Tag: gjyqtarët

  • Skandali i madh në futbollin turk: 371 gjyqtarë akuzohen për baste të paligjshme

    Skandali i madh në futbollin turk: 371 gjyqtarë akuzohen për baste të paligjshme

    Futbolli turk nuk po përjeton asnjë moment paqeje dhe skandalet pasojnë njëra-tjetrën. Nga presidentët që grushtojnë gjyqtarët në fushë, te gjyqtarët që shpërthejnë dhe flasin për shkurtime hakmarrëse nga ndeshjet e tyre.
    Skandali i fundit që është zbuluar duket të jetë më i madhi.
    Ibrahim Hatciosmanoglu, kreu i Federatës, njoftoi në një konferencë për shtyp sot se qindra gjyqtarë turq akuzohen për baste të paligjshme. Në fakt, nga 571 gjyqtarë të TFF-së, 371 u gjetën të kenë llogari të hapura me kompani bastesh online.
    Dhe prej tyre, 152 po luanin baste aktive. Sigurisht, kjo krijon edhe më shumë shqetësim në lidhje me korrupsionin që ka qenë. i përhapur në vendin fqinj në vitet e fundit.
    “Jemi të vendosur ta pastrojmë futbollin tonë nga çdo gjurmë korrupsioni. Nuk do të bëjmë asnjë përjashtim. Vendimet për sanksionet e nevojshme do të merren që nga sot”, tha Hatziosmanoglu.
    Pa specifikuar identitetet e tyre, turku tha se 22 gjyqtarët dhe mbikëqyrësit e nivelit të lartë. Një gjyqtar ka një histori bastesh prej 18,227 pikësh dhe 42 të tjerë kanë vënë baste në më shumë se 1000 ndeshje secili.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja – Joana Qeleshi: Sistemi gjyqësor në kolaps

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja – Joana Qeleshi: Sistemi gjyqësor në kolaps

    Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive.
    Qeleshi dha komentin e saj mbi vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja dy javë më parë në sallën e gjyqit të Apelit, teksa po jepte vendimin e një çështje pronësie.
    Qeleshi thekson se ishte një ngjarje e pamendueshme, por vë në pah se ka një pakënaqësi të ndjeshme të publikut ndaj gjyqësorit edhe prej tejzgjatjes së çështjeve.
    “Kjo është një ngjarje që nuk mendohet se mund të ndodhë. Nuk mendoj se ishte e paralajmëruar. Ka një pakënaqësi jo pa të drejtë të publikut ndaj sistemit gjyqësor. Vjen prej tej zgjatjes së gjykimi. Diku shpërthen. Nuk e kam menduar se mund të ndodhte. Askush nuk duhet ta pranojë se mund të ndodhë. Njerëzit duhet të gjejnë mënyra si të shfaqin pakënaqësi. Është e nevojshme të flitet për gjënë. Të ketë reagime. Përtej fatkeqësisë, dëmi i ardhur nuk i shërbeu askujt. As personi që kreu veprën penale, nuk solli asnjë pasojë pozitive.”
    Më tej, mendon se duhen marrë masa më gjithëpërfshirëse për sigurinë në gjykata dhe në sallat e gjyqit. Kjo gjë mungon sipas saj, pasi nuk ka një strategji prej institucioneve.
    “Masa pati kryesisht në disa gjykata u bënë verifikime nëse ishin kushte të ndryshonin metal detector. Për fat të keq ende nuk është qasja e duhur. Duhet një strategji, me masa afatshkurtra, afat mesme dhe më afat gjata se mund të jenë godinat e reja. Strategjia institucionale duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Minimalisht një qasje, edhe gjyqtarët kanë pasur pritshmëri për siguri në sallat e gjyqit, e rëndësishme të ketë një staf i specializuar për sigurinë në gjykata.”
    Sakaq, nxjerr si problematikë edhe stokun e madh të dosjeve që kanë në sirtarë gjyqtarët. Duhen zgjeruar kapacitetet sipas saj dhe shtimi i burimeve njerëzore.
    “Është çështje angazhimi. Mendoj se ka ardhur momenti të ketë një verifikim situatës si do zgjidhet. Është një fakt që sistemi është në kolaps. Gjyqtarët janë qenie me orare të kufizuar me kapacitet të kufizuar. Asnjë magjistrat nuk punon në kushte optimale. Ka për shqyrtim 1500 dosje, një i apelit ka një stok 50 mijë dosjesh. E pamundur të trajtohen në kohë. Ligji parashikon rritjen në karrierë në procedurë shumë të zgjatur. Është e arsyeshme ta rishohim. Ka nevojë të hapim sistemin. Është momenti që kemi nevojë për prurje të reja. Duhet riparë.”

  • Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës

    Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës

    Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës
    Shumica e Kushtetueses vendosi ligjin e skaduar para Kushtetutës! (Vendimi skandaloz)
    Gjyqtarët kushtetues, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, vlerësojnë se ndërprerja e parakohshme e mandatit të koleges së tyre, Sonila Bejtja, shkel hapur parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike në vend. Sipas tyre, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka tjetërsuar pa asnjë bazë një praktikë të plotë dokumentare, ka zhbërë betimin e gjyqtarit para Presidentit, si edhe ka përmbysur hierarkinë e normave juridike, duke i dhënë vlerë një parashikimi ligjor përballë Kushtetutës.
    Vendimi i marrë këtë të premte për gjyqtaren Bejtja ka shënuar një krisje shumë të fortë mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar një nga pikat më të errëta historike në vendimmarrjen e institucionit që, në letër, është garanti kryesor i Kushtetutës.
    Gjyqtarja Sonila Bejtja ishte emëruar në detyrë si vijuese e mandatit të plotë të ish-gjyqtarit Besnik Muçi dhe mandati i saj përfundonte në shtator 2028.
    Por shumica prej 5 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Marjana Semini, vendosi se mandati i saj përfshihej në skemën e përtëritjes 3-vjeçare dhe se ai përfundonte në vitin 2025.
    Sipas një interpretimi pa bazë kushtetuese, shumica vendosi që mandati i Sonila Bejtjas të llogaritej se ka nisur në vitin 2016, kur përfundoi mandati i gjyqtarit Sokol Berberi, vendin e të cilit e zuri Besnik Muçi në vitin 2019.
    Shumica e Gjykatës Kushtetuese ka shkuar shumë pas në vite për të justifikuar ndërprerjen antikushtetuese të mandatit të gjyqtares Bejtja. Por vendimi i shumicës, i cili është vetëm dy faqe argument, ka lënë shumë gjurmë që tregojnë për një vendimmarrje totalisht të padrejtë.
    Këtë e kanë konstatuar dy gjyqtarët e pakicës, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, të cilët janë treguar shumë të ashpër me kolegët e tyre.
    Në mendimin e tyre, i cili zë pjesën më të madhe të vendimit prej 9 faqesh, gjyqtarët e pakicës shprehen:
    “Shumica i ka dhënë epërsi parimit të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës ndaj një parimi tjetër po kushtetues, atij të kohëzgjatjes së mandatit, por duke mos marrë në konsideratë as parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.”
    Më tej, gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi vijojnë:
    “Gjyqtarja Sonila Bejtja ka kandiduar, ka pranuar dhe është emëruar si zëvendësuese në një mandat të plotë 9-vjeçar, gjë që as në atë moment dhe as gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk është vënë asnjëherë në diskutim, as nga organet e emërtesës, as nga ndonjë organ tjetër.”
    Sipas tyre, qëndrimi i shumicës dhe interpretimi se mandati fillon në ditën e deklarimit të mandatit kushtetues, i lidhur me datën e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që zëvendësohet, “ka zhbërë nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës, duke asgjësuar betimin përpara Presidentit dhe dekretin si akt, si parakusht për fillimin e detyrës — e vetmja ngjarje me pasoja kushtetuese në fillimin dhe mbarimin e mandatit/qëndrimit në detyrë për 9 vjet të gjyqtarit kushtetues.”
    Gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi konstatojnë gjithashtu se, për të ndërprerë parakohe mandatin e anëtares Sonila Bejtja, shumica e Kushtetueses ka krijuar koncepte të reja që bien ndesh me vetë Kushtetutën.
    “Kjo Gjykatë, në respekt të parimit të vetëpërmbajtjes, nuk mund të bënte përmes interpretimit të saj atë që vetë kushtetutëbërësi nuk ka dashur ta bëjë”, konkludojnë gjyqtarët në pakicë.
    Gjykata Kushtetuese u përfshi në këtë vendimmarrje dhe përplasje pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi prej saj në janar 2025 që të interpretonte kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve.

  • Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ mes të ftuarve në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan…pasqyron pjekuri

    Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ mes të ftuarve në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan…pasqyron pjekuri

    Sokol Sadushi

    TIRANË-42 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të marrë detyrën e magjistratëve. Në ceremoninë e betimit kreu i KLGJ, Ilir Rusi ka deklaruar se të jesh magjistratë do të thotë të kesh përgjegjësi të madhe dhe një mision që kërkon shumë punë. I pranishëm ishte dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili deklaroi se betimi i tyre si magjistratë do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.
    Por Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues së Shkollës së Magjistraturës nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Arsyeja nuk ka të bëjë me angazhimet e Sadushit, por nuk ishte i ftuar. Këtë fakt e ka raportuar vetë kryetari i Gjykatës së Lartë me anë të një postimi në rrjetin “LinkedIn” edhe pse ai nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Sadushi ka uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn. Ai thekson se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë’.

    postimi

    Gjyqtarët e rinj janë akomoduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, të Fierit dhe atë Administrative në Lushnjë, me nga 7 gjyqtarë secila, ndërsa pjesa tjetër në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Vlorë e Sarandë.

  • “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Plas avokati: Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që…

    “Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Plas avokati: Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që…

    Për avokatin Idajet Beqiri arrestimi i avokatit të Elbasanit Ulian Bajrami, është vrasje ndaj drejtësisë. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se prokurori dhe avokati janë të barabartë në gjyq.
    ‘Avokati është institucion, ai është mbrojtja. Gjykatësi shikon ca ofron prokurori dhe mbrojtja dhe merr vendim ndaj të pandehurit. Të arrish deri aty sa një institucion është i barabartë me mbrojtjen si prokurori dhe mbrojtësi është njësoj sikur në seancën gjyqësore të bëjë debat me prokurorin dhe të them arrestoni prokurorin. Nuk mund ta arrestosh avokatin, ka masa paralajmëruese njëherë. Ta arrestosh avokatin atëherë kjo i bie e ke vrarë sistemin e drejtësisë.
    Masa e arrestit nuk është dënim, është e rëndë sepse ajo masë që jep prokurori për gjykatën sepse ajo mund ta çoj edhe në arrest shtëpie janë mbushur burgjet plotë, por ata paguhen nga taksat e shqiptarëve. Nëse do të ketë prova ai do hetohet dhe nëse dënohet do të shkojë në burg. Masa të tilla sigurimi, jo’, tha ai.
    Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”. Ai tha se Berisha nuk duhet që të sulmojë gjyqtarët dhe prokrurorët.
    ‘Është zënë me presh në dorë duke bërë korrupsion, u hoqe shqiptarëve 500 mln euro dhe ja dhe vajzës dhe dhëndrit tënd. Dhe nga i akuzuar kthehesh në akuzator dhe nuk lë gjë pa dhënë dhe pa intimuduar ata që zbatuan ligjin, kjo do të thotë se jo vetëm kemi të bëjmë me njerëz kriminel që nuk duan që të ndryshojnë dhe është e frikshme të mendosh se këta njerëz e kanë udhëhequr vendin tonë. Në ‘97 ai vrau njerëz dhe më pas i vodhi me firmat piramidale, i vrau në 21 janar pse ngriheni ju në protestë. Qytetarët e këtij vendi kanë qenë në duart e hasmit. Nuk ke punë me gjyqtarët dhe prokurorët që gjykojnë çështjen tënde, mbrohu ligjërisht. Ti je nën akuzë për korrupsion pasiv dhe kjo dënohet deri në 12 vite burg’, tha ai.

  • “Qeveria shqiptare të marrë masa për të garantuar sigurinë…”/ Vrasja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutë

    “Qeveria shqiptare të marrë masa për të garantuar sigurinë…”/ Vrasja, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutë

    Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka miratuar një rezolutë ku i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve. Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili u përfaqësua nga dy gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor që po mbahet në Baku nga datat 11-17 tetor.
    Në rezolutë thuhet se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të sigurojë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e gjyqtarëve kur rrezikohen nga sulme fizike apo kërcënime.
    “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit”, thuhet në rezolutë.
    Më tej në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë që të ndalen kritikat ndaj gjyqtarëve, referuar këtu edhe postimeve të kryeministrit Rama që ka shprehur jo pak kritika për vendimet për lirimin e hapësirave publike.
    Ndërkohë, në një reagim nga Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë thihet se kjo rezolutë është një mbështetje efortë për të gjithë gjyqtarët dhe punonjësit e drejtësisë, për të çuar para përkushtimin për dhënien e drejtësisë.
    “Kjo rezolutë është shenje e respektit të lartë për kolegun tonë të ndjerë Z.Astrit Kalaja dhe gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe gjithë punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më para përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë!
    Kjo rezolutë është një thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klime normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur”, thuhet në reagimin e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, menjëherë sapo dha vendimin për një konflikt për çështje pronësie. Autori i vrasjes është 30-vjeçariElvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh.
    Rezoluta e plotë e Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve
    Në mbledhjen e saj në Baku më 14 tetor 2025, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (“EAJ”) u informua nga anëtari i saj, Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve, për vrasjen e fundit të një gjyqtari në një gjykatë apeli në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë ndërsa po shpallte një vendim. Delegatët e pranishëm u tronditën nga ky lajm dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit.
    Delegatët shprehën gjithashtu shqetësim të thellë kur mësuan rrethanat në të cilat ndodhi ky akt. Përveç faktit që sistemi gjyqësor është nën presion për shkak të mungesës së gjyqtarëve si rezultat i procesit të rivlerësimit (vetingut), gjyqtarët kanë qenë së fundmi objekt i sulmeve publike abuzuese në media nga figura të larta politike. Këto sulme kanë shkuar deri në identifikimin dhe ofendimin e gjyqtarëve individualë, përfshirë publikimin e fotografive të tyre në rrjete sociale. Thirrjet e përsëritura të Unionit Shqiptar të Gjyqtarëve dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i dhënë fund këtyre sulmeve publike ndaj anëtarëve të gjyqësorit janë injoruar, dhe për pasojë, besimi i publikut në sistemin gjyqësor vazhdon të gërryhet, ndërsa gjyqtarët detyrohen të punojnë në një mjedis armiqësor nga ana e opinionit publik.
    E papranueshmëria e një sjelljeje të tillë është e vetëkuptueshme. Standardet evropiane janë të qarta:
    (i) “Ndërsa kritika objektive ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është e lejueshme, nuk është e pranueshme që pushtetet e tjera në shtet të kritikojnë gjyqësorin në një mënyrë që minon pavarësinë, autoritetin gjyqësor ose besimin e publikut te gjyqësori dhe që nxit mosbindje apo edhe dhunë ndaj gjyqtarëve.”
    (ii) “Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit.”
    Prandaj, EAJ i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë:
    • të garantojë respektimin e pavarësisë gjyqësore;
    • të ndalojë kritikat e pajustifikuara, kërcënimet dhe sulmet ndaj gjyqtarëve; dhe
    • të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve.

  • Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët

    Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës, në mes të sallës së gjyqit ndërsa po jepte vendimin, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe nxitur reagime e kërkesa për rritjen e sigurisë për magjistratët.
    I ftuar në emisionin e Klan News, Alfred Balla, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale si mjet vetëmbrojtjeje. Balla kujtoi se më parë, deri në periudhën e ish-ministrit Saimir Tahiri, ligji parashikonte që gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të kishin armë organike.
    “Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën,” u shpreh Balla.
    Ai e krahasoni propozimin me praktikat e vendeve të huaja, duke sjellë shembullin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, si dhe me stafin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vend. Balla theksoi se nuk propozon detyrim, por mundësi për “sigurim shtesë” për ata magjistratë që e ndiejnë të nevojshme.
    “Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja,” tha ai, dhe më pas sqaroi: “Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim.”
    Reagimet nga kolegë të gjyqtarit Kalaja dhe përfaqësues të drejtësisë kanë kërkuar tashmë rishikim të masave të sigurisë në ambiente gjyqësore, por propozimi për armatim të magjistratëve pritet të ngrejë debat të gjerë publik dhe ligjor lidhur me rreziqet, përgjegjësitë dhe kufizimet e një masë të tillë.
    Në vijim të ngjarjes, priten diskutime institucionale mbi mënyrat më të përshtatshme për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve — nga forca shtesë policore dhe procedura sigurie brenda gjykatave, deri te ndryshimet ligjore që do të duhej të shoqëronin çdo vendim për armatim të personelit gjyqësor.

  • SYRI TV/ Drejtësia denoncon sulmet, por shmang Ramën, ‘Memece’ përballë sulmeve të Ramës

    SYRI TV/ Drejtësia denoncon sulmet, por shmang Ramën, ‘Memece’ përballë sulmeve të Ramës

    Nga SYRI TV

    Sot gjyqtarët kanë ngritur alarmin e mungesës së sigurisë, sulmeve ndaj drejtësisë si dhe probleme thelbësore që ka sistemi për shkak të problemeve të krijuara nga reforma.

