Ish-Presidenti Ilir Meta vlerëson se asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund të jetë i paanshëm, për shkak se sipas tij janë të survejuar dhe të përgjuar nga punonjës anonimë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Meta mbështet deklaratën e avokatit të Berishës në seancën e sotme në GJKKO që tha se gjykatësit e Gjykatës së Posaçme janë në presionin e SPAK.
Lidhur me këtë qëndrim, Ilir Meta ka publikuar një pasazh të kërkesës që avokati i tij Kujtim Cakrani ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la atë në arrest në burg.
Postimi i plotë në Facebook i Ilir Metës:
Të dashur qytetarë,
Lidhur me qëndrimin e sotëm të avokatëve të Prof. Dr. Sali Berisha, të cilin e vlerësoj me interes të lartë publik, pasi asnjë gjykatës nuk mund të jetë i paanshëm kur është në mënyrë të përhershme i mbikëqyryr, i përgjuar dhe i survejuar, nga punonjës anonim të BKH, si në asnjë vend tjetër të KE dhe në kundërshtim edhe me vet rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias, po publikoj sot këtë pjesë të parashtruar dhe arsyetuar nga avokati Kujtim Cakrani për Gjykatën Kushtetuese, që tregon këtë situatë absurde, ku ndodhen sot gjyqtarët në Shqipëri.
Ky sqarim shterues ka të bëjë me mijëra shqiptarë, të cilët nuk marrin dot drejtësi nga gjykatat tona, për shkak se gjykatësit janë nën mbikëqyrje të përhershme.
Komisioni i Venecias në Opinionin e tij nr. 824/2015 “MBI PROJEKT-NDRYSHIMET E RISHIKUARA KUSHTETUESE PËR GJYQËSORIN”, 15 janar 2016, shprehu dyshime serioze në lidhje me këtë sistem të mbikëqyrjes së përhershme të gjyqtarëve. Paragrafi 51 i Opinionit thotë:
51. Formulimi i përdorur në pjesën e dytë të fjalisë së dytë të nenit 135 f. 3, që i referohet detyrimit të gjyqtarëve të specializuar dhe anëtarëve të familjes së tyre për t’iu nënshtruar “rishikimeve periodike të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikacionit”, duket të jetë tepër i gjerë. Ndërsa rishikimi i llogarive financiare është një mjet specifik dhe efektiv për monitorimin e pasurive dhe të ardhurave që duhet të deklarohen nga një gjyqtar, kryerja e një “shqyrtimi të telekomunikacionit” të një gjyqtari dhe veçanërisht të familjarëve të tij, në mungesë të garancive të duhura, do të çonte në një kufizim të panevojshëm të së drejtës së tyre për privatësi.
Komisioni i Venecias kupton se madhësia e problemit të korrupsionit në Shqipëri kërkon masa të veçanta mbikëqyrjeje në lidhje me operacionet financiare të mbajtësve të zyrave gjyqësore dhe prokuroriale dhe se këta të fundit duhet të jenë të përgatitur për t’u ekspozuar më shumë ndaj transparencës dhe kontrolleve shtesë.
Megjithatë, Kushtetuta nuk duhet t’u japë një letër të bardhë shërbimeve të sigurisë për të përgjuar të gjitha komunikimet e një gjyqtari/prokurori të specializuar dhe, në veçanti, të familjarëve të tyre. Çdo “rishikim i tillë i telekomunikacionit” duhet të shoqërohet me garanci procedurale adekuate dhe efektive, duke mbrojtur ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhet qartë në ligj; Në veçanti, duhet të ketë një autorizim gjyqësor të bazuar në një dyshim të arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.
