Tag: gjyqtarëve

  • Berisha: Rama presion gjyqtarëve, Altin Dumani me rrogë shumë të lartë për të goditur opozitën

    Berisha: Rama presion gjyqtarëve, Altin Dumani me rrogë shumë të lartë për të goditur opozitën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese por edhe ndaj shoqatës së gjyqtarëve. Në një konferencë me gazetarët Berisha mbrojti sërish gjyqtarët duke e cilësuar të drejtë kërkesën e tyre drejtuar Kushtetueses për rritjen e pagave.
    “Dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit. Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë. Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët”, tha Berisha.
    Berisha vuri ne dukje se pagat e larta të gjyqtarëve e prokurorëve, veçanërisht të prokurorëve të SPAK janë vendosur nga vetë kryeministri Edi Rama. Dhe kryetari i PD para gazetarëve përsëri akuzoi drejtuesin e SPAK , Altin Dumani se është përdorur politikisht nga PS.

    “Për qëllime për të patur një prokurori politike, Edi Rama shpalli më të paguarit, jo të Shqipërisë, më të paguarin zyrtar të drejtësisë në të gjithë vendet e Ballkanit, Altin Troplonin apo Pojën e Skapit, me 7200 euro rrogën.  Sepse i duhej që të arrestonte opozitën, i duhej që të siguronte karrigen. Po, nuk mund të konceptoj kurrë që një prokuror cilido qoftë ai të marrë rrogë më shumë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese, apo gjykatësi Kushtetues”, tha kreu i PD.
    Ndërkaq Berisha komentoi edhe procesin për zgjedhjen e Avoaktit të Popullit, duke pranuar se PD gaboi duke i dhënë firmat Endri Shabanit. Por lideri i opozitës sqaroi se firmat janë tërhequr dhe opozita nuk e mbështet zotin Shabani për postin e Avokatit të Popullit.
    “Po të mos gabim, nuk tërhiqej mbështetja. Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte. Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit”, tha Berisha.
    Pak dite më parë opozita tërhoqi firmat për 6 kandidatët që kishte mbështetur, përfshi edhe Endri Shabanin, por pavarësisht kësaj mazhoranca i ka futur të enjten  për votim të 6 emrat e mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë në parlament.

  • Edi Rama ‘viktimë’ e drejtësisë që e krijoi vetë/ Gjokutaj: Balluku, saze për këmbët e tij

    Edi Rama ‘viktimë’ e drejtësisë që e krijoi vetë/ Gjokutaj: Balluku, saze për këmbët e tij

