Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi publikisht gjyqtarin Klarent Dervishi, duke e akuzuar atë se po pengon lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Në një reagim zyrtar, Unioni i Gjyqtarëve i cilësoi komentet e Ramës si “denigruese ndaj figurës së gjyqtarëve dhe një formë presioni mbi gjyqësorin”.
Sipas deklaratës së UGJSH-së, kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë të lejueshme vetëm brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Ata theksuan se sulmet politike ndaj gjyqtarëve jo vetëm që cenojnë pavarësinë e drejtësisë, por edhe minojnë besimin e publikut tek gjykatat. Unioni akuzon kryeministrin se po e kthen ushtrimin e një detyre kushtetuese në një “gjyq publik”, ku njëra nga palët, për shkak të fuqisë dhe hapësirës mediatike, denigron gjyqtarët dhe ushtron presion.
Unioni i Gjyqtarëve shprehu shqetësimin se deklarata të tilla përsëriten shpesh dhe nuk kanë për qëllim forcimin e shtetit ligjor. Ata i bëjnë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), si organi përgjegjës për garantimin e pavarësisë së gjyqtarëve, që të reagojë dhe të mbajë një qëndrim ndaj sulmeve që u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës së tyre, “pavarësisht se nga vijnë ato”. Kjo deklaratë nënvizon nevojën për mbrojtjen e gjyqtarëve nga ndërhyrjet politike, të cilat rrezikojnë të dëmtojnë themelet e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Tag: gjyqtarëve
-

Unioni i Gjyqtarëve: Deklaratat e Ramës, denigruese dhe presion mbi drejtësinë
-

“Deklaratat cenojnë integritetin tonë”/ Sulmet politike të Kryeministrit Rama ndaj Unionit të Gjyqtarëve: Gjuhë…
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar ndaj deklaratave të përsëritura dhe sulmeve publike të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarëve Hazbi Balliu dhe Klement Demiri, për shkak të vendimeve të marra prej tyre në çështje të ndryshme.
Kryeministri i ka akuzuar gjyqtarët për keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese.
Mirëpo, Unioni e ka dënuar këtë qasje, duke e cilësuar si ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe përpjekje për t’i ekspozuar gjyqtarët në gjyq publik përmes sulmeve personale.
Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato. -

Rama kritikoi dy gjykatësit e Tiranës për vendimet ndaj ndërtimeve pa leje, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Gjuhë e papranueshme, presion i hapur
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykatësve të Tiranës, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu.
Deklarata e plotë e Unionit të Gjyqtarëve
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.
Top Channel
-

Prokurorë e gjykatës në ‘sitën’ e Ramës! Unioni i Gjyqtarëve: Po ushtron presion, KLGJ të mbajë qëndrim
Edi Rama
TIRANË-Unioni i Gjyqatrëve ka reaguar pas akuzave të ngritura një ditë më parë (22 gusht) nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi gjyqtarin Klarent Demiri se ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësirë publike të zaptuar nga një lokal në kryeqytet. Kreu i qeverisë paralajmëroi se edhe për rastin e këtij gjyqtari, njejtë si për prokuroren Elsa Gjeli dhe gjyqtarin, Hazbi Balliu do tu drejtohet organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit. Rama ndër të tjera i ka quajtur figurat e drejtësisë “të korruptuar” dhe madje “armiq të shtetit”.
Në një deklaratë publike Unioni i Gjyqatrëve shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Unioni i cilëson komentet e kryeministrit ndaj gjyqtarëve Balliu dhe Demiri si të papranueshme, që cenojnë integritetin, figurën dhe ushtrojnë presion ndaj trupës gjykuese në tërësi. UGJSH thekson se deklaratat e kryeministrit dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia dhe krijojnë klimë frike për trupën gjyqësore. Në fund të regaimit Unioni kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.
REAGIMI:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato. -

Kritikat e Ramës, Unioni i Gjyqtarëve: Denigrim i figurës së gjyqtarëve
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve lidhur me vendimet e tyre të marra. Kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqësi për gjyqtarin Hazbi Balliu dhe së fundmi edhe ndaj Klarent Demirit.
Reagimi i plotë
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato. -