Përgjimi i komunikimeve të anëtarëve të familjes pa pëlqimin e tyre paraprak ose në mungesë të miratimit gjyqësor bazuar në disa fakte specifike dhe duke krijuar një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet kriminal përbën qartë një ndërhyrje serioze në privatësinë e tyre. Ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar mund të heqin dorë nga disa nga të drejtat e tyre të privatësisë, kjo heqje dorë mund të mos mbulojë të gjithë të afërmit e tyre dhe ligji duhet të parashikojë një mekanizëm të veçantë për të mbrojtur interesat e privatësisë së atyre që mund të preken aksidentalisht nga masat e mbikëqyrjes.
Gjykata Kushtetuese, në pikat 68-73 të vendimit 81/24, e analizon këtë problem vetëm nga këndvështrimi i garancive në fazën e procedimit eventual disiplinor ndaj gjyqtarëve.
Kjo qasje nuk pasqyron praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së se gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo presion nga degët e tjera të qeverisë, si dhe nga palët
Kjo është veçanërisht e mprehtë, si në rastin konkret, ku është prokuroria që monitoron çdo moment të jetës profesionale të gjyqtarëve.
Nuk ka asnjë garanci në këtë sistem që SPAK të mos monitorojë dhe regjistrojë diskutimet mes gjyqtarëve dhe ndihmësve të tyre, që mund të jenë edhe me mjete elektronike, siç është e-mail ose telefon.
Ky sistem mbikëqyrjeje institucionalizon një presion të rregullt nga një degë tjetër e Qeverisë, e cila është gjithashtu pala tjetër në procedurën përpara gjykatave të posaçme, përpara Gjykatës së Lartë dhe përpara Gjykatës Kushtetuese.
Për më tepër kjo palë që mbikëqyr gjyqtarët ka kërkuar masat e paraburgimit kundër kërkuesit, ligjshmëria dhe proporcionaliteti i të cilave po kontrollohen nga gjykatat. Në këto kushte, “dyshimet e aplikantit për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës që trajtoi çështjen e tij janë objektivisht të justifikuara”.
Referenca e Gjykatës Kushtetuese për garancitë gjatë procedurave disiplinore kundër gjyqtarëve të gjykatave speciale nuk është shqetësim i parashtruesit të kërkesës. Në çdo rast Gjykata Kushtetuese ftohet të kujtojë se zyrtarët policorë, në bazë të atyre të dhënave që mbledhin gjatë mbikëqyrjes mund të informojnë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe më pas të nisin procedurën disiplinore ose mund të informojnë edhe prokurorët e SPAK për fillimin e procedimeve penale (përkatësisht nenet 42 § 9 dhe 51 § 3 të Ligjit 95/2016).
Prandaj, presioni ndaj gjyqtarëve të gjykatave speciale nga një mbikëqyrje e vazhdueshme, e cila nuk bazohet në asnjë dyshim dhe nuk miratohet nga gjyqtari dhe mund të shkaktojë procedime disiplinore ose penale është e përhershme pasi rrezikon seriozisht pamjen e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre.
Në përgjigje të argumentit të Gjykatës Kushtetuese, kërkuesi pretendon se çdo gjyqtar nën një mbikëqyrje të tillë do të preferonte të ndiqte qëndrimin e SPAK sesa të rrezikonte edhe mundësinë më të vogël të procedimit disiplinor apo penal.
Nëse Gjykata Kushtetuese gjen garancitë kundër një mbikëqyrjeje të tillë në nivelin e procedimeve disiplinore, a do të supozojmë, me arsyetim të kundërtën, se legjislacioni shqiptar ka dhënë garanci shumë më të mëdha dhe specifike në rastet e mbikëqyrjes së avokatëve dhe individëve, sepse në rastet e tyre nuk ka garanci në rastet e procedimit disiplinor apo penal? Ata gjithashtu do të dëgjohen nga gjyqtarë të pavarur. Prandaj, arsyetimi i gjykatës Kushtetuese në vendimin 81/24 nuk qëndron.
Rasti i kërkuesit është evidencë juridike – pala tjetër në procedurë ka të drejtë të vëzhgojë komunikimin e gjyqtarëve të posaçëm dhe familjarëve të tyre.
Mund ta bëjë këtë pa ndonjë kontroll paraprak ose të mëvonshëm nga gjyqtari.
