Tag: gjyqtarët

  • “Duan të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”, Rama për gjyqtarët: Vendimi i turpshëm! Këtë herë nuk do të hesht!

    “Duan të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”, Rama për gjyqtarët: Vendimi i turpshëm! Këtë herë nuk do të hesht!

    Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të rrogës, prej 1600 eurosh, për magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri paralajmëron se këtë herë nuk do të heshtë, siç bëri me kërkesën e mëparshme të gjyqtarëve për rritje të rrogës.
    “Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit”, tha Rama në një postim në “X”.
    “Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre”.

  • “Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin

    “Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin

    Analisti Frrok Çupi komentoi deklaratën e kongresmenit amerikan, duke e interpretuar si kritikë ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Çupi tha se gjyqtarët po “rrëzojnë shtetin” dhe se kanë gjetur terren për ta bërë këtë.
    Ai shtoi më tej se nuk ka personalitete ligjore dhe se vendi ndodhet në një moment tepër delikat.
    “Është koha kur kjo ushtri e të këqinjve ndaj Shqipërisë është bërë e mençur. Gjyqtarët janë në vijën e parë dhe në pozicionin ku po kapen duke rrëzuar shtetin. Ata ndodhen në një moment delikat, ku po godasin Republikën, që është vetë ligji.
    Nëse duan të godasin drejtësinë, atëherë kanë goditur edhe elementët e tjerë të shtetit. Kanë gjetur terren ku, vërtetë, trupa e gjyqtarëve ose është e re, ose e pakujdesshme, ose e edukuar “mal pas mali”. Nuk kemi personalitete ligjore. Ka rrjedhur kultura juridike dhe po rrjedh në turbinat e drejtësisë.”

  • Pezullimi i Ballukut, gjyqtarët mblidhen të Enjten për të shqyrtuar kërkesën

    Pezullimi i Ballukut, gjyqtarët mblidhen të Enjten për të shqyrtuar kërkesën

    Të Enjten pritet mbledhja e gjyqtarëve për kërkesën e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku. Do të vendosë nëse e pranon ose jo kërkesën. 
    Në varësi te vendimmarrjes vendoset edhe për qëndrimin ose rrëzimin e masës së pezullimit të urdhëruar nga Gjykata e Posaçme. Euronews.al

  • Ankimimi i Ramës për pezullimin/ 8 gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për fatin e Ballukut, zbulohen dy skenarët

    Ankimimi i Ramës për pezullimin/ 8 gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për fatin e Ballukut, zbulohen dy skenarët

    Teksa Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, tashmë verdikti final i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këta të fundit do të vendosin nëse do pranohet vendimi i GJKKO për pezullimin, apo Belinda Balluku do të kthehet në zyrë apo jo.
    Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses. Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari. Gazetarja pohoi se nëse do të kemi një vendimmarrje sot, ajo do të duhet të jepet para orës 17:00.
    “Mund të kalojë në seancë mbi bazë dokumentesh, ku palët sjellin pretendimet e tyre apo dhe për një seancë plenare publike, ku palët sillen në seancë. Thelbi i të gjithë kësaj historie ka rëndësi vetëm në një pikë, a do të mblidhet sot mbledhja e gjyqtarëve?”, tha Lala.
    Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin…

    I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin…

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së dhe për të rikthyer për rigjykim çështjen e pushimit të hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, po shihet si një zhvillim që mund t’u kthehet në “bumerang” për vetë gjyqtarët që e çuan çështjen në këtë shkallë të gjyqësorit.
    Trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, vendosi të shfuqizojë vendimin e Apelit të datës 27 nëntor 2020, që kishte urdhëruar pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve që i hoqën burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit dhe e dënuan me 25 vite heqje lirie. Ata e rikthyen dosjen në të njëjtën gjykatë, por për t’u gjykuar nga një trupë tjetër. Paradoksalisht, rekursin në Gjykatën e Lartë e kishin paraqitur vetë tre gjyqtarët, me kërkesën për t’u kthyer paratë e sekuestruara gjatë kontrolleve në banesat e tyre dhe celularë e mbajtur nga Prokuroria. Por, vendimi i fundit, në vend që t’u zgjidhte hallin, i rikthen sërish përballë një procesi të hapur, tashmë nën një trupë të re gjykuese.
    Çështja lidhet me vendimin e bujshëm të vitit 2019, kur Damini, Nikolli dhe Aliaj, me shumicë votash, pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke i ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm në 25 vite burg. Dy gjyqtarët e tjerë të trupës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, mbetën në pakicë. Ky vendim u anulua më pas nga Gjykata e Lartë, e cila më 11 qershor 2024 riktheu dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin, të dënuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës. Me rikthimin e hetimeve, jo vetëm që nuk u është kthyer ende pasuria e sekuestruar, por tre gjyqtarët rrezikojnë të përballen edhe me një rivlerësim më të thelluar të rolit të tyre në vendimmarrjen që uli dënimin për një nga ngjarjet më të rënda kriminale. Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

  • Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit me 25 vite burg, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim tre gjyqtarët

    Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit me 25 vite burg, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim tre gjyqtarët

    Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.

    Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren e Top News, Alketa Shaba. Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.
    Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.
    Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.
    Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.
    Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

    Top Channel

  • Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (Emrat)

    Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (Emrat)

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin.
    Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.

    Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.
    Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.
    Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.
    Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.
     

  • Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

  • Kemi nevojë për gjykata që nuk miratojnë gjithçka u kërkon prokuroria!

    Kemi nevojë për gjykata që nuk miratojnë gjithçka u kërkon prokuroria!

    -Nga Mero Baze-
    Në gjithë debatet e derisotme rreth proceseve gjyqësore të nisura nga hetimet e SPAK, problemi më i rëndësishëm që është evidentuar ka të bëjë me mungesën e thellë të pavarësisë së GJKKO në raport me SPAK. Edhe pse akuzat e SPAK shpesh janë të ekzagjeruara dhe pa ndonjë mbështetje në provat që paraqesin, prokurorisë i lejohet ta hedhë rrjetën përtej dyshimeve të saj.

    Ajo që vendos drejtësinë është gjykata dhe jo prokuroria.

    Dhe gjithë debati nuk duhet përqendruar tek presioni se si duhet korrigjuar SPAK, pasi SPAK nuk korrigjohet me gjyqe popullore. Gjithë debati duhet fokusuar tek fakti se si të pavarësojmë drejtësinë dhe të ndajmë qartazi prokurorinë nga gjykatat.

