Tag: gjyqtarëve

  • Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

    Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

    Trupa gjykuese në Gjykatën Kushtetuese nuk ka arritur vendimmarrje për ankimin e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon:
    Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.
    Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

    Top Channel

  • Pezullimi i Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë

    Pezullimi i Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë

    Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut.
    Gjykata Kushtetuese sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.
    NJOFTIM PËR SHTYP
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

  • U pezullua nga detyra si zv.kryeministre, çështja ‘Balluku’ kalon në mbledhjen e gjyqtarëve në Kushtetuese

    U pezullua nga detyra si zv.kryeministre, çështja ‘Balluku’ kalon në mbledhjen e gjyqtarëve në Kushtetuese

    Çështja ‘Balluku’ kalon në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, tha se çështja ka kaluar në mbledhjen e gjyqtarëve.
    Çështja ‘Balluku’ u shqyrtua në kolegjin e përbërë nga tre gjyqtarë Kushtetues. Ata janë Sandër Beci, Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja dhe siç raporton Anila Hoxha kolegji e kaloi ne mbledhje te gjyqtareve si instanca që do të vendosë për kalimin apo jo në seancë. Mbledhja gjyqtarëve kushtetues për Ballukun nuk mblidhet sot.
    Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit ‘pezullim detyre’ si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim dalje jashtë shtetit.

    Top Channel

  • Rikthehet çështja e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë

    Rikthehet çështja e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë

    Gjykata e Lartë ka rikthyer sot, 1 dhjetor, për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) çështjen e tre ish-gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini.
    Në shkurt të vitit 2019, treshja e Apelit vendosën të pranonin procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe ta dënonin Dritan Dajtin me 25 vite burg duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë.
    Ky vendim u pasua me reagime të ashpra, edhe nga qeveria e asaj kohe, aq sa u kërkua që ata t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
    U urdhërua edhe kontroll i banesave të tyre, por nuk u gjet asnjë provë që mund t’i implikonte, sa i takon çështjes “Dajti”. Nga ana tjetër edhe gjyqtarët mohuan çdo lloj akuze.
    Kështu, togat e zeza u vunë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda në 2020-ën, pas akuzave publike se pranimi i gjykimit të shkurtuar që shpëtoi Dajtin, përbënte aferë korruptive.
    Megjithatë, në nëntor të po atij viti, me ngritjen e SPAK, hetimet ndaj tyre u pushuan.
    Dritan Dajti u arrestua më 9 gusht 2009, pasi vrau katër efektivë të Grupit të Operacioneve Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aksioni për kapjen e tij në plazhin e Durrësit. Për 5 vite rresht, qindra seanca gjyqësore u shtynë ose dështuan, pasi asnjë nga avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata nuk pranoi të merrte përsipër mbrojtjen e Dajtit.
    Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2014-ës. Pas disa “ngërçeve” që u krijuan me vendimin e tre ish-gjyqtarëve, Gjykata e Lartë riktheu vendimin fillestar për Dajtin në qershor të vitit të shkuar. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni, Artur Kalaja prishi dënimin e dhënë nga Apeli për Krimet e Rënda.

  • I hoqën dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kërkon rihetimin e 3 gjyqtarëve

    I hoqën dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kërkon rihetimin e 3 gjyqtarëve

    DRITAN DAJTI DHE 4 EFEKTIVET E VRARE

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim dosjen e 3 gjyqtarëve që vendosën për heqjen e burgimit të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit.
    Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 (që kishte vendosur pushimin e çështjes) dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.
    Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Ai ka bërë disa tentative për uljen e dënimit, dhe në Shkurt të vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vite burg.
    Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.
    Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.
    Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej gjyqtarëve, Daminit, u gjet një shumë prej 17 mijë eurosh, që asokohe dyshohej si rryshfet për uljen e dënimit. 
    Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë./ZËRI 

  • Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Berisha: Po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se…

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat dhe kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se qëllimi i tij nuk është të paraqesë akuza personale, por të bëjë një shërbim për shqiptarët.
    “”Një ministër në Rumani dha dorëheqje sepse nuk kishte dorëzuar një dokument vetëdeklarimi. Këtu kemi të bëjmë me një kriminel që fshihet pas krimit dhe mbrohet nga një person që paguhet për të mbrojtur qytetarët nga krimi.. Unë nuk kam paraqitur akuza, por vula apostile.
    Po u tregoj shqiptarëve çfarë llumi ekziston në këto organe të drejtësisë”, deklaroi Berisha, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe informim mbi funksionimin e institucioneve gjyqësore.

  • Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

  • Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

    Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

  • Mbyll mandatin në krye të Kushtetueses, Holta Zaçaj bën bilancin e 3 viteve të drejtimit të saj

    Mbyll mandatin në krye të Kushtetueses, Holta Zaçaj bën bilancin e 3 viteve të drejtimit të saj

    Në përfundim të mandatit të saj si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Holta Zaçaj ka vendosur të ndajë me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve të drejtimit të saj
    LETRA E GJYQTARES HOLTA ZAÇAJ
    Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm.
    Përgjatë periudhës 2023–2025 Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës. Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura.
    Me kënaqësi vërej se këto tre vite intensive kanë kontribuar në ridimensionimin e rolit dhe profilit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
    I. Arritjet ndërkombëtare
    Kjo periudhë ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, si:
    1. Marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CEÇ) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.
    2. Organizimi në Tiranë i Mbledhjes së Rrethit të Kryetarëve me pjesëmarrjen e 34 gjykatave kushtetuese evropiane.
    3. Anëtarësimi me të drejta të plota i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane pas një aplikimi të nisur prej vitit 2011.
    4. Zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si anëtare e Byrosë së Shoqatave Frankofone (AÇF).
    II. Nisma të rëndësishme institucionale
    Gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.
    Duke e parë drejtësinë si një shërbim publik, rritja e transparencës dhe e aksesit ishte ndër prioritetet kryesore, ndaj realizimi i nismave të mëposhtme merr një rëndësi të veçantë:
    1. Udhërrëfyesit e Jurisprudencës – Udhërrëfyesit ishin instrumente të munguara dhe për herë të parë u përpunua dhe u botua e gjithë jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2024 u publikua Udhërrëfyesi për ankimin kushtetues individual, ndërsa në vitin 2025 Udhërrëfyesi për parimet, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
    2. Buletini dymujor i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i shpërndarë gjerësisht në formë elektronike në shqip dhe anglisht, me përmbledhje të qarta dhe të qasshme për profesionistët e drejtësisë dhe jo vetëm.
    3. “Kushtetuta ime”, doracaku i parë shpjegues për fëmijët e shkollave, me një gjuhë të thjeshtë dhe edukative.
    III. Komunikimi me publikun dhe median
    Për forcimin e transparencës dhe informimit të publikut, që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese aplikoi praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik përmes këtyre instrumenteve:
    Konferencat për shtyp të Kryetarit të Gjykatës në të njëjtën ditë me vendimmarrjet në çështje me interes të lartë publik, shoqëruar me njoftime për shtyp që përfshinin edhe arsyetimet kryesore të vendimeve.
    Raportet vjetore të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative të Gjykatës.
    Transmetimi live i seancave plenare publike.
    Publikimi i të dhënave të çështjeve pas shortimit, përveçse i vendimmarrjeve të Kolegjeve dhe të Mbledhjes së Gjyqtarëve në faqen zyrtare të Gjykatës.
    Rritja e pranisë në rrjetet sociale përmes publikimit të informacionit të verifikuar dhe të kuptueshëm për publikun.
    Faqja e re zyrtare e Gjykatës, e konceptuar me dizajn modern dhe strukturë më të organizuar.Sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, i cili është zhvilluar përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke futur Gjykatën në epokën digjitale.
    IV. Aktet e rëndësishme rregullatore
    Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, si:
    Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese.
    Rregullorja për Komunikimin me Median.
    Kodi Etik i Administratës së Gjykatës Kushtetuese.
    Sa më sipër nuk do të ishte e mundur pa kontributin e kolegëve gjyqtarë, ndaj i falënderoj ata për mbështetjen e vizionit tim dhe për punën e palodhur në realizimin e objektivave të vendosura.
    Po kështu, shpreh vlerësimin maksimal për mbështetjen profesionale të këshilltarëve ligjorë dhe të administratës së Gjykatës Kushtetuese, sikundër për mbështetjen e të gjithë aktorëve institucionalë dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar me këtë Gjykatë përgjatë kësaj periudhe.
    Në përfundim, shpreh bindjen se arritjet e nënvizuara më sipër do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë.