Megjithëse Gjykata Kushtetuese është në dijeni të paralajmërimit të bërë nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij të lartpërmendur, paralajmërimi i cituar në pikën 71 të vendimit 81/24 , hedh poshtë pretendimet e parashtruesit të kërkesës, pa dhënë përgjigje nëse procesi i mbikëqyrjes kontrollohet nga gjyqtari apo jo.
Përkundrazi, nenet 42, 49 dhe 51 të ligjit 95/2016 nuk parashikojnë në asnjë moment që ky proces mbikëqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.
Asnjë nga të ashtuquajturat garanci që Gjykata Kushtetuese përmend në pikën 72 të vendimit 81/24 nuk i përgjigjet kritereve që Gjykata e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias i konsiderojnë garanci kundër abuzimeve në rastet e mbikëqyrjes.
Kjo është veçanërisht akute kur gjyqtarët janë subjekt i ndërhyrjeve të tilla.
Në praktikën e saj gjyqësore për masat sekrete të mbikëqyrjes, GJEDNJ ka zhvilluar masat minimale të mëposhtme që duhet të përcaktohen në ligj për të shmangur abuzimet me pushtetin:
i) natyrën e veprave penale që mund të shkaktojë një urdhër përgjimi;
ii) një përkufizim të kategorive të njerëzve që mund të përgjohen telefonat e tyre;
iii) një kufi në kohëzgjatjen e përgjimit telefonik;
iv) procedurën që duhet ndjekur për ekzaminimin, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave të marra;
v) masat paraprake që duhen marrë gjatë komunikimit të të dhënave me palët e tjera;
vi) dhe rrethanat në të cilat regjistrimet mund ose duhet të fshihen ose shkatërrohen;
vii) autorizimi i mbikëqyrjes dhe kontrollit a posteriori .
Sistemi shqiptar i prezantuar me Ligjin 95/2016 përcakton disa masa mbrojtëse në lidhje me pikat (ii), (iv) dhe (vi). Madje edhe në lidhje me pikat (iv) dhe (vi) masat mbrojtëse nuk janë të plota.
Por sistemi shqiptar dështon në raport me të gjitha pikat e tjera. Për shembull, në lidhje me pikën (i) më sipër, oficerët e policisë së BKH-së gjithashtu mund të raportojnë sjelljen e pahijshme etike të gjyqtarëve ose prokurorëve tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë . Kjo do të thotë se shtrirja e mbikëqyrjes është praktikisht e pakufizuar. Kjo është shumë më problematike, sesa sistemi në Hungari, ku Gjykata gjeti shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së .
Sistemi shqiptar i themeluar me Ligjin 95/2016 nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga Gjykata në lidhje me përgjimet me shumicë. Në Big Brother Ëatch dhe të tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar , Gjykata vuri në dukje se sistemi britanik:
“nuk përmbante masa mbrojtëse të mjaftueshme “nga fundi në fund” për të ofruar garanci adekuate dhe efektive kundër arbitraritetit dhe rrezikut të abuzimit. Në veçanti, ajo ka identifikuar mangësitë themelore të mëposhtme në regjim: mungesa e autorizimit të pavarur, dështimi për të përfshirë kategoritë e përzgjedhësve në aplikimin për një urdhër dhe dështimi për t’iu nënshtruar përzgjedhësve të lidhur me një individ në autorizim të brendshëm paraprak (shih paragrafët 377-382 më lart).
Në sistemin shqiptar hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve ka ligjërisht dhe realisht diskrecion të plotë në fillimin dhe kryerjen e mbikëqyrjes, siç parashikohet nga neni 42 i ligjit 95/2016 .
Në veçanti, nuk ka autorizim nga një gjyqtar për mbikëqyrjen dhe në këtë pikë sistemi shqiptar dështon edhe në krahasim me sistemin rus .
