Tag: gjyqtar

  • “Provat i dhamë, s’ka lojë me ne”, xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që dënon nipin tim do të përballet me plumbat

    “Provat i dhamë, s’ka lojë me ne”, xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që dënon nipin tim do të përballet me plumbat

    gjovalin shkambi

    SHKODËR- Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë një deklaratë të frikshme gjatë ditës së sotme. Ai është shprehur se cilido gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, e pret i njëjti fat me të ndjerin Kalaja. Gjovalin Shkambi shprehet se familja e tij është prerë në besë nga shteti, dhe se nuk e gëzojnë pronën që e kanë blerë prej vitesh. Sipas tij për konfliktin e pronës kanë vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama përmes shkresave.
    Gjovalin Shkambi: Ai që do të dënoj nipin tim, do të përballet me plumba, kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe tërë qeverisë, e kemi ble pronën. Ai gjyqtar që do e dënoj ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë se pronën e kemi blerë. Familjes së të ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë, por kemi 13 vite që e informojmë shtetin, se e kemi blerë pronën me ligj dhe me rregulla, ska lojë me ne ma. Të njëjtën gjë e pret atë gjyqtar, që do e dënojë atë djalë, kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës, se jemi deri në fut me borxhe. Nuk kemi qenë në dijeni të krimit që do të kryente nipi. Më ka pre në besë shteti, se ne ja kemi blerë shtetit atë pronë.

    Gjovalin Shkambi jeton në godinën për të cilën familja e tij vijon proceset gjyqësore prej vitesh. Frika është e madhe për vijimin e përplasjes me banorët e tjerë që janë në proces gjyqësor, dhe që aktualisht jetojnë në këtë godinë.  
    Gjyqtari Astrit Kalaja u vra ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks.
    Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t’i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
    Elvis Shkambi është autori i ngjarjes, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Gjykata e Apelit ka marrë një vendim drastik pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, dhe asnjë qytetar nuk do të jetë i pranishëm në ambientet e këtij institucioni. /ZËRI

  • E takoi pak orë para vrasjes, avokat Beqiri: Ja si e njihja gjyqtarin Astrit Kalaja!

    E takoi pak orë para vrasjes, avokat Beqiri: Ja si e njihja gjyqtarin Astrit Kalaja!

    Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën tragjikisht sot, i vrarë në mjedisin ku ai po ushtronte detyrën e tij.
    Në Gjykatën e Apelit, drekën e ditës së hënë ndodhej edhe avokati Idajet Beqiri, një nga miqtë e gjyqtarit të ndjerë.
    Avokati tha për emisionin “3D” në RTSH 1 se rastësisht ata kishin shkëmbyer disa fjalë një orë para se babai i dy fëmijëve do të ndahej nga jeta me plagët fatale në gjoks, si pasojë e plumbave të lëshuar nga arma e njërit prej palëve që ai po gjykonte.
    “Zakonisht këta, krimi, edhe në bashkëpunim me avokatët e tyre, punojnë dhe testojnë Gjykatën e Apelit. Testojnë dhe bëjnë presion. Atë presion që ka bërë në Shkallën e Parë, kur fitoi gjyqin, ka menduar që mund ta kalojë edhe këtu në Apel. Në Apel, ‘ndalu beg, se ka hendek’. Qëlloi një gjyqtar…
    Kam kaq vjet që e njoh, qysh në fillim të karrierës së tij. Sot u takova në orën 12:45 dhe pastaj mbrapa ndodhi ngjarja. Isha në gjyq atje te Salla 4 dhe ai gjykonte në Sallën 5. Në korridor u takuam. Shkëmbyem edhe bisedë me të. Kemi të bëjmë me një gjyqtar i cili ka integritet të lartë profesional dhe moral. Nga ana tjetër, një gjyqtar, i cili me shumë bonsens… Nuk është si ata gjyqtarët që bam çekanin, me egërsi etj. por të pranonte të flisje edhe dokrra. Nuk është ky gjyqtar i natyrës që të pësonte këtë që pësoi. Prandaj them që kjo është goditje e rëndë që i jepet pozitivitetit të reformës në drejtësi, atyre elementëve që me të vërtetë duan të japin drejtësi. Ky u godit se jepte drejtësi!” u shpreh Beqiri.