    Ndër të tjera gjyqtarët kanë kërkuar ndaljen e sulmeve, ku Sokol Sadushi në cilësin e kreut të Gjykatës së Lartë, për mungesën e besimit të drejtësisë ka lëshur një lum akuzash ndaj mediave, juristëve që kritikojnë Reformën në Drejtësi dhe qyetarëve në rrjetet sociale.

    Ndërsa akuzoi në mënyrë sipërfaqësore edhe politikën, thuajse të gjithë krerët e Drejtësisë, shmangën totalisht, sulmet e drjetëpërdrejta ndaj tyre, me vetëgjyqësi pas vendimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili është edhe shtetari më i pushtetshëm në vend, e që për më tepër përcakton edhe fatet e gjyqtarëve.Sulmet dhe detyrat e kryeministrit kanë qenë përmanente nga Asambletë e Partisë Socialite, e madje nga Godina e Kuvendit të Shqipërisë, kërcënonte edhe prokurorët e SPAK. 

    “Nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe më dëgjon… Shumë e rëndë kjo… shumë e rëndë… dhe të mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim, se boll e kanë, e kanë mbledhur telefonin tim…” deklaronte Rama një ditë pas arrestimit të Erion Velisë në shkurt 2025.

    Në muajin e fundit, kryeministri ka shkuar deri në vetëgjyqësi, duke marrë përsipër edhe gjyqin popullor  ndaj personazheve të drejëtsisë, siç Ishte rasti për prokuroren e Shkodrës. 

    “…u ndesha me një vendim te një prokuroreje, Zonja Gjeli… qe me la pa fjale… 
    …Eshtë deri në kufijtë e llahtarshmes…
    .. Une i kam kërkuar ministres së Drejtësisë të veprojë ndaj Zonjës Gjeli…Eshtë e padenjë për të qenë prokurore…

    Jo vetëm Prokurorinë, por në një muaj kanë qenë të paktën 3 gjyqtarë, vendimet e të cilëve janë gjykuar sërish nga gjyqi popullor i Edi Ramës.  

    “Të treja rastet e sulmeve ndaj gjyqtarëve, vetëm pjesa ku i sulmon” 

    Ndërsa disa prej drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, nuk guxojnë të përmendin kërcënimet dhe uljen e besimit për shkak të ndërhyrjes së pushtetit, është Departamenti Amerikan i Shtetit, që vazhdimisht në raportet e tij ka ngritur shqetësimin për këto ndërhyrje dhe kapjen politike, që minon besimin tek institucionet e drejtësisë.

  • Gjyqtarët në deklaratë: Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Forcë të posaçme sigurie në gjykata

    Gjyqtarët në deklaratë: Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Forcë të posaçme sigurie në gjykata

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    TIRANË-263 gjyqtarë të Shqipërisë u mblodhën sot pas vrasjes së Astrit Kalasë, duke e cilësuar rastin si një goditje e rëndë për të gjithë sistemin. Në përfundim të mbledhjes gjyqtarët në një deklaratë të përbashkët kërkuan që gjqqtari Asrtit Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’. 
    Figurat e drejtësisë duke marrë shkas nga ngjaraj e rëndë kërkuan hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave dhe vendosjen e një force të posaçme sigurie në gjykata. Gjyqtarët u ndalën edh enë dy pika të tjera sa i përket organizimit të brendshëm, si dhe kërkuan që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
    DEKLARATA:
    Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë. Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
    Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit. Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
    Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës. Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
    Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
    Siguria gjyqësore- Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
    – Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
    – Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
    -Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
    -Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
    Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
    -Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
    -Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
    2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm- Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
    –  Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
    – Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
    – Përgjegjësi dhe veprim institucional
    – Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
    – Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
    – Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
    – Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
    – Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
    3.  Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
    -Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
    -Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
    Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
    Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
    Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë. Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë. Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
    Drejtësia nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.

  • “Kërkojmë siguri dhe kushte”/ Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia

    “Kërkojmë siguri dhe kushte”/ Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia

    Pas mbledhjes, gjyqtarët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë më shumë siguri për gjyqtarët. Albana Boksi tha se drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur nëse nuk miraton sigurinë për gjyqtarët, tha ajo.
    “Kërkojmë siguri dhe kushte për ushtrimin me ndershmëri të funksionit, thirrje për veprim. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara. Drejtësia ka nevojë për forcimin, kushte të sigurta. KLGJ duhet të reagojë me forcë dhe përgjegjshmëri, kjo nuk është thirrje për konflikt. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet të marrin përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia”, tha ajo.