Tag: gjyqtarëve

  • Deklaratat e Berishës dhe Ramës ndaj drejtësisë, GJK: E papranueshme të vihet në dyshim autoriteti i saj

    Deklaratat e Berishës dhe Ramës ndaj drejtësisë, GJK: E papranueshme të vihet në dyshim autoriteti i saj

    Gjykata Kushtetuese, ka dalë me një deklaratë publike, pas disa deklaratave të bëra nga dy politikanët kryesorë të vendit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    Kushtetuesja shprehet se duke marrë shkas nga këto deklaratat e bëra nga politika, dëshiron të sigurojë publikun se institucioni është e pavarur dhe nuk ndikohet nga palët e përfshira nëpër procese, për të marrë vendimmarjen e saj si gjykatë.
    “Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
    Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”, deklaron Kushtetuesja.
    Ka qenë fillimisht kryeministri, Edi Rama, i cili një ditë më parë kritikoi kërkesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë tek Kushtetuesja për rritjen e pagave. Rama e cilësoi këtë kërkesë si skandaloze, teksa tha se kjo është një praktikë unikale dhe e padëgjuar në historinë e shteteve, që gjyqtarët i caktojnë vetes pagat përmes gjykatës, duke ndërhyrë në kompetencat e qeverisë për herë të dytë, pas asaj të bërë për administratën në vitin 2022. Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria e pranoi në heshtje rritjen e pagave asokohe për të respektuar vendimin gjyqësor, por kërkon që kjo gjë mos të përsëritet.
    “Kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit. Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro.
    Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishte një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Rama në platformën “X”.

    Nga ana tjetër, jo më larg se disa orë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, u shpreh se ai dhe të tjerët e përfshirë në çështjen “Partizani”, ashtu sikurse dhe avokatët e tyre, nuk ka asnjë vendim në dorë të marrë nga gjykatësja që ka dërguar dosjen për gjykim.
    “Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin. A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle”, tha Berisha.

    Kujtojmë se kjo është hera e parë që nga krijimi i GJKKO-së, që në bankën e të akuzuarve do të ulët një ish-kryeministër, i cili do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
    Kjo deklaratë e bërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, vlen për të nxjerrë në pah pavarësinë e saj si institucion i drejtësisë, teksa ajo thekson se nuk ndikohet nga këto faktorë si më sipër, dhe se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash.

  • Berisha i bashkohet Ramës kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve: I kanë më të lartat në Ballkan, u është rritur oreksi

    Berisha i bashkohet Ramës kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve: I kanë më të lartat në Ballkan, u është rritur oreksi

    Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan.
    “Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit”, tha Berisha.
    Ndonëse nuk përmendi emra, kryetari i PD-së, iu referua akuzave të bëra gjatë kohës që President ishte Bamir Topi dhe nënkryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të cilët tha se merrnin 150 mijë deri në 300 mijë euro.
    “Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del çdo nate që flet nga Shallvaret apo nga Berlini, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Në qoftë se ka gjë në themel të shkatërrimit të atij sistemi qëndrojnë këta të dy”, deklaroi më tej Berisha.
    Sipas tij “Këtë praktikë nuk e ndoqi Rexhep Meidani. Kjo praktikë u instalua me këta dy persona. Erdhën më pyetën a ta publikojmë këtë raport dhe thashë “po”. Ata nuk e publikuan sepse çakalli i KLD-së kërkoi që raporti të mos bëhet publik. Sot shifrat krahasuar me atë kohë janë dy apo trefishuar”.

    Top Channel

  • Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

    Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

    Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro.
    Në konferencën e sotme nga selia blu, Berisha e ka konsideruar këtë kërkesë si gjënë më absurde, pasi thekson se kjo gjë vetëm sa do u rrisë oreksin.
    “Nuk ka gjë më absurde, vetëm sa u ka rrit oreksin. Nëse ju, gjeni një qytetar të vetëm që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni, por sot ju garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigande në historinë e tij. Ka qenë një periudhë, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini, KE në një raport i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200 mijë deri 300 mijë euro për një emërim në Tiranë.
    Këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Mejdani, ishte para kreu detyrën e KLGJ në atë kohë. Kjo praktike u instalua me këta dy persona. Të dy këta, ky çakalli ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ kërkoi që raporti të mos bëhej publik. Sot ju garantoj se shifrat krahasuar me atë kohë janë 2-3 fishuar”, shprehet Berisha.

