Tag: gjyqtarëve

  • Rama kundër rritjes së pagave për gjyqtarët, kryetarja e GJK: Kufiri mbetet deri tek kritika, jo presioni!

    Rama kundër rritjes së pagave për gjyqtarët, kryetarja e GJK: Kufiri mbetet deri tek kritika, jo presioni!

    Holta Zaçaj

    TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka dhënë ditën e sotme një prononcim për mediat lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama. Në prononcimin e saj, kryetarja e GJK-së, Zaçaj është shprehur se deklaratat pranohen sa kohë janë në kuadër të kritikave. Por shtoi se duhet pasur kujdes për të mos e kaluar kufirin e presionit. Sipas saj, deklarata e bërë dje zyrtarish nga institucioni që ajo drejton, kishte për qëllim që të informonte publikun se Gjykata është e paanëshme dhe e pandikueshme. 

    “Nuk mund të komentoj më shumë sesa ajo që nxorrëm në një deklaratë për shtyp. Kufiri mbetet deri tek kritika dhe jo tek presioni. Moszbatimi i vendimeve të GJK? Nuk besoj që jemi tek elementi i moszbatimit. Kur kemi pasur mundësi i kemi thënë. Stadi i zbatimit të vendimeve të GJK tregon në fakt stadin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë, por në maxhoritet vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të caktuata që politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Gjykata funksoinon, Gjykata detyra jonë është të garantojmë publikun që GJK funksionon e pavarur e paanshme. Ne do të bëjmë punën tonë pavarësisht sesi janë interesante palëve të përfshira. Për t’u rikthyer tek çështja, Gjykata doli dje me një prononcim sepse kemi detyrë të informojmë publikun që Gjykata është e paanëshme, mendimet ne i çmojmë por është e rëndësishme që të sigurojmë publikun që ne jemi të pavarur, të paanëshëm dhe do të bëjmë punën tonë pavarësisht palëve që përfshihen në proces,”-tha në fjalën e saj Zaçaj.
    Çfarë ka ndodhur?
    Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja. Por kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar ashpër kërkesën. Dje, erdhi një reagim edhe nga Gjykata Kushtetuese garantoi se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre. Për të njëjtën çështje, reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha. Edhe ky i fundit doli kundër kërkesës për rritjen e pagave të magjistratëve. 

    Rritja e fundit u bë në vitin 2023, paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 118 100 lekë shkoi në 153 000 lekë. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Gjykatave pas një auditimi të KLSH-së në vitin 2020 në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, ligji ishte interpretuar në mënyrë të gabuar, duke u mohuar gjyqtarëve dhe prokurorëve 14 mijë lekë në muaj. Sipas KLSH-së, paga e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur.
    Ndryshimet ligjore të depozituara nga qeveria në Kuvend ndryshuan kategorinë që do merret si referencë për pagën bazë. U vendos që si referencë nuk do merret paga e sekretarit të përgjithshëm, por paga e presidentit, meqenëse kreu i shtetit duhet të ketë pagën më të lartë në piramidën e shtetit shqiptar. Kështu nga 4 250 00 lek në muaj ose rreth 4 mijë euro që paguhet presidenti, rroga për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jetë sa koeficientit që del nga shumëzim i 0.36 me pagën e e Presidentit të Republikës, konkretisht 153 000 lekë në muaj. Por, ndryshimet ligjore kanë vendosur një kusht, sipas të cilit indeksimi i kësaj page nuk mund të bëhet më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit./ZËRI

  • Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri, nuk pranojmë presione!

    Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri, nuk pranojmë presione!

    Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një debat qeverinë me gjyqësorin.
    Pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama që kundërshton rritjen e pagave për gjykatëst, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se kjo gjykatë pranon kritika, por jo presione.
    Në një prononcim për gazetarët, Zaçaj theksoi se kritikat janë kufiri për Gjykatën Kushtetuese.
    “Ne vlerësojmë që çdo vendim i yni mund të jetë objekt kritikash. Ju vetë (për gazetarët) keni pasur të tilla dhe unë e kam inkurajuar faktin që e drejta dhe liria e shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri te kritika dhe jo tek presionet”.
    E pyetur nga gazetarët për faktin që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar, znj.Zaçaj deklaroi se ky fakt në fund të fundit tregon nivelin e demokracisë në vend.
    “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë.
    Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Kur flasim për pushtete të tjera.
    E rëndësishme është që Gjykata funksionon, gjykata doli dje me një prononcim, sepse detyra është t’i garantojmë publikut që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme. Mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe mendimet që jep media, ndonjëherë duke verifikuar burimet e informacionit dhe ndonjëherë duke mos i verifikuar ato, ne i çmojmë por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm.
    Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona.
    Megjithatë, përsa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias, kjo është një vlerë e shtuar”, u shpreh kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçja.
    Kryeministri Edi Rama e konsideron skandaloze kërkesën për rritje të pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
    Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër rritjet së pagave me 700 Euro për gjyqtarët.

