Tag: gjyqtarëve

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zv.kryetarja e Apelit: Duhen masa emergjente, të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj funksionarëve të drejtësisë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zv.kryetarja e Apelit: Duhen masa emergjente, të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj funksionarëve të drejtësisë

    Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit Tiranë Iliba Bezat: Sot jemi mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, me ndjenja të thella trishtimi e reflektimi. Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi, ku një nga kolegët tanë humbi jetën në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës, ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka tronditur themelin e besimit në sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe na ka vendosur përpara një përgjegjësie të madhe morale e institucionale.
    Në këtë moment të rëndë, dua së pari të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut tonë të ndjerë dhe të afërmit e tij. Humbja e tij është një plagë e thellë për trupën gjyqësore, për drejtësinë dhe për vetë shtetin. Ai ra në krye të detyrës, duke bërë atë që çdo gjyqtar bën çdo ditë: duke zbatuar ligjin me ndershmëri e përkushtim. Por kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm si një kujtesë e dhimbshme. Ajo duhet të jetë një pikë kthese, një moment përgjegjësie kombëtare. Sepse kur një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit, kur një gjyqtar del me barrelë e pa jetë nga gjykata, i veshur me togën e gjyqtarit, nuk është goditur vetëm një individ – është goditur drejtësia vetë, është goditur shteti ligjor, është goditur besimi i qytetarëve te rendi kushtetues. Ky akt tragjik ka tronditur besimin tonë të përbashkët në sigurinë institucionale, por edhe ka nxjerrë në pah një të vërtetë që nuk mund të anashkalohet më: Sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse vetë gjyqtari nuk ndihet i mbrojtur, i respektuar dhe i trajtuar me dinjitet.  Të gjithë duhet të kuptojnë se siguria e gjyqtarit nuk është një çështje individuale – është një çështje e vetë shtetit. Sepse gjyqësori është një nga tre shtyllat themelore të shtetit demokratik. Një gjyqësor i pasigurt, i pambrojtur dhe i pavlerësuar sjell pashmangshmërisht dobësim të vetë shtetit dhe të rendit kushtetues.
    Të nderuar kolegë, Ne e dimë mirë se ushtrimi i funksionit gjyqësor nuk është i lehtë. Ai kërkon guxim, integritet dhe pavarësi. Por askush nuk duhet të kërkojë nga ne të tregojmë heroizëm për të zbatuar ligjin. Asnjë gjyqtar nuk duhet të hyjë në sallën e gjyqit me frikën për jetën e tij. Siguria në gjykata nuk është privilegj – është detyrim shtetëror dhe kusht themelor për funksionimin e drejtësisë. Sot, më shumë se kurrë, duhet të analizojmë realisht gjendjen e sigurisë në gjykatat tona. Masat që duhen ndërmarrë duhet t’i shohim në dy plane: imediat dhe afatgjatë.
    Në lidhje me aspektin e parë, masat e sigurisë, tradicionalisht të përqendruara tek sistemet “e forta” si skanerët, detektorët e metaleve, kamerat e sigurisë, sallat e pritjes, shtimi i forcës mbrojtëse dhe policëve brenda ambienteve gjyqësore, si dhe ndarja e ambienteve të të pandehurve nga publiku, duhet të forcohen më tej, të unifikohen me praktikat më bashkëkohore dhe të shfrytëzojnë teknologjinë kudo ku është e nevojshme. Policia e Shtetit duhet të rikthehet në gjykata, duke qenë e pranishme në çdo sallë gjykimi, dhe jo vetëm në ruajtjen e ndërtesave. Po aq thelbësore janë edhe trajnimet e duhura për punonjësit e sigurisë, të cilat duhet të garantojnë profesionalizëm, reagim të shpejtë dhe komunikim të koordinuar me trupën gjyqësore.
    Kjo është përgjigjja e menjëhershme për të krijuar një arkitekturë solide dhe të qëndrueshme për mbrojtjen fizike. Nuk mund të kërkojmë drejtësi të sigurt në ndërtesa të pasigurta.
    Mungesa e kapaciteteve fizike dhe organizative të përshtatshme, vonesat në përmirësimin e kushteve të punës, mungesa e burimeve financiare dhe atyre njerëzore, sidomos e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për funksionimin normal të kësaj gjykate. Është koha të ndërtojmë një plan institucional për ngritjen e një infrastrukture tërësisht të re gjyqësore, duke e parë sigurinë jo si një shpenzim, por si një investim për drejtësinë dhe për jetën.