  • Berisha pakt me Ramën?/ Kryedemokrati i bashkohet kreut të qeverisë, kundërshton…

    Berisha pakt me Ramën?/ Kryedemokrati i bashkohet kreut të qeverisë, kundërshton…

    Pas qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.
    Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri janë më të lartat në rajon dhe të krahasueshme me disa vende të Bashkimit Europian.
    “Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde, kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Nëse gjeni një qytetar që thotë se po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më të mëdha në historinë e shtetit,” u shpreh Berisha.
    Pa përmendur emra konkretë, ai iu referua periudhës kur President ishte Bamir Topi dhe nënkryetar i KLD-së ishte Kreshnik Spahiu, duke përmendur shifra të larta korrupsioni të përfolura në atë kohë.
    “Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del çdo natë që flet nga Shallvaret apo nga Berlini, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Në themel të shkatërrimit të sistemit qëndrojnë këta të dy,” deklaroi Berisha.
    Ai shtoi se këto praktika nuk kanë ekzistuar në periudhën e Rexhep Meidanit, por u instaluan më pas. Berisha tha se raporti europian ku përmendeshin këto akuza nuk u bë publik, pasi personat e përfshirë kërkuan që ai të fshihej.
    “Sot shifrat krahasuar me atë kohë janë dy apo trefishuar,” përfundoi Berisha.

  • Edi Rama presion Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash me 700 euro për herë të dytë…

    Edi Rama presion Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash me 700 euro për herë të dytë…

    Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge, këtë herë rreth 700 euro në muaj. Kjo kërkesë e 3 marsit të kaluar e Unionit të Gjyqtarëve, do të shqyrtohet në ditët në vijim në Gjykatë Kushtetuese. Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit. Vendimmarrje e ligjvënësit e cila nuk i ka pëlqyer gjyqtarëve. Sipas tyre kjo llogaritje i ka ulur përfitimet dhe kjo është anti kushtetuese, dhe për këtë kërkojnë një llogaritje tjetër me bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë. Kjo kërkesë e gjyqtarëve është konsideruar skandaloze nga ana e Kryeministrit Rama. Me një reagim në llogarinë e tij personale në rrjetin social X, kreu i qeverisë bën edhe shpjegimet përkatëse ligjore, teksa nënvizon se uron që Kushtetuesja të mos “lajthisë” përsëri duke përsëritur vendimin e mëparshëm për të cilin Qeveria heshti për respekt të pavarësisë së drejtësisë.
    Rama thotë se edhe pse Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën e tyre, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh, kjo ndërhyrje sipas tij skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit. Në fund Kryeministri shkruan se gjyqtarët të mos e kuptojnë si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, me Reformën në Drejtësi u rritën pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja.
    Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në X:
    “Interesante! Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë! Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve. Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh! Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit. Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!
    Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!… Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”.

  • “Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë

    “Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë

    Avokati Romeo Kara është kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritje të pagave.
    Në një emision televiziv, Kara u shpreh se gjyqtarët janë më të paguar se ministrat dhe nuk e justifikojnë.
    Sipas tij, duhet të fillojë veting real për gjyqtarët.
    “Ka një krahasim, ku janë dhe se çfarë bëjnë. Me këto paga jetohet në Shqipëri. Nuk po them që bëhet ndonjë çudi. Kur shqiptarët janë 50 fish më pak të pagës së një tjetri, kur bën gjyqe pa njoftuar fare palët, duhet të fillohet me eksavator të bëhet vetingu. Sidomos në gjykatën e shkallës së parë dhe apelit. Me këto paga, kanë ngacmuar dhe kanë ngritur neveritjen tonë. Vetingu real duhet të fillojë tani. Ka dhe një pjesë që janë të saktë, por është shumë e vogël. Na ka ardhur momenti t’i themi, jo që nuk meritoni t’ua ngremë rrogën, por dhe atë rrogë që merrni, nuk e meritoni.”, theksoi ai.
     