Procesi “Maradona”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve. Vazhdon beteja ligjore
Gati pesë vite pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës, procesi gjyqësor lidhur me vdekjen e tij është ende në zhvillim. Gjykata e re argjentinase, e ngarkuar për të gjykuar faktet që ndodhën në nëntor të vitit 2020, ka rrëzuar të mërkurën kërkesën për përjashtimin e dy gjyqtarëve, të paraqitur nga mbrojtja e mjekut personal të Maradonës, Leopoldo Luque.
Sipas avokatëve mbrojtës, gjyqtarët në fjalë nuk do të ishin të paanshëm, duke ngritur dyshime për “frikë të bazuar të njëanshmërisë”. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke e cilësuar si “nismë thjesht për të vonuar procesin, e bazuar në opinione personale, hamendësime dhe supozime pa asnjë bazë ligjore”. Mbrojtja ka njoftuar se do ta ankimojë vendimin.
Luque është një nga shtatë punonjësit e shëndetësisë që ndodhen nën akuzë, përfshirë mjekë, infermierë, një psikiatër dhe një psikolog, të akuzuar për “vrasje me dashje eventuale”. Në thelb, ata akuzohen për neglizhencë, ndonëse kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun ndaj jetës së pacientit.
Dënimet e parashikuara variojnë nga 8 deri në 25 vite burg. Procesi i parë u anulua në fund të majit, pas më shumë se dy muaj seancash dhe mbi 40 dëshmitarësh të dëgjuar, për shkak të një skandali që shpërtheu. Ky skandal lidhej me përfshirjen e gjyqtares në prodhimin e një dokumentari për vetë procesin.
Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak dhe edeme pulmonare, pas orësh agonie, në rezidencën e tij në Tigre, ku po rikuperohej nga ndërhyrja neurokirurgjikale. -

‘Kryeministër rrugaç’, Bardhi: Sulmi ndaj gjyqtarit Balliu, tentativë për të shembur pavarësinë e drejtësisë…
Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas polemikave të kryeministrit Edi Rama me gjyqtarin Hazbi Balliu, lidhur me heqjen e masës së konfiskimit për një pallat.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bardhi shprehet se “sulmi i kryeministrit ndaj gjyqtarit është një përpjekje për të shkallmuar pavarësinë e gjyqësorit”. Bardhi kërkon nga KLGJ dhe KLP që të reagojnë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve
“Sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që i pëlqen ta prezantojë veten si autorin e reformës në drejtësi dhe njeriu që i dha pavarësinë pushtetit gjyqësor, nuk lë rast pa i bërë target të sulmeve të ulëta rrugaçërore magjistratët sa herë marrin vendime që nuk i pëlqejnë Kryeministrit rrugaç.
Duke dënuar me forcë sjelljen rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk marrin urdhra nga zyra e tij, apeloj KLGJ dhe KLP të reagojnë në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, vijon Bardhi.
Deklarata:
Sulmi i Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu është dëshmi flagrante e përpjekjeve të një kryeministrit karagjoz për të shkallmuar tërësisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe themelet e shtetit të së drejtës. Megjithëse në vitin 2022, miratoi vetë fillimisht vendimin dhe më pas ligjin që iu mundësonte oligarkëve të tij ndërtues të ligjëronin katet e kullave pa leje në qendër të Tiranës, duke i amnistuar edhe nga ndjekja penale, tashmë i vërsulet një magjistrati të ri me fjalor rruge për të vetmin “mëkat” se ka zbatuar ligjin që vetë Edi Rama e miratoi për të ligjëruar antishtetin për llogari të oligarkëve të tij.
Në shtetin privat të Edi Ramës, ku ai është President, Kryeministër, Ministër, Kryebashkiak, Kryegjyqtar, Kryeprokuror, asnjë gjyqtar nuk duhet kurrësesi të pranojë kërkesat e qytatarëve kundër shtetit, sepse në të kundërt duhet të përballet me lumin e sharjeve personale të gojëprishurit që fatkeqësisht qëllon të jetë kreu i pushtetit ekzekutiv.
Në fakt, sjellje të tilla të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë guxuar të manifestojnë sadopak pavarësi në ushtrimin e detyrës nuk kanë munguar gjatë gjithë qeverisjes së tij, me intensitet të shtuar pas arrestimit të benjaminit të tij në krye të Bashkinë së Tiranës Erion Veliaj. Ky pra që i pëlqen ta prezantojë veten si autorin e reformës në drejtësi dhe njeriu që i dha pavarësinë pushtetit gjyqësor, nuk lë rast pa i bërë target të sulmeve të ulëta rrugaçërore magjistratët sa herë marrin vendime që nuk i pëlqejnë Kryeministrit rrugaç.
Do të duhej që për këtë rast të kishte reaguar me urgjencë Këshilli i Lartë Gjyqësor, e në rastet e prokurorëve Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dy organet kushtetuese të qeverisjes së pushtetit gjyqësor. Por, si në rastin e prokurores Elsa Gjeli, ashtu edhe në rastin e gjyqtarit Hazbi Balliu, Këshillat kanë heshtur, sepse ata shqetësohen vetëm kur opozita denoncon me fakte ndonjë gjyqtare që fsheh shkarkimin e saj nga detyra në procesin e vettingut apo dënimet e marra në vendin fqinj nga formulari i dekriminalizimit, por në asnjë rast kur kryeministri lëshon gojën pa fre ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që përmbushin detyrën e tyre në përputhje me ligjin.
Gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur, të paanshëm, të ndershëm dhe me integritet nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen për sa kohë që në vendimmarrjet e tyre i binden vetëm Kushtetutës dhe ligjit, pavarësisht nëse kjo bën të palumtur Edi Ramën, qeverinë e tij apo Partinë Socialiste. Ndërkohë kushdo, brenda dhe jashtë vendit, që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar mund ta kuptojë sa “i sinqertë” është Edi Rama dhe Partia Socialiste për reformimin e sistemit të drejtësisë, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe garantimin e shtetit të së drejtës. Për ta e vetmja “drejtësi” që funksionon, është ajo që burgos kundërshtarët politik, zvarrit hetimet ndaj korrupsionit qeveritar dhe amniston krimet zgjedhore.
Duke dënuar me forcë sjelljen rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk marrin urdhra nga zyra e tij, apeloj KLGJ dhe KLP të reagojnë në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
-

Revolucion në Serie A, gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e VAR-it drejtpërdrejt nga stadiumet
Një revolucion i vërtetë është gati të përfshijë botën e arbitrimit italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të AIA-s në Cascia, u njoftuan risi të rëndësishme, duke filluar me futjen e “VAR-it me thirrje” në kategorinë e tretë profesioniste.
Një inovacion që premton të ndryshojë marrëdhënien mes gjyqtarëve, trajnerëve dhe vendimeve në fushë. Daniele Orsato, përgjegjës i CAN C, theksoi vlerën formuese të kësaj risie:
“Sezoni do të kërkojë gjyqtarë shumë të përgatitur. Këto ditë kemi punuar shumë dhe iu them gjyqtarëve të mi të mos mendojnë menjëherë për Serie A apo B, por të jenë gati për ta merituar të arrijnë atje. Gjyqtarët duhet të heqin frikën e gabimit. Shpresa është që të shohim më pak protesta në fushë. Trajnerët, duke pasur dy mundësi për të kërkuar ndërhyrjen e videos, mund të marrin drejtësi në rast gabimesh”.Edhe në Serie A pritet një ndryshim i rëndësishëm. Siç njoftoi Gianluca Rocchi, përgjegjës i CAN A, gjyqtarët po përgatiten të shpjegojnë vendimet e VAR-it drejtpërdrejt nga stadiumet, në kohë reale: “Duam të rrisim transparencën. Numri i gjyqtarëve është reduktuar pikërisht për të investuar në cilësi. Është e pamundur të kemi gjithmonë gjykime të njëtrajtshme, sepse çdo episod është ndryshe dhe çdo gjyqtar është njeri, jo makinë”.
Gjatë grumbullimit, gjyqtarët e Serie A po stërviten me altoparlantë në fushë, duke simuluar situata loje dhe mësuar t’i komunikojnë vendimet e tyre me zë të lartë, edhe për tifozët në tribuna.
Rocchi pastaj sqaroi qëndrimin e tij për një temë tjetër delicate, intervistat me gjyqtarët pas ndeshjeve: “Nuk jam dakord. Pas ndeshjes ata nuk janë të kthjellët, do të duheshin të paktën 12 orë për të analizuar dhe shpjeguar me racionalitet”. -

Rocchi shpall risinë e madhe: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it
Një revolucion i vërtetë është gati të përfshijë botën e arbitrimit italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të AIA-s në Cascia, u njoftuan risi të rëndësishme, duke filluar me futjen e “VAR-it me thirrje” në kategorinë e tretë profesioniste. Një inovacion që premton të ndryshojë marrëdhënien mes gjyqtarëve, trajnerëve dhe vendimeve në fushë. Daniele Orsato, përgjegjës i CAN C, theksoi vlerën formuese të kësaj risie:
“Sezoni do të kërkojë gjyqtarë shumë të përgatitur. Këto ditë kemi punuar shumë dhe iu them gjyqtarëve të mi të mos mendojnë menjëherë për Serie A apo B, por të jenë gati për ta merituar të arrijnë atje. Gjyqtarët duhet të heqin frikën e gabimit. Shpresa është që të shohim më pak protesta në fushë. Trajnerët, duke pasur dy mundësi për të kërkuar ndërhyrjen e videos, mund të marrin drejtësi në rast gabimesh”.
Edhe në Serie A pritet një ndryshim i rëndësishëm. Siç njoftoi Gianluca Rocchi, përgjegjës i CAN A, gjyqtarët po përgatiten të shpjegojnë vendimet e VAR-it drejtpërdrejt nga stadiumet, në kohë reale: “Duam të rrisim transparencën. Numri i gjyqtarëve është reduktuar pikërisht për të investuar në cilësi. Është e pamundur të kemi gjithmonë gjykime të njëtrajtshme, sepse çdo episod është ndryshe dhe çdo gjyqtar është njeri, jo makinë”.
Gjatë grumbullimit, gjyqtarët e Serie A po stërviten me altoparlantë në fushë, duke simuluar situata loje dhe mësuar t’i komunikojnë vendimet e tyre me zë të lartë, edhe për tifozët në tribuna.Rocchi pastaj sqaroi qëndrimin e tij për një temë tjetër delicate, intervistat me gjyqtarët pas ndeshjeve: “Nuk jam dakord. Pas ndeshjes ata nuk janë të kthjellët, do të duheshin të paktën 12 orë për të analizuar dhe shpjeguar me racionalitet”. -

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon përjashtimin e 3 gjyqtarëve: Përgjohen nga SPAK
Të hënën e tretë të korrikut, ish-kryeministri Sali Berisha, kishte punë edhe me SPAK–un, ku duhet të paraqitej në zbatim të masës së sigurisë, edhe me Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohej seanca e dytë e dosjes “Partizani”.
Lideri demokrat kaloi dy herë veç pragun e SPAK, ndërsa nuk shkoi në gjyqin ku akuzohet për “korrupsion”, duke ia lënë në dorë përfaqësimin avokatëve. Berisha shënjestroi kreun e Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, që sipas tij, kishte regjistruar pa emër hetimin e dy kallëzimeve kundër gjyqtares Irena Gjoka.
“Se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg. Ka fshehur, falsifikuar. Edhe ajo që, nuk them se në rrafshin ligjor, por moral, që pasi i mori burrin, shkoi edhe mori edhe 60 mln lekë shpërblim”, tha kryedemokrati.
Berisha tha se nuk kishte kundërshti për treshen e gjyqtarëve të dosjes “Partizani”, që do të shqyrtojnë akuzat ndaj tij, dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe gjashtë të bashkëpandehurve, por shprehur rezerva për pavarësinë e gjyqtarëve të posaçëm.
Ndërkohë, në seancën që kishte nisur teksa ish-kryeministri fliste para SPAK, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues.
“Gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate nuk gëzojnë statusin e gjykatës së pavarur e të paanshme, për shkak se kjo është një gjykatë që është nën vëzhgimin, përgjimin, frekuent telefonik të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre, pa garanci juridike, pa garanci procedurale, thjeshtë me konstatim, me një mendim të një oficeri të BKH dhe SPAK. Pra njëra nga palët në proces, ka në kontroll gjykatën”, tha Gjokutaj.
Për këtë shkak, avokatët e Berishës kërkuan një trupë të përbërë jo nga gjyqtarë të posaçëm, por nga gjyqtarët e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm. Përveç kërkesës së avokatëve të Berishës, avokati i një prej shoqërive tregtare, të pandehura në proces, kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, gjykata vendosi të ndërpresë dhe shtyjë seancën për më 15 shtator.