    Megjithatë, kjo qasje, reaktive dhe e kufizuar, duhet të ecë paralelisht me një zgjerim të konceptit të sigurisë, përfshirë sigurinë psikologjike, kulturore dhe sigurinë e aksesit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për grupet e ndjeshme. Kjo kërkon një qasje më fleksibile dhe të përshtatur për nevojat e të gjithëve. Pra, një kombinim i domosdoshëm i qasjeve “të forta” dhe “të buta”, të unifikuara për të gjitha gjykatat e vendit.
    Së dyti, nevojitet një protokoll i unifikuar dhe funksional reagimi të menjëhershëm ndaj çdo akti dhune apo kërcënimi ndaj gjyqtarëve dhe familjeve të tyre. Ky është një detyrim institucional që kërkon bashkërendim mes Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Eshtë e domosdoshme të krijohen mekanizma të posaçme si: trajnime për sigurinë personale, mbrojtja e të dhënave personale të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre nga publikimi në internet, si dhe sigurimi i burimeve të qëndrueshme buxhetore për sigurinë fizike dhe digjitale.
    Në lidhje me nevojën për një Platformë të Përhershme të Sigurisë Gjyqësore: Kjo platformë duhet të jetë në përputhje me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, të funksionoje si ndërinstitucionale, e përfaqësuar nga KLGJ, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës. Ajo duhet të përfshijë protokolle emergjente, mekanizma psikologjikë e socialë mbështetjeje për gjyqtarët, si dhe partneritete me organizata ndërkombëtare për ndërtimin e një modeli bashkëkohor sigurie.
    Ajo që është më e rëndësishme, është që këto masa të mos mbeten thjesht përgjigje “pas ngjarjes”, por të shndërrohen në masa parandaluese dhe të përhershme, që garantojnë siguri proaktive dhe të vazhdueshme për gjyqtarët dhe familjet e tyre.
    Një tjetër plagë që duhet të ndalet menjëherë është gjuha e urrejtjes që shpesh ushtrohet ndaj gjyqtarëve – qoftë nga përfaqësues të pushteteve të tjera, qoftë nga zëra publikë apo qytetarë të nxitur nga mosbesimi. Kjo gjuhë është e patolerueshme. Ajo ushqen mosrespektin ndaj drejtësisë, nxit dhunën dhe e minon besimin te shteti. Kritika është e shëndetshme, por sulmet personale, fyerjet dhe gjuhët denigruese nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Çdo gjuhë përbaltjeje ndaj punës së përditshme të gjykatave përbën një delegjitimim institucional, ndaj kërkohet një reagim i matur dhe i bashkërenduar i të gjitha institucioneve, për të bërë thirrje për respekt ndaj drejtësisë. Në këto momente, është thelbësore që trupa gjyqësore të mos tregojë kundërsulme, por të shfaqë solidaritet, qetësi dhe dinjitet, duke dhënë mbështetje profesionale dhe komunikim të koordinuar. Ne duhet të ndërtojmë një etikë të përbashkët bashkëpunimi, të mbrojmë figurën dhe autoritetin e gjyqtarit, por edhe të ruajmë besimin e qytetarëve në pavarësinë e gjykatave. Këtu dua të jem e qartë:
    Përgjegjësia për garantimin respektit, sigurisë dhe kushteve të punës së gjyqtarëve nuk mund të jetë vetëm morale apo simbolike. Ajo duhet të jetë ligjore, institucionale dhe konkrete.
    Kjo është një ditë për reflektim, por edhe për veprim. Kërkohet një reagim i menjëhershëm dhe i përgjegjshëm nga të gjitha pushtetet – ekzekutivi, legjislativi dhe organet e drejtësisë – për të siguruar kushte dinjitoze për ushtrimin e detyrës,  si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjyqtarëve në çdo nivel.
    Kjo ngjarje duhet të zgjojë ndërgjegjen e çdo institucioni publik që ka përgjegjësi në këtë fushë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm sot përballet me mungesën totale të infrastrukturës dhe kushteve të punës që nuk tejkalojnë as pragun minimal të standardeve europiane. Këto çështje ende të pazgjidhura, si dhe trajtimi social i gjyqtarëve kërkojnë zgjidhje urgjente, jo thjesht diskutim periodik.
    Sot po zhvillojmë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për t’i dhënë rëndësinë që meriton, por mbi të gjitha për të konkluduar në nismat dhe masat konkrete që duhen marrë në një kohë sa më të shkurtër. Këto masa jane të domosdoshme për të garantuar siguri në ushtrimin e detyrës dhe për të forcuar besimin e publikut në drejtësi.
    Të nderuar kolegë, Le ta kthejmë këtë dhimbje në forcë, këtë tronditje në veprim, dhe këtë moment në një thirrje të përbashkët për dinjitet dhe siguri.
    Drejtësia nuk mund të mbrohet vetëm me fjalë. Drejtësia nuk mund të ketë frikë. Ajo mbrohet me veprime të guximshme, me institucione që funksionojnë dhe me respekt të ndërsjellë ndërmjet pushteteve.
    Le të jemi të bashkuar në këtë qëndrim. Ky është borxhi që i kemi kolegut të ndjerë, vetes dhe brezave që do të vijnë.