    Reagimi i ashpër nga shoqata e gjyqtarëve ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debatin publik, mbi atë që shihet si një sinjal i qartë i një çarjeje të thellë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Genci Gjokutaj e konsideron këtë zhvillim, si një risi në një klimë të perceptuar si të dominuar nga “absolutizmi dhe autokracia”, duke sugjeruar se balancat e pushtetit mund të jenë duke ndryshuar.‘Nga pozicioni i një “influenceri” të pushtetshëm të drejtësisë, kulturës dhe arsimit, ai gradualisht po shndërrohet në një “subjekt” të mundshëm të punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo lëvizje ‘tektonike’ mendohet se është arsyeja kryesore pas reagimit të gjyqtarëve, të cilët po kuptojnë se vetë arkitekti i reformës në drejtësi, mund të përfundojë nën lupën e saj. Në këtë kontekst, strategjia e re e Kryeministrit sipas Gjokutajt, duket se është ajo e viktimizimit.Pasi ka vepruar për vite si një “intimidues” i sistemit, tashmë thekson avokati, ai po përpiqet t’i paraqitet publikut si një viktimë e po atij sistemi drejtësie që ai vetë e krijoi. Rasti më flagrant i kësaj taktike është padia e tij në Gjykatën Kushtetuese për rastin e ministres Belinda Balluku. Ky veprim, sipas Gjokutajt, shihet si një tentativë për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për të krijuar një narrativë ku ai është i pafuqishëm përballë një sistemi që nuk funksionon.Për Gjokutajn, duke mbrojtur ministren e tij, Rama në thelb po mbron veten, pasi rënia e saj mund të hapte një kapitull të ri hetimesh.Sipas avokatit, situata aktuale paraqet një skenar ku kryeministri, dikur i gjithëpushtetshëm, gjendet në një pozicion mbrojtës, duke përdorur mekanizma ligjorë për të vonuar atë që duket e pashmangshme, ndërkohë që një pjesë e sistemit të drejtësisë po jep sinjalet e para të një rebelimi ndaj kontrollit politik.Ne po flasim për gjyqtarët. Anëtarët e KLGJ-së janë të fundit që do bien. Sepse KLGJ-ja janë jeniçerët e Edi Ramës. Ata janë skalioni i fundit që ata nuk dalin. Po gjithsesi, dalja e këtyre gjyqtarëve është një risi ndaj një absolutizmi, autokracie, edhe ndaj një bullizmi.Këta që reagojnë na nxisin edhe kërshërinë që të marrim vesh se kush janë. Këtu ka dy gjëra. E para, ata e kuptojnë që Edi Rama, nga influencer i drejtësisë, i kulturës, i arsimit, avash-avash po kthehet në një subjekt. Në një objekt të punës së tyre. Se do do shkojë aty. Edhe ata, ata e kuptojnë më mirë se kushdo se ne këtu mbrojmë temën dhe bëjmë analiza që drejtësia është nën urdhër politik, drejtësinë nuk e lënë të japë drejtësi, intimidohen gjyqtarët, e tjerë e tjerë. Po imagjino, ne flasim për ata. Po ata vetë, si e ndjejnë veten që japin vendime për të cilat nuk janë të bindur. Po nuk kanë ç’i bëjnë, rrethanave, familjes, faktit e njëri-tjetrit në historitë e tyre.Nga praktika e punës e shikoj që gjyqtarët e aftë është vështirë të korruptohen. E kupton? Kush, janë këta që s’dinë se ç’shkruajnë, këta po, i ke këtu direkt, në sportel. Edi Rama është kthyer nga intimidues i drejtësisë,  po rreket t’i thotë opinionit publik, madje edhe më tej se opinionit publik, që ky tani është një viktimë e drejtësisë, viktimë e asaj drejtësie që e krijoi vetë. Ngjarjet e fundit tregojnë… ai nuk ka më fuqinë. Vajtja deri te Belinda Balluku është saze për këmbët e tij. Prandaj dhe ky krahasimi që bëhet, është paradhoma. Paradhomë ishte dhe Arben Ahmetaj.Po jo, paradhoma ishte, po ishte Yuri Kim, ishte Blinken…paradhoma do jetë prapë. Puna është që s’është më Blinken e Yuri Kim. Ka ndryshuar në Uashington qasja. Se të ishte për këta, po këta njerëz janë. Edhe me rastin e Ballukut është vepruar formalisht, po realisht nuk është goditur aty ku duhet, as me kualifikim ligjor, as me masa sigurimi, po ja kanë dhe ç’kanë bërë? E morën të pandehur dhe e lanë 10 ditë. Prisnin të jepte dorëheqjen ose ta shkarkonte Rama. Rama e kapi këtë lojë, po Rama nuk e bënte, nuk i di arsyet pse e bën Rama këtë, ama unë di një gjë, që Rama në gjithë këtë veprim, as nga Belinda nuk ka frikë.
    Këto e merr me vete historia e këtyre. Ai po e mbron realisht se duke mbrojtur Belindën, mbron veten. Dhe për herë të parë, njeriu i cili 80% të VKM-ve ja kanë firmosur zëvendësat, ky firmos kërkesën në Gjykatë Kushtetuese. Po në cilin vend të botës më thuaj një gjyqtar, një ministër i marrë i pandehur nuk jep dorëheqjen?

