Tag: gjyqtarëve

  • “Duart larg vendimmarrjes së drejtësisë”/ Pas deklaratave të Ramës reagon Bardhi: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    “Duart larg vendimmarrjes së drejtësisë”/ Pas deklaratave të Ramës reagon Bardhi: Hipokrizi, kryeministri sulmon gjyqtarët e prokurorët

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi u shpreh para stafit të Ministrisë së Drejtësisë se “duhet t’i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Bardhi e cilëson këtë si hipokrizi, duke theksuar se Rama ka vazhduar me sulmet e pandërprera ndaj magjistratëve që ushtrojnë drejtësi me integritet dhe kurajo qytetare. 
    Në një postim në Facebook, Bardhi kujtoi rastin e magjistratit Marko Boshku, i cili sipas tij ka marrë fjalë të mira për profesionalizmin e tij brenda sistemit, por që është shënjestruar nga sulmet e kryeministrit. 
    “Autokrati i Tiranës nuk arrin të kuptojë se në këtë vend ka ende njerëz të ndershëm që refuzojnë t’i nënshtrohen abuzimeve dhe paligjshmërisë së tij,” shkruan Bardhi, duke përmendur edhe rastin e uzurpimit të pronës private për transferimin e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 
    Bardhi vlerësoi reagimin e gjyqtarëve të Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët u ngritën kundër sulmeve ndaj Marko Boshkut, si një shenjë e refuzimit për t’u nënshtruar. Por Bardhi nuk kurseu kritika për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), të cilin e akuzon për heshtje dhe për mosmbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit. 
    “Sikur të mendonin për vendin e punës pas detyrës, atëherë nuk kanë qenë kurrë të denjë për rolin kushtetues që kanë,” thekson Bardhi, duke vënë në pikëpyetje integritetin e anëtarëve të KLGJ-së dhe duke i kujtuar historitë e atyre që janë nënshtruar për pushtetin. 

  • Para pak kohësh i kishte “nën lupë”/ Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Fakt, nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje drejtësie

    Para pak kohësh i kishte “nën lupë”/ Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Fakt, nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje drejtësie

    EDI RAMA

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Befort Llamallrin është ndalur te sistemi gjyqësor, duke e cilësuar si të pavarur prej vitesh tashmë nga pushteti ekzekutuv. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë dhe që as nuk do të ndërhyjë në të arshmen.
    “Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, tha Rama.
    Por në fakt Rama e ka harruar që ka reaguar në lidhje me gjyqtarin që po gjykon dosjen e Erion Veliajt dhe disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë. Madje së fundmi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri, duke kërkuar që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media./ZËRI
     

  • Sulmet ndaj gjyqtarëve, Metani-magjistratëve: Të vetëpërmbahemi përballë trysnisë antikushtetuese

    Sulmet ndaj gjyqtarëve, Metani-magjistratëve: Të vetëpërmbahemi përballë trysnisë antikushtetuese

    artur metani

    TIRANË- Kreu i Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka mbledhur sot në një takim krerët e institucioneve të drejtësisë, ku ka folur mbi sulmet që i janë bërë gjyqtarëve nga aktorët politikë. Metani tha se gjykatat janë nën trysni të vazhdueshme, të cilën e konsideroi antikushtetuese, ndërsa kërkoi nga magjistratët që të jenë të vetëpërmbajtur, pasi kjo e fundit nuk është dobësi. 
    Po ashtu Metani u ndal dhe te kushtet në të cilat punojnë sot një pjesë e mirë e gjyqtarëve, të cilët kanë një numër shumë të madh çështjesh në ngarkim, për shkak të vakancave të krijuara.
    Metani: U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë.
    Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë.
    Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit.
    Duke mos harruar në asnjë moment të ditës sonë të punës, kushtet në të cilat punojnë magjistratët, ngarkesën e madhe të çështjeve gjyqësore, numrin e pamjaftueshëm të magjistratëve në sistem, rritjen e përdoruesve të sistemit gjyqësor, pritshmëritë e drejta dhe të padrejta nga sistemi gjyqësor, përsëri mendoj se besimi i publikut tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por dhe mbrojtja më e mirë e tij.

