Tag: gjyqtar

  • Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

    Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

    Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e Kuvendit për shkak se gjyqtar raportues i lëndës ishte caktuar serbi Radomir Llaban.
    Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit.
    Osmani tha se në interesin e Republikës tërheqja e kërkesës është vendim i domosdoshëm pasi rendi kushtetues nuk mund të mbrohet nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.
    “Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”, tha Osmani.

  • Trump shpërblen ish-avokatin, Emil Bove është konfirmuar nga Senati për t’u bërë gjyqtar federal i apelit

    Trump shpërblen ish-avokatin, Emil Bove është konfirmuar nga Senati për t’u bërë gjyqtar federal i apelit

    Ish-avokati personal i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u konfirmua nga Senati si gjyqtar federal i apelit me një votim partiak 50-49 vota.

    Senati i udhëhequr nga republikanët konfirmoi Emil Bove si gjyqtar në Gjykatën e 3-të të Apelit të Qarkut të SHBA-së, një emërim për jetë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga demokratët, të cilët dolën nga një mbledhje e komitetit të Senatit në shenjë proteste më parë këtë muaj.
    Dy senatore republikane, Lisa Murkowski e Alaskës dhe Susan Collins e Maine votuan kundër emërimit, por republikanët mbajnë një shumicë prej 53-47 në dhomë dhe arritën ta merrnin votën gjithsesi. 44-vjeçari Emil Bove, një ish-prokuror federal, u nominua nga Trump ndërsa shërbente si zyrtari i tretë më i lartë në Departamentin e Drejtësisë.
    Emërimi i tij shkaktoi kritika të ashpra dhe senatori Dick Durbin, demokrati me gradë më të lartë në Komitetin Gjyqësor të Senatit, lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke e kritikuar ashpër Bove-in pasi ai mori punën e re.
    “Kualifikimi kryesor i z. Bove duket të jetë besnikëria e tij e verbër ndaj këtij Presidenti”, tha Durbin, duke shtuar se Bove mbajti anën e protestuesve të 6 janarit 2021 që sulmuan Kapitolin dhe shkarkoi prokurorët e karrierës që i mbajtën ata përgjegjës.
    Bove përfaqësoi Trumpin në çështjen e Nju Jorkut, e cila përfundoi me dënimin e tij për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të mbuluar pagesat e parave për të heshtur një ylli porno.
    Ai gjithashtu mbrojti Trumpin në dy çështje penale federale të cilat nuk arritën kurrë në gjyq dhe u mbyllën pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
    Më herët këtë vit, Bove urdhëroi prokurorët federalë të heqin akuzat për ryshfet dhe mashtrim kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh në zyrën e prokurorit të Manhattanit dhe në Departamentin e Drejtësisë në Uashington.
     
     

    Top Channel