Nuk ka as një kontroll të mëvonshëm nga ndonjë gjykatës se si janë mbledhur, ruajtur dhe përdorur këto të dhëna. Mbikëqyrja e parashikuar me Ligjin 95/2016 nuk kërkon as autorizimin e prokurorit, gjë që në rastin konkret do të ishte veçanërisht problematike, pasi prokurorët janë pala tjetër në procedurë.
Prandaj, mbikëqyrja mbulon të gjitha komunikimet elektronike dhe të tjera të gjyqtarëve specialë, përfshirë familjet e tyre. Mbikëqyrja është e pakufizuar në kohë dhe hapësirë, pa ndonjë arsye specifike dhe nuk miratohet a priori ose shqyrtohet a posteriori nga asnjë gjykatë në lidhje me ligjshmërinë ose proporcionalitetin e kësaj ndërhyrjeje.
Dallimi midis periodikut dhe të përhershëm që Gjykata Kushtetuese përpiqet të bëjë nuk qëndron.
Ideja është që në çdo moment gjatë karrierës së tyre, me një vendim të marrë nga oficerët e policisë, gjyqtarët mund të jenë nën mbikëqyrje.
Mbikëqyrja vendoset, kryhet, regjistrohet dhe ruhet në diskrecion të plotë nga oficerët e policisë që janë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe përzgjidhen nga ky i fundit për të kryer këtë mbikëqyrje.
Oficerët e policisë mund të vëzhgojnë komunikimet e gjyqtarëve sa herë që duan dhe duke ndjekur një periodicitet ata vendosin pa asnjë kontroll.
Kjo situatë mjafton për të konkluduar se gjyqtarët e gjykatave speciale i nënshtrohen mbikëqyrjes që nuk paraqet asnjë garanci, as ligjore dhe as institucionale, dhe nuk mund të jetë e nevojshme në një shoqëri demokratike.
Një mbikëqyrje e tillë e vazhdueshme ngre dyshime serioze për pavarësinë e gjyqtarëve të gjykatave speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk është e mundur që një person i cili, sipas nenit 42 të Ligjit Nr. 95/2016, vihet nën një mbikëqyrje të tillë nga një hetues anonim, i cili në thelb është një oficer policie, të jetë autoritet gjyqësor që plotëson kushtet e pavarësisë të kërkuara nga nenet 5 dhe 6 të KEDNJ-së. Veçanërisht, hetuesi është pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila është në varësi të Prokurorisë së Posaçme, e cila është organi që ka kërkuar masat shtrënguese në fjalë dhe që i mbron ato para gjykatës. Hetuesi që anketon gjyqtarët e GJKKO dhe GJKKO e Apelit sipas nenit 42 të Ligjit Nr. 95/2016, është pjesë e strukturës së organit të prokurorisë, gjegjësisht pala, veprimet e së cilës janë kontestuar para gjyqtarëve të posaçëm dhe janë shqyrtuar prej tyre.
Për ta përmbledhur, një mbikëqyrje e pakufizuar, e përhershme , e pakontrolluar, pa asnjë vështrim dyshimi, ushtrohet ndaj gjyqtarëve të gjykatave speciale, nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila është pala tjetër në këto procedura.
Siç e përmendëm edhe më lart, regjimi i mbikëqyrjes së gjyqtarëve të gjykatave speciale, nuk respekton garancitë e parashikuara për përgjimin e komunikimeve nga legjislacioni penal shqiptar. Krahasimi i thjeshtë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale që rregullojnë përgjimin e komunikimeve të individëve privatë , zbulon se në rastin e fundit jo vetëm që mbikëqyrja e bisedave nuk është automatike dhe e përhershme , por gjithashtu duhet të autorizohet nga gjyqtari dhe ka të drejtë apelimi . Këto garanci nuk ofrohen për gjyqtarët e gjykatës speciale shqiptare.
