Tag: gjyqtarëve

  • “Lejuan ndërtime pa leje”/ Rama “shpërthen” sërish ndaj gjyqtarëve: Injorantë dhe të korruptuar

    “Lejuan ndërtime pa leje”/ Rama “shpërthen” sërish ndaj gjyqtarëve: Injorantë dhe të korruptuar

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ‘kritikat’ ndaj gjyqtarëve, teksa fliste për marrëveshjet pronar-ndërtues dhe hapësirat publike, ndërtimet dhe çështjet e pronave. Kreu i qeverisë theksoi se shumë probleme ndodhin për shkak të gjyqtarëve, duke i quajtur injorantë ose të korruptuar. Rama pranoi se i është dashur të tregojë me gisht dhe emër ndonjë gjyqtar që kishte lejuar në kundërshtim me ligjin ndërtime pa leje, duke sqaruar se ka qenë e nevojshme për qytetarët.
    “Duhet të jesh injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh të tjerëve atë që u takon, qoftë edhe nëse e kanë pronën e tuaj, t’ua japësh atyre që ndërtojnë, në kurriz të një komuniteti. Unë e di se çdo të thotë që kryeministri apo funksionar i lartë të tregojë me gisht një gjyqtar dhe të thotë se ka bërë akt armiqësor ndaj një komuniteti. Unë e di këtë, por nga ana tjetër aty ndërtohet një lokal, që zë rrugën e qytetarëve, fëmijëve që shkojnë në shkollë apo pensionistëve, e ku ai lokali atje nuk prishet se gjykatësi x apo y, apo një zyrtar, i ka dhënë të drejtë atij që të ndërtojë aty. Por ai s’ka të drejtë ta shfrytëzojë sepse s’ka leje ndërtimi, pavarësisht atyre pseudolejeve të përkohshme që mund të ketë lëshuar bashkia apo administrata”, tha kryeministri Rama.

  • Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve

    Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve

    Në Poloni, sistemi gjyqësor duhet të rifitojë pavarësinë. Presidenti i krahut të djathtë nacional Nawrocki kundërshton përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim. Ai ka refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve.

    Presidenti i krahut të djathtë nacionali PolonisëKarol Nawrocki ka bllokuar emërimin e 46 gjyqtarëve duke mos dhënë pëlqimin e tij.
    Në një postim në X, ai akuzoi juristët e emëruar nga qeveria liberale se po vënë në pikëpyetje sistemin ligjor dhe kushtetues polak dhe se po i kushtojnë vëmendje “këshillave të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. “Nëse emërimi është prerogativë e Presidentit, ai gjithashtu mund ta refuzojë atë”, shkroi Nawrocki.
    Arsyeja për refuzimin e tij është konflikti me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek. Žureku po përpiqet të përmbysë ndryshimet në sistemin gjyqësor polak të prezantuara nga qeveria e mëparshme e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS). Gjatë mandatit të tij, një Këshill i ri Kombëtar i Gjyqësorit emëroi më shumë se 3000 gjyqtarë politikisht besnikë.
    Prandaj, Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) ishte përfshirë në një konflikt të përhershëm me Bashkimin Evropian, pasi Brukseli konsideronte se pavarësia e gjyqësorit po rrezikohej. BE i kishte vënë vazhdimisht kushte Polonisë për të garantuar këtë pavarësi. Nawrocki, kritik i BE-së, nuk është anëtar i PiS, por i pavarur, megjithatë kundërshton reformën e PiS.
    Kritika të ashpra nga qeveria
    Në emër të qeverisë, zëdhënësi Adam Szlapka deklaroi se, me refuzimin e tij, Nawrocki po tejkalonte autoritetin e tij. Ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese Polake, Andrzej Zoll, shpjegoi gjithashtu se emërimi i gjyqtarëve nga kreu i shtetit është një formalitet. Ai nuk ka të drejtë të shqyrtojë emërimet, tha Zoll për portalin e lajmeve Onet.
    Ministri i Drejtësisë Žurek reagoi gjithashtu: “Deklaratat e Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk janë shenjë e mirë dhe sugjerojnë se Presidenti dëshiron të marrë pushtetin që nuk i përket atij.”/Dw

    Top Channel

  • “Presidenti që ndau drejtësinë: Nawrocki përballë 46 gjyqtarëve”

    “Presidenti që ndau drejtësinë: Nawrocki përballë 46 gjyqtarëve”

    Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 11:01
    Sistemi gjyqësor në Poloni përballet me tensione të reja, pas vendimit të Presidentit Karol Nawrocki për të refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve të propozuar nga qeveria liberale.
    Në një postim në platformën X, Nawrocki akuzoi juristët e propozuar se po minojnë sistemin ligjor dhe kushtetues të vendit, duke ndjekur “këshilla të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. Ai theksoi se emërimi është një prerogativë presidenciale, ndaj ka të drejtë ta refuzojë.