    Top Channel

  • Vrasja e Astrit Kalasë/ Apeli i Gerd Hoxhës: Kërkohet ndërhyrje urgjente për sigurinë dhe kushtet e punës së gjyqtarëve

    Vrasja e Astrit Kalasë/ Apeli i Gerd Hoxhës: Kërkohet ndërhyrje urgjente për sigurinë dhe kushtet e punës së gjyqtarëve

    Sot u zhvilluar mbledhja e gjyqtarëve, e cila u thirr pas vrasjes së Astrit Kalasë në Gjykatën e Apelit tre ditë më parë.

    Gjyqtari Gerd Hoxha në mbledhjen e gjyqtarëve tha se vrasja e Astrit Kalasë ka treguar se për gjyqtarët nuk mjafton vetëm puna ligjore, por duhet edhe sigurim fizik, teksa bëri thirrje p¥r ndërhyrje urgjente për sigurinë dhe punën e tyre.
    Ai theksoi mungesën e kushteve të përshtatshme të punës dhe ambientet e papërshtatshme si probleme që ndikojnë në efektivitetin e sistemit gjyqësor.
    Hoxha tha se urrejtja ndaj drejtësisë është ushqyer prej kohësh nga diskursi publik dhe bëri thirrje që institucionet dhe media të mos nxisin sulme verbale, por të kontribuojnë në rindërtimin e besimit në sistem.
    Fjala e plotë e Gerd Hoxhës:
    Kam folur në biseda e takime formale e joformale, ku kemi qenë mbledhur së bashku, për të diskutuar të nxitur nga shumë probleme që na shqetësojnë, si: ngarkesa në punë e shtuar në mënyrë të palogjikshme nga një proces vetingu i paqartë e rraskapitës; trajtimi i papërshtatshëm financiar; mungesa e paarsyeshme e burimeve njerëzore; mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës; mungesa frikshme e sigurisë për ne, familjet e pronat tona. Por, kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që do të mblidheshim për të diskutuar se si do të mbrohemi nga rreziku i vrasjes në vendin e punës, aty ku mendohet se siguria e jetës dhe integritetit të gjyqtarit është e pacenueshme dhe gur i themelit për një vendimmarrje të drejtë.
    Vrasja makabre e kolegut tonë të paharruar, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, është një ngjarje tmerrësisht e rëndë, e cila ka shkaktuar një dhimbje aq të thellë, sa ka shqyer egërsisht shpirtin e çdo njeriu prej nesh kolegë të Titit, por edhe shpirtrat e çdo njeriu, i cili ka në themel të ekzistencës së tij dashurinë për jetën, respektin për njëri-tjetrin, bashkëjetesën e bazuar në moral e ligj.
    Kjo ngjarje e rëndë, e pashembullt në 110 vite ekzistence të shtetit tonë, e padëgjuar në vendet ku sundojnë vlerat më të larta morale demokratike, mes sakrificave, përpiqemi çdo ditë të jemi pjesë, është një këmbanë alarmi drithërues për cilindo individ që jeton e punon në Shqipëri, shqiptar apo i huaj, për ta zgjuar nga agonia ku është zhytur morali i shoqërisë sonë, e ku përpëliten përpjekjet e dështuara të organeve shtetërore për një jetë më të sigurt, të cilat kanë detyrë kushtetuese e ligjore të garantojnë jetën dhe integritetin e gjyqtarëve e gjithë punonjësve të drejtësisë, si premisë e një jete të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një ekonomie të shëndoshë.
    Të nderuar kolegë!Të gjithë biem dakord se një sistem drejtësie i bazuar në sundimin e ligjit duhet të mbajë në konsideratë në radhë të parë parimet e barazisë para ligjit, të një gjykimi të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme; të sigurisë juridike, të kontradiktorialitetit, të barazisë së armëve, të pafajësisë e proporcionalitetit në rast ndëshkimi, në çdo rast e ndaj cilitdo që është subjekt i një procedimi penal.
    Trupa gjyqësore përshëndet qëndrimin parimor e mbështetës në disa raste dhe atë kritik konstruktiv në raste të tjera, të mbajtur deri sot nga përfaqësues të politikës dhe mediat. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.
    Ne mirëpresim dhe inkurajojmë çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.
    Por situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ajo është rezultat i klimës së thellë të urrejtjes ndaj çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë: avokat, përmbarues, oficer policie gjyqësore, prokuror e veçanërisht gjyqtar. Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale, por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
    Gjithashtu, ka vite që kjo klimë urrejtje dhe qasje negative ndaj sistemit gjyqësor kërkon me ngulm arritjen e dy objektivave kryesorë:a) frikësimin e gjyqtarëve,b) ndarjen e tyre,
    të cilat janë element i qëllimit kryesor – kapjen dhe sundimin e sistemit gjyqësor nga përfaqësues të interesave antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike e kriminale.
    Ndaj është detyrim moral e ligjor i çdo avokati, përmbaruesi, oficeri policie gjyqësore, prokurori e gjyqtari të tregojnë se nuk frikësohen e nuk përcahen, por janë të vendosur, të bashkuar e të përkushtuar në punën e tyre për të dhënë drejtësi cilësore e në afate kohore të arsyeshme, bazuar në kushtet objektive ku punojnë.
    Gjithashtu, është detyrim moral i çdo njeriu të lirë, që punon e jeton në Shqipëri, shqiptar a i huaj qoftë, që beson në vlerat e një sistemi shoqëror të bazuar në liri, demokraci e shtet të së drejtës; është detyrim moral ligjor i çdo institucioni vendas a të huaj, publik, shtetëror a privat, i çdo media e portali, të reagojë sa më parë e fuqishëm ndaj këtyre tendencave frikësuese e përcarëse, që kanë për qëllim kapjen dhe sundimin antikushtetues, antiligjor, antidemokratik e kriminal të sistemit gjyqësor.
    Dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ne gjyqtarët e Republikës, por edhe gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive. Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një gjendje e cila na shoqëron në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash, që funksionojnë në ambiente që janë përdorur dikur si fjetina apo si qendra trajnimi për kafshë polici, apo si ambjente pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës së më shumë se 100 gjyqtarëve, qindra sekretareve gjyqësore e nëpunësve të tjerë; janë vendi ku takohen me mijëra njerëz, në konflikt mes tyre, për të zgjidhur problemet nga më të mprehta që njeh shoqëria; e ku si në asnjë institucion tjetër marrin zgjidhje, të cilat materializohen në dhjetra mijëra vendime.
    Kjo Mbledhje nuk është mbivendosje apo anshkallim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por tregues i forcës sonë vetëorganizuese, i përgjegjshmërisë ndaj fateve të shoqërisë sonë dhe i solidaritetit njerëzor. KLGJ ka mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese e ligjore, për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve, si pjesë thelbësore e funksionimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, të paanshëm e të pavarur.
    Ndaj, kjo situatë skandaloze, kjo skamje vrasëse ambientale pune, burimesh njerëzore dhe kjo pasiguri e lartë për jetën dhe integritetin e gjyqtareve dhe përdoruesve të gjykatave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
    Nisur nga sa më sipër propozoj që:a) t’u bëjmë thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi.b) t’i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë urgjentisht në ligjet për sistemin gjyqësor, në aspektet që kanë të bëjnë me:• rritjen e sigurisë në punë;• me sigurinë e jetës, shëndetit e pronës të gjyqtarëve e punonjësve të gjykatave;• me uljen e ngarkesës në punë e rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe zvogëlimin e kohës së përfundimit të proceseve gjyqësore.

    Top Channel

  • Gerd Hoxha: Të ndalohet nxitja e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, punojmë në godina që kanë qenë qendra trajnimi për qentë

    Gerd Hoxha: Të ndalohet nxitja e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, punojmë në godina që kanë qenë qendra trajnimi për qentë