GJEDNJ së fundmi ka konfirmuar në vendimin Pietrzak dhe Bychaëska-Siniarska dhe të tjerë kundër Polonisë , rëndësinë e veçantë që i jepet mbrojtjes nga mbikëqyrja arbitrare e aktorëve në sistemin e drejtësisë. Nëse ajo çështje merrej me mbikëqyrjen e avokatëve, çështja merr shumë më tepër rëndësi, për qëllimin e një gjykimi të drejtë, në rastet e mbikëqyrjes së gjyqtarëve. Kjo është veçanërisht akute nëse autoriteti që kryen procesin e mbikëqyrjes dhe ruajtjes është palë në procedurën penale para gjyqtarëve që janë nën mbikëqyrje.
Është e lehtë të theksohet se neni 52 i KPP-së shqiptare ofron më shumë garanci në rastet e kërkimeve dhe përgjimit të komunikimeve të avokatëve mbrojtës sesa ato që Kushtetuta dhe Ligji 95/2016 parashikojnë për gjyqtarët e gjykatave speciale .
Ky krahasim është i mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se dispozitat përkatëse të Ligjit 95/2016 janë një shkelje flagrante e vetë nocionit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të GJKKO dhe GJKKO e Apelit. Këta gjyqtarë, nën mbikëqyrje apriori dhe të pakufizuar dhe pa asnjë garanci procedurale, nuk mund të ofrojnë garanci pavarësie dhe paanshmërie për individët që paraqiten para tyre.
Në rrethana të tilla, kur gjyqtarët që vendosën masat e paraburgimit kundër kërkuesit janë nën mbikëqyrjen e strukturave në varësi të palës tjetër në procedurë, ka arsye legjitime që kërkuesi Z. Metaj, të ketë bindjen se këtyre gjyqtarëve u mungon pavarësia dhe paanësia, dhe kjo bindje mund të konsiderohet objektivisht e justifikuar (Shih: Ëettstein, kundër Zvicrës, nr. 33958/96, § 44, KEDNJ 2000-XI, dhe Ferrantelli dhe Santangelo kundër Italisë, 7 gusht 1996, § 58, Reports of Judgments and Decisions 1996-III). Për këto arsye kërkuesi pretendon se ka shkelje të nenit 5 §§ 1 dhe 4 në këtë rast.
Tag: gjyqtarëve
-

Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH
-

“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Mësohet se procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të dosjes “Partizani”, u shty për në 15 shtator.
Pas këtij vendimi, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj ka kërkuar përjashtimin e treshes gjykuese.
Sipas Gjokutajt, gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm.
“Nuk janë të pavarur! Kërkojmë caktimin e gjyqtarëve jashtë Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e kësaj çështjeje”, citohet të ketë thënë Gjokutaj. -

“Nuk ka krizë”, Merz reagon pas mosmarrëveshjes mes koalicionit qeveritar: Jemi në koalicion pune, jo në lidhje martesore
Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi plotësisht kreun e grupit parlamentar të Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU), Jens Spahn.
Kancelari shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij me veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa u shfaq optimist për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara para 1 gushtit.
Ajo që ndodhi të premten, kur zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese Federale duhej të anulohej sepse koalicioni CDU/CSU nuk ra dakord në minutën e fundit me kandidaten e propozuar nga Partia Social Demokrate (SPD) Frauke Brosius-Gersdorf, “nuk ishte e mirë, por nuk përbën një krizë, as të demokracisë dhe as të qeverisë”, tha Merz dhe ia atribuoi mosmarrëveshjet demokracisë “të gjallë” të Gjermanisë.
Në përgjigje të një pyetjeje nëse kreu i CDU-së, Jens Spahn, është përgjegjës për “mosmarrëveshjet” nga deputetët, kancelari tha se deputetët janë përfaqësues të pavarur, të zgjedhur drejtpërdrejt të qytetarëve, ndërsa kur u pyet nëse Spahn është personi i duhur për këtë pozicion, ai u përgjigj drejtpërdrejt: “Padyshim, po!”.
