Tag: gjyqtarëve

  • Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

    Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

    Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve. Sipas njoftimit të shoqatës, nënkryetar është zgjedhur Ardit Kuka, ndërsa Valjona Haxhiraj është zgjedhur Sekretare e Shoqatës.
    Njoftimi i Plotë:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, (31 tetor), mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:
    1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;
    2.  Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;
    3.  Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;
    4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;
    5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.
     

  • Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve zgjedh kryesinë e re, ja kush u emërua kryetar

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve zgjedh kryesinë e re, ja kush u emërua kryetar

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, (31 tetor), mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj.
    Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:
    1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;
    2.  Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;
    3.  Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;
    4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;
    5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.

  • Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

    Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

    Një tension i dukshëm u shfaq sot në sistemin e drejtësisë gjatë ceremonisë së betimit të 42 gjyqtarëve të rinj.
    Ceremonia u zhvillua nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, por mes të ftuarve mungonte kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
    Sadushi ka konfirmuar në një postim publik se nuk është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj.
    “Të dashur magjistratë të rinj, në këtë ditë të shënuar për karrierën tuaj dhe për sistemin e drejtësisë, ju uroj suksese, përkushtim dhe ndershmëri në misionin që nisni.
    Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar mes jush, ndjej të njëjtin gëzim e respekt për këtë moment solemn që shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe ndaj ligjit dhe qytetarëve.
    Uroj që në të ardhmen, ngjarje të tilla të rëndësishme të pasqyrojnë gjithmonë pjekurinë, bashkërendimin dhe respektin që i detyrohemi drejtësisë.
    Me respekt, Sokol SADUSHI”, shkruhet në postimin e Sadushit.
     

  • “Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, Bushkolaj paralajmëron: Reforma në drejtësi ka lejuar fuqizimin e..

    “Shqipëria rrezikon të bëhet një “narkoshtet”, Bushkolaj paralajmëron: Reforma në drejtësi ka lejuar fuqizimin e..

    Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ngriti sot shqetësime lidhur me mungesën e zgjidhjeve praktike për strehimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe lidhjet financuese të disa ndërtimeve me krimin e organizuar.
    Në fjalën e tij, Bushkolaj vuri në dukje se nuk është vetëm ministri që ka artikuluar çështjen e godinave të reja, por se tema u përmend edhe gjatë mbledhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve më 9 tetor. Ai tha se shqetësimi më i madh është ndërtimi i godinave të reja dhe qëndrimi se zgjidhjet ekzistuese nuk po merren parasysh.Gazetari pyeti pse nga kulla të sekuestruara nga puna e SPAK dhe prokurorisë nuk do të përdoret njëra prej tyre për të akomoduar institucionet e reja të drejtësisë, duke argumentuar se ka indikacione të qarta se shumë prej këtyre objekteve kanë burime financimi nga krimi i organizuar. Ai propozuar që sekuestrimi i një kulle të shndërrohej në “pallat drejtësie”, çka sipas tij do t’u kursente qytetarëve miliona euro që do të shpenzoheshin për projekte të tjera rinovimi të institucioneve.
    Bushkolaj theksoi se sistemi përballet me sfida serioze: rreth 150 mijë dosje dhe rreziku për gjyqtarë që vriten në sallat e gjyqit për shkak të mungesës së elementeve kryesore të sigurisë. Ai nxori në pah edhe problematikën e korrupsionit në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve e deri te institucionet qendrore të drejtësisë.
    Duke iu referuar mesazheve të dikurshme të McGonigal dhe fotove me figura politike, Bushkolaj tha se nuk beson se reforma në drejtësi ka pasur vetëm qëllime administrative si shkarkimi apo emërimi i gjyqtarëve, por se ajo lidhet me ndryshimet që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në vend. Ai paralajmëroi se pa një drejtësi të reformuar si duhet, Shqipëria riskon të mbetet e ekspozuar si një vend me tiparet e një “narkoshteti”.
    Gazetari vijoi duke theksuar se partnerët ndërkombëtarë kanë ekspozuar lidhjet e krimit me politikën, por se deri tani këto lidhje janë amnistuar nga drejtësia, çka sipas tij kërkon një reagim dhe zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
    Bushkolaj:
    Nuk është vetëm ministri Lamallari që në postin e ministrit të Drejtësisë e ka artikuluar çështjen e godinave të reja, edhe më 9 tetor kur u bë mbledhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shqetësimi më madhor ishte ndërtimi i godinave të reja.
    Një pyetje që fare thjeshtë shtrohet: nga këto kulla që janë sekuestruar nga puna e SPAK dhe nga puna e prokurorisë, pse nuk përdoret një nga këto kulla për institucionet e reja të drejtësisë? Pasi ka indikacione të qarta që shumë prej tyre kanë burim financimi krimin e organizuar.Sekuestrimi i një kulle dhe le ta bëjmë pallat drejtësie dhe t’u kursejmë qytetarëve shqiptarë miliona euro që do të shkojnë për këto projekte të rijetëzimit të institucioneve të drejtësisë.
    Ne po flasim për 150 mijë dosje, ne po flasim për gjyqtarë që po vriten në sallën e gjyqit për shkak se mungojnë elementët kryesorë të sigurisë, pa folur pastaj për korrupsionin në nivelet e prokurorëve, nga prokurori i rretheve deri në të gjitha institucionet e drejtësisë.Po sot shtrohet një pyetje e thjeshtë fare: kur McGonigal i dërgonte foto me Ramën mikut të tij dhe i thoshte “çfarë ndryshimesh të reja mund të na ofrojë reforma në drejtësi”, unë nuk besoj se ka qenë vetëm për heqjen e disa gjyqtarëve apo futjen e disa gjyqtarëve në disa pika kyçe të drejtësisë së re.Unë besoj se lidhet me atë se çfarë ka ndodhur 10 vitet e fundit në Shqipëri. Nëse ne sot jemi një vend që gjerësisht artikulohet në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe nga ajo që ne konstatojmë këtu, një vend me tiparet e narkoshtetit, kjo nuk do të ishte e mundur pa drejtësinë e re.
    Se çfarë ndodh, është kjo drejtësia e re që e ka lejuar fuqizimin e grupeve kriminale në këtë vend.Janë përgjigjet e partnerëve ndërkombëtarë që këtu ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, por janë lidhje që deri tani janë amnistuar nga drejtësia.

  • Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

    Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

    Pas publikimit të fakteve mbi procesi e përzgjedhjes së anëtarit të ri të Kushtetueses që ndritën dyshime mbi respektimin e vullnetit të votës së gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, këtë të hënë heshtja u thye nga kryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi.

    I pyetur nga Top Channel se si mund të prevalojë një Komision Teknik i përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore mbi votën e gjyqtarëve Sadushi zgjedh të citojë ligjin.
    “Nuk vendosin sekretaret, e vendos ligji, jo vetëm në gjykatën e lartë po në secilën gjykatë”, shprehet ai.
    Ndërsa për sa i përket faktit se në dokumentin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, procesverbali I zbardhur nuk përputhet me audion ku fjala e gjyqtarëve nuk ishte pasqyruar, Sadushi thotë se në atë moment fjala ishte e komisionit.
    Por siç ka raportuar dhe më herët Top Channel Në procesverbal shihet mungesa e zbardhjes së plotë të audios me zërat kundërshtues të gjyqtarëve që nuk pranojnë vlerësimin si të pavlefshëm në fletën e votimit për kandidaten më të votuar, Naureda Llagamin. Nuk është pasqyruar as ndërhyrja e kryetarit e Sokol Sadushi që i mbyti zërat dhe ju dha të drejtën e vlerësimit sekretarëve.
    Audiopërgjimi:
    Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”
    Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”
    Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”
    (Zhurmë)
    Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”
    Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”
    Top Channel e pyeti kreun e Gjykatës së Lartë nëse kjo praktikë e ndjekur në këtë rast ishte realizuar edhe më parë nga kjo gjykatë, por si përgjigje mori këtë reagim.

