Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi çështjen “Balluku”.
Reagimi i plotë:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.
Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.
Tag: gjyqtarëve
-

Mbrojtja e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore
-

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për çështjen gjyqësore të zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga detyra.
Shoqata i ka cilësuar veprimet dhe komentet publike të Ramës si presion ndaj drejtësisë, ndërsa shton se deklaratat e tij dëmtojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mund të krijojnë një klimë të pasigurisë dhe mosbesimit ndaj sistemit të drejtësisë.
“Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”,- thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.
Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit. -

Deklaratat e Ramës për ‘Ballukun’, Shoqata e Gjyqtarëve: Nën petkun e ankesës, fshihet presioni! Vendimet mund të mos pëlqehen, por kjo s’i bën ilegjitime
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen ‘Balluku’. Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra. Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve, çdo deklaratë në lidhje me çështjet e gjyqësorit, është presion politik.
“Ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, thuhet në reagim. -

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar sot pas deklaratave publike dhe ankimimit të paraqitur nga Kryeministri Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.
Në deklaratën e bërë publike, Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën për mënyrën e komunikimit publik të Kryeministrit mbi një çështje që, siç thekson, “është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor dhe aktualisht po shqyrtohet si nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe nga gjykatat e posaçme”.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, thuhet në reagim.
Shoqata nënvizon se ndarja dhe balancimi i pushteteve mbetet një parim themelor i funksionimit demokratik të shtetit dhe se pavarësia e gjyqësorit është thelbësore për garantimin e këtij parimi. Shoqata vë në dukje se edhe Komisioni Evropian, në raportet e tij për Shqipërinë, ka evidentuar herë pas here shqetësime lidhur me ndikimin apo presionin e mundshëm politik ndaj drejtësisë.
“Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë”, theksohet në deklaratë.
Shoqata kujton gjithashtu se Komisioni Evropian ka evidentuar në raportet për Shqipërinë raste të vazhdueshme të presionit politik ndaj sistemit të drejtësisë nga zyrtarë të lartë publikë, duke e konsideruar këtë një shqetësim serioz.
Në përmbyllje, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të pushteteve të tjera që të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe të distancohen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të interpretohet si ndërhyrje në proceset gjyqësore.
“Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”, përfundon deklarata. -

Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish shqyrtimin, njofton datën zyrtarisht
Gjykata Kushtetuese njofton se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.
Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj.
-

Vendimi për Ballukun sërish pezull, s’ka unanimitet në Kolegjin e Kushtetueses, ankimi i qeverisë i kalon…
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga tre anëtarë nuk arriti dot dje të merrte një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Kolegji nuk shprehet për kalimin ose jo të një çështjeje në seancë plenare, por për moskalimin ose jo të saj. Dhe në këtë rast “vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri”. Duke qenë se trupa e tre anëtarëve që përbënin kolegjin, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk ka patur unanimitet për moskalimin, atëherë çështja i ka kaluar mbledhjes së gjyqtarëve për t’u shprehur. Edhe Mbledhja e gjyqtarëve, po ashtu si kolegji, do të duhet të vendosë për moskalimin “me shumicë votash”. Në këtë rast nëse nuk kapet shumica prej 5 votash në favor të mosshqyrtimit, çështja i kalon automatikisht seancës plenare. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 4 dhjetor. “Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore”, informoi dje Gjykata Kushtetuese.
Neni 31/a
Moskalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenareVendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri, ndërsa nga Mbledhja e Gjyqtarëve merret me shumicën e votave.
Reagon Rama
Por me Kushtetuesen që la ende në pritje verdiktin për çështjen Balluku, kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë se nuk ka asnjë rast në botë ku një prokuror dhe një gjykatë të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, duke shtuar kështu presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese (GJK). “Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës. Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.”, shkroi dje Rama në rrjetet sociale.
Reagon Berisha
Sakaq edhe Sali Berisha i dedikoi konferencën e tij për media Belinda Ballukut me një kërkesë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Me pretendimin se Rama po mbron zv/kryeministren në betejën e saj me drejtësinë, PD e kërkon shefin e qeverisë edhe në përballje parlamentare. “I bëj thirrje Kushtetueses të parashikojë seancë publike, pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës europiane dhe botërore. Kurrë ndonjëherë një kryetar qeverie, një kryeministër shef ekzekutivi, nuk ka shkuar në Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje të dokumentuara në të gjitha aspektet. Ky akt i Ramës, lidhet vetëm me implikimin e tij gjer në vesh në këtë aferë dhe aferat që vijnë pas. Rama kundërmon sot në Europë dhe në botë si kampion i vjedhjeve të popullit të vet dhe kundërmon si Rama duro. Përpiqet si i mbyturi të kapet në fije bari, të bëjë presione nga më absurde ndaj sistemit gjyqësor në një kohë kur është i pashpresë. Është bashkëpunëtor i organizatave kriminale dhe karteleve të drogës. Ky është kualifikimi botëror sot, për Edvin Kristaq Ramën. Futet në Guiness si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjen ndaj ministres bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë”, deklaroi dje Berisha.
Balluku vihet në lëvizje
Nga ana tjetër, po dje zv/kryeministrja Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për shkeljet me tenderin me vlerë 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe. Përveç Ballukut, masën e sigurisë e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm edhe drejtori i KESH Erald Elezi, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë dhe masa i është caktuar për dy tenderët me vlerë 210 mln euro. Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH kur ka qenë tenderi i Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe. Ndërkohë, masën e sigurisë arrest shtëpie e ka ankimuar edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai akuzohet nga SPAK për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tunelin e Llogarasë. Të dy u paraqitën sot në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me akuzat, ku kanë qëndruar disa orë para hetuesve të shoqëruar nga avokatët mbrojtës.
Çfarë kërkon qeveria në Kushtetuese?
Ndërkaq kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi nga detyra Ballukun pas pezullimit nga GJKKO, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra. Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar ankimin. Sipas ankimit, për sa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër. Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv, dhe se GJKKO ka marrë atribute që nuk ia njeh Kushtetuta. Qeveria nuk e ka ankimuar në Kushtetuese masën tjetër të sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit. Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi. -