Kancelari gjithashtu vuri në dukje se qeveria deri më tani ka miratuar të gjitha projektligjet që ka paraqitur në parlament pa rrjedhje informacioni, përveç zgjedhjes së gjyqtarëve, dhe shtoi se partnerët do të konsultohen në periudhën e ardhshme “pa presion kohor” për të gjetur një zgjidhje.
Ai madje minimizoi rëndësinë e çështjes, duke theksuar se qytetarët kanë çështje që i shqetësojnë më shumë sesa zgjedhja e gjyqtarëve, ndërsa kujtoi se bashkëpunimi me SPD-në “nuk është një martesë dashurie, por një koalicion pune” në kontekstin e të cilit të gjithë marrin vendime të vështira dhe bëjnë kompromise të arsyeshme.Top Channel
-

“Arresti im masë ekstreme, më erdhi keq për…”, Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…
Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë në një intervistë, duke e cilësuar ndalimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.
“Në rastin tim nuk ekzistonte asnjë rrethanë e jashtëzakonshme që të justifikonte privimin e lirisë. Ishte një urdhër politik, i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve,” tha Malltezi, duke theksuar se ndëshkimi i tij kishte si synim goditjen e figurës politike të familjes së tij.
Ai denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij: “Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite.”
Malltezi shtoi se ndaj tij ishte vendosur një garanci pasurore, të cilën e cilësoi si pasojë e “frikës së gjyqtarëve”. Ai mbrojti pronësinë e pasurive të tij, duke theksuar: “Po, kam prona, por kjo nuk është krim, është rezultat i punës time.”
Në një ton personal dhe reflektues, ai shprehu keqardhjen që nuk i ishte gjendur familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë, por shtoi se e kishte përballuar sfidën me dinjitet. -

Mandatet e gjyqtarëve kushtetues: Shqetësim edhe nga Brukseli
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i ka drejtuar një shkresë kryeparlamentares Spiropali në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese ku i ka kërkuar të përfshijnë edhe opozitën në seancën në GK.
Opozita parlamentare kërkon që të ketë përfaqësuesit e saj në grupin që Kuvendi do të përfaqësohet në seancën, ku Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues.
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, e ka formalizuar kërkesën në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në 7 Korrik 2025.
Kërkesa e Bardhit vjen në një moment që Komisioni Europian ka ngritur shqetësime mbi pasigurinë ligjore dbe përplasje mes Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë për kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.
Në janar të këtij viti, presidenti Begaj kërkoi nga Kushtetuesja interpretimin e mandateve të gjyqtarëve të saj. Në këtë çështje përfshihen drejtëpërdrejtë si palë të interesuara Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, duke qenë se secili prej tyre emëron nga tre gjyqtarë kushtetues.
Më poshtë është letra e plotë e Gazmend Bardhit për Elisa Spiropalin:
-

Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore
1 Korrik 2025
18:19
Telesport
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen ka disa muaj që publikon video që synojnë dëmtimin e reputacionit të gjyqtarëve në La Liga.
Dyshohet se pas këtyre videove qëndron vetë presidenti Florentino Perez, i cili u ka kërkuar ndihmësve të klubit për rrjetet sociale të postojnë video kundër gjyqtarëve në “Real Madrid TV”.
“Los Blancos” kanë këmbëngulur vazhdimisht se qëllimi i këtyre videove është denoncimi i sistemit të korruptuar të gjyqtarëve në Spanjë. -

Një fitore për Trump! Gjykata Supreme e SHBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat presidencialë
Gjykata e Supreme ka kufizuar aftësinë e gjyqtarëve në gjykatat e ulëta për të bllokuar urdhrat presidencialë në të gjithë SHBA-në.
Duket të jetë një fitore për Administratën Trump, e cila kishte apeluar në Gjykatën Supreme që gjykatat e shkallës së parë nuk kanë të drejtë të bllokojnë veprimet presidenciale, shkruan BBC.