    Top Channel

  • KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

    Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistratëve të rinj të diplomuar pranë Shkollës së Magjistraturës, pavarësisht mungesës së gjyqtarëve në sistem dhe stokut të çështjeve të prapambetura që sa vjen e rritet.
    Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk ka bërë ende të mundur shpërndarjen e tyre nëpër gjykata, ndërkohë që aktualisht ekzistojnë 99 vende vakante në sistemin gjyqësor.
    “Është terr informativ,” i tha BIRN njëri prej magjistratëve të sapodiplomuar në kushtet e anonimatit. Një magjistrat i dytë pohoi gjithashtu, pa dashur që t’i publikohej emri, se ishte i shqetësuar për moscaktimin e tij në detyrë.
    Magjistratët pretenduan se Këshilli i Lartë Gjyqësor po vepron në kundërshtim me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke mos reflektuar mbi shkeljet e viteve të kaluara për të njëjtin problem.
    Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” përcakton si afat një mujor për Këshillat që të emërojnë në detyrë çdo person që është në listën e të diplomuarve dhe që përmbush kriteret për t’u emëruar.
    Ndërkohë, neni 39 i të njëjtit ligj detyron KLGJ-në që të shpallë vendet e lira brenda muajit qershor të çdo viti, ndërkohë që magjistratët kanë dy javë kohë për të zgjedhur tri gjykata si preferenca të tyre. Në pikën 2 të këtij neni, parashikohet se, brenda muajit korrik të çdo viti, secili Këshill publikon vendimet e tij për caktimin e të emëruarve në pozicionet e lira për magjistratët.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha BIRN se i kishte emëruar magjistratët brenda afatit të parashikuar nga ligji, por caktimi i tyre nëpër gjykata do të duhet të presë procedurat e transferimit paralel dhe të ngritjes në detyre të gjyqtarëve aktualë.
    “Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave, Këshilli mund të shpallë vendet e lira për të emëruarit. Aktualisht, Këshilli ka përmbyllur me sukses një sërë procedurash dhe është ende në proces të disa të tjerave, duke mos e konsideruar ende të përfunduar këtë proces,” deklaroi KLGJ.
    Sipas Këshillit, menjëherë me krijimin e vendeve vakante, në mbështetje me përcaktimet ligjore, do të shpallen vendet e lira për të emëruarit. Po ashtu, KLGj bëri me dije se magjistratëve të diplomuar u ka njohur të drejtën e pagesës në vitet e mëparshme.
    Versioni i KLGJ-së mbështet dhe nga grupimet vullnetare të gjyqtarëve.
    Kryetari në detyrë i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, gjyqtari Engert Pëllumbi i tha BIRN se, nga informacionet që ka pasur nga KLGj lidhur me mosaktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, ka marë dijeni se procedura e caktimit të tyre është në përfundim dhe se pritet të realizohet brenda kësaj jave.
    Sipas Pëllumbit, kjo situatë nuk është mungese vullneti, por vjen si rrjedhojë e burokracisë procedurale nga aktet ligjore dhe nënligjore, duke qenë se caktimi në pozicion i magjistratëve vjen i fundit në radhë, pas ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele të gjyqtarëve që janë tashmë pjesë e sistemit.
    “Pra, caktimi bëhet duke pasur në konsideratë vendet e lira që krijohen pas ngritjeve në detyrë dhe transferimeve paralele. Duhet mbajtur parasysh që jemi ende në një situatë anormale, kur duhen plotësuar gjykatat e Apelit dhe gjykata e kryeqytetit e ato të rretheve afër, dhe më pas, vendet që mbeten u ofrohen magjistratëve të rinj,” tha Pëllumbi.
    Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha i tha BIRN se Unioni ka kohë që e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe ka ndarë përditë shqetësimin me magjistratët e rinj dhe me anëtarët e KLGj-së. “Në dijeninë tonë, KLGj do procedojë sa më shpejt të jetë e mundur me emërimin përfundimtar të tyre, brenda këtij muaji, por kjo është e lidhur me lëvizjet paralele, të cilat për shkak të ligjit, kërkojnë kohën e tyre,” tha Hoxha.
    Hoxha nënvizoi se del si kërkesë emergjente, ndryshimi i ligjit për statusin e magjistratëve, që sipas tij, parashikon rregulla ngadalësuese për lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë të tyre.
    Vakanca dhe stoqe
    Procesi i vetingut nxorri jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve. Për rrjedhojë, në gjykata u krijuan vakanca të shumta që vijojnë të mbeten të paplotësuara prej vitesh.
    Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga KLGj, struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë. Organika faktike aktuale rezulton të ketë 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265.
    Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Aktualisht në këtë gjykatë janë të emëruar 33 gjyqtarë, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 31. Plotësimi i 45 vakancave që gjenden vetëm në këtë gjykatë përmes ngritjes në detyrë, do të mundësonte krijimin e vendeve të lira të mjaftueshme në gjykatat e Shkallës së Parë për caktimin e 42 magjistratëve të rinj.
    Bazuar në të dhënat e KLGJ-së, në gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, pa përfshirë gjykatat e karrierës, rezultojnë aktualisht 21 vakanca.
    Ndërkohë, të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu një rritje të numrit të çështjeve të mbetura stok. Nga 137,101 çështje që kanë qenë në pritje më 1 janar 2024, numri i tyre u rrit në 141,262 çështje më 30 shtator 2025. Situata është më dramatike në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku numri i çështjeve që pritet të shqyrtohen i ka kaluar 45 mijë.
    /reporter.al/

  • Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve thirrje qeverisë shqiptarë: Ndaloni sulmet ndaj drejtësisë

    Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve thirrje qeverisë shqiptarë: Ndaloni sulmet ndaj drejtësisë

    astrit kalaja

    TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor. EAJ i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë kritikat dhe sulmet ndaj gjyqtarëve.
    Në një rezolutë të miratuar në mbledhjen e saj në Baku, EAJ dënon ashpër këtë akt tronditës dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit.
    Shoqata thekson se vrasja ndodhi në një kontekst shqetësues për drejtësinë në Shqipëri, ku sistemi gjyqësor është i dobësuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve pas procesit të vettingut, ndërsa gjyqtarët janë bërë objekt i sulmeve publike nga figura të larta politike. Këto sulme përfshijnë fyerje personale, denigrim në media dhe publikimin e fotove të gjyqtarëve në rrjetet sociale.
    REZOLUTË mbi situatën aktuale në Shqipëri
    1. Në mbledhjen e saj të mbajtur në Baku më 14 tetor 2025, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) u informua nga anëtari, Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve, për vrasjen e fundit të një gjyqtari në Gjykatën e Apelit në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje ndërsa po shpallte një vendim gjyqësor. Delegatët e pranishëm u tronditën thellë nga kjo ngjarje dhe shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit.
    2. Delegatët gjithashtu u shprehën jashtëzakonisht të shqetësuar për rrethanat në të cilat ndodhi ky akt tragjik. Përveç faktit që sistemi gjyqësor është nën presion si pasojë e mungesës së gjyqtarëve pas procedurave të rivlerësimit (vetingut), gjyqtarët janë bërë së fundmi objekt i sulmeve publike fyese në media nga figura të larta politike.
    Këto sulme kanë shkuar deri në veçimin e gjyqtarëve individualë për fyerje dhe denigrim personal, përfshirë publikimin e fotografive të tyre në llogari të mediave sociale. Thirrjet e përsëritura të Unionit Shqiptar të Gjyqtarëve dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i dhënë fund këtyre sulmeve publike ndaj anëtarëve të gjyqësorit nuk janë marrë parasysh, dhe si pasojë besimi i publikut në sistemin gjyqësor vazhdon të dëmtohet, ndërsa gjyqtarët detyrohen të punojnë në një mjedis armiqësor publik.
    3. Papranueshmëria e një sjelljeje të tillë është e vetëkuptueshme. Standardet evropiane janë të qarta:
    (i) “Ndërsa kritika objektive ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është e lejueshme, nuk është e pranueshme që pushtetet e tjera të shtetit të kritikojnë gjyqësorin në një mënyrë që minon pavarësinë e tij, autoritetin gjyqësor ose besimin publik në gjyqësor, dhe që nxit mosbindje apo edhe dhunë ndaj gjyqtarëve.” (ii) “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të ofrojnë çdo mbrojtje të nevojshme dhe të mjaftueshme kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose nga frikësime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit.”
    4. Për rrjedhojë, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë: * të garantojë respektimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit; * të ndalojë kritikat e pajustifikuara, si dhe kërcënimet dhe sulmet ndaj gjyqtarëve; dhe * të ndërmarrë masa efektive për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve.

  • “Qeveria shqiptare të marrë masa për të garantuar sigurinë…”/ Vrasja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutë

    “Qeveria shqiptare të marrë masa për të garantuar sigurinë…”/ Vrasja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutë

    Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka miratuar një rezolutë ku i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve. Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga dy gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor që po mbahet në Baku nga datat 11-17 tetor.
    Në rezolutë thuhet se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të sigurojë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e gjyqtarëve kur rrezikohen nga sulme fizike apo kërcënime.
    “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit”, thuhet në rezolutë.
    Më tej në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë që të ndalen kritikat ndaj gjyqtarëve, referuar këtu edhe postimeve të kryeministrit Rama që ka shprehur jo pak kritika për vendimet për lirimin e hapësirave publike.
    Ndërkohë, në një reagim nga Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë thihet se kjo rezolutë është një mbështetje efortë për të gjithë gjyqtarët dhe punonjësit e drejtësisë, për të çuar para përkushtimin për dhënien e drejtësisë.
    “Kjo rezolutë është shenje e respektit të lartë për kolegun tonë të ndjerë Z.Astrit Kalaja dhe gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe gjithë punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më para përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë!
    Kjo rezolutë është një thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klime normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur”, thuhet në reagimin e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, menjëherë sapo dha vendimin për një konflikt për çështje pronësie. Autori i vrasjes është 30-vjeçariElvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh.
    Rezoluta e plotë e Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve
    Në mbledhjen e saj në Baku më 14 tetor 2025, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (“EAJ”) u informua nga anëtari i saj, Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve, për vrasjen e fundit të një gjyqtari në një gjykatë apeli në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë ndërsa po shpallte një vendim. Delegatët e pranishëm u tronditën nga ky lajm dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit.
    Delegatët shprehën gjithashtu shqetësim të thellë kur mësuan rrethanat në të cilat ndodhi ky akt. Përveç faktit që sistemi gjyqësor është nën presion për shkak të mungesës së gjyqtarëve si rezultat i procesit të rivlerësimit (vetingut), gjyqtarët kanë qenë së fundmi objekt i sulmeve publike abuzuese në media nga figura të larta politike. Këto sulme kanë shkuar deri në identifikimin dhe ofendimin e gjyqtarëve individualë, përfshirë publikimin e fotografive të tyre në rrjete sociale. Thirrjet e përsëritura të Unionit Shqiptar të Gjyqtarëve dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i dhënë fund këtyre sulmeve publike ndaj anëtarëve të gjyqësorit janë injoruar, dhe për pasojë, besimi i publikut në sistemin gjyqësor vazhdon të gërryhet, ndërsa gjyqtarët detyrohen të punojnë në një mjedis armiqësor nga ana e opinionit publik.
    E papranueshmëria e një sjelljeje të tillë është e vetëkuptueshme. Standardet evropiane janë të qarta:
    (i) “Ndërsa kritika objektive ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është e lejueshme, nuk është e pranueshme që pushtetet e tjera në shtet të kritikojnë gjyqësorin në një mënyrë që minon pavarësinë, autoritetin gjyqësor ose besimin e publikut te gjyqësori dhe që nxit mosbindje apo edhe dhunë ndaj gjyqtarëve.”
    (ii) “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit.”
    Prandaj, EAJ i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë:
    • të garantojë respektimin e pavarësisë gjyqësore;
    • të ndalojë kritikat e pajustifikuara, kërcënimet dhe sulmet ndaj gjyqtarëve; dhe
    • të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutën në mbështetje të gjyqtarëve

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutën në mbështetje të gjyqtarëve

    Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit në Tiranë.

    Përmes kësaj rezolute, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.
    Në rezolutë thuhet se “pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit”.
    “Kjo rezolutë është shenje e respektit të lartë për kolegun tonë të ndjerë Z.Astrit Kalaja dhe gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe gjithë punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më para përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë!
    Kjo rezolutë është një thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klime normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
    Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga dy gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor që po mbahet në Baku nga datat 11-17 tetor.
    Rezoluta e plotë:
    Në mbledhjen e saj në Baku më 14 tetor 2025, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (“EAJ”) u informua nga anëtari i saj, Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve, për vrasjen e fundit të një gjyqtari në një gjykatë apeli në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë ndërsa po shpallte një vendim. Delegatët e pranishëm u tronditën nga ky lajm dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit.
    Delegatët shprehën gjithashtu shqetësim të thellë kur mësuan rrethanat në të cilat ndodhi ky akt. Përveç faktit që sistemi gjyqësor është nën presion për shkak të mungesës së gjyqtarëve si rezultat i procesit të rivlerësimit (vetingut), gjyqtarët kanë qenë së fundmi objekt i sulmeve publike abuzuese në media nga figura të larta politike.
    Këto sulme kanë shkuar deri në identifikimin dhe ofendimin e gjyqtarëve individualë, përfshirë publikimin e fotografive të tyre në rrjete sociale. Thirrjet e përsëritura të Unionit Shqiptar të Gjyqtarëve dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i dhënë fund këtyre sulmeve publike ndaj anëtarëve të gjyqësorit janë injoruar, dhe për pasojë, besimi i publikut në sistemin gjyqësor vazhdon të gërryhet, ndërsa gjyqtarët detyrohen të punojnë në një mjedis armiqësor nga ana e opinionit publik.
    E papranueshmëria e një sjelljeje të tillë është e vetëkuptueshme. Standardet evropiane janë të qarta:(i) “Ndërsa kritika objektive ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është e lejueshme, nuk është e pranueshme që pushtetet e tjera në shtet të kritikojnë gjyqësorin në një mënyrë që minon pavarësinë, autoritetin gjyqësor ose besimin e publikut te gjyqësori dhe që nxit mosbindje apo edhe dhunë ndaj gjyqtarëve.”(ii) “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit.”
    Prandaj, EAJ i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë:• të garantojë respektimin e pavarësisë gjyqësore;• të ndalojë kritikat e pajustifikuara, kërcënimet dhe sulmet ndaj gjyqtarëve; dhe• të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.

    Top Channel