Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor.
Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më tej përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë.
“Kjo rezolutë,” u shpreh Hoxha, “është një thirrje për reflektim serioz dhe të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.”
Tag: gjyqtarëve
-

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë
-

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, KLGJ merr masa urgjente për sigurinë në gjykata
Një javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar zyrtarisht këtë të hënë, duke miratuar një plan masash për rritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit. Në mbledhjen e datës 10 tetor, KLGJ bëri të ditur se do të ndërmerren hapa konkretë në disa drejtime, duke nisur me analizimin e informacionit të mbledhur nga vetë gjykatat për periudhën 2023–2025, lidhur me administrimin dhe menaxhimin e sigurisë.
Sipas njoftimit, Këshilli do të vlerësojë gjendjen aktuale të pajisjeve të sigurisë në gjykata përfshirë skanerë, detektorë metalesh, kamera dhe mjete të tjera për të standardizuar procedurat dhe për të trajnuar personelin në menaxhimin e situatave të rrezikshme.
Pas analizës së të dhënave, pritet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional që do të adresojë nevojën për ndryshime ligjore dhe nënligjore për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve, personelit mbështetës dhe qytetarëve që frekuentojnë ambientet gjyqësore.
Një tjetër masë e parashikuar është sigurimi i pranisë së efektivëve të specializuar të sigurisë apo të Policisë së Shtetit në gjykata, si dhe miratimi i protokolleve të reja të sigurisë të përshtatura për secilën njësi gjyqësore. Plani përfshin gjithashtu ngritjen e një tjetër grupi pune me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera të drejtësisë dhe të rendit, për të hartuar një qasje të përbashkët mbi sigurinë në të gjithë sistemin gjyqësor.
Në fokus të Këshillit është edhe përmirësimi i infrastrukturës. KLGJ njoftoi se do të kërkojë bashkëpunimin e pushtetit vendor për ndërtimin e tetë godinave të reja për gjykatat e shkallës së parë, si dhe për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Po ashtu, do të kërkohet që godinat ekzistuese dhe ato që do të ndërtohen t’i kalojnë në pronësi KLGJ-së, si pjesë e garantimit të pavarësisë institucionale.
Në fushën ligjore, Këshilli synon të nisë punën për hartimin e propozimeve për ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”. Këto propozime do të hartohen nga grupe pune me përfaqësues nga të gjitha nivelet e gjyqësorit.
Një tjetër aspekt që është vënë në vëmendje është mbrojtja e figurës së gjyqtarëve në hapësirat publike dhe mediatike. KLGJ do të kërkojë bashkëpunimin e AKEP-it dhe AMA-s për të ndaluar gjuhën e papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale dhe mediat online, si dhe për të marrë masa konkrete brenda kompetencave të tyre ligjore.
Në nder të gjyqtarit të vrarë në detyrë, Astrit Kalaja, Këshilli njoftoi se ka nisur procedurat për të emërtuar sallën e amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin e tij. Gjithashtu, është dërguar një propozim pranë institucioneve përkatëse për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut”. -

“Njohje e statusit ‘Dëshmor i Atdheut’”, 260 kolegë kërkesë zyrtare për gjyqtarit shkodran Astrit Kalaja
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.
Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.
Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.
Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
– Përgjegjësi dhe veprim institucional
– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
3. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprimSepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.
Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.
Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
Drejtësia nuk do të ndalet.
Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. /Deklaratë e Mbledhjes së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Gjyqtarëve të Shqipërisë/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Gjyqtarët shpërthejnë në akuza, Sadushi: Politika na sulmon, KLGJ “në gjumë”. Hoxha: Jo gjykata në fjetore
Vrasja në krye të detyrës e Gjyqtarit të Apelit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, vuri në lëvizje 260 toga të zeza të Republikës në një mbledhje të jashtëzakonshme për sigurinë e secilit prej tyre.