GJK, shtyn seancën ndaj Ballukut/ Avokati Gjokutaj: Kjo kërkesë do t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila…
Avokati Genc Gjokutaj reagoi sot pas njoftimit se Kolegji prej tre gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të marrë një vendim për kalimin ose jo në seancë plenare të kërkesës së Kryeministrit për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Gjokutajt, mungesa e konsensusit brenda Kolegjit ka bërë që çështja t’i kalojë automatikisht Mbledhjes së Gjyqtarëve, organi që tashmë do të vendosë nëse kërkesa e kryeministrit plotëson apo jo kriteret e pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në një seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj:
Të nderuar Miq!
Sot Kolegji prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur dot në konsensus për vendimmarrjen e kalimit ose jo në seancë plenare të kërkesës se Kryeministrit në lidhje me pezullimin e Zv/Kryeministres Balluku!
Në këto kushte kjo kërkesë do ti kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila tashmë do të vlerësojë nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë së saj (kërkesës së KM) për të kaluar ose jo në Seancë Plenare!
Pra shkurt Kolegji sot nuk ka një vendimmarrje për dërgimin ose jo të çështjes në Seancë Plenare gjë të cilën do ta vendosë Mbledhja e Gjyqtarëve me minimumin prej 5 votash pavarësisht numrit të Gjyqtarëve pjesëmarrës në atë Mbledhje! -
Gjokutaj: Bllokohet vendimi në Kushtetuese për Balluku, kërkesa e Ramës i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve
Avokati Genc Gjokutaj reagoi sot pas njoftimit se Kolegji prej tre gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të marrë një vendim për kalimin ose jo në seancë plenare të kërkesës së Kryeministrit për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Gjokutajt, mungesa e konsensusit brenda Kolegjit ka bërë që çështja t’i kalojë automatikisht Mbledhjes së Gjyqtarëve, organi që tashmë do të vendosë nëse kërkesa e kryeministrit plotëson apo jo kriteret e pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në një seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj:
Të nderuar Miq!
Sot Kolegji prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur dot në konsensus për vendimmarrjen e kalimit ose jo në seancë plenare të kërkesës se Kryeministrit në lidhje me pezullimin e Zv/Kryeministres Balluku!
Në këto kushte kjo kërkesë do ti kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila tashmë do të vlerësojë nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë së saj (kërkesës së KM) për të kaluar ose jo në Seancë Plenare!
Pra shkurt Kolegji sot nuk ka një vendimmarrje për dërgimin ose jo të çështjes në Seancë Plenare gjë të cilën do ta vendosë Mbledhja e Gjyqtarëve me minimumin prej 5 votash pavarësisht numrit të Gjyqtarëve pjesëmarrës në atë Mbledhje!
-

Pezullimi i Ballukut/ Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë
Gjykata Kushtetuese njofton se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut.
Gjykata Kushtetuese sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.
“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.”– thuhet në njoftim. -

Pezullimi i Belinda Ballukut për skandalet korruptive, reagon GJK: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë
Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut.
Gjykata Kushtetuese sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.