  • “Brenda gjykatës tre nivele pagash”, Karamuço: Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, jo etik

    “Brenda gjykatës tre nivele pagash”, Karamuço: Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, jo etik

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço lidhur me situatën e pagave në sistemin e drejtësisë, tha se një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar mospërputhje në mënyrën se si janë trajtuar pagat e gjyqtarëve.
    Sipas tij, ndërsa pagat e administratës janë rritur, ato të strukturave pranë Presidencës, ku referohen edhe gjyqtarët, kanë mbetur të pandryshuara. Karamuço tha se gjyqtarët janë ndarë në dy kampe: një grup që e ndjek çështjen në rrugë ligjore dhe një tjetër që kërkon takim me kryeministrin, një veprim që ai e konsideroi joetik si nga Shoqata e Gjyqtarëve, ashtu edhe nga ana e ekzekutivit.
    Sipas ekspertit, ky është një problem i trashëguar nga reforma në drejtësi, e cila ka prodhuar tre nivele pagash brenda të njëjtës gjykatë dhe situata ka degraduar deri aty sa anëtarë të Gjykatës së Lartë t’i drejtohen gjykatës për njohjen e vjetërsisë në punë.
    “Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pagat e gjyqtarëve. Sipas tyre këta nuk janë referuar te drejtoria e ministrive, por tek Presidenca. Ndërkohë që pagat e administratës janë rritur, të Presicdencës jo. Gjyqtarët janë ndarë në dy grupe, një po e kërkon në rrugë gjyqësore, kurse një tjetër kërkon që të takohet me kryeministrin, gjë që nuk është etike nga ana e Shoqatës së Gjyqtarëve.
    Por, edhe nga ana e Ramës, sepse pagat nuk nxirren dhe nuk është reale. Në thelb ky është një problem i sistemit të drejtësisë që ka lënë shumë bishta. Kemi tre nivele pagash brenda një gjykate dhe këtë duhet që ta rregullonte reforma në drejtësi. Dhe katandiset anëtari i Gjykatës së Lartë që të hedhë në gjyq shtetin, që t’i njihet vjetërsia në punë. Këtu gjërat nisin nga koka”, tha Karamuço.