  • “Gjyqtarët nuk kanë mbrojtjen e institucioneve”/ Avokati Ramaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, e paralajmëruar me kohë

    “Gjyqtarët nuk kanë mbrojtjen e institucioneve”/ Avokati Ramaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, e paralajmëruar me kohë

    Avokati Redi Ramaj komentoi ngjarjen e rëndë pasditen e sotme ku u vra një gjyqtar në sallën e gjyqit kur po jepte vendimin në fund të seancës në Apel.
    Ramaj theksoi se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar më parë, pasi ka shumë presion dhe mllef nga politika dhe shoqëria ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
    Më tej ai shtoi se një situatë e tillë u krijua edhe pas bashkimit të Apelit të gjithë rretheve në Tiranë.
    Redi Ramaj: Prej vitesh është në sistem. Pasi ka ndërruar jetë nuk di për asnjë gjyqtar siç tha dhe Klodi, nuk ka vëmendje të shtuar çdokush nga institucionet që duhet t’i mbrojë. Ky gjyqtar prej vitesh në sistem, anëtar i Apelit të Shkodrës i ardhur në Tiranë pasi u shkri Apeli. Gjykonte deri në orën 6 7 pasdite për stokun e dosjes që ka Apeli. Dhe çështja e sotme ishte e viteve të hershme. Gjithë këto situata janë thënë paralajmëruar nga shumë institucionet por nuk është marrë asnjë masë. Kjo gjykatë jo vetëm Apeli, punon në kushtet të vështira. Salla ku ka ndodhur është një sallë, shumë e vogël. 6 metra katrorë.
    Problematika e gjyqësorit është shumë më e madhe. Bashkimi i Apelit sjell këto lloj situatash. Jo vetëm nuk ka kushte por ka stok, por mllefi i qytetarëve përballet me këto gjyqtarë. Sulmi i vazhdueshëm i politikës, institucionet që duhet të qeverisin gjyqësorin dhe të marrin masa, mund të kemi kritika, mllefe sharje dhe fyerje deri në pikën që të thuash janë më të shiturit në Shqipëri. Është paralajmëruar me kohë, u vra avokati Ravik Gurra në vitin 2017 thanë jo i lidhur me banda. Gjithë avokatët janë në kërcënim. Prokurorët përballen me njerëz që kryejnë vepra penale. Institucionet që kanë detyrën të përballin janë të pasigurt.

  • “Pazare të qelbura që gatuhen në njerëz, tenxhere që..”/ Zgjedhja e anëtarit të ri të “Kushtetueses”, shpërthen Murrizi

    “Pazare të qelbura që gatuhen në njerëz, tenxhere që..”/ Zgjedhja e anëtarit të ri të “Kushtetueses”, shpërthen Murrizi