  • “Nuk kemi konflikt”, juristi Daci: Përplasja për pagat e gjyqtarëve është një ‘kurth’ politik, jo konflikt i vërtetë

    “Nuk kemi konflikt”, juristi Daci: Përplasja për pagat e gjyqtarëve është një ‘kurth’ politik, jo konflikt i vërtetë

    Për juristin Jordan Daci, ‘përplasja’ mes ekzekutivit dhe Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve që do të shqyrtohet nga trupa e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka një konflikt siç po përpiqet të serviret në publik.
    I ftuar në  një emision televiziv, Daci thotë se më shumë se sa reagimi i Ramës për një kërkesë të togave të zeza për rritje page, ajo që të bën përshtypje është reagimi i vetë Kushtetueses, e cila sipas juristit, ka një sfidë me vetveten për të qenë e pandikuar.
    Sipas Dacit, kërkesa e gjyqtarëve është në kundërshtim me vetë pavarësinë e gjyqësorit, duke bërë që ajo të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak se nuk ka përkeqësim në sistem.

    Por ajo për të cilën tërheq vëmendjen juristi Jordan Daci në ‘përplasjen’ Rama-Kushtetuese, është fakti se kryeministri po e tërheq Gjykatën Kushtetuese drejt një ‘kurthi’ për ta ekspozuar ndaj presionit publik.

    S’jemi në nivelin e një konflikti. Retorika duket e tillë, por në të vërtete s’jemi në të tillë. Është ë domain-in e Ramës kjo, më bëri përshtypje reagimi i GJK. Vendimmarrja e GJK për çështje të nxehta si Gjadri, që për mua ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe parimin e kombit, apo vendime të tjera ku qeveria ka dalë fituese. Gjykata e ka sfidën me vetveten, është detyrë e kësaj gjykatë qe të na bindë ne dhe kritikëve që vendimet që japin janë të drejta.
    Duke pasur parasysh këtë fakt, Rama i jep të drejtë vetës ta tejkalojë masën. Gjyqësori, s’mund t’i përcaktojë pagat vetvetes. Hera e parë ka qenë e gabuar dhe jo në përputhje me Kushtetutën. Kurrsesi s’mund të përcaktonte kushtet për përcaktimin e  pagës. Kërkesa aktuale nuk gjen mbështetje në Kushtetutë, sepse s’ka përkeqësim. Kërkesa e gjyqtarëve, në kundërshtim me pavarësinë e gjyqësorit. Më para referenca bëhej te paga e kryetarit të Gjykatës së Lartë, tani bëhet nga kryetari i shtetit. Praktikisht s’mund të kemi varësi të gjyqësorit nga ekzekutivi në rritjen e pagës, pasi cenonte pavarësinë e tyre.
    Asnjë nga skenarët që ne hamendësojnë s’janë normale në një vend demokratik. GJK s’duhet të kishte dalë fare me deklaratë. Nëse duan të jenë të pavarur e kanë garancinë për pavarësinë. Reagimi dukej sikur ishte ndikuar, duke shkuar çështja në këtë pikë, paragjykohet edhe kërkesa e gjyqtarëve. Duke dalë me deklaratë, ata janë pre e një ‘kurthi’ të Ramës, duke i ekspozuar ndaj një presioni që do të tejkalonte kryeministrin. S’duhet të shohim vetëm ndikimin, rëndësia është subjekti i ndikimit.
     