  • Rama u përmend gjyqtarëve pagat, Burimi: Kryeministri, nën presion nga Balluku

    Rama u përmend gjyqtarëve pagat, Burimi: Kryeministri, nën presion nga Balluku

    Gazetari shqiptar që jeton e punon në Paris, Genc Burimi i ftuar në një emision televiziv ka komentuar debatin e sotëm të Edi Ramës me gjyqtarët. Me dy postime ditën e sotme, Rama u ka përmendur gjyqtarëve pagat, duke u bërë presion se, nëse dalin kundër padisë së tij ku kërkon heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, do të ju prekë pagat.
    Burimi duke analizuar këtë situatë e ka cilësuar si një ‘debat legenash’, duke theksuar ironinë dhe paradoksin e një kryeministri që për dekada pretendon se ka vendosur drejtësi, ndërkohë që përpiqet ta manipulojë atë për interesa të përkohshme.
    Burimi argumenton se reagimi i Ramës ka dy qëllime kryesore: shmangien e vëmendjes nga presioni real në dosjen Balluku dhe ushtrimin e presionit të drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin, duke përdorur një temë populiste që lidhet me pagat e gjyqtarëve.
    ‘Duhet nënvizuar ironia e situatës. Ky personazh, pra kryeministri i Shqipërisë, që mburresh se ishte i pari i vetmi që pas 100 vitesh instaloi një drejtësi të vërtetë në Shqipëri.
    Nuk i deshën as 10 vjet për t’i vënë shkelmin drejtësisë që ai pretendon se e vendosi vetë. Po kjo vjen për të qeshur në radhë të parë njëherë, domethënë. Pra, Edi Rama shikon që drejtësia nuk është se e vure ti. Drejtësia është një sistem gjithmonë i ndryshimeve sipër. Nuk priti 100 vjet, ky vend nuk ka patur 100 vjet padrejtësi. Është, ky vetë, ky Ramë sot po thotë që kjo drejtësi sot nuk e bën më punën.
    Për ne, sa herë që ndryshojmë neve është gjithmonë viti zero. Domethënë këtë një drejtësi kur e bën, është një që e bën për dhe për 100 vjet të tjera. Ky dhe as 10 vjet nuk priti.
    Po ky bën një debat legenash, më falni për shprehjen. Se, se i përmend drejtësisë rrogat që po marrin. Pse e nxjerr tani këtë gjë ky? Pse, pse s’e tha më përpara ky? Pse e nxori këtë fishek nga gjerdani, në momentin kur këta po i thonin që po na bën presion në dosjen Balluku? Pse ky tani nxjerr dosjen e rrogave? Që është dosje më vete. Pse jo?
    Për një gjë, pikërisht, pikërisht, për dy gjëra. E para, për të hequr vëmendjen nga presioni real në dosjen Balluku dhe do të hyj pastaj në detaje. Po. E para kjo, pra dhe njëherë krijon, krijon thjesht, si puna me Salianjin. Domethënë gjithë, unë kam një javë në Shqipëri që gjithë mediat që merren me vetëm, më fal s’po jap emra emisione, dhe dje në mëngjes pranova një emision në mëngjes, të djeshëm, dhe prapë për Salianin. Po boll më thashë se na. S’ka këtë temë, s’ka këtë dosje Balluku, s’ka këtë vend dosjen e qendrave të emigrantëve që hapen në momentin që bëhet voton ligjin që do transferohen jashtë BE-së, emigrantët në këta 20 qendra. S’ka vend ky, s’ka ky vend tema përse ajo që po të fal ty gjobat, amnisti fiskale prapë për ndërmarrjet, s’i jep emrat e firmave kush përfitojnë. Këto, këto, me Salianin më pyesnin mua të 30-ën. Pra dhe njëherë, pra kjo është tema e parë dhe njëherë, sa më shumë të shmanget vëmendja nga gjërat kryesore. Një. Dhe gjëja e dytë që bën ky, është presioni i radhës që i bën ky drejtësisë. I thotë ju e shikoni se rrogat, ja kush jua vendos. E tha dhe ai, ekzekutivi dhe parlamenti. Dhe ka të drejtë. Domethënë, po doni të jeni të bindur, jua rris. Po s’doni, ju marr erzin në opinionin publik me një temë shumë populiste, se kuptohet që krijon shokim kur krijon shokim. Dhe kjo është vërtet diçka shumë shumë e ulët nga ana morale, shumë e ulët. Tani, në dosjen Balluku, unë kam përshtypjen që se unë bëj një ekuivalencë me dosjen e Ballukut ukrainas. Se dhe në Ukrainë e njëjta gjë ndodhi. Pra Ballukja ukrainase, ministre e energjetikës, dhe ajo e akuzuar për abuzime me tendera në fushën e energjisë që kalonin 50 milionë dollarë. Me këtë, me 1 milion dollarë, më fal. Me atë të lidhur bashkë edhe ish-ministri i drejtësisë, ishte i lidhur bashkë në këtë dosje edhe shefi i kabinetit të Zelenskyt.
    Po ta ndiqni, europianët, se dëgjojmë sot amerikanët që thonë që europianët nuk lëvizin. I dinë këto gjëra por nuk lëvizin. E shikoni prapë deklaratat që i bën sot edhe Uashingtoni. Kam përshtypjen se në dosjen, në dosjen Zelensky, qe një presion i madh i Uashingtonit që europianët thoshin hajde mos ta falim, ta detyronin Zelenskyn të dorëhiqte.
    Nuk vazhdonim dot kështu. Dhe ky presion ka ardhur dhe në Shqipëri për dosjen Balluku. Siç erdhi për asaj kohe, nëse kujtohet, për dosjen Tahiri nga italianët dhe gjermanët. Se Tahiri s’do ishte.
    Dhe bile sot po bëj një parantezë sepse pyeti Genc Gjokutajn kush është kjo gjykatë e, kush gjykata, kjo, shoqata e gjyqtarëve. Është, kryesohet nga ai që dënoi Tahirajn. Kryesohet nga Engert Pëllumbi. Pra është i pari gjykatë në Shqipëri që dënoi një ministër. Pra i ka ardhur një presion nga jashtë, nga perëndimorët të themi, për mendimin tim nga amerikanët, që u shënjua në këtë rast edhe nga BE-ja, sepse s’mund t’i thuash ti Zelenskyt hiqe dhe këtij t’i thuash mbaje. E pamundur, s’mund të shënjojë një gjë. Dhe këtu s’jam dakord me Genc Gjokutajn. Kam përshtypjen se këtu ka një presion po aq të madh nga vetë Balluku që mos ta heqë. Nga Balluku’, tha ndër të tjera gazetari Genc Burimi.

  • Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit: Presion ndaj drejtësisë dhe cenim i ndarjes së pushteteve

    Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit: Presion ndaj drejtësisë dhe cenim i ndarjes së pushteteve

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar publikisht në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit, të cilat lidhen me një çështje gjyqësore ndaj Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, çështje që aktualisht po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e posaçme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në deklaratën e saj, Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën për atë që e cilëson si një qasje presioni ndaj pushtetit gjyqësor, duke theksuar se mesazhet publike të kreut të qeverisë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj drejtësisë dhe të minojnë pavarësinë e saj. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas Shoqatës, ndarja dhe balancimi i pushteteve është një parim themelor i demokracisë, dhe pavarësia e gjyqësorit përbën një gur themeli të shtetit të së drejtës. Çdo deklaratë apo veprim që mund të perceptohet si kërcënim apo presion politik ndaj gjyqtarëve, sipas Shoqatës, rrezikon seriozisht këtë parim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në reagim përmendet edhe Komisioni Europian, i cili në raportet e tij për Shqipërinë ka ngritur shqetësime për përpjekje të vazhdueshme ndërhyrjeje dhe presioni ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë dhe politikanë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shoqata nënvizon se gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve, duke theksuar se vendimmarrja e tyre nuk varet nga pëlqimi i opinionit publik apo presioni politik. Në fund, Shoqata u bën thirrje zyrtarëve të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ që të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të shmangin çdo qëndrim apo veprim që mund të cenojë këtë parim.

    D E K L A R A T Ë

    E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore nëngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.

    Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt osedeklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

    Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk ështëfitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur nëkëto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

  • Rama: Gjyqtarët kërkuan rritje pagash, duan të marrin 9230 euro në muaj

    Rama: Gjyqtarët kërkuan rritje pagash, duan të marrin 9230 euro në muaj

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kërkesës së shoqatës së gjyqtarëve për rritje të pagave.
    Përmes një postimi në X, Rama i cilëson absurde kërkesat e gjyqtarëve që kanë pagat më të larta në hierarkinë e pagave në shtet.
    Reagimi i plotë i Ramës në X

    S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
    Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.
    Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

  • Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

    Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X pas deklaratave të Shoqatës së Gjyqtarëve.
    Reagimi i Ramës:
     
    “S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen!
    Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
    Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.
    Si ka mundësi?!
    Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
    Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