    gerd hoxha

    TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Tiranës Gerd Hoxha, ka folur në hyrje të polit të Drejtësisë, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ku tha se është e domosdoshme shtimi i numrit të magjistratëve, për shkak të volumit të madh të dosjeve stok. Po ashtu ai iu bëri thirrje politikanëve dhe funksionarëve të lartë që të shmangin deklaratat që nxisin urrejtjen ndaj funksionarëve të drejtësisë.
    Ndërkohë që Hoxha ka bërë dhe propozimet e tij në lidhje me masat që duhet të merren, gjatë mbledhjes së më shumë se 300 gjyqtarëve nga i gjithë vendi. 
    Fjala e plotë e Hoxhës në mbledhje
    Kam folur në biseda e takime formale e joformale, ku kemi qenë mbledhur së bashku, për të diskutuar të nxitur nga shumë probleme që na shqetësojnë, si: ngarkesa në punë e shtuar në mënyrë të palogjikshme nga një proces vetingu i paqartë e rraskapitës; trajtimi i papërshtatshëm financiar; mungesa e paarsyeshme e burimeve njerëzore; mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës; mungesa frikshme e sigurisë për ne, familjet e pronat tona. Por, kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që do të mblidheshim për të diskutuar se si do të mbrohemi nga rreziku i vrasjes në vendin e punës, aty ku mendohet se siguria e jetës dhe integritetit të gjyqtarit është e pacenueshme dhe gur i themelit për një vendimmarrje të drejtë.
    Vrasja makabre e kolegut tonë të paharruar, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, është një ngjarje tmerrësisht e rëndë, e cila ka shkaktuar një dhimbje aq të thellë, sa ka shqyer egërsisht shpirtin e çdo njeriu prej nesh kolegë të Titit, por edhe shpirtrat e çdo njeriu, i cili ka në themel të ekzistencës së tij dashurinë për jetën, respektin për njëri-tjetrin, bashkëjetesën e bazuar në moral e ligj.
    Kjo ngjarje e rëndë, e pashembullt në 110 vite ekzistence të shtetit tonë, e padëgjuar në vendet ku sundojnë vlerat më të larta morale demokratike, mes sakrificave, përpiqemi çdo ditë të jemi pjesë, është një këmbanë alarmi drithërues për cilindo individ që jeton e punon në Shqipëri, shqiptar apo i huaj, për ta zgjuar nga agonia ku është zhytur morali i shoqërisë sonë, e ku përpëliten përpjekjet e dështuara të organeve shtetërore për një jetë më të sigurt, të cilat kanë detyrë kushtetuese e ligjore të garantojnë jetën dhe integritetin e gjyqtarëve e gjithë punonjësve të drejtësisë, si premisë e një jete të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një ekonomie të shëndoshë.
    Të nderuar kolegë!Të gjithë biem dakord se një sistem drejtësie i bazuar në sundimin e ligjit duhet të mbajë në konsideratë në radhë të parë parimet e barazisë para ligjit, të një gjykimi të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme; të sigurisë juridike, të kontradiktorialitetit, të barazisë së armëve, të pafajësisë e proporcionalitetit në rast ndëshkimi, në çdo rast e ndaj cilitdo që është subjekt i një procedimi penal.
    Trupa gjyqësore përshëndet qëndrimin parimor e mbështetës në disa raste dhe atë kritik konstruktiv në raste të tjera, të mbajtur deri sot nga përfaqësues të politikës dhe mediat. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.
    Ne mirëpresim dhe inkurajojmë çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.
    Por situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ajo është rezultat i klimës së thellë të urrejtjes ndaj çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë: avokat, përmbarues, oficer policie gjyqësore, prokuror e veçanërisht gjyqtar. Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale, por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
    Gjithashtu, ka vite që kjo klimë urrejtje dhe qasje negative ndaj sistemit gjyqësor kërkon me ngulm arritjen e dy objektivave kryesorë: a) frikësimin e gjyqtarëve, b) ndarjen e tyre,
    të cilat janë element i qëllimit kryesor – kapjen dhe sundimin e sistemit gjyqësor nga përfaqësues të interesave antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike e kriminale.
    Ndaj është detyrim moral e ligjor i çdo avokati, përmbaruesi, oficeri policie gjyqësore, prokurori e gjyqtari të tregojnë se nuk frikësohen e nuk përcahen, por janë të vendosur, të bashkuar e të përkushtuar në punën e tyre për të dhënë drejtësi cilësore e në afate kohore të arsyeshme, bazuar në kushtet objektive ku punojnë.
    Gjithashtu, është detyrim moral i çdo njeriu të lirë, që punon e jeton në Shqipëri, shqiptar a i huaj qoftë, që beson në vlerat e një sistemi shoqëror të bazuar në liri, demokraci e shtet të së drejtës; është detyrim moral ligjor i çdo institucioni vendas a të huaj, publik, shtetëror a privat, i çdo media e portali, të reagojë sa më parë e fuqishëm ndaj këtyre tendencave frikësuese e përcarëse, që kanë për qëllim kapjen dhe sundimin antikushtetues, antiligjor, antidemokratik e kriminal të sistemit gjyqësor.
    Dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ne gjyqtarët e Republikës, por edhe gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive. Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një gjendje e cila na shoqëron në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash, që funksionojnë në ambiente që janë përdorur dikur si fjetina apo si qendra trajnimi për kafshë polici, apo si ambjente pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës së më shumë se 100 gjyqtarëve, qindra sekretareve gjyqësore e nëpunësve të tjerë; janë vendi ku takohen me mijëra njerëz, në konflikt mes tyre, për të zgjidhur problemet nga më të mprehta që njeh shoqëria; e ku si në asnjë institucion tjetër marrin zgjidhje, të cilat materializohen në dhjetra mijëra vendime.
    Kjo Mbledhje nuk është mbivendosje apo anshkallim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por tregues i forcës sonë vetëorganizuese, i përgjegjshmërisë ndaj fateve të shoqërisë sonë dhe i solidaritetit njerëzor. KLGJ ka mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese e ligjore, për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve, si pjesë thelbësore e funksionimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, të paanshëm e të pavarur.
    Ndaj, kjo situatë skandaloze, kjo skamje vrasëse ambientale pune, burimesh njerëzore dhe kjo pasiguri e lartë për jetën dhe integritetin e gjyqtareve dhe përdoruesve të gjykatave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
    Nisur nga sa më sipër propozoj që: a) t’u bëjmë thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi. b) t’i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë urgjentisht në ligjet për sistemin gjyqësor, në aspektet që kanë të bëjnë me: • rritjen e sigurisë në punë; • me sigurinë e jetës, shëndetit e pronës të gjyqtarëve e punonjësve të gjykatave; • me uljen e ngarkesës në punë e rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe zvogëlimin e kohës së përfundimit të proceseve gjyqësore.

  • Sokol Sadushi akuza të forta ndaj KLGJ-së: Nuk mund të heshtni më, të drejtojmë gishtin dhe nga vetja

    Sokol Sadushi akuza të forta ndaj KLGJ-së: Nuk mund të heshtni më, të drejtojmë gishtin dhe nga vetja

