zbatohej projekti i Hartës së re Gjyqësore, kjo lëvizje është një e drejtë kushtetuese, ndaj KLGJ duhet të mbajë deri në qershor 2026, shtatë vende bosh për në Gjykatën e Apelit Tiranë.

    Nga ana tjetër vetë kërkesa e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit drejtuar KLGJ, është një handikap juridik më vete, pasi ligji dhe Kushtetuta e Shqipërisë parashikon se emërimi i një gjyqtari në sistemin e Drejtësisë, kryhet vetëm kur ka mbaruar shkollën e Magjistraturës.

    Pra nëse emërohesh gjyqtar ose prokuror, kushti kryesor është se duhet të kesh përfunduar studimet e larta për Magjistraturë. Ku nga të gjithë anëtarët gjyqtarë të KPA-së, del se shkollën e magjistraturës e ka mbaruar vetëm Ina Rama.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
    Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Britanike dënon me forcë aktin e rëndë të dhunës, ndërsa u bën thirrje autoriteteve shqiptare për të marrë masa më të forta në mbrojtje të sigurisë së gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij,” – thuhet në reagimin e ambasadës.
    Ambasada thekson se siguria e gjyqtarëve është themel për një sistem drejtësie funksional dhe të pavarur, duke nënvizuar se dhuna ndaj magjistratëve është e papranueshme në çdo shoqëri demokratike.
    Reagimi vjen në një kohë kur ngjarja ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë fizike në ambientet e gjykatave, çështje për të cilën edhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim.
    Autoritetet shqiptare janë duke hetuar ngjarjen, ndërkohë që pritet një rishikim urgjent i protokolleve të sigurisë në institucionet e drejtësisë.
    Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në postim.

  • Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!

    Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi këtë të hënë pas një seance gjyqësore. 
    Në një deklaratë zyrtare, Gjykata Kushtetuese përcjell ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, ndërsa thekson se “Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj parimeve themelore të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës”. 
    Më tej, Gjykata Kushtetuese thekson se mbrojtja e së drejtës për jetë, si dhe e sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe të publikut të gjerë është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit. Kjo sipas Kushtetueses kërkon veprime të menjëhershme, të vendosura dhe të qëndrueshme. 
    REAGIMI I PLOTË 
    “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen më të thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja. 
    Gjykata përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij, duke nderuar kujtimin e një magjistrati që i ka shërbyer me përkushtim e dinjitet drejtësisë. 
    Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetem per individin, por edhe per vete parimet e drejtesise dhe shtetin e së drejtës. 
    Gjykata Kushtetuese vlerëson se mbrojtja e së drejtës së jetës, sigurisë fizike dhe institucionale te gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi ne këto gjykata dhe e publikut të zakonshëm është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, që kërkon veprim të menjëhershëm, të vendosur dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë, e pavarësisë së saj dhe e besimit të publikut tek institucionet shteterore. 
    Në këto momente të dhimbshme, Gjykata Kushtetuese qëndron pranë familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë humbje, duke riafirmuar vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin e gjyqësorit si shtyllë themelore e rendit kushtetues. Gjykata Kushtetuese uron gjithashtu shërim të shpejtë për dy qytetarët e plagosur.” 
     
     
     

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Kombëtare e Gjykatësve: Veprim barbar, në kufijtë e aktit terrorist

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Kombëtare e Gjykatësve: Veprim barbar, në kufijtë e aktit terrorist

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë, ka dënuar me forcë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelti.
    Me anë të një reagimi për mediat Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thekson se ky veprim barabar është në kufijtë e një akti terrorist.
    Reagimi:

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh hidhërimin e madh dhe revoltën e thellë për ngjarjen tragjike dhe tepër të rëndë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Me këtë rast, ajo i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Një veprim i tillë barbar, në kufijtë e aktit terrorist, tregon pasigurinë e madhe në të cilën gjyqtarët e republikës duhet të punojnë dhe mungesën tërësore të infrastrukturës në një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, sikurse në shumë tjera. Në të njëjtën kohë ajo është një këmbanë alarmi për polarizimin e thellë të shoqërisë, që ushqehet nga arroganca e segmenteve të ndryshëm politikë ndaj pushtetit gjyqësor dhe balta mediatike e hedhur mbi ta nga portale të caktuara online.
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë jep mbështetjen e pakursyer për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm por jo vetëm, duke i inkurajuar për të vazhduar të paepur misionin e tyre fisnik të dhënies së drejtësisë, pavarësisht tronditjes për humbjen e kolegut të shtrenjtë gjatë ushtrimit të detyrës.
    Një ngjarje e tillë na bën të kuptojmë se gjuha e urrejtjes ndaj pushtetit gjyqësor në përgjithësi dhe  gjyqtarëve në veçanti mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Autorët e akteve të tillë monstruozë mund të arrestohen, por nxitësit e pëçmimit dhe dhunës ndaj gjyqësorit janë organizatorët e vërtetë të tyre. Le të shërbejë kjo ngjarje si një paralajmërim për të giithë institucionet shtetërore për të kuptuar gjendjen mjerane të sigurisë në gjykata dhe vulnerabilitetine e jetës së gjyqtarëve.

  • Vrasja në Apel/ Këlliçi: Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, me në krye Edi Ramën, në dëm të magjistratëve

    Vrasja në Apel/ Këlliçi: Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, me në krye Edi Ramën, në dëm të magjistratëve

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ky gjyqtari Astrit Kalaja u vra nga një person që ishte palë në proces.

    Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘është i shqetësuar për klimën e rënduar, gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, linçimin publik që shpesh ka ardhur nga pushteti me në krye kryeministrin e vendit, në dëm të magjistratëve’.

    ‘Pushtet i cili pas “farsës” zgjedhore, e ka rënduar akoma më shumë konfliktin social, sidomos në çështjen e pazgjidhur të pronës dhe dramat që ajo prodhon’, shkruan Këlliçi.

    Postimi i plotë:

    Vrasja e sotme e gjyqtarit të Apelit, z. Astrit Kalaja, është padyshim një ndër aktet më të rënda të tranzicionit, tragjik dhe shkatërrimtar për frymën e zbatimit të ligjit dhe paqen sociale në vend.

    Si deputet i Kuvendit, organit më të lartë ligjvënës, si politikan i angazhuar por edhe si qytetar i thjeshtë, nuk mund të mos shpreh shqetësimin për klimën e rënduar, gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, linçimin publik që shpesh ka ardhur nga pushteti me në krye kryeministrin e vendit, në dëm të magjistratëve.

    Pushtet i cili pas “farsës” zgjedhore, e ka rënduar akoma më shumë konfliktin social, sidomos në çështjen e pazgjidhur të pronës dhe dramat që ajo prodhon.

    Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të gjyqtarit të ndjerë, i bëj thirrje të gjithë faktorit politik, medias, shoqërisë civile që të bashkohen në mbrojtje të njerëzve të ligjit, në një moment kritik të shtetit tonë.

    Akti i sotëm meriton ndëshkim ekstrem!

  • Zgjidhet drejtuesi i ri i Gjykatës së Vlorës

    Zgjidhet drejtuesi i ri i Gjykatës së Vlorës

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka tashmë një drejtues të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza drejt kryeqytetit, pozicioni i mbetur vakant është marrë nga gjyqtari Fjorald Behari, i cili u zgjodh në këtë detyrë pasditen e së hënës, në një proces votimi të zhvilluar mes trupës gjyqësore të kësaj gjykate.
    Behari mori shumicën e votave dhe doli fitues në garën për drejtimin e institucionit, pas disa raundesh konsultimesh dhe diskutimesh mes gjyqtarëve. Ai konsiderohet një nga emrat më të rinj në sistemin gjyqësor, por që ka fituar besimin e kolegëve të tij, edhe pse vetëm dy vite më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe u transferua si gjyqtar në Vlorë.
    Për shkak të përvojës relativisht të shkurtër, ai do ta mbajë detyrën e kryetarit për një mandat njëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje në fund të këtij afati.
    Procesi i përzgjedhjes është ndjekur nga afër nga kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, i cili ishte i pranishëm në Vlorë në cilësinë e vëzhguesit.

    Burime nga gjykata bëjnë me dije se në fazën e parë të procesit u tentua që detyra t’i besohej një prej gjyqtarëve me më shumë eksperiencë në këtë institucion, konkretisht me 5 ose 3 vite punë, por për shkak se asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave, u hodh shorti drejt gjyqtarëve më të rinj në sistem. Në mesin e tyre, Fjorald Behari rezultoi më i votuari, çka u interpretua si një sinjal për nevojën e një fryme të re në drejtimin e gjykatës.

  • Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    Në një postim në Facebook, Bardhi kujtoi rastin e magjistratit Marko Boshku, i cili sipas tij ka marrë fjalë të mira për profesionalizmin e tij brenda sistemit, por që është shënjestruar nga sulmet e kryeministrit.

    “Autokrati i Tiranës nuk arrin të kuptojë se në këtë vend ka ende njerëz të ndershëm që refuzojnë t’i nënshtrohen abuzimeve dhe paligjshmërisë së tij,” shkruan Bardhi, duke përmendur edhe rastin e uzurpimit të pronës private për transferimin e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Bardhi vlerësoi reagimin e gjyqtarëve të Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët u ngritën kundër sulmeve ndaj Marko Boshkut, si një shenjë e refuzimit për t’u nënshtruar. Por Bardhi nuk kurseu kritika për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), të cilin e akuzon për heshtje dhe për mosmbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit.

    “Sikur të mendonin për vendin e punës pas detyrës, atëherë nuk kanë qenë kurrë të denjë për rolin kushtetues që kanë,” thekson Bardhi, duke vënë në pikëpyetje integritetin e anëtarëve të KLGJ-së dhe duke i kujtuar historitë e atyre që janë nënshtruar për pushtetin.