Mbledhja, me dyer të mbyllura, nisi me një minutë heshtje në nderim të kolegut të vrarë, ndërsa në fund të saj, anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi, kërkoi dhe vuri theksin në tri momente, mes të cilave njohjen e statusit të të ndjerit, Astrit Kalaja, Dëshmor i Atdheut.
Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore. Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave. Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve. Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor., Albana Boksi, gjyqtare, GJL.Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u tregua i ashpër me politikën, median dhe një sërë aktorësh, që sipas tij kanë kontribuar në zhbërjen e rolit të gjyqësorit, ndërsa vrasjen e gjyqtarit Kalaja e konsideroi vdekje të paralajmëruar.
“Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore“, Sokol Sadushi, Kreu i Gjykatës së Lartë.
Kritika të forta ai pati për qeverinë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, heshtja e të cilit ka ndikuar në thellimin e plagëve të gjykatave.
KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.
Brenda mbledhjes, kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, i quajti injorante deklaratat e Policisë se nuk është përgjegjësi e saj mbrojtja e gjykatësve, ndërsa për mediat mungesën e sigurisë e cilësoi kështu:
“Kemi kërkuar ndërtimin e godinave të reja, të marrë fund vendosja e gjykatave nëpër fjetore apo vende ku trajnohen qentë. Duhet të bëhen ndërtime të reja, të marrë fund ping-pongu me përgjegjësinë me Policinë. Duhet të ndërhyjmë në legjislacion“,Gerd Hoxha, gjyqtar, GJKKO
Edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, tregoi qëllimin e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.
“Do të marrim një vendim në lidhje me kërkesat që kemi për autoritetet përgjegjëse. Shpresojmë të jetë rasti i fundit që ka ndodhur”, Sandër Simoni, Gjyqtar, GJL.
Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja ka shkaktuar reagime të forta dhe është një nga goditjet më të mëdha që ka pësuar gjyqësori në 3 dekada demokraci.
/vizionplus.tv -

Gjyqtarët në deklaratë: Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Forcë të posaçme sigurie në gjykata
PAMJE NGA MBLEDHJA
TIRANË-263 gjyqtarë të Shqipërisë u mblodhën sot pas vrasjes së Astrit Kalasë, duke e cilësuar rastin si një goditje e rëndë për të gjithë sistemin. Në përfundim të mbledhjes gjyqtarët në një deklaratë të përbashkët kërkuan që gjqqtari Asrtit Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’.
Figurat e drejtësisë duke marrë shkas nga ngjaraj e rëndë kërkuan hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave dhe vendosjen e një force të posaçme sigurie në gjykata. Gjyqtarët u ndalën edh enë dy pika të tjera sa i përket organizimit të brendshëm, si dhe kërkuan që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
DEKLARATA:
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë. Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit. Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës. Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore- Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm- Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
– Përgjegjësi dhe veprim institucional
– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
3. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë. Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë. Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
Drejtësia nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. -

“Nuk duam keqardhje…”/ Deklarata e Gjyqtarëve: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor
DEKLARATA E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.
Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri:Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.
Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.
Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës.Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore
– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykataveme skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median.
– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
– Përgjegjësi dhe veprim institucional– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
8. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprimSepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.Drejtësia nuk do të ndalet.Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. -

Gjyqtarët në deklaratë: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor atdheu! Nuk duam keqardhje, por veprim
DEKLARATA E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.
Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri:Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.
Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.
Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës.Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore
– Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.– Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.– Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykataveme skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm– Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.– Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median.
– Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
– Përgjegjësi dhe veprim institucional– Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.– Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.– Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve– Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.– Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
8. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprimSepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.Drejtësia nuk do të ndalet.Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.Top Channel
-

Sokol Sadushi: Politika po na sulmon padrejtësisht, por vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar, ka të drejtën morale të kërkojë llogari
Fjala e Sokol Sadushit, kryetarit të Gjykatës së Lartë në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës-
-“Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit”--“Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë”– theksoi ndër të tjera kryetari i Gjykatës së Lartë.
Fjala e tij e plotë:
Ka çaste në historinë e drejtësisë kur fjala humbet peshën e saj, sepse dhimbja është më e madhe se çdo fjalë.