Gjyqtarët votuan 6-3, teksa liberalët nuk ishin dakord. Gjyqtarët konservatorë theksuan se nuk po trajtonin meritat e përpjekjes së Trump për t’i dhënë fund shtetësisë në lindje për jo-qytetarët dhe migrantët pa dokumente.
Vendimi i Gjykatës Supreme në këtë rast shënon një fitore të rëndësishme për administratën Trump, e cila kishte parë disa nga përpjekjet e saj politike të pengoheshin nga kufizimet në të gjithë vendin.Top Channel
-

Brukseli “shkund” drejtësinë, kërkon kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga vetingu që sot japin mësim në…
Elmas Bogdani
Një raport i brendshëm dhe konfidencial i Bashkimit Evropian ka ndezur alarmin për gjendjen “post-vetting” në drejtësinë shqiptare. Brukseli jep sinjale për hetim penal ndaj dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga sistemi, shumica e të cilëve, ndonëse të rrëzuar nga filtrat e pasurisë dhe kontakteve me krimin, sot janë rikthyer si pedagogë në Shkollën e Magjistraturës. Sipas një draft-raporti të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, i siguruar nga gazeta SOT, një nga problematikat më të rënda të sistemit shqiptar të drejtësisë është pikërisht lejimi i rikthimit të ish-magjistratëve të përjashtuar nga vettingu në pozita pedagogjike në Shkollën e Magjistraturës. “Është shqetësuese që ish-gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen gjatë procesit të vettingut për të shmangur shkarkimin dhe janë subjekt ndalimi për poste të larta, vijojnë të punësohen si staf mësimor,” thuhet në dokumentin e Brukselit.
Sa vite burg rrezikojnë
Gazeta ka kontrolluar të gjitha vendimet që ka zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku tregohet qartë se pjesa dërrmuese e të përjashtuarve nga sistemi kanë kryer vepra penale. Përveç atyre që janë përjashtuar për kontakte me krimin apo aftësive profesionale, të gjithë që kanë ngelur për shkak të pasurisë kanë kryer krime. Të gjithë këta rrezikojnë të akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të të ardhurave. “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 257/a të Kodit Penal. Po ashtu rezulton se disa kanë bërë falsifikim formulari, falsifikim dokumentesh dhe kanë kryer shkelje me kreditë. Disa kanë mashtruar bankat me kreditë, ndërsa disa kanë përfituar kredi të butë në shkelje të ligjit. Një pjesë rezulton se kanë kryer evazion fiskal, pasi duke mashtruar me sipërfaqet e pronave kanë shmangur taksat. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg. Falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Dhe mashtrimi me kredi dënohet deri në 7 vite burg. Pra ka emra që rrezikojnë deri në 17 vite dënim.
Raporti i KE: Kritika të forta për KLP dhe KLGJ
Draft raporti konfidencial i Komisionit evropian, vëren gjithashtu se mbeten boshllëqe për të ruajtur standardet e larta të vendosura gjatë Vettingut. Nga ana tjetër ky proces ka krijuar problem për shkak të reduktimit të ndjeshëm të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që I mbijetuan. “Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët, vijon të ndikojë negativisht në cilësinë e drejtësisë”, thekson dokumenti i Brukselit, i cili ngre shqetësim për kuotat e ulëta të parashikuara për vitin e ri akademik në shkollën e magjistraturës “të cilat janë thelbësisht të pamjaftueshme për të siguruar mbushjen graduale të vakancave në afat mesatar”. Shqetësim për Brukselin mbeten problemet e vërejtura dhe më parë, në dy organet kryesore të sistemit, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. “Sfidat për të kryer në kohë dhe me cilësi, vlerësimet, emërimet, ngritjet në detyrë dhe transferimet e magjistratëve mbeten të pranishme, ndërkohë që Këshillat vijojnë të mos kenë rregulla të rëndësishme funksionimi”.