    Ky vendim vjen në kontekstin e një konflikti të hapur me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek, i cili po përpiqet të përmbysë reformat e sistemit gjyqësor të prezantuara nga ish-qeveria e krahut të djathtë, Ligj dhe Drejtësi (PiS). Gjatë mandatit të saj, një Këshill i ri Kombëtar i Gjyqësorit kishte emëruar mbi 3000 gjyqtarë të konsideruar politikisht të afërt me PiS.

    Reformat e PiS kanë qenë objekt i kritikave të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian, i cili ka paralajmëruar se pavarësia e gjyqësorit në Poloni është në rrezik. Nawrocki, megjithëse i pavarur dhe jo anëtar i PiS, është kritik i BE-së dhe kundërshton reformën e propozuar nga PiS.

    Zëdhënësi i qeverisë, Adam Szlapka, deklaroi se Nawrocki po tejkalon kompetencat e tij me këtë refuzim. Ndërkohë, ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Andrzej Zoll, e cilësoi emërimin e gjyqtarëve nga kreu i shtetit si një formalitet, duke theksuar se presidenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë përzgjedhjet.
    Ministri Žurek reagoi duke thënë: “Deklaratat e Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk janë shenjë e mirë dhe sugjerojnë se Presidenti dëshiron të marrë pushtetin që nuk i përket atij.”

  • Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit

    Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar publikisht në mbrojtje të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, pas një vale akuzash që qarkulluan në media, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë u kritikuan se kishin shpërfillur informacione që e lidhin Vokshin me agjenci inteligjente. Në deklaratën zyrtare, Shoqata i cilëson këto publikime si “sulme personale” dhe “denigrime” që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe reputacionin e magjistratit. “Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit. Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike.
    Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cenimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve. Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik. Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi. Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë”, thuhet në deklaratë.
    Vetë Asim Vokshi ka mohuar çdo akuzë përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka deklaruar se përpara se të vlerësonte kandidaturën e tij për Gjykatën Kushtetuese, janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe informacioni është shpërndarë tek të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sulmet ndaj Vokshit po bëhen nga Top Channel, media kombëtare e cila mbështet Nureda Llagamin, e cila nuk u emërua dot nga Gjykata e Lartë si anëtare e Kushtetueses. Por duket se lufta e saja ka shkuar në një tjetër nivel, duke përdorur një televizion kombëtar për të shkuar te denigrime personale.
     

  • Shoqata e gjyqtarëve i del në mbrojtje Asim Vokshit: Sulmet ndaj tij janë shndërruar në denigrime personale

    Shoqata e gjyqtarëve i del në mbrojtje Asim Vokshit: Sulmet ndaj tij janë shndërruar në denigrime personale

    ASIM VOKSHI

    TIRANË- Shoqata e Gjyqtarëve i ka quajtur të papranueshme sulmet e nxitura së fundi në drejtim të anëtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi. Duket iu referuar lajmeve në Top Channel, që e cilësojnë zgjedhjen e Vokshit në shkelje të ligjit, duke aluduar se ai ka qenë agjent i shërbimeve inteligjente, Shoqata thotë se sulme të tilla kalojnë çdo kufi të kritikës dhe lirisë së medias.
    Reagimi i plotë:
    Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
    Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.
    Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.
    Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.
    Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.
    Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë.

  • Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Metën/ Në burg prej 1 viti, kërkesa e ish-presidentit ‘shkon’ në seancë plenare

    Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Metën/ Në burg prej 1 viti, kërkesa e ish-presidentit ‘shkon’ në seancë plenare

    Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej rreth një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues.
    Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura e cila sapo ka përfunduar.
    Raportohet se  seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin Veliaj dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.

  • Ja emrat e gjyqtarëve kushtetues që votuan pro Veliajt

    Ja emrat e gjyqtarëve kushtetues që votuan pro Veliajt

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Erion Veliaj fitoi në Kushtetuese, ja si u ndan votat e gjyqtarëve

    Erion Veliaj fitoi në Kushtetuese, ja si u ndan votat e gjyqtarëve

    Erion Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kështu vendosi Gjykata Kushtetuese këtë të hënë.
    Vizion Plus mëson se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve, ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
    Gjyqtarët që votuan pro:

    Sander BeciIlir ToskaFiona PapajorgjiMarsida XhaferllariMariana Semini
    Gjyqtarët që votuan kundër:
    Olta ZaçajSonila BejtjaGent Ibrahimi

  • Kushtetuesja i dha të drejtë për t’u rikthyer në detyrë, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

    Kushtetuesja i dha të drejtë për t’u rikthyer në detyrë, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe ka anuluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

    Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve kanë qenë 5-3 për të rrezuar vendimin e Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar se pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji.
    Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.

    Top Channel

  • La në burg Veliajn, Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

    La në burg Veliajn, Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

    erion veliaj-Engert Pëllumbi

    TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Engert Pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e premte, 31 tetor, u zgjodhën edhe 14 anëtarët e rinj të shoqatës. Engert Pëllumbi është gjyqtari që la në masa arrest në burg Erjon Veliaj në apelin e GJKKO.

    Njoftimi:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:
    1.     Z. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;
    2.     Z. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;
    3.     Znj. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;
    4.     Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;
    5.     U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.