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një reagim dhe një analizë në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.
    Murrizi ka kritikuar ashpër dhe ka hedhur akuza ndaj disa prej kandidatëve për vendin e Zaçajt në Kushtetuese, si Naureda Llagami, Genta Bungon etj.
    Ish-deputeti ka kërkuar nga PD që të flasë në Parlament për pazaret që bëhen nga këta njerëz që gjithë jetën e tyre kanë shërbyer për të gatuar gjellë qensh.
    Reagimi i Murrizit:
    Ky “vendim” i Gjykatës së Lartë më “zhgënjeu” shumë
    E para, urime gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese
    Edhe pse nuk e njoh, por duke parë CV-në e tij është një magjistrat gjyqtar. Ka ngjitur shkallët në karrierë duke filluar nga gjyqtar në Shkallën e Parë, gjyqtar në Apel, gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe nga sot 9 vjet do të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
    Kandidatja tjetër që mori 8 vota të anëtarëve të Gjykatës së Lartë për turpin e tyre, ishte një karavidhe juriste e fondacionit qelbësirë Sorros, një sharlatane që nuk ka asnjë lidhje me Gjyqësorin dhe që nga zbardhja e ‘sms’-ve të një gjyqtareje të Gjykatës së Tiranës, kishte qysh në vitin 2022 që punonte në krye të KLGJ-së për të zënë një vend në Gjykatën Kushtetuese e mbështetur nga një tufë plehrash me në krye Klotildën e Komisionit të Ligjeve që sot është e pandehur në SPAK.
    Një dështake si kryetare e KLGJ-së, një anonime në sistemin e drejtësisë, por një amalgamë e mykur, e gatuar dhe promovuar në krye të KLGJ-së nga një tufë fundërrinash të fondacionit Sorros si Tur Metan (konstruktori), Ardjan Dvoran (kampioni i Kimetes së Tigrit 1 dhe Tigrit 3 në Vlorë) Rektorit Artan Hoxha që është dhe djalë tezeje me hetuesin Dvoran Kimi dhe shefin e madh të kësaj tufe hetuese, Xhafës së mender komisionit të dhjerjes, më shumë se kaq të reformës në zhdrejtësi.
    Imagjinoni se kush janë anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku 8 nga 15 anëtarë të kësaj Gjykate hedhin poshtë me votën e tyre që qelbet erë pazaresh kolegun e tyre z. Vokshi për të mbështetur karavidhe Llagamin se u duhej patjetër aty Lalit, Lelit, Lylit, Tyrit, Dvyranit, Hoxhanit, Xhafës, Klodit dhe padrinos së tyre Lexis Sorros.
    Ky është modeli që ka funksionuar prej 6 vitesh kjo mender drejtësi e dhjerë deri në fyt nga pisllëqe, pazare e lobime qensh për të kapur çdo funksion në kupolën drejtuese të çdo institucioni të kësaj drejtësie hale me në krye haletë e kësaj shoqërie të veshur nën petkun hipokrit të “juristëve” kur në fakt kanë qenë hetues gjyqtarë e prokurorë të regjimit komunist ose llapistë që lëpijnë kocka nga fondacioni hale i Sorrosit.
    U “habita” shumë që nuk ndërhyri fare Altini se afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkon Altini, por si duket këta “kapot” e Gjykatës së Lartë kur marrin urdhra nga ata që i kanë katapultuar aty falë kulisave nuk ia vërshëllejnë Altinit.
    Tani “beteja” do të bëhet për dy karavidhet e tjera të KPK-së që nga KED janë pikëzuar për në Gjykatë të Lartë.
    Për Genta Bungën dhe Valbona Sanxhaktarin që nuk lan pisllëk e qelbësirllëk pa bërë me vetingun e ndyrë për 800 gjyqtarë e prokurorë dhe tani tufa e qenve dhe e qelbësirave që i kishte me zinxhir në qafë për 7 vjet rresht në veting e u jepte porosi se kë të mbanin e kë të largonin nga sistemi, po lobon për t’i dërguar në Gjykatën e Lartë edhe pse të dyja nuk kanë asnjë lidhje me Gjykatën dhe Gjyqësorin, por të dyja kanë qenë të paditura në drejtësi njëra si xhepiste që merrte 5 mijë lekësh për provime e të tjetra si hajdute tenderësh në Ministrinë e Arsimit.
    Të nderuar deputetë të PD-së
    Flisni në Parlament për këto qelbësira dhe për pazaret e qelbura që gatuhen në njerëz tenxhere që gjithë jetën e tyre kanë shërbyer për të gatuar gjellë qensh.

  • “Një birbo pa din e pa iman”/ Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Kërkon nga shteti, të rimarrë birbon në krahët e vet

    “Një birbo pa din e pa iman”/ Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Kërkon nga shteti, të rimarrë birbon në krahët e vet

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshku, i cili sipas tij, ka dhënë vendim për kthimin në detyrë një drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili ishte pushuar nga detyra pasi ishte kapur duke ndërtuar pa leje në Ksamil dhe për mashtrim me dokumentacionet e legalizimit.

  • Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s

    Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s

    Konçi nisi rrugëtimin e tij me pasionin për futbollin si lojtar te Tirana dhe Dinamo. Më pas u ngjit në radhët më të larta të arbitrimit, duke përfaqësuar Shqipërinë si gjyqtar i FIFA-s.
    Përveç kontributit të madh në sport, Konçi ishte edhe edukator. Ai mbeti i lidhur me botën e futbollit edhe pas tërheqjes si gjyqtar, duke shërbyer si vëzhgues.
    Prej disa vitesh, ai jetonte në Nju Jork. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi.