  • Berisha dhe Rama bëhen “bashkë” kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

    Berisha dhe Rama bëhen “bashkë” kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

    Edi Rama dhe Sali Berisha

    TIRANË-Kundërshtarë në politikë, por kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë bërë bashkë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve. Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave me 700 euro, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Por kërkesa e tyre është kundërshtuar nga të dyja palët, edhe nga keu i qeverisë, por edhe nga ai i opozitës.
    I pari që reagoi kundër kësaj, ishte kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë më 11 qershor, dënoi kërkesën e Unionit. Rama me anë të një deklarate në rrjetin social ‘X’, u shpreh se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve. Ai e quajti kërkesën, “shaka” për të cilën fillimisht mazhoranca socialiste heshti, por tani nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

    “Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë,”-shkruan ndër të tjera, Rama.
    Mendimin e Ramës, duket se e ka mbështetur edhe vetë kreu i PD Sali Berisha, i cili është pozicionuar kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha komentoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, pavarësisht se ata kanë sot pagat më të larta, fenomeni i korrupsionit në gjyqësor vetëm është rritur. Berisha tha se pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan.
    “Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit”, tha Berisha.
    Çfarë ka ndodhur?
    Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja.
    Në vitin 2023, paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 118 100 lekë shkoi në 153 000 lekë. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Gjykatave pas një auditimi të KLSH-së në vitin 2020 në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, ligji ishte interpretuar në mënyrë të gabuar, duke u mohuar gjyqtarëve dhe prokurorëve 14 mijë lekë në muaj. Sipas KLSH-së, paga e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur.
    Ndryshimet ligjore të depozituara nga qeveria në Kuvend ndryshuan kategorinë që do merret si referencë për pagën bazë. U vendos që si referencë nuk do merret paga e sekretarit të përgjithshëm, por paga e presidentit, meqenëse kreu i shtetit duhet të ketë pagën më të lartë në piramidën e shtetit shqiptar. Kështu nga 4 250 00 lek në muaj ose rreth 4 mijë euro që paguhet presidenti, rroga për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jetë sa koeficientit që del nga shumëzim i 0.36 me pagën e e Presidentit të Republikës, konkretisht 153 000 lekë në muaj. Por, ndryshimet ligjore kanë vendosur një kusht, sipas të cilit indeksimi i kësaj page nuk mund të bëhet më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit./ZËRI

  • Gjyqtarët kërkuan rritje pagash/ Rama: Uroj që GJK mos të lajthisë! Kushtetuesja: E papranueshme çdo formë ndikimi

    Gjyqtarët kërkuan rritje pagash/ Rama: Uroj që GJK mos të lajthisë! Kushtetuesja: E papranueshme çdo formë ndikimi

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministrit Edi Rama pasi u njoh me kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro, reagoi një ditë më parë (11 qershor) me anë të një deklarate në rrjete sociale, duke u shprehur se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve. Duke marrë parasysh vendimin e fundit për këtë çështje të Gjykatës Kushtetuese, të cilin Rama e cilëson si një ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit, kreu i qeverisë dënoi kërkesën e Unionit. Kryeministri iu drejtua Kushtetueses, duke i kërkuar që rasti mos përsëritet. Ai e quajti kërkesën, “shaka” për të cilën fillimisht mazhoranca socialiste heshti, por tani nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

    “Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë,”-shkruan ndër të tjera, Rama.
    Sot një reagim erdhi nga Gjykata Kushtetuese, ku duke iu referuar postimit të kryeministrit Edi Rama, garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre. Më tej thekson se janë të papranueshme ndikimet apo përpjekjet që vënë në dyshim autoritetin dhe reputacioni e saj, gjë e cila cenon balancën mes pushteteve.
    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:
    Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj. Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.
    Çfarë ka ndodhur?
    Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja.
    Në vitin 2023, paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 118 100 lekë shkoi në 153 000 lekë. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Gjykatave pas një auditimi të KLSH-së në vitin 2020 në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, ligji ishte interpretuar në mënyrë të gabuar, duke u mohuar gjyqtarëve dhe prokurorëve 14 mijë lekë në muaj. Sipas KLSH-së, paga e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur.
    Ndryshimet ligjore të depozituara nga qeveria në Kuvend ndryshuan kategorinë që do merret si referencë për pagën bazë. U vendos që si referencë nuk do merret paga e sekretarit të përgjithshëm, por paga e presidentit, meqenëse kreu i shtetit duhet të ketë pagën më të lartë në piramidën e shtetit shqiptar. Kështu nga 4 250 00 lek në muaj ose rreth 4 mijë euro që paguhet presidenti, rroga për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jetë sa koeficientit që del nga shumëzim i 0.36 me pagën e e Presidentit të Republikës, konkretisht 153 000 lekë në muaj. Por, ndryshimet ligjore kanë vendosur një kusht, sipas të cilit indeksimi i kësaj page nuk mund të bëhet më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit./ZËRI

  • Berisha “mbështet” Edi Ramën, kryetari i PD kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

    Berisha “mbështet” Edi Ramën, kryetari i PD kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pozicionuar kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha komentoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, pavarësisht se ata kanë sot pagat më të larta, fenomeni i korrupsionit në gjyqësor vetëm është rritur.