    Në komunizëm prokuroria dhe gjykata ishin thuajse të shkrira, për shkak se të dyja ishin besnike të ideologjisë sunduese në vend, ndërsa në demokraci ato jo vetëm janë të ndara, por fuqia e shtetit ligjor qëndron pikërisht tek pavarësia e thellë e gjyqtarit ndaj prokurorit.
    Siç është vënë re në seancat paraprake të gjyqeve të fundit, prokurorët shpesh paraqesin prova aq të dobëta sa gjykatësit vihen në siklet dhe i dëgjojnë, por në fund vendosin siç thonë prokurorët. Dhe kjo nuk ka lidhje aq shumë me atë fjalinë që i ka pas dalë nga nënvetëdija Altin Dumanit kur tha se gjykatat “janë të detyruara të japin vendimet që kërkojmë ne”, por me faktin se ato vërtet janë nën presionin e SPAK për shkak të një gafe skandaloze që hartuesit e Reformës në Drejtësi kanë bërë lidhur me kontrollin e SPAK ndaj GJKKO.
    Siç dihet, gjyqtarët e GJKKO mund të përgjohen pa autorizim nga një prokuror i SPAK, çka do të thotë se ata janë të detyruar të sillen si njerëz të survejuar 24 orë.
    Një standard i tillë nuk ekziston në asnjë sistem gjyqësor në botë, as në vendet diktatoriale.
    Reforma në Drejtësi ka kuptim kur ne harxhojmë energji të pavarësojmë gjyqtarët nga politika dhe jo kur i vëmë nën zgjedhën e atyre që ngrejnë akuzat. Ata janë hallka që shqyrtojnë akuzën dhe nuk mund të jenë njëkohësisht edhe viktima të survejimit të tyre.
    Parlamenti shqiptar duhet ta shikojë si prioritet forcimin e pavarësisë gjyqësore të GJKKO dhe një nga hapat duhet të jetë edhe çlirimi i tyre nga frika e survejimit të paautorizuar të SPAK.
    Shqipëria nuk ka dalë nga ndonjë genocid apo krime kundër njerëzimit këto 35 vjetë, të cilat i kanë bërë gjyqtarët e GJKKO që të mbahen të përgjuar pa autorizim. SPAK nuk duhet prekur në punët e veta. Le t’i bëjë ato dhe keq, siç i bën shpesh, dhe ndonjëherë edhe për hakmarrje personale. Kjo është një dukuri primitive, e cila korrigjohet me gjykata të pavarura dhe jo me gjykata të frikësuara.
    Në Shqipëri më të frikësuar janë gjykatësit nga SPAK sesa zyrtarët e lartë që hetohen. Dhe kjo histori duhet të marrë fund. Reforma në Drejtësi ka kuptim kur forcohet pavarësia e gjyqësorit dhe kur gjykohet nga gjyqtarë me dinjitet dhe jo gjyqtarë të përbuzur që nuk ngrenë dot kokën të shikojnë në sy prokurorin që ia fut kot në sallë të gjyqit.
    Jam dakord që nuk duhen marrë në mbrojtje zyrtarët e akuzuar dhe asnjë subjekt i SPAK, por kjo duhet bërë kur të garantohemi se gjyqtarët e GJKKO kanë gjithë lirinë të vendosin të lirë dhe të gjykojnë faktet dhe jo dëshirat e prokurorëve. Ky është hapi real drejt pavarësisë së drejtësisë, pasi deri tani SPAK, çdo statistikë që e ka kundër, e justifikon me GJKKO, pasi ata – siç e kemi dëgjuar – “janë të detyruar të vendosin çfarë thotë SPAK”.
    Kur ne themi se Shqipëria sipas Këshillit të Europës është vendi me më shumë paraburgime në Europë, SPAK thotë se i ka bërë GJKKO. Në fakt ajo ka bërë noterinë. Kur themi se gjykimet paraprake nuk kanë asnjë risi, por noterizojnë dëshirat e SPAK, përsëri faji i ngelet GJKKO.
    Që të kuptojmë cila hallkë nuk funksionon si duhet, ato duhet të funksionojnë të ndara dhe të pavarura nga njëra-tjetra. Pasi reforma në drejtësi nuk është bërë nga nevoja se nuk kishte kush të akuzonte në këtë vend, por ngaqë nuk kishte kush të gjykonte. Dhe me këtë që kemi bërë, gjykatësit i kemi vrarë pa hyrë në sallë.

  • Ligjshmëria e tarifave të Trump në pikëpyetje, gjyqtarët konservatorë seancë dëgjimore me rrezikshmëri të lartë

    Ligjshmëria e tarifave të Trump në pikëpyetje, gjyqtarët konservatorë seancë dëgjimore me rrezikshmëri të lartë

    Gjyqtarët konservatorë të Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, përfshirë Kryetarin John Roberts dhe gjyqtarët Amy Coney Barrett dhe Neil Gorsuch, kanë shprehur dyshime të thella mbi ligjshmërinë e tarifave gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, duke rrezikuar të minojnë një nga politikat kyçe të administratës së tij.

    Gjykata e Lartë po shqyrton një apel të ngritur nga disa shtete dhe biznese, që kundërshtojnë tarifat e vendosura nga Trump, të cilat ata e konsiderojnë të paligjshme, pasi vetëm Kongresi ka autoritetin për të vendosur taksa.
    Gjyqtarët konservatorë shfaqën skepticizëm ndaj përdorimit të fuqive emergjente për të justifikuar vendosjen e tarifave, ndërsa avokatët e Trump mbrojnë autoritetin e presidentit mbi çështjet e jashtme dhe tregtinë.
    Nëse gjykata vendos kundër administratës, mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë amerikane dhe mund të detyrohet rimbursimi i miliarda dollarëve të mbledhura nga tarifat.
    Një vendim kundër administratës Trump do të përbënte një humbje të madhe për axhendën ekonomike të tij, duke i hequr mundësinë për të përdorur autoritetin emergjent të Aktit të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) për të vendosur tarifa.
    Ky akt, i përdorur fillimisht për tarifat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, është mbështetur nga administrata si një masë për të luftuar krizën tregtare dhe mbrojtur ekonominë amerikane.
    Ndërkohë, disa gjyqtarë konservatorë janë të shqetësuar për mundësinë që një vendim i tillë mund të krijonte një precedent të rrezikshëm për të kufizuar autoritetin e presidentëve të ardhshëm.

    Top Channel