  • Rama rreziku publik i Shqipërisë

    Rama rreziku publik i Shqipërisë

    Rama rreziku publik i Shqipërisë
    Nga Basir Collaku
    Siguritë në Shqipëri kanë marrë tatëpjetën prej kohësh. Duke nisur me sigurinë juridike, ekonomike, ushqimore, të të bërit biznes, e mjaft të tjera, tashmë në duar të qaftëlargut. Tre ditët në pritje të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e ankesës së qeverisë me 12 dhjetor nese qëndron ligjërisht pezullimi nga posti i ministres Belinda Balluku, e kanë nxjerrë binarësh Edi Ramën. Shoqata e gjyqtarëve, e ka cilësuar presion mbi sistemin e drejtësisë, duke vënë në rrezik pavarësinë e këtij pushteti, përditshmërinë e qëndrimeve të kryeministrit. Në një njoftim të sajin, pas dendësisë së madhe disa herë brenda një dite, të deklaratave të Ramës, mes të tjerash shoqata thekson se “..ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit…” Rrezik dhe presion. Marrja e pandehur e zëvëndëses së kryeministrit, me dosje të cilat shtohen rreth procedimit penal të regjistruar në emër të saj, ka rritur alarmin e kreut të qeverisë. Ai e sheh se po shkon emri i tij, si pjesë e hetimit në këto çështje. Në përpjekjen për të fituar kohë për Ballukun, kanosjet i ka për të mbrojtur veten. Kërcënimet që Balluku i bën Ramës, detyrojnë këtë të fundit të transferojë presionin të gjyqtarët e prokurorët. Zhvillimet në gjykatë e prokurori janë nxituar disi nga të pandehurit e arrestuar. Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, vartësi i minsitres Belinda Balluku, si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje. Beberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar është procedurë e posaçme gjyqësore penale, në të cilën nuk ka pretendime për pavlefshmëri të akteve të fazës së hetimeve paraprake, si dhe nuk ka pretendime për papërdorshmëri të provave. Drejtori i rrugëve, duket se ka shërbyer me arkivin e tij të komunikimeve për të thelluar dijeninë e akuzës për sjelljen, veprimet, porositë, të eprores së tij ministre, por edhe të kryeministrit Edi Rama. Ndaj nakatosja e Ramës ka dalë livadhit. Zyrtari, mbiemri i të cilit përkon me qethjen, apo krasitjen e leshit të tepruar, duket si simbolikë, se diçka është pranuar, apo diçka është shkëmbyer në këtë përballje me drejtësinë. Në alarm për sekretet penale të grumbulluara, Rama shfrenon kujdesin dhe u kthehet gjyqtarëve tre ditë para shkrehjes së vendimit kushtetues. Ai shkon edhe më larg, duke i përmendur shoqatës, kërkesën e tyre, që sipas tij është kërkesë për ti rrëmbyer komptencën qeverisë, pra zotërisë, që ka në dorë pagat e fatet e tyre. Më tej dalldis e shkruan se “..‘Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit..” Dhe trimëron duke shtuar se ai nuk do të heshtë, por do të flasë. Në Amerikë, kur je në prag të marrjes i pandehur, të përmendin të drejtat, e të kujtojnë se çdo gjë që thua nga ai moment do të përdoret si deklarim në gjyq, kundër subjektit përkatës. Ai e di. Përveç pusetës së prodhuar nga dosja “Rama-Balluku”, miliarda euro tenderime e abuzime, janë dosjet ndërkombëtare. Është McGonigal, e Sinaloa, dosjet e karteleve të drogës, të cilat u kanë mbërritur autoriteteve në Tiranë, e nuk ka kthim pas. Akoma përsërit refrenin kanosës se “..është goditur nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore…” Eshtë lehtësisht e ditur. Edhe nëse Kushtetuesja anemike në mjaft raste, do të lëkundet, e do të japë oksigjen për Ramën, pas presioneve të të gjitha formave, ka diçka tjetër, Struktura e Posaçme dhe Gjykata e kanë gati kërkesën për heqje imuniteti e masë arresti për zëvëndësen Balluku. Kjo pritet edhe nëse Rama rrëzohet. Dhe jo vetëm. Të tjerë janë në radhë. Ndaj kryengritja kundër drejtësisë e Ramës, beteja e fundit e humbur e tij, është rreziku më i madh publik që i kanoset vendit. Rrezik i eksportuar me pjesëmarrjen e tij dhe në BE e SHBA..

  • Reagimet e Ramës për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Reagimet e Ramës për vendimin e Kushtetueses ndaj Ballukut, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion ndaj veprimtarisë gjyqësore

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ramës rreth vendimit të Kushtetueses ndaj ministres Belinda Balluku.

    Sipas tyre balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, teksa shtojnë se i kanë ndjekur me vëmendje komunikimet e kryeministrit Rama.
    “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.
    Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.
    Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.
    Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.
    Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit“, thuhet në reagimin e plotë.
     

    Top Channel