  • Së shpejti i përfundon mandati si kryetare, Holta Zaçaj: Më lejoi të realizoj vizionin tim në Gjykatën Kushtetuese, për tre vite u morën vendimet më të rëndësishme

    Së shpejti i përfundon mandati si kryetare, Holta Zaçaj: Më lejoi të realizoj vizionin tim në Gjykatën Kushtetuese, për tre vite u morën vendimet më të rëndësishme

    Reagimi i plotë:
    Në përfundim të mandatit tim si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dëshiroj të ndaj me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve në të cilat pata privilegjin, përgjegjësinë dhe kënaqësinë të ushtroj këtë funksion kushtetues. Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm.
    Përgjatë periudhës 2023–2025 Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës. Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura.
    Me kënaqësi vërej se këto tre vite intensive kanë kontribuar në ridimensionimin e rolit dhe profilit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
    I. Arritjet ndërkombëtare
    Kjo periudhë ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, si:
    Marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.Organizimi në Tiranë i Mbledhjes së Rrethit të Kryetarëve me pjesëmarrjen e 34 gjykatave kushtetuese evropiane.Anëtarësimi me të drejta të plota i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane pas një aplikimi të nisur prej vitit 2011.Zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si anëtare e Byrosë së Shoqatave Frankofone (ACCF).
    II. Nisma të rëndësishme institucionale
    Gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.
    Duke e parë drejtësinë si një shërbim publik, rritja e transparencës dhe e aksesit ishte ndër prioritetet kryesore, ndaj realizimi i nismave të mëposhtme merr një rëndësi të veçantë:
    Udhërrëfyesit e Jurisprudencës – Udhërrëfyesit ishin instrumente të munguara dhe për herë të parë u përpunua dhe u botua e gjithë jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2024 u publikua Udhërrëfyesi për ankimin kushtetues individual, ndërsa në vitin 2025 Udhërrëfyesi për parimet, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.Buletini dymujor i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i shpërndarë gjerësisht në formë elektronike në shqip dhe anglisht, me përmbledhje të qarta dhe të qasshme për profesionistët e drejtësisë dhe jo vetëm.“Kushtetuta ime”, doracaku i parë shpjegues për fëmijët e shkollave, me një gjuhë të thjeshtë dhe edukative.
    III. Komunikimi me publikun dhe median
    Për forcimin e transparencës dhe informimit të publikut, që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese aplikoi praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik përmes këtyre instrumenteve:
    Konferencat për shtyp të Kryetarit të Gjykatës në të njëjtën ditë me vendimmarrjet në çështje me interes të lartë publik, shoqëruar me njoftime për shtyp që përfshinin edhe arsyetimet kryesore të vendimeve.Raportet vjetore të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative të Gjykatës.Transmetimi live i seancave plenare publike.Publikimi i të dhënave të çështjeve pas shortimit, përveçse i vendimmarrjeve të Kolegjeve dhe të Mbledhjes së Gjyqtarëve në faqen zyrtare të Gjykatës.Rritja e pranisë në rrjetet sociale përmes publikimit të informacionit të verifikuar dhe të kuptueshëm për publikun.Faqja e re zyrtare e Gjykatës, e konceptuar me dizajn modern dhe strukturë më të organizuar.Sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, i cili është zhvilluar përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke futur Gjykatën në epokën digjitale.
    IV. Aktet e rëndësishme rregullatore
    Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, si:
    Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese.Rregullorja për Komunikimin me Median.Kodi Etik i Administratës së Gjykatës Kushtetuese.