    sokol sadushi

    TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe politikanëve, ndërsa vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja e ka quajtur një ‘vdekje të paralajmëruar’. Sadushi nuk i kurseu kritikat në drejtim të politikanëve, që sipas tij i kanë fryrë dhe nxitur gjuhën e urrejtjes.
    Më tej, kritikoi edhe vetë aktorët e drejtësisë: “Përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin”.
    Kreu i Gjykatës së Lartë u shpreh shumë kritik ndaj KLGJ-së: “Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje”.
    Fjala e plotë e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi:
    Ka çaste në historinë e drejtësisë kur fjala humbet peshën e saj, sepse dhimbja është më e madhe se çdo fjalë. Sot është një nga ato çaste. Vrasja e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale. Ajo është një goditje në themel të asaj që përfaqëson drejtësia, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë si njerëz dhe si gjyqtarë. Është një akt që ka tronditur jo vetëm trupën gjyqësore, por edhe shtetin, sepse ndodhi aty ku ligji duhet të jetë më i fortë, në sallën e gjyqit, vendin ku drejtësia merr formë dhe ku qytetari kërkon mbrojtje. Dhe pikërisht aty, ku duhej të mbretëronte ligji, ndodhi e pamendueshmja.
    Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë.
    Kjo nuk është thjesht një klimë mosrespekti, por një fushatë e vazhdueshme goditjeje dhe denigrimi. Zëra të shumtë nga politika partiake e shtetërore, nga media joprofesioniste dhe nga individë që shfaqen si “juristë të shquar” pa pasur as kulturën më të thjeshtë juridike, janë bërë komentues të përditshëm të vendimeve gjyqësore, pa përgjegjësi, pa etikë dhe shpesh pa asnjë dije ligjore minimale. Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Kjo nuk është liri fjale, është deformim publik i drejtësisë. Dhe kur shteti hesht, kur institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit heshtin, kjo heshtje bëhet bashkëfajësi morale.
    Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike.
    Kjo gjuhë përbuzjeje nuk ndalet këtu. Ajo vazhdon të përhapet në rrjetet sociale, ku deformohet çdo vendim dhe ku shpërthejnë pa asnjë përgjegjësi fyerjet, shpifjet dhe urrejtja ndaj gjyqtarëve. Kështu, gjuha e politizuar është shndërruar në kulturë virtuale linçimi, që ushqen armiqësi ndaj magjistratit dhe helmon perceptimin e publikut për drejtësinë.
    Kjo është e papranueshme. Kjo është e pafalshme, sepse nga kjo gjuhë e urrejtjes dhe kjo klimë helmimi, është ushqyer mosbesimi, është nxitur frika dhe në fund është goditur vetë shteti i së drejtës.
    Ngjarja tragjike që na ka mbledhur sot është pikërisht pasoja më ekstreme e kësaj atmosfere të helmuar, një ngjarje që duhej parandaluar, sepse ishte paralajmëruar në çdo fyerje, në çdo deklaratë të papërgjegjshme, në çdo sulm publik ndaj një gjyqtari që bën vetëm detyrën e tij.
    Por përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin.
    Shpesh harrojmë se çdo vendim gjyqësor nuk është thjesht një dokument juridik, por një mesazh për shoqërinë mbi forcën dhe seriozitetin e shtetit të së drejtës. Prandaj, përpara se të kërkojmë respekt, duhet të japim shembull. Duhet të kthejmë në standard profesional të përditshëm atë që sot e konsiderojmë virtyt të rrallë: gjykimin në kohë, vendimin e arsyetuar dhe qëndrueshmërinë në jurisprudencë. Ka vend për përmirësim, për reflektim, për përgjegjësi. Vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të fitojë besimin e humbur dhe autoritetin moral që i takon.
    Megjithatë, vetëkritika nuk mund të na verbojë përballë realitetit brutal në të cilin jemi lënë të punojmë. Ne e dimë mjaft mirë dallimin mes një opinioni kritik, që është i pranueshëm në një shoqëri demokratike dhe fyerjes apo akuzës personale që synon të delegjitimojë figurën e gjyqtarit. Ai nuk është i pakritikueshëm, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë objekt të përbuzjes publike. Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
    Përtej gjithë kësaj, ekziston edhe një tjetër pabarazi, po aq e dhimbshme. Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve, sepse e kërkon vetë roli i tij, sepse heshtja është pjesë e dinjitetit të funksionit gjyqësor. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.
    Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim. Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës. Gjyqësori ka nevojë për një zë institucional që të reagojë me dinjitet, maturi dhe forcë, sa herë që cenohen gjyqtarët dhe autoriteti i drejtësisë, sepse kur heshtet përballë padrejtësisë, humbet besimi. Dhe kur humbet besimi, rrënohet vetë drejtësia.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje.
    Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur gjyqtari punon pa siguri. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të ketë respekt për drejtësinë kur gjyqtari dhe qytetari hyjnë në të njëjtën derë, presin në të njëjtin korridor dhe zhvillojnë gjyqin në një zyrë pa audio e pa video, në kushte që nuk garantojnë as siguri, as solemnitet, as dinjitet institucional. Këto janë realitetet e dhimbshme të shumë gjykatave në vend. Shihni gjykatat e kryeqytetit, ku me një ngarkesë marramendëse, zhvillohen procese në zyra të ngushta dhe pa masa sigurie. Në rrethe të tjera, godinat janë të amortizuara dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Në këto kushte, gjyqtari nuk është i mbrojtur. Dhe një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur.
    Shteti nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka detyrimin ligjor të garantojë kushtet e ushtrimit të funksionit gjyqësor, por prej kohësh ky detyrim është lënë pas dore. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.
    Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë.
    Kjo ngjarje tragjike nuk duhet të na përkulë. Ajo duhet të na bashkojë. Të na bëjë më të vetëdijshëm, më të fortë dhe më të vendosur për të mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë sistemin që përfaqësojmë. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë siguri, respekt dhe dinjitet në ushtrimin e detyrës sonë. Kërkojmë që gjyqtari të mos ndihet i braktisur, i përbuzur apo i kërcënuar. Sepse një drejtësi e frikësuar është një drejtësi e paralizuar.
    Ky është momenti për të vepruar. Të mos mjaftohemi më me fjalë, por të ndërmarrim hapa të dukshëm dhe të matshëm. Të krijojmë një Platformë Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore, ku të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarëve.
    Për këtë qëllim, të ngrihet një Grup Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.
    Ajo duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjente dhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve. Të kërkojmë nga organet përkatëse miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor. Të hartojmë Deklaratën e Solidaritetit të Gjyqtarëve të Republikës, që të shprehë publikisht unitetin tonë moral dhe profesional. Të vendosim një standard të ri të reagimit institucional, që asnjë akt dhune, kërcënimi apo fyerjeje ndaj gjyqtarëve të mos kalojë më pa reagim të përbashkët dhe të qartë nga gjyqësori. Këto nuk janë thjesht qëllime, janë angazhime konkrete për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, në këtë sallë, drejtësia shqiptare nuk qan, ajo reflekton, ajo ngrihet. Ne flasim në emër të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për t’u ankuar, por për të dëshmuar se drejtësia ka zemër që rreh dhe zë që flet me dinjitet. Gjyqtari shqiptar nuk kërkon mëshirë, ai kërkon respekt. Nuk kërkon privilegj, por kushtet për të mbrojtur ligjin. Nuk kërkon as duartrokitje, por sigurinë që i takon një njeriu që mbron të tjerët. Ne nuk do të dorëzohen përballë frikës. Nuk do të heshtim përballë padrejtësisë. Ne do të qëndrojmë, me dinjitet, me kurajë, me besim.
    Le të jetë kjo mbledhje kthesa morale e gjyqësorit shqiptar. Le të jetë ky momenti kur heshtja kthehet në zë, kur frika kthehet në forcë, dhe kur dhimbja kthehet në angazhim për një drejtësi më të sigurt, më të drejtë, më njerëzore.
    Në nder të kolegut tonë dhe në emër të çdo gjyqtari të Republikës, ne bëjmë sot një zotim solemn: të mos përkulemi, të mos dorëzohemi dhe të mos harrojmë kurrë se drejtësia është forca që mban gjallë shtetin, dinjitetin dhe shpresën e këtij vendi.
    Dhe në emër të tyre, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, dua të them qartë dhe pa ekuivok: Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën. Asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit. 
    Ky është angazhimi ynë moral dhe profesional. Ky është misioni ynë përpara qytetarëve dhe përpara historisë.
    Ju faleminderit!

  • Sokol Sadushi në mbledhjen e gjyqtarëve të Shqipërisë: Politika po na sulmon padrejtësisht, por vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët

    Sokol Sadushi në mbledhjen e gjyqtarëve të Shqipërisë: Politika po na sulmon padrejtësisht, por vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët

    Fjala e Sokol Sadushit, kryetarit të Gjykatës së Lartë në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës-
    -“Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit”-

    -“Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë”– theksoi ndër të tjera kryetari i Gjykatës së Lartë.