    Përveç sulmeve të opozitës, edhe kryeministri Rama ka nisur së fundi një fushatë të lincimit të gjyqtarëve, që sipas tij marrin vendime kundër interesit publik./ZËRI 

  • “Po ia kalon edhe Enverit, por të çojmë në satër”, avokatët penalistë paralajmërojnë Ramën: S’jemi milingona

    “Po ia kalon edhe Enverit, por të çojmë në satër”, avokatët penalistë paralajmërojnë Ramën: S’jemi milingona

    Shoqata e Avokatëve Penalistë ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, pas asulmeve dhe akuzave të këtij të fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
    Reagimi i shoqatës së avokatëve penalistë vjen pas atij të gjyqtarëve, që e paralajmëruan Edi Ramën se do të përballet me pasoja ligjore nëse vijon me të njëjtën strategji linçimi.
    “Ky që kërkon të bëhet mbret po kërkon të rrëmbejë edhe pushtetin gjyqësor. Ka nën hyqëm ekzekutivin, legjislativin, pushtetin vendor, president, SHISH e polici, tani kërcënon gjyqtar e prokuror me këtë status:
    “Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia”.
    E turpshme çfarë kërkon ky, të bëhet gjyqtar dhe prokuror, apo na konsideron neve si miligona pasi ka 83 mandate. Populli ka 3 millionë njerëz që të ngrihemi të gjithë dhe të çojmë në satër”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë.
    Ashtu si Shoqata e Gjyqtarëve që e denoi linçimin e Marko Boshkut, edhe Avokatët Penalistë kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që të qëndrojë larg pushtetit gjyqësor, ndërsa mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.
    “Hiq dorë nga pushteti gjyqësor, është pushtet i pavarur, vetëm Enveri jepte urdhra që ktheheshin në vendime gjyqësore. Ti nuk je Enveri, por po ja kalon Enverit. Mbështesim KLGJ dhe KLP në këtë betejë me pushtetin e të gjatit”, thuhet në reagim.

  • BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

    BIRN: Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet e Ramës si “në kufijtë e veprës penale”

    Pas sulmit të radhës të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se kjo është një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor dhe kërkon reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor.
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi.
    Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti.
    Pas një serie sulmesh ndaj gjyqtarëve, Rama targetoi të hënën gjyqtarin e Gjykatës Administrative Marko Boshku për një vendim që lidhej me rikthimin në detyrë të një drejtuesi rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të kapur me ndërtim pa leje në Ksamil.
    “Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik,” shkroi Rama përkrah fotos së gjyqtarit Boshku në faqen e tij në Facebook.
    Pasi shpreh mbështetjen e plotë për Boshkun dhe duke e përshkruar atë si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, i pyetur për koment, nuk bëri me dije ndonjë qëndrim lidhur me këto rrethana deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Në vijim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, duke i’u kërkuar që të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga “ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm”.
    Po ashtu, shoqata i kujton kryeministrit Edi Rama se, çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. Në pikën 3 të nenit 145 të Kushtetutës përcaktohet se “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.
    Shoqata shprehet në deklaratë se u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Gjithashtu, thekson se nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor.
    “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast”, citohet në deklaratë, ku shtohet se sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor.
    “Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë, por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, përfundon gjykata.
    Veç Boshkut, gjatë dy muajve të fundit, kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu dhe ka kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
    Më herët, kryeministri sulmoi edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për pushimin e një hetimi që lidhej me kabinat turistike në Theth. Deklaratat e kryeministrit u dënuan më parë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve./BIRN

  • Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

    Pas denoncimit publikisht nga kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjykatësi Marko Boshku për kthimin në detyrë të një zyrtari të shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim me dokumentacionet e legalizimit, ka reaguar Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.  

    Në një deklaratë publike, Shoqata shprehet se kanë “konstatuar të revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku”.
    Teksa i shpreh mbështetjen gjyqtarit Boshku, Shoqata i bën  thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    “I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.
    Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.
    Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin.
    Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, thuhet në këtë deklaratë.

    Top Channel

  • Sulmet e Ramës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Deklaratë në kufijtë e veprës penale, KLGJ të reagojë

    Sulmet e Ramës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Deklaratë në kufijtë e veprës penale, KLGJ të reagojë

    EDI RAMA DHE GJYQTARI BOSHKU

    TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ka dënuar sulmet e kryeministrit Rama, në drejtim të gjyqtarëve, deklarata të cilat i konsideron në kufijtë e kryerjes së veprave penale. Shoqata e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të mbajë një pozicion më të qartë në mbrojtje të gjyqtarëve, dhe të dënojë sulmet e Ramës apo kujtdo funksionari të lartë publik. Shoqata kërkon gjithashtu reagimin e ndërkombëtarëve, si dhe shprehet se sulme të tilla vënë në rrezik procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
    DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTAREVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.