Sot është një nga ato çaste.
Vrasja e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale. Ajo është një goditje në themel të asaj që përfaqëson drejtësia, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë si njerëz dhe si gjyqtarë. Është një akt që ka tronditur jo vetëm trupën gjyqësore, por edhe shtetin, sepse ndodhi aty ku ligji duhet të jetë më i fortë, në sallën e gjyqit, vendin ku drejtësia merr formë dhe ku qytetari kërkon mbrojtje. Dhe pikërisht aty, ku duhej të mbretëronte ligji, ndodhi e pamendueshmja.
Kjo është një vdekje e paralajmëruar.
Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë.
Kjo nuk është thjesht një klimë mosrespekti, por një fushatë e vazhdueshme goditjeje dhe denigrimi. Zëra të shumtë nga politika partiake e shtetërore, nga media joprofesioniste dhe nga individë që shfaqen si “juristë të shquar” pa pasur as kulturën më të thjeshtë juridike, janë bërë komentues të përditshëm të vendimeve gjyqësore, pa përgjegjësi, pa etikë dhe shpesh pa asnjë dije ligjore minimale. Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Kjo nuk është liri fjale, është deformim publik i drejtësisë. Dhe kur shteti hesht, kur institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit heshtin, kjo heshtje bëhet bashkëfajësi morale.
Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike.
Kjo gjuhë përbuzjeje nuk ndalet këtu. Ajo vazhdon të përhapet në rrjetet sociale, ku deformohet çdo vendim dhe ku shpërthejnë pa asnjë përgjegjësi fyerjet, shpifjet dhe urrejtja ndaj gjyqtarëve. Kështu, gjuha e politizuar është shndërruar në kulturë virtuale linçimi, që ushqen armiqësi ndaj magjistratit dhe helmon perceptimin e publikut për drejtësinë.
Kjo është e papranueshme. Kjo është e pafalshme, sepse nga kjo gjuhë e urrejtjes dhe kjo klimë helmimi, është ushqyer mosbesimi, është nxitur frika dhe në fund është goditur vetë shteti i së drejtës.
Ngjarja tragjike që na ka mbledhur sot është pikërisht pasoja më ekstreme e kësaj atmosfere të helmuar, një ngjarje që duhej parandaluar, sepse ishte paralajmëruar në çdo fyerje, në çdo deklaratë të papërgjegjshme, në çdo sulm publik ndaj një gjyqtari që bën vetëm detyrën e tij.
Por përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut.
Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin.
Shpesh harrojmë se çdo vendim gjyqësor nuk është thjesht një dokument juridik, por një mesazh për shoqërinë mbi forcën dhe seriozitetin e shtetit të së drejtës. Prandaj, përpara se të kërkojmë respekt, duhet të japim shembull. Duhet të kthejmë në standard profesional të përditshëm atë që sot e konsiderojmë virtyt të rrallë: gjykimin në kohë, vendimin e arsyetuar dhe qëndrueshmërinë në jurisprudencë. Ka vend për përmirësim, për reflektim, për përgjegjësi. Vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të fitojë besimin e humbur dhe autoritetin moral që i takon.
Megjithatë, vetëkritika nuk mund të na verbojë përballë realitetit brutal në të cilin jemi lënë të punojmë. Ne e dimë mjaft mirë dallimin mes një opinioni kritik, që është i pranueshëm në një shoqëri demokratike dhe fyerjes apo akuzës personale që synon të delegjitimojë figurën e gjyqtarit. Ai nuk është i pakritikueshëm, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë objekt të përbuzjes publike. Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
Përtej gjithë kësaj, ekziston edhe një tjetër pabarazi, po aq e dhimbshme. Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve, sepse e kërkon vetë roli i tij, sepse heshtja është pjesë e dinjitetit të funksionit gjyqësor. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.
Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim. Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës. Gjyqësori ka nevojë për një zë institucional që të reagojë me dinjitet, maturi dhe forcë, sa herë që cenohen gjyqtarët dhe autoriteti i drejtësisë, sepse kur heshtet përballë padrejtësisë, humbet besimi. Dhe kur humbet besimi, rrënohet vetë drejtësia.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje.
Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur gjyqtari punon pa siguri. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të ketë respekt për drejtësinë kur gjyqtari dhe qytetari hyjnë në të njëjtën derë, presin në të njëjtin korridor dhe zhvillojnë gjyqin në një zyrë pa audio e pa video, në kushte që nuk garantojnë as siguri, as solemnitet, as dinjitet institucional. Këto janë realitetet e dhimbshme të shumë gjykatave në vend. Shihni gjykatat e kryeqytetit, ku me një ngarkesë marramendëse, zhvillohen procese në zyra të ngushta dhe pa masa sigurie. Në rrethe të tjera, godinat janë të amortizuara dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Në këto kushte, gjyqtari nuk është i mbrojtur. Dhe një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur.
Shteti nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka detyrimin ligjor të garantojë kushtet e ushtrimit të funksionit gjyqësor, por prej kohësh ky detyrim është lënë pas dore. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.
Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë.
Kjo ngjarje tragjike nuk duhet të na përkulë. Ajo duhet të na bashkojë. Të na bëjë më të vetëdijshëm, më të fortë dhe më të vendosur për të mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë sistemin që përfaqësojmë. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë siguri, respekt dhe dinjitet në ushtrimin e detyrës sonë. Kërkojmë që gjyqtari të mos ndihet i braktisur, i përbuzur apo i kërcënuar. Sepse një drejtësi e frikësuar është një drejtësi e paralizuar. Ky është momenti për të vepruar.
Të mos mjaftohemi më me fjalë, por të ndërmarrim hapa të dukshëm dhe të matshëm. Të krijojmë një Platformë Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore, ku të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarëve.
Për këtë qëllim, të ngrihet një Grup Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.
Ajo duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjentedhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve. Të kërkojmë nga organet përkatëse miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor. Të hartojmë Deklaratën e Solidaritetit të Gjyqtarëve të Republikës, që të shprehë publikisht unitetin tonë moral dhe profesional. Të vendosim një standard të ri të reagimit institucional, që asnjë akt dhune, kërcënimi apo fyerjeje ndaj gjyqtarëve të mos kalojë më pa reagim të përbashkët dhe të qartë nga gjyqësori. Këto nuk janë thjesht qëllime, janë angazhime konkrete për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të drejtësisë shqiptare.
Sot, në këtë sallë, drejtësia shqiptare nuk qan, ajo reflekton, ajo ngrihet. Ne flasim në emër të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për t’u ankuar, por për të dëshmuar se drejtësia ka zemër që rreh dhe zë që flet me dinjitet. Gjyqtari shqiptar nuk kërkon mëshirë, ai kërkon respekt. Nuk kërkon privilegj, por kushtet për të mbrojtur ligjin. Nuk kërkon as duartrokitje, por sigurinë që i takon një njeriu që mbron të tjerët. Ne nuk do të dorëzohen përballë frikës. Nuk do të heshtim përballë padrejtësisë. Ne do të qëndrojmë, me dinjitet, me kurajë, me besim.
Le të jetë kjo mbledhje kthesa morale e gjyqësorit shqiptar. Le të jetë ky momenti kur heshtja kthehet në zë, kur frika kthehet në forcë, dhe kur dhimbja kthehet në angazhim për një drejtësi më të sigurt, më të drejtë, më njerëzore.
Në nder të kolegut tonë dhe në emër të çdo gjyqtari të Republikës, ne bëjmë sot një zotim solemn: të mos përkulemi, të mos dorëzohemi dhe të mos harrojmë kurrë se drejtësia është forca që mban gjallë shtetin, dinjitetin dhe shpresën e këtij vendi.