    Fjala e tij e plotë:

    Ka çaste në historinë e drejtësisë kur fjala humbet peshën e saj, sepse dhimbja është më e madhe se çdo fjalë.
    Sot është një nga ato çaste.
    Vrasja e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale. Ajo është një goditje në themel të asaj që përfaqëson drejtësia, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë si njerëz dhe si gjyqtarë. Është një akt që ka tronditur jo vetëm trupën gjyqësore, por edhe shtetin, sepse ndodhi aty ku ligji duhet të jetë më i fortë, në sallën e gjyqit, vendin ku drejtësia merr formë dhe ku qytetari kërkon mbrojtje. Dhe pikërisht aty, ku duhej të mbretëronte ligji, ndodhi e pamendueshmja.
    Kjo është një vdekje e paralajmëruar.
    Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë.
    Kjo nuk është thjesht një klimë mosrespekti, por një fushatë e vazhdueshme goditjeje dhe denigrimi. Zëra të shumtë nga politika partiake e shtetërore, nga media joprofesioniste dhe nga individë që shfaqen si “juristë të shquar” pa pasur as kulturën më të thjeshtë juridike, janë bërë komentues të përditshëm të vendimeve gjyqësore, pa përgjegjësi, pa etikë dhe shpesh pa asnjë dije ligjore minimale. Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Kjo nuk është liri fjale, është deformim publik i drejtësisë. Dhe kur shteti hesht, kur institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit heshtin, kjo heshtje bëhet bashkëfajësi morale.
    Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike.
    Kjo gjuhë përbuzjeje nuk ndalet këtu. Ajo vazhdon të përhapet në rrjetet sociale, ku deformohet çdo vendim dhe ku shpërthejnë pa asnjë përgjegjësi fyerjet, shpifjet dhe urrejtja ndaj gjyqtarëve. Kështu, gjuha e politizuar është shndërruar në kulturë virtuale linçimi, që ushqen armiqësi ndaj magjistratit dhe helmon perceptimin e publikut për drejtësinë.
    Kjo është e papranueshme. Kjo është e pafalshme, sepse nga kjo gjuhë e urrejtjes dhe kjo klimë helmimi, është ushqyer mosbesimi, është nxitur frika dhe në fund është goditur vetë shteti i së drejtës.
    Ngjarja tragjike që na ka mbledhur sot është pikërisht pasoja më ekstreme e kësaj atmosfere të helmuar, një ngjarje që duhej parandaluar, sepse ishte paralajmëruar në çdo fyerje, në çdo deklaratë të papërgjegjshme, në çdo sulm publik ndaj një gjyqtari që bën vetëm detyrën e tij.
    Por përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut.
    Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin.
    Shpesh harrojmë se çdo vendim gjyqësor nuk është thjesht një dokument juridik, por një mesazh për shoqërinë mbi forcën dhe seriozitetin e shtetit të së drejtës. Prandaj, përpara se të kërkojmë respekt, duhet të japim shembull. Duhet të kthejmë në standard profesional të përditshëm atë që sot e konsiderojmë virtyt të rrallë: gjykimin në kohë, vendimin e arsyetuar dhe qëndrueshmërinë në jurisprudencë. Ka vend për përmirësim, për reflektim, për përgjegjësi. Vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të fitojë besimin e humbur dhe autoritetin moral që i takon.
    Megjithatë, vetëkritika nuk mund të na verbojë përballë realitetit brutal në të cilin jemi lënë të punojmë. Ne e dimë mjaft mirë dallimin mes një opinioni kritik, që është i pranueshëm në një shoqëri demokratike dhe fyerjes apo akuzës personale që synon të delegjitimojë figurën e gjyqtarit. Ai nuk është i pakritikueshëm, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë objekt të përbuzjes publike. Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
    Përtej gjithë kësaj, ekziston edhe një tjetër pabarazi, po aq e dhimbshme. Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve, sepse e kërkon vetë roli i tij, sepse heshtja është pjesë e dinjitetit të funksionit gjyqësor. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.
    Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim. Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës. Gjyqësori ka nevojë për një zë institucional që të reagojë me dinjitet, maturi dhe forcë, sa herë që cenohen gjyqtarët dhe autoriteti i drejtësisë, sepse kur heshtet përballë padrejtësisë, humbet besimi. Dhe kur humbet besimi, rrënohet vetë drejtësia.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje.
    Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur gjyqtari punon pa siguri. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të ketë respekt për drejtësinë kur gjyqtari dhe qytetari hyjnë në të njëjtën derë, presin në të njëjtin korridor dhe zhvillojnë gjyqin në një zyrë pa audio e pa video, në kushte që nuk garantojnë as siguri, as solemnitet, as dinjitet institucional. Këto janë realitetet e dhimbshme të shumë gjykatave në vend. Shihni gjykatat e kryeqytetit, ku me një ngarkesë marramendëse, zhvillohen procese në zyra të ngushta dhe pa masa sigurie. Në rrethe të tjera, godinat janë të amortizuara dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Në këto kushte, gjyqtari nuk është i mbrojtur. Dhe një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur.
    Shteti nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka detyrimin ligjor të garantojë kushtet e ushtrimit të funksionit gjyqësor, por prej kohësh ky detyrim është lënë pas dore. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.
    Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë.
    Kjo ngjarje tragjike nuk duhet të na përkulë. Ajo duhet të na bashkojë. Të na bëjë më të vetëdijshëm, më të fortë dhe më të vendosur për të mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë sistemin që përfaqësojmë. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë siguri, respekt dhe dinjitet në ushtrimin e detyrës sonë. Kërkojmë që gjyqtari të mos ndihet i braktisur, i përbuzur apo i kërcënuar. Sepse një drejtësi e frikësuar është një drejtësi e paralizuar. Ky është momenti për të vepruar.
    Të mos mjaftohemi më me fjalë, por të ndërmarrim hapa të dukshëm dhe të matshëm. Të krijojmë një Platformë Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore, ku të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarëve.
    Për këtë qëllim, të ngrihet një Grup Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.
    Ajo duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjentedhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve. Të kërkojmë nga organet përkatëse miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.  Të hartojmë Deklaratën e Solidaritetit të Gjyqtarëve të Republikës, që të shprehë publikisht unitetin tonë moral dhe profesional. Të vendosim një standard të ri të reagimit institucional, që asnjë akt dhune, kërcënimi apo fyerjeje ndaj gjyqtarëve të mos kalojë më pa reagim të përbashkët dhe të qartë nga gjyqësori. Këto nuk janë thjesht qëllime, janë angazhime konkrete për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, në këtë sallë, drejtësia shqiptare nuk qan, ajo reflekton, ajo ngrihet. Ne flasim në emër të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për t’u ankuar, por për të dëshmuar se drejtësia ka zemër që rreh dhe zë që flet me dinjitet. Gjyqtari shqiptar nuk kërkon mëshirë, ai kërkon respekt. Nuk kërkon privilegj, por kushtet për të mbrojtur ligjin. Nuk kërkon as duartrokitje, por sigurinë që i takon një njeriu që mbron të tjerët. Ne nuk do të dorëzohen përballë frikës. Nuk do të heshtim përballë padrejtësisë. Ne do të qëndrojmë, me dinjitet, me kurajë, me besim.
    Le të jetë kjo mbledhje kthesa morale e gjyqësorit shqiptar. Le të jetë ky momenti kur heshtja kthehet në zë, kur frika kthehet në forcë, dhe kur dhimbja kthehet në angazhim për një drejtësi më të sigurt, më të drejtë, më njerëzore.
    Në nder të kolegut tonë dhe në emër të çdo gjyqtari të Republikës, ne bëjmë sot një zotim solemn: të mos përkulemi, të mos dorëzohemi dhe të mos harrojmë kurrë se drejtësia është forca që mban gjallë shtetin, dinjitetin dhe shpresën e këtij vendi.
    Dhe në emër të tyre, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, dua të them qartë dhe pa ekuivok: Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën. Asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
    Ky është angazhimi ynë moral dhe profesional. Ky është misioni ynë përpara qytetarëve dhe përpara historisë. Ju faleminderit!