    Gjatë ditës së djeshme në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sulmoi gjyqtarin Marko Boshku, pasi ky i fundit kishte vendosur kthimin në punë të një ish-drejtuesi të AMP-së në Vlorë.
    Postimi i Ramës:
    Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre.
    Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
    Rasti është i ububushëm!
    Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
    Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.
    Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës.
    Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
    Çfarë të thuash!!!
    Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
    Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turpi si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
    Mesazhi im është ky:
    Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik. /ZËRI 

  • Kryeministri sulmoi gjyqtarin, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ashpër: Boshku është model në punë, Rama do të përballet me ligjin

    Kryeministri sulmoi gjyqtarin, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ashpër: Boshku është model në punë, Rama do të përballet me ligjin

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Marko Boshku, të cilin Rama e akuzoi për rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Autoritetit të Mbikqyerjes Policore (AMP) me precedentë disiplinorë.
    Në një deklaratë zyrtare, Shoqata shpreh “revoltën” e saj për sulmin që e konsideron “të paprecedentë dhe të papranueshëm” ndaj gjyqtarit Boshku, të cilin e përshkruan si një “model integriteti” në detyrë. Për më tepër, Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një qëndrim të qartë mbrojtës ndaj gjyqtarëve dhe kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
    Shoqata thekson se çdo deklaratë denigruese nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv përbën ndërhyrje të papranueshme në veprimtarinë e gjyqtarëve dhe sjell përgjegjësi ligjore sipas Kushtetutës.
    Reagimi
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku.
    Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij.
    Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.
    Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.
    Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
    Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.

  • “Sulm i paprecdentë”/ Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vepër penale

    “Sulm i paprecdentë”/ Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vepër penale

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se ky është një sulm i paprecdentë dhe i papranueshëm.
    Në deklaratë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.”
    Deklarata e plotë:
    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
    Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.
    Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.
    Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër.
    Lajmi në përditësim….

  • ‘33 apartamente dhe 20 prona sekuestruara’, Xhaferri: Edvin Diella mbron kartelet e drogës, gati të linçojë prokurorët

    ‘33 apartamente dhe 20 prona sekuestruara’, Xhaferri: Edvin Diella mbron kartelet e drogës, gati të linçojë prokurorët

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sulmet e bëra nga kryeministri Rama ndaj gjyqtarëve.
    Xhaferri shkruan se Rama do të nisë të sulmojë dhe prokurorët apo gjyqtarët që marrin vendime për sekuestrimin e pronave të trafikantëve.
    Më tej, deputeti i PD u ndal dhe te sekuestrimi i pasurive i bërë sot nga Prokuroria e Durrësit, ku tha se nuk do të jetë çudi që Rama të sulmojë prokurorin që kërkoi sekuestrimin.
    “Edvin Diella, gardiani i gjyqtares me tre mbiemra do nisë të sulmojë edhe Prokurorë e Gjyqtarë që marrin vendime për të sekuestruar pronat e trafikantëve të drogës!
    Prokuroria e Durrësit sot sekuestroi 33 apartamente dhe 20 prona të tjera të një trafikanti droge , duke legjitimuar alarmin e ngritur nga DASH për kthimin e Shqipërisë në oazin e pastrimit të parave të Narkotrafikut me bekimin e Arkitektit të kanabizimit të vendit.
    Nuk do jetë çudi që Edi (Diella) gardiani i gjyqtares me tre mbiemra e të dënuar në Greqi, në turin e sulmeve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të linçojë  dhe këtë prokurorin që ka kërkuar sekuestrimin e 33 pasurive të një trafikanti, vendim që ishte një poshtërim dhe për SPAK.
    Edi (Diella) prej kohësh ka nisur një tur linçimi publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është në të drejtën e tij ta bëjë sa kohë asnjë Prokuror nuk merr guximin ta thërrasë për lejet e ndërtimit për drejtues të karteleve të drogës, fenomen për të cilin dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë kujën”, shkruan Xhaferri.