     

  • SYRI TV/ Rama del hapur, kërcënon Kushtetuesen dhe gjyqtarët: Të mos përsëritet shakaja e GJK

    SYRI TV/ Rama del hapur, kërcënon Kushtetuesen dhe gjyqtarët: Të mos përsëritet shakaja e GJK

    Pas marrjes së mandatit të katërt kryeministri Edi Rama ka dal edhe publikisht, duke kërcënuar dhe shantazhuar sistemin e drejtësisë, madje duke u diktuar edhe vendimet. Pas kërkesës në Kushtetuese të Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash, kryeministri ka reaguar ashpër duke u treguar se pagat e tyre varen vetëm nga ai. Rama e cilëson lajthitje vendimin e mëparshëm të Kushtetueses, ndërsa i paralajmëron me reagim nëse japin vendim ndryshe nga sa mendon kryeministri. 

    SYRI TV

    Pas marrjes së mandatit të katër, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar dhe shantazhuar publikisht gjyqtarët, të cilët kërkojë rritje page. Përmes një postimi të gjatë në twitter, kryeministri reagoi ashpër, duket thënë se pagat e gjyqatarëve nuk mund të përcaktohen nga gjykata, por varet nga qeveria e tij. 

    ‘Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022. Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë!’, shkruan Rama. 

    Të njejtën gjuhë kërcënuese kryeministri Edi Rama përdori  edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i diktuar vendimet që duhet të marrë, në raport me kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash. Rama urdheroi Gjykatën Kushtetuese, mos të pranojë kërkesën e gjyqtareve, siç bëri në vitin 2022, pasi në të kundërt, do të përballet me pasoja. 

    ‘Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e pare, të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë’, kërcënon Rama.

    Në vitin 2022 Gjykata Kushtetuese shpalli të martën vendimin në favor të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, duke vlerësuar si antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

     

  • Irritim kryeministror ndaj gjykatësve shqiptarë për “çështje lekësh”

    Irritim kryeministror ndaj gjykatësve shqiptarë për “çështje lekësh”

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një kërkese tjetër të Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash. Herën e parë, ata e aplikuan këtë praktikë pak tre viteve. Pikërisht kjo e ka irrituar Ramën, i cili kësaj here nuk ka heshtur.
    Sipas tij, nuk është dëgjaur kurrë më parë që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës.
    Reagimi i Ramës:
    Interesante!
    Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!
    Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.
    Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën – me një shurdhëri mbresëlënëse ndaj argumentave të kundërshtimit të fortë të qeverisë si palë në gjyq – duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh!
    Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.
    Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!
    Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…
    Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.

  • Unioni i Gjyqtarëve kërkoi sërish rritje pagash/Rama:Uroj që shakaja e hidhur të…

    Unioni i Gjyqtarëve kërkoi sërish rritje pagash/Rama:Uroj që shakaja e hidhur të…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas Unioni i Gjyqtarëve kërkoi rritje pagash/Rama: Uroj që shakaja e hidhur të mos përsëritet në Kushtetuese! kërkese të Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave të tyre.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se është e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës.
    Sipas tij, kjo kërkesë për rritje pagash, e përsëritur dy herë brenda tre viteve, cenon seriozisht Kushtetutën dhe seriozitetin e Republikës.
    Reagimi:
    Interesante!
    Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!
    Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.
    Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh! Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.
    Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!
    Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…
    Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet.
    Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.

  • Gjyqtarët kërkojnë rritje page, i drejtohen Kushtetueses. Rama: Ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit

    Gjyqtarët kërkojnë rritje page, i drejtohen Kushtetueses. Rama: Ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë së Unionit të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë.Në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë vuri në dukje se, për herë të dytë, gjyqtarët kërkojnë të përdorin Gjykatën për të rritur pagat e tyre.

    “Kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve!  Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!”, shkruan Rama.
    Kryeministri solli në vëmendje se, në çdo shtet, rritja e pagave është kompetencë e qeverisë dhe parlamentit, dhe jo e gjykatës.

    “Sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq”, shkruan Rama.
    Kryeministri dha një mesazh edhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të shqyrtojnë padinë e kolegëve të tyre.
    “Unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne”, përfundon Rama.
    Padia e Unionit të Gjyqtarëve ka marrë miratimin paraprak të Kushtetueses dhe çështja ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare./vizionplus.tv