Sipas draft Raportit “nuk është shënuar ndonjë zhvillim domethënës nga KLGJ-ja dhe KLP-ja, në forcimin e transparencës për ngritjet në detyrë dhe transferimet. KLGJ-së, i mungojnë rregullat e brendshme të nevojshme për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë efektive, ndërsa ato të KLP-së kërkojnë rishikim. Të dy Këshillat nuk kanë rregullore të brendshme për konfliktet e interesit të anëtarëve të tyre, duke bërë që rastet e mundshme të konflikteve të interesit të mos trajtohen”, vë në dukje dokumenti i Brukselit. Komisioni Europian përsërit shqetësimin e shprehur më herët dhe për emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët zgjidhen nga parlamenti. Po ashtu vihet në dukje se mangësitë vazhdojnë në praktikë dhe në kuadrin ligjor për procedurën e emërimit të anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP, të cilët nuk i nënshtrohen të njëjtave standarde për kontrollin e të kaluarës dhe deklarimin e pasurisë si anëtarët magjistratë, gjë që ndikon në transparencën dhe meritokracinë e procesit. -

“Beteja” për pagat e gjyqtarëve, reagojnë drejtuesit e Kushtetueses dhe KLGJ
Nga dhoma e këshillimit Gjykata Kushtetuese e ka kaluar në seancë plenare padinë e unionit të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të respektohet ligji i reformës në drejtësi i vitit 2016 për pagat e tyre.
Gjyqtarët insistojnë në kushtetuese shfuqizim të një neni të një ligji tjetër të 2023 i cili rishikoi pagat e administratës, por kjo nuk solli ngritje të rrogave të tyre mbasi ata u riklasifikuan në një kategori tjetër ku paga llogaritet duke u shumëzuar me koeficientin 0/36 të pagës së presidentit.
Gjyqtarët e konsiderojnë këtë lëvizje si prekje e pavarësisë financiare, por kryeministri e konsideroi ndryshe duke i dhënë me këtë rast paralajmërimin e tij kushtetueses. Zonja Holta Zaçaj që drejton gjykatën kushtetuese interpretoi mesazhin e kryeministrit.
Me një gjyqësor të prekur nga stoku i dosjeve, të cilit nuk i shpëtoi as kreu i qeverisë me padinë e tij ndaj Lulëzim Bashës për shpifje, përfaqësuesit e ILD dhe KLGJ nuk patën komente ndaj deklaratave të Edi Ramës se ata duhet të zgjohen dhe të inspektojnë vendimet gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka dale ende me një deklaratë mbi etiketimet ndaj gjyqtares së çështjes Engjëllushe Tahiri, e cila dha vendim në padinë e Ramës ndaj Bashës.Top Channel
-

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një debat qeverinë me gjyqësorin.
Pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama që kundërshton rritjen e pagave për gjykatëst, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se kjo gjykatë pranon kritika, por jo presione.
Në një prononcim për gazetarët, Zaçaj theksoi se kritikat janë kufiri për Gjykatën Kushtetuese.
“Ne vlerësojmë që çdo vendim i yni mund të jetë objekt kritikash. Ju vetë (për gazetarët) keni pasur të tilla dhe unë e kam inkurajuar faktin që e drejta dhe liria e shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri te kritika dhe jo tek presionet”.
E pyetur nga gazetarët për faktin që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar, znj.Zaçaj deklaroi se ky fakt në fund të fundit tregon nivelin e demokracisë në vend.
“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë.
Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Kur flasim për pushtete të tjera.
E rëndësishme është që Gjykata funksionon, gjykata doli dje me një prononcim, sepse detyra është t’i garantojmë publikut që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme.
Mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe mendimet që jep media, ndonjëherë duke verifikuar burimet e informacionit dhe ndonjëherë duke mos i verifikuar ato, ne i çmojmë por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm.
Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona.
Megjithatë, përsa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias, kjo është një vlerë e shtuar”, u shpreh kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçja.
Kryeministri Edi Rama e konsideron skandaloze kërkesën për rritje të pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër rritjet së pagave me 700 Euro për gjyqtarët./tvklan