Dhe në emër të tyre, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, dua të them qartë dhe pa ekuivok: Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën. Asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
Ky është angazhimi ynë moral dhe profesional. Ky është misioni ynë përpara qytetarëve dhe përpara historisë. Ju faleminderit! -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Dvorani: Të ngrihet një infrastrukturë tërësisht e re gjyqësore
Një vrasje të paralajmëruar e konsideroi kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, Sadushi deklaroi se vrasja e gjyqtarit Kalaja është goditje në themel e drejtësisë.
Sipas tij, nuk mund të ketë shtet të së drejtës, drejtësi të pavarur dhe dinjitet institucional përsa kohë nuk garantohet siguria e gjyqtarëve.
Nga ana e tij gjyqtari Ardian Dvorani ndërsa dënoi ngjarjen tragjike si një tronditje të besimit në digurinë e institucioneve të drejtësisë, vuri theksin te nevoja për ndërtimin e një plani institucional për ngritjen e një infrastrukture tërësisht të re gjyqësore dhe një protokolli të unifikur e funksional reagimi të menjëhershëm ndaj akteve të dhunës e kërcënimeve ndaj gjyqtarëve.
“Mungesa e kapaciteteve fizike dhe organizative të përshtatshme, vonesat në përmirësimin e kushteve të punës, mungesa e burimeve financiare dhe atyre njerëzore, sidomos e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për funksionimin normal të kësaj gjykate. Është koha të ndërtojmë një plan institucional për ngritjen e një infrastrukture tërësisht të re gjyqësore, duke e parë sigurinë jo si një shpenzim, por si një investim për drejtësinë dhe për jetën.
Së dyti, nevojitet një protokoll i unifikuar dhe funksional reagimi të menjëhershëm ndaj çdo akti dhune apo kërcënimi ndaj gjyqtarëve dhe familjeve të tyre. Ky është një detyrim institucional që kërkon bashkërendim mes Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Eshtë e domosdoshme të krijohen mekanizma të posaçme si: trajnime për sigurinë personale, mbrojtja e të dhënave personale të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre nga publikimi në internet, si dhe sigurimi i burimeve të qëndrueshme buxhetore për sigurinë fizike dhe digjitale”, deklaroi Dvorani në fjalën e tij.
Po ashtu, ai nënvizoi se një gjyqësor i pasigurt, i pambrojtur dhe i pavlerësuar, sjell pashmangshymërisht dobërimin e shtetit dhe rendit kushtetues, si një prej tri nga shtyllat themelore të shtetit të së drejtës.
Dvorani vuri theksin gjithashtu dhe te gjuha e urrejtjes, duke e konsideruar si një plagë e cila duhet të ndalohet në mënyrë të menjëhershme. Ai shtoi se kjo gjuhë urrejtje ushtrohet shprsh ndaj gjyqtarëve, qoftë nga përfaqësues të pushteteve të tjera, qoftë nga zëra publikë apo qytetarë të nxitur nga mosbesimi.
“Kërkohet një reagim i menjëhershëm dhe i përgjegjshëm nga të gjitha pushtetet – ekzekutivi, legjislativi dhe organet e drejtësisë – për të siguruar kushte dinjitoze për ushtrimin e detyrës, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjyqtarëve në çdo nivel.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm sot përballet me mungesën totale të infrastrukturës dhe kushteve të punës që nuk tejkalojnë as pragun minimal të standardeve europiane. Këto çështje ende të pazgjidhura, si dhe trajtimi social i gjyqtarëve kërkojnë zgjidhje urgjente, jo thjesht diskutim periodik”, theksoi ai.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës vjen tri ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit pas dhënies së një vendimi për një çështje pronësie. -

Përfundon mbledhja e gjyqtarëve/ Diskutime për sigurinë e togave të zeza pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Pas ngjarjes së rëndë u mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët e të gjitha niveleve u mlbodhën në një takim, të thirrur nga kreu i Gjykatës së Lartë për të diskutuar për masat e sigurisë nëpër gjykata.
Mbledhja e gjyqtarëve u zhvillua në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja. Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër.