Avokati i njohur Saimir Vishaj, përmes rrjeteve sociale ka akuzuar KLP-në dhe KLGJ-në për korrupsion në proceset e transferimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Avokati Vishaj ka folur me shifra konkrete, duke thënë se gjyqtarë e prokurorë paguajnë nga 50 deri në 100 mijë euro për t’u transferuar në zona më të favorshme si Tirana dhe për të ndjekur çështje penale pasi aty kanë më shumë përfitime ekonomike.
Statusi i plotë
Të lëvizësh nga një qytet në tjetrin bileta është e lirë. Edhe për të ardhur nga qytetet largëta në Tiranë nuk kushton.
Por ka ca tarifa që të lëvizësh në rrethe të mira apo të vish në Tiranë!!!
Këtu Stop. Kujdes. Mendohu. 50 deri 100 mijë euro, i paguhet jo autobusit, as taksisë, por KLP dhe KLGJ nga gjyqtarë e prokurorë për një transferim qofshin edhe të komanduar.
Dhe çudia vazhdon. Të gjithë të transferuarit kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale se aty është leku, civile të vonon, familjarë s’të jep gjë…
Bravo KLGJ dhe KLP, i sollët gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë.
Mjerë populli që do paguajë transfertat e prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj.”-shkruan Vishaj.
Tag: gjyqtarëve
-

Vishaj bën deklaratën e fortë: 100 mijë euro për prokuror ose gjyqtar! Si përfitojnë 27-vjeçarët nga KLP dhe KLGJ
-

“Pse qytetarët në Korçë po e humbin besimin te drejtësia”/ Avokatët ngrenë alarmin: Proceset gjyqësore…
Gjykata e Korçës po funksionon aktualisht me 10 gjyqtarë, pesë më pak se numri i parashikuar në organikë, që është 15.
Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Rajonit të Juglindjes, Nevzat Tarelli, kjo situatë është pasojë e transferimeve të gjyqtarëve drejt gjykatave të tjera, si dhe e procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve.
Sipas Tarellit, transferimi i gjyqtarëve përbën problemin më të madh që ndikon në funksionimin normal të proceseve gjyqësore. Largimi i tyre dhe kalimi i dosjeve tek gjyqtarët e tjerë bën që gjykimet të nisin nga fillimi, duke sjellë vonesa të ndjeshme.
Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës ndikon veçanërisht në çështjet civile, të cilat kanë pësuar zvarritje të dukshme në shqyrtim. Avokatët e zonës kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa për plotësimin e vakancave, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me pasojat e vonesave në drejtësi. -

KLGJ del kundër Ramës pas sulmeve ndaj gjyqtarëve, e akuzon për goditje të drejtësisë dhe kërkon respekt…
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe kryeministri Edi Rama janë “përplasur” në distancë, pasi kreu i qeverisë ka sulmuar së fundmi gjyqtarët lidhur me vendimet e tyre sa i takon hapësirave publike. Rasti i fundit ishte Ligoraq Toshi, për të cilin, Rama tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë. Dje, KLGJ reagoi duke thënë se deklarata të tilla cënojnë figurën e gjyqtarëve dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor apeloi që për çdo pretendim në lidhje me vendimet gjyqësore, të bëhet ankim në një gjykatë më të lartë.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm. Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut”, u shpreh KLGJ.
Reagimi i Ramës
Nuk vonoi përgjigja e Edi Ramës, i cili brenda pak orëve reagoi duke thënë se “KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë”.
Rama ua ka bërë të qartë që të mos guxojnë të merren me të, sepse sipas tij gjyqtari i vetëm është populli, ndërsa ata duhet të merren me gjyqtarët që marrin vendime arbitrare. “Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cenuara drejtpërdrejt nga këto vendime. KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik. KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, u shpreh Rama. -

“Po cënoni pavarësinë e gjyqtarëve”! Rama “flakë për flakë” me KLGJ: Mos gjykoni si e bëj un punën, shqetësohuni për drejtësinë
Edi Rama
TIRANË-Aksioni për lirimin e hapësirave publike është kthyer në një ‘mollë’ sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë. Konkretisht kritikat e kreut të qeverisë ndaj disa gjyqtarëve kanë nxitur një përplasje publike mes vetë Ramës dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. KLGJ i quajti ato ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit kritikat e Ramës dhe cënim të punës dhe figurës së gjyqtarëve, ndërsa Rama në kundërpërgjigje deklaroi se shqetësim duhet të jetë cilësia e drejtësisë dhe të garantohet që vendimet nuk kalojnë pa u analizuar.
Por çfarë ka ndodhur- replikat në distancë
Rama ka ngritur akuza kundrejt, prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, gjyqtarit Hazbi Balliu, gjyqatrit Klarent Demiri dhe një ditë më parë shënjestroi edhe gjyqtarin, Ligoraq Toshi. Kryesisht kreu i qeverisë i ka akuzuar ata se nuk kanë lejuar prishjen e ndërtesave pa leje, apo favorizim ndaj tyre. Pas këtyre deklaratave të një pas njëshme një reagim publik erdhi sot nga Këshillit i Lartë Gjyqësor.
LGJ thotë se deklarata të tilla cënojnë figurën e gjyqtarëve dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa apelon që për çdo pretendim në lidhje me vendimet gjyqësore, të bëhet ankim në një gjykatë më të lartë. KLGJ nënvizon se gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit dhe ushtrimi i funksioneve të tyre duhet të mbetet i pavarur, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm, duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Deklarata e Këshillit të Lartë Gjyqësor:
Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.
Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.
Nuk vonoi shumë dhe Edi Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se roli i KLGJ është të jetë garant për një drejtësi në favor të qytetarëve. Kreu i qeverisë kritikoi edhe qëndrimin e KLGJ duke theksuar se ‘për të kundërshtuar vendimet e gjykatave, duhet të ndiqen rrugët ligjore”.
Reagimi i Edi Ramës:
Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime. KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik. KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. -

Rama sulmoi gjyqtarët/ KLGJ “kundërshton” kryeministrin, pa guxuar t’i përmendë as emrin
Kreu i qeverisë Edi Rama prej javësh ka vënë në shënjestër gjyqtarë që i dalin kundër propagandës së tij.
Gjyqtarët kanë një institucion i cili duhet t’i mbrojë, që është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por edhe si në reagime të tjera të tyre, drejtuesit e KLGJ-së, e kanë treguar edhe herë se i janë nënshtruar Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lloj pavarësie.
Pasditen e sotme KLGJ ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës. i cili ka kritikuar publikisht disa gjyqtarë, përfshirë “gjykatësi Ligoraq”(siç e quajti Rama me ironi), prokuroren Gjeli dhe gjyqtarët Balliu e Demiri, lidhur me vendime për ndërtime pa leje në Tiranë. Rama publikoi edhe foto të objekteve dhe paralajmëroi se disa vendime do të ankimohen nga Ministria e Drejtësisë.
Në reagimin e tij, Rama mohoi që deklaratat e tij të përbënin presion ndaj gjyqtarëve, duke i konsideruar si pjesë të qëndrimit të tij në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimeve pa leje. Ai paralajmëroi gjithashtu se emrat e gjyqtarëve të përfshirë në vendime për ndërtimet pa leje do të regjistrohen në një dosje që Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë organeve të kontrollit të gjyqësorit.
Por, Këshilli i Lartë Gjyqësor, reagon me një deklaratë të paqartë dhe, mbi të gjitha, pa guxuar t’i përmendin emrin e Edi Ramës, i cili ka dalë publikisht kundër gjyqtarëve duke u publikuar emrat dhe fotot.
Në deklaratën e saj KLGJ flet për ‘subjekte publike apo private’, që duket se është bërë vetëm për të ‘larë gojën’, e jo për të mbrojtur ndokënd, e duke mos i shërbyer aspak të vërtetës.
Në fakt nuk ka asnjë ‘subjekt’ tjetër që ka sulmuar gjyqtarët përveç Edi Ramës. Kjo gjuhë me një deklaratë qesharake, është tregues i një institucioni që ka frikë dhe nuk ka më asnjë pavarësi për të mbrojtur sistemin, siç duhej të ndodhte.
Duke mos i përmendur emrin Edi Ramës, KLGJ ka dështuar në misionin e vet, atë të mbrojtjes së gjyqtarëve.
Deklarata
Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.
Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.
-

Kryeministri sulmon gjyqtarët/ KLGJ reagon, por pa guxuar t’i përmendë emrin Ramës
Kreu i qeverisë Edi Rama prej javësh ka vënë në shënjestër gjyqtarë që i dalin kundër propagandës së tij.
Gjyqtarët kanë një institucion i cili duhet t’i mbrojë, që është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por edhe si në reagime të tjera të tyre, drejtuesit e KLGJ-së, e kanë treguar edhe herë se i janë nënshtruar Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lloj pavarësie.
Pasditen e sotme KLGJ ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës. Reagoi me një deklaratë të paqartë dhe, mbi të gjitha, pa guxuar ti përmendin emrin e Edi Ramës, i cili ka dalë publikisht kundër gjyqtarëve duke u publikuar emrat dhe fotot.
Në deklaratën e saj KLGJ flet për ‘subjekte publike apo private’, që duket se është bërë vetëm për të ‘larë gojën’, e jo për të mbrojtur ndokënd, e duke mos i shërbyer aspak të vërtetës.
Në fakt nuk ka asnjë ‘subjekt’ tjetër që ka sulmuar gjyqtarët përveç Edi Ramës. Kjo gjuhë me një deklaratë qesharake, është tregues i një institucioni që ka frikë dhe nuk ka më asnjë pavarësi për të mbrojtur sistemin, siç duhej të ndodhte.
Duke mos i përmendur emrin Edi Ramës, KLGJ ka dështuar në misionin e vet, atë të mbrojtjes së gjyqtarëve.
Deklarata
Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.
Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.
-

Akuzat e Ramës ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Deklaratat minojnë pavarësinë e gjyqësorit, kundërshtimet për vendimet të ankimohen
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve mbi vendimet që janë marrë mbi çështjet e hapësirave publike dhe private.
KLGJ në deklaratën e saj thotë se reagimet që cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pengojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Nga ana tjetër KLGJ thotë mënyra për të kundërshtuar vendimet është rruga ligjore dhe jo deklaratat publike.
Deklarata
Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.
Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.
KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.
Në një shtet të së drejtës i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut. -

Trenova: Rama po sulmon drejtësinë për të frenuar pavarësinë e gjyqtarëve
Ish-prokurori Gent Trenova në një intervistë në Syri TV, foli rreth sulmeve të fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqësorit, duke i cilësuar si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll vendimmarrjen gjyqësore dhe për të frenuar çdo shenjë të pavarësisë në sistemin e drejtësisë.
Në një analizë të qartë mbi vendimmarrjet gjyqësore dhe rolin e pushtetit ekzekutiv, Trenova paralajmëron se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk janë rastësore, por një mesazh intimidues për të gjithë sistemin.
Gent Trenova: Duhet të vendosen disa premisa, ose për t’i piketuar gjërat. Në radhë të parë, vendimet e gjykatës unë nuk mund t’i gjykoj nëse janë të drejta ose nëse janë në kundërshtim me ligjin. Ato janë vendime të Gjykatës së shkallës së Parë, ka edhe Gjykatë e Apelit, është dhe Gjykata e Lartë, kështu që palët përkatëse në proceset gjyqësore kanë të drejtën për të bërë ankime në gjykata më të larta dhe nuk është etike ose e rregullt që të bëhen sulme intimiduese ndaj gjyqtarëve, pavarësisht se mund të mos na pëlqejë vendimmarrja e tyre.
Në fund të fundit, Kushtetuta i ka lënë të drejtën për të vendosur dhe sikur vendimi të jetë i gabuar, për aq kohë sa ja keni dhënë atë kompetencë për ta marrë atë vendim, ai duhe ta marrë atë vendim dhe gjykata nuk mund të veprojë dot pa vendim.
Në fund fare do të ketë një vendim, qoftë mirë apo qoftë keq. Sulmet që bën tani kryeministri Rama, të kujton sulmet që ka bërë kryeministri ndaj sistemit gjyqësor edhe para reformës në drejtësi ose procesit të vetingut. Ishin po të njëjtat sulme.
Nga konteksti i sulmeve të atëhershme dhe të tanishme, kuptohet qartë që kryeministri do të kontrollojë ose do të mbajë nën diktatin e tij të gjithë veprimtarinë e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe të mos ketë vendimmarrje nga nëngjyqtarë që mund të shfaqë shenja të pavarësisë me vendimmarrjen e tij.
Dhe meraku apo frika e kryeministrit është që të mos lërë hapësira gjyqësorit që gjyqtarë të caktuar të fillojnë dhe të mësohen me pavarësinë. Pra, që me shenjat e para të pavarësisë që mund të kenë gjyqtarët, ata sulmohen, intimidohen që nuk bëhet vetëm për këta por është një mesazh për të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të mos marrë vendime të pavarura me ndërgjegjen e tyre.
-

Drejtësia nën “zjarrin” e Edi Ramës, si sulmet ndaj gjyqësorit po “minojnë” shtetin e së drejtës në Shqipëri…
Drejtësia nën “zjarrin” e Edi Ramës, si sulmet ndaj gjyqësorit po “minojnë” shtetin e së drejtës në Shqipëri, gjyqtarët ngrenë alarmin se janë nën presion nga kërcënimet e kryeministrit, KLGJ hesht
Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të kthejë sulmet e tij ndaj gjyqësorit në një ofensivë personale dhe publike, duke minuar thelbin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Të premten që lamë pas, ai sulmoi gjyqtarin Klarent Demiri të Gjykatës Administrative, duke e akuzuar pa asnjë provë se vendimet e tij kundërshtojnë “interesin publik”. Në një postim në “Facebook”, Rama insinuoi: “Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur mori vendimin për të penguar çlirimin e hapësirave publike?”, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e një kocke. Më herët, Rama kishte shpallur “armik të shtetit” gjyqtarin Hazbi Balliu dhe e kishte fyer publikisht si “i pacipë”. Të dy vendimet e kritikuara nga kryeministri janë masa për sigurim padie, instrument ligjor që mbron qytetarët ndaj veprimeve të padrejta të administratës. Megjithatë, për Ramën, çdo vendim që i jep të drejtë qytetarit duket se është sfidë personale dhe cenim i autoritetit të tij.
Sulmi që frikëson drejtësinë
Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga kryeministri nuk është vetëm një akt personal; ai ka pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore dhe frikëson trupën gjyqësore që duhet të vendosë pa frikë. Përdorimi i informacionit selektiv dhe mediave shërbëtore, ku publikon vetëm fragmente nga vendimet e gjyqtarëve, tregon qartë asimetrinë e fuqisë dhe dëshirën për të manipuluar opinionin publik. Në një vend ku gjyqtarët shpesh “mbajnë mirë me shtetin”, këto sulme krijojnë presion të hapur dhe efekt frikësues. Historia e Shqipërisë dhe mungesa e konsoliduar e shtetit të së drejtës e bëjnë situatën edhe më të rrezikshme.
Reagon Unioni i Gjyqtarëve
Ndërkohë Unioni i Gjyqtarëve reagoi këtë fundjavë menjëherë, duke i cilësuar sulmet e Ramës si ndërhyrje të papranueshme në punën e gjyqësorit. UGJSH thekson se kritikat duhet të jenë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese, jo sulme personale që deformojnë faktet dhe cenojnë integritetin e gjyqtarëve. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e konsideron fenomenin shqetësues dhe të përsëritur: linçimi publik dhe gjuha vulgare nga ekzekutivi cenojnë pavarësinë gjyqësore dhe integritetin e institucioneve. “Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia. UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend. Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që iu bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato”, thuhet në reagim.
Sulmet që mbeten pa përgjigje
Sidoqoftë sulmet ndaj Demirit dhe Balliut nuk janë të izoluar. Gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë janë targetuar për vendime që nuk i kanë pëlqyer autoritetet. Këto sulme nuk synojnë të forcojnë drejtësinë, por të krijojnë frikë dhe të paralizojnë vendimmarrjen gjyqësore. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri qeveriset nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por të dyja këto institucione kanë bërë një vesh shurdh ndaj deklaratave të përsëritura të kryeministrit ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve të caktuar. Edhe të premten, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësoi se nuk ishte rasti për të reaguar. “Në këndvështrimin e këtij Këshilli, pyetjet duhet të drejtohen tek gjyqtari i medias apo Këshilli i gjykatës përkatëse, në bazë të rregulloreve të miratuara. Në këtë kuptim janë dhe unionet dhe shoqatat e gjyqtarëve të formuara”, iu përgjigj KLGJ pyetjeve të BIRN mbi çështjen. Elsion Sadiku, ish-magjistrat, paralajmëron se këto veprime janë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kërcënojnë autonominë e pushtetit gjyqësor. “Po shkojmë drejt autokracisë, dhe të gjithë jemi përgjegjës, veçanërisht KLGJ dhe KLP”, tha ai. Sulmet e përsëritura minojnë besimin publik te drejtësia dhe vonojnë objektivat e integrimit në Bashkimin Evropian.
Mesazhi
Ndërkohë theksojmë se në një vend ku shteti i së drejtës është ende në konsolidim, deklaratat dhe akuzat e kryeministrit nuk janë vetëm sulme personale, por akt politik që destabilizon sistemin. Unionet dhe organizatat vullnetare të gjyqtarëve monitorojnë situatën dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet për të mbrojtur pavarësinë gjyqësore, integritetin e gjyqtarëve dhe besimin e qytetarëve te drejtësia. Por sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe të tjerëve janë pjesë e një ofensivë sistematike që kërcënon shtetin ligjor dhe demokracinë. Pra çdo heshtje nga institucionet e larta të drejtësisë i jep më shumë hapësirë kryeministrit për të shndërruar pushtetin personal në sundim mbi ligjin. Kështu që kjo panoramë tregon se Shqipëria ndodhet përballë një rreziku real: autokracia e kamufluar pas reformave dhe propagandës politike. Në fund, sulmet ndaj gjyqtarëve nuk janë vetëm akuza ndaj individëve, por një mesazh për të gjithë sistemin: kush sfidon pushtetin, do të gjykohet, linçohet dhe denigrohet publikisht. Thënë troç mbrojtja e shtetit të së drejtës dhe e gjyqësorit të pavarur kërkon reagim të menjëhershëm, duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe duke ruajtur integritetin e institucioneve nga sulmet personale dhe politike. -

UGJSH reagon pas akuzave të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve: Po cënohet integriteti ynë
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) i ka bërë thirrje KLGJ-së që të reagojë ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarëve Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri, për shkak të vendimeve të marra prej tyre në çështje të ndryshme.
Sipas UGJSH sulmete Ramës ndaj gjyqtarëve janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe përpjekje për t’i ekspozuar gjyqtarët në gjyq publik përmes sulmeve personale.
Kujtojmë që kryeministri Rama i ka akuzuar gjyqtarët për keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese.Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.