    “Prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin.”
    Sipas Berishës, korrupsioni në sistemin e drejtësisë është në nivelin më të lartë se asnjëherë më parë.

    “Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini.”
    Berisha shfrytëzoi konferencën me gazetarët për të rikthyer akuzat ndaj ish-presidentit Bamir Topi dhe ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, si njerëzit që u morën para gjyqtarëve për transferimet në detyrë.
    “Ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë.”
    Sipas Berishës, pagat në sistemin e drejtësisë duhet të jenë në proporcion me pagat e funksionarëve të tjerë publikë.
    /vizionplus.tv

  • Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

    Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

    Ka reaguar gjykata kushtetuese përmes njw njoftimi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha që kanë dalë kundër padisë së gjyqtarëve për ngritjen e pagave, një padi e cila është kaluar në seancë plenare dhe pritet të hapet shqyrtimi.

    “Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
    Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”, shkruan Gjykata Kushtetuese.

    Top Channel

  • Skenari i Ramës me rrogat e gjyqtarëve/ ‘Jemi të pavarur’, reagimi i kushtetueses si vijim i vendimeve që kanë forcuar narkoshtetin

    Skenari i Ramës me rrogat e gjyqtarëve/ ‘Jemi të pavarur’, reagimi i kushtetueses si vijim i vendimeve që kanë forcuar narkoshtetin

    Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas statusit të djeshëm në X, të kryeministrit Rama që foli mbi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro.

    Kjo gjykatë, që ka miratuar çdo gjë të ligjshme dhe të paligjshme të Edi Ramës duket se u zgjua sot dhe paska reaguar.

    Po sa vlere ka ky reagim që duke para historinë e vendimeve e jo reagimeve të saj e shikon qartë se ka qene në shërbim të Ramës me kohë të plotë.

    Edhe reagimi i sotëm është në vijim të strategjisë së propagandës së Ramës. I tha gjyqtarëve kërkoni rritje rrogash që unë të reagoj e të duket sikur po bej një mbrojtje të interesit publik.

    Tani është radha ë Kushteteueses për të reaguar dhe për të çuar deri ne fund skenarin e turpshëm të propagandës për te shpërlarë Ramën dhe për të harruar masakrën elektorale te 11 majit.

    Reagimi:

    Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.

    Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.

  • “E papranueshme”/ Kushtetuesja reagon pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve

    “E papranueshme”/ Kushtetuesja reagon pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve

    Gjykata Kushtetuese ka publikuar një reagim në faqen zyrtare ku shprehet se çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj institucional, është e papranueshme.
    Reagimi i Kushtetueses vjen një ditë pas një reagimi me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese. Rama e ka konsideruar kërkesën e tyre “një praktikë të paprecedentë dhe të dëmshme për ekzekutivin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.
    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:
    “Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
    Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”.

  • Gjyqtarët kërkuan rritje pagash/ Rama: Uroj mos të lajthisë! GJK: E papranueshme çdo formë ndikimi, jemi të pavarur

    Gjyqtarët kërkuan rritje pagash/ Rama: Uroj mos të lajthisë! GJK: E papranueshme çdo formë ndikimi, jemi të pavarur

    Edi Rama

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro. Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “X”, është shprehur se kjo kërkesë është një praktikë e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve. Duke marrë parasysh vendimin e fundit për këtë çështje të Gjykatës Kushtetuese, të cilin Rama e cilëson si një ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit, kreu i qeverisë dënoi kërkesën e Unionit. Kryeministri iu drejtua Kushtetueses, duke i kërkuar që rasti mos përsëritet. Ai e quajti kërkesën, “shaka” për të cilën fillimisht mazhoranca socialiste heshti, por tani nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

    “Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë,”-shkruan ndër të tjera, Rama.
    Gjykata Kushtetuese në reagimin e saj, duke marrë shkas postimin e kryeministrit Edi Rama, garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre. Më tej thekson se janë të papranueshme ndikimet apo përpjekjet që vënë në dyshim autoritetin dhe reputacioni e saj, gjë e cila cenon balancën mes pushteteve.
    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:
    Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj. Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.
    Çfarë ka ndodhur