  • “Vrasje e paralajmëruar”, Sadushi kritikon KLGJ-në dhe politikën: Fajtorë për klimën e krijuar…

    “Vrasje e paralajmëruar”, Sadushi kritikon KLGJ-në dhe politikën: Fajtorë për klimën e krijuar…

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe politikanëve.
    Sipas tij, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit ishte “një vdekje e paralajmëruar”.
    “Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë”, tha fillimisht Sadushi, shkruan A2.
    Sadushi kritikoi politikën, duke i bërë fajtorë për klimën që është krijuar ndaj gjyqtarëve: “Politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike”.
    Më tej, kritikoi edhe vetë aktorët e drejtësisë: “Përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin”.
    Kreu i Gjykatës së Lartë u shpreh shumë kritik ndaj KLGJ-së: “Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje”.
    Fjala e plotë e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi:
    Ka çaste në historinë e drejtësisë kur fjala humbet peshën e saj, sepse dhimbja është më e madhe se çdo fjalë. Sot është një nga ato çaste. Vrasja e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale. Ajo është një goditje në themel të asaj që përfaqëson drejtësia, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë si njerëz dhe si gjyqtarë. Është një akt që ka tronditur jo vetëm trupën gjyqësore, por edhe shtetin, sepse ndodhi aty ku ligji duhet të jetë më i fortë, në sallën e gjyqit, vendin ku drejtësia merr formë dhe ku qytetari kërkon mbrojtje. Dhe pikërisht aty, ku duhej të mbretëronte ligji, ndodhi e pamendueshmja.
    Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë.
    Kjo nuk është thjesht një klimë mosrespekti, por një fushatë e vazhdueshme goditjeje dhe denigrimi. Zëra të shumtë nga politika partiake e shtetërore, nga media joprofesioniste dhe nga individë që shfaqen si “juristë të shquar” pa pasur as kulturën më të thjeshtë juridike, janë bërë komentues të përditshëm të vendimeve gjyqësore, pa përgjegjësi, pa etikë dhe shpesh pa asnjë dije ligjore minimale. Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Kjo nuk është liri fjale, është deformim publik i drejtësisë. Dhe kur shteti hesht, kur institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit heshtin, kjo heshtje bëhet bashkëfajësi morale.
    Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike.
    Kjo gjuhë përbuzjeje nuk ndalet këtu. Ajo vazhdon të përhapet në rrjetet sociale, ku deformohet çdo vendim dhe ku shpërthejnë pa asnjë përgjegjësi fyerjet, shpifjet dhe urrejtja ndaj gjyqtarëve. Kështu, gjuha e politizuar është shndërruar në kulturë virtuale linçimi, që ushqen armiqësi ndaj magjistratit dhe helmon perceptimin e publikut për drejtësinë.
    Kjo është e papranueshme. Kjo është e pafalshme, sepse nga kjo gjuhë e urrejtjes dhe kjo klimë helmimi, është ushqyer mosbesimi, është nxitur frika dhe në fund është goditur vetë shteti i së drejtës.
    Ngjarja tragjike që na ka mbledhur sot është pikërisht pasoja më ekstreme e kësaj atmosfere të helmuar, një ngjarje që duhej parandaluar, sepse ishte paralajmëruar në çdo fyerje, në çdo deklaratë të papërgjegjshme, në çdo sulm publik ndaj një gjyqtari që bën vetëm detyrën e tij.
    Por përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin.
    Shpesh harrojmë se çdo vendim gjyqësor nuk është thjesht një dokument juridik, por një mesazh për shoqërinë mbi forcën dhe seriozitetin e shtetit të së drejtës. Prandaj, përpara se të kërkojmë respekt, duhet të japim shembull. Duhet të kthejmë në standard profesional të përditshëm atë që sot e konsiderojmë virtyt të rrallë: gjykimin në kohë, vendimin e arsyetuar dhe qëndrueshmërinë në jurisprudencë. Ka vend për përmirësim, për reflektim, për përgjegjësi. Vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të fitojë besimin e humbur dhe autoritetin moral që i takon.
    Megjithatë, vetëkritika nuk mund të na verbojë përballë realitetit brutal në të cilin jemi lënë të punojmë. Ne e dimë mjaft mirë dallimin mes një opinioni kritik, që është i pranueshëm në një shoqëri demokratike dhe fyerjes apo akuzës personale që synon të delegjitimojë figurën e gjyqtarit. Ai nuk është i pakritikueshëm, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë objekt të përbuzjes publike. Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
    Përtej gjithë kësaj, ekziston edhe një tjetër pabarazi, po aq e dhimbshme. Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve, sepse e kërkon vetë roli i tij, sepse heshtja është pjesë e dinjitetit të funksionit gjyqësor. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.
    Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim. Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës. Gjyqësori ka nevojë për një zë institucional që të reagojë me dinjitet, maturi dhe forcë, sa herë që cenohen gjyqtarët dhe autoriteti i drejtësisë, sepse kur heshtet përballë padrejtësisë, humbet besimi. Dhe kur humbet besimi, rrënohet vetë drejtësia.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje.
    Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur gjyqtari punon pa siguri. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të ketë respekt për drejtësinë kur gjyqtari dhe qytetari hyjnë në të njëjtën derë, presin në të njëjtin korridor dhe zhvillojnë gjyqin në një zyrë pa audio e pa video, në kushte që nuk garantojnë as siguri, as solemnitet, as dinjitet institucional. Këto janë realitetet e dhimbshme të shumë gjykatave në vend. Shihni gjykatat e kryeqytetit, ku me një ngarkesë marramendëse, zhvillohen procese në zyra të ngushta dhe pa masa sigurie. Në rrethe të tjera, godinat janë të amortizuara dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Në këto kushte, gjyqtari nuk është i mbrojtur. Dhe një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur.
    Shteti nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka detyrimin ligjor të garantojë kushtet e ushtrimit të funksionit gjyqësor, por prej kohësh ky detyrim është lënë pas dore. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.
    Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë.
    Kjo ngjarje tragjike nuk duhet të na përkulë. Ajo duhet të na bashkojë. Të na bëjë më të vetëdijshëm, më të fortë dhe më të vendosur për të mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë sistemin që përfaqësojmë. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë siguri, respekt dhe dinjitet në ushtrimin e detyrës sonë. Kërkojmë që gjyqtari të mos ndihet i braktisur, i përbuzur apo i kërcënuar. Sepse një drejtësi e frikësuar është një drejtësi e paralizuar.
    Ky është momenti për të vepruar. Të mos mjaftohemi më me fjalë, por të ndërmarrim hapa të dukshëm dhe të matshëm. Të krijojmë një Platformë Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore, ku të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarëve.
    Për këtë qëllim, të ngrihet një Grup Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.
    Ajo duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjente dhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve. Të kërkojmë nga organet përkatëse miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor. Të hartojmë Deklaratën e Solidaritetit të Gjyqtarëve të Republikës, që të shprehë publikisht unitetin tonë moral dhe profesional. Të vendosim një standard të ri të reagimit institucional, që asnjë akt dhune, kërcënimi apo fyerjeje ndaj gjyqtarëve të mos kalojë më pa reagim të përbashkët dhe të qartë nga gjyqësori. Këto nuk janë thjesht qëllime, janë angazhime konkrete për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të drejtësisë shqiptare.
    Sot, në këtë sallë, drejtësia shqiptare nuk qan, ajo reflekton, ajo ngrihet. Ne flasim në emër të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për t’u ankuar, por për të dëshmuar se drejtësia ka zemër që rreh dhe zë që flet me dinjitet. Gjyqtari shqiptar nuk kërkon mëshirë, ai kërkon respekt. Nuk kërkon privilegj, por kushtet për të mbrojtur ligjin. Nuk kërkon as duartrokitje, por sigurinë që i takon një njeriu që mbron të tjerët. Ne nuk do të dorëzohen përballë frikës. Nuk do të heshtim përballë padrejtësisë. Ne do të qëndrojmë, me dinjitet, me kurajë, me besim.
    Le të jetë kjo mbledhje kthesa morale e gjyqësorit shqiptar. Le të jetë ky momenti kur heshtja kthehet në zë, kur frika kthehet në forcë, dhe kur dhimbja kthehet në angazhim për një drejtësi më të sigurt, më të drejtë, më njerëzore.
    Në nder të kolegut tonë dhe në emër të çdo gjyqtari të Republikës, ne bëjmë sot një zotim solemn: të mos përkulemi, të mos dorëzohemi dhe të mos harrojmë kurrë se drejtësia është forca që mban gjallë shtetin, dinjitetin dhe shpresën e këtij vendi.
    Dhe në emër të tyre, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, dua të them qartë dhe pa ekuivok: Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën. Asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
    Ky është angazhimi ynë moral dhe profesional. Ky është misioni ynë përpara qytetarëve dhe përpara historisë.

  • Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja

    Nis mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, mbajnë një minutë heshtje për kolegun e vrarë Astrit Kalaja

    Ka nisur sot mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, e thirrur pas ngjarjes tragjike të ndodhura javën e kaluar.
    Gjyqtarët nisën punimet me një minutë heshtje në nder të kolegut të tyre, Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit më 6 tetor.
    Mbledhja ka për qëllim diskutimin e çështjeve të brendshme të Gjykatës, përforcimin e sigurisë së ambienteve gjyqësore, si dhe koordinimin mbi mënyrën e veprimit në pasojat e ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë në vend.

  • Sistemi i drejtësisë në kolaps pa gjyqtarë, Avokatja e Popullit: Shkak ‘fshesa’ e vetting-ut

    Sistemi i drejtësisë në kolaps pa gjyqtarë, Avokatja e Popullit: Shkak ‘fshesa’ e vetting-ut

    Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë funksionaliteti për shkak të mungesës së gjyqtarëve, si pasojë e procesit të vetting-ut.
    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ngriti alarmin se reforma në drejtësi është përqendruar kryesisht te vettingu, i cili ka shkaktuar jo pak problematika në numrin e gjyqtarëve dhe dosje të tëra të mbetura stok, ndërsa komponentët e tjerë të reformës, përfshirë forcimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, kanë mbetur në vendnumëro.
    Ballanca theksoi se boshatisja e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, ka shkaktuar vonesa të rënda në shqyrtimin e çështjeve dhe rrezikon të çojë sistemin në kolaps.
    Erinda Ballanca: Kemi një numër shumë të ulët të gjyqtarëve sepse ne në fakt nuk investojmë aq sa duhet për sistemin gjyqësor. Megjithatë këtë investim që është bërë për reformën në drejtësi. Vetëm një pjesë e reformës ajo e reformimit të gjyqtarëve është procesi i vetëm që është pothuajse drejt fundit, ndërsa proceset e tjera ato të krimit dhe konsolidimit të organeve, ç’është më e rëndësishmja ajo e besimit të qytetarëve dhe eficenca kanë mbetur në vend numëro, madje janë përkeqësuar.
    Blendi Fevziu: Kush është shkaku kryesor.
    Erinda Ballanca: Është vetting-u, shkaku kryesor i boshatisjes së gjykatave. Patëm një kohë ku Gjykata e Lartë ngeli tërësisht e boshatisur, Gjykata Kushtetuese mbeti e boshatisur me një gjyqtar. Në ato vite u grumbulluan dosje, të cilat zunë njëra-tjetrën. Gjykata e Lartë ka nevojë për rritjen e numrit të gjyqtarëve.

  • Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

    Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

    Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.
    “Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare.

    Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë”, ka shkruar Mikael Sjoberg, president i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes E.SH., si dhe shtetasit G. Sh., xhaxhai i autorit, dhe B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

  • Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?

    Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?

    Astrit Kalaja

    TIRANË-Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore.
    Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve:
    Të dashur kolegë,
    Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë.
    Faleminderit për vëmendjen tuaj.
    Me respekt,
    Mikael Sjoberg
    President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.