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-arbitri shqiptar i FIFA-s

    E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish-arbitri shqiptar i FIFA-s

    Një prej figurave më të njohura në arbitrimin shqiptar, Lulzim Konçi është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare në New York. Konçi nisi rrugëtimin e tij me pasionin për futbollin si lojtar te Tirana dhe Dinamo. Më pas u ngjit në radhët më të larta të arbitrimit, duke përfaqësuar Shqipërinë si gjyqtar i FIFA-s.
    Përveç kontributit të madh në sport, Konçi ishte edhe edukator. Ai mbeti i lidhur me botën e futbollit edhe pas tërheqjes si gjyqtar, duke shërbyer si vëzhgues. Prej disa vitesh ai jetonte në SHBA.
    ARBITRIMI
    Lulzim Konçi u afrua pranë sektorit të arbitrimit në vitin 1965 dhe këtu nisi karrierën si arbitër futbolli. Konçi fillimisht ishte arbitër i Kategorisë së Parë, pastaj u bë gjyqtar i FIFA-s në fillim të viteve 70-të, deri kur u tërhoq nga gjykimi rreth 1990-s.
    Kreu i FSHF-së, Armand Duka shprehu ngushëllimet e tij.
    “Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar. Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, shkruan Duka.

  • Osmani tërhoqi kërkesën/ Kushtetuesja: Laban u emërua gjyqtar pasi iu nënshtrua procedurave kushtetuese e ligjore!

    Osmani tërhoqi kërkesën/ Kushtetuesja: Laban u emërua gjyqtar pasi iu nënshtrua procedurave kushtetuese e ligjore!

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se gjyqtari i saj, Radomir Laban, u emërua më 2018, pasi i ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretimit nga presidenti i Kosovës.

    Në një reagim për media të mërkurën, Kushtetuesja tha se Laban ka qenë i punësuar në gjykatën më të lartë të vendit nga viti 2011, fillimisht si këshilltar juridik, para se të emërohej gjyqtar më 9 gusht 2018.

    Ky reagim vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se, për shkak Labanit, ka tërhequr një kërkesë drejtuar Kushtetueses në korrik, përmes së cilës kërkoi sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi. Laban ishte caktuar si gjyqtar raportues për këtë lëndë.

    Sipas saj, institucionet e sigurisë më 2018, 2021 dhe 2024 kanë dorëzuar informacione lidhur me “veprimtarinë e rrezikshme” të Labanit.

    Osmani tha se, sipas informatave “të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

    Shefja e shtetit nuk tregoi se çfarë rreziku përbën Laban për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke argumentuar se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të sigurisë.

    Kushtetuesja tha se është e drejtë e palëve para gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, “të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës”.

    Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Labanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), lidhur me integritetin e tij.

    Shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetueses e bën presidenti i Kosovës.

    Por, propozimi për shkarkimin e tij paraprakisht duhet të bëhet nga dy e treta e gjyqtarëve të Kushtetueses – që ka gjithsej nëntë gjykatës – dhe kjo kërkesë t’i dërgohet Presidencës./ REL.

  • Kushtetuesja: Llaban u emërua gjyqtar pasi iu nënshtrua procedurave kushtetuese e ligjore

    Kushtetuesja: Llaban u emërua gjyqtar pasi iu nënshtrua procedurave kushtetuese e ligjore

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se gjyqtari i saj, Radomir Llaban, u emërua më 2018 pasi i ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretimit nga presidenti i Kosovës.
    Në një reagim për media të mërkurën, Kushtetuesja tha se Llaban ka qenë i punësuar në gjykatën më të lartë të vendit nga viti 2011, fillimisht si këshilltar juridik, para se të emërohej gjyqtar më 9 gusht 2018.
    Ky reagim vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se, për shkak Llabanit, ka tërhequr një kërkesë drejtuar Kushtetueses në korrik, përmes së cilës kërkoi sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi. Llaban ishte caktuar si gjyqtar raportues për këtë lëndë.
    Sipas saj, institucionet e sigurisë më 2018, 2021 dhe 2024 kanë dorëzuar informacione lidhur me “veprimtarinë e rrezikshme” të Llabanit.
    Osmani tha se, sipas informatave “të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
    Shefja e shtetit nuk tregoi se çfarë rreziku përbën Llaban për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke argumentuar se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të sigurisë.
    Kushtetuesja tha se është e drejtë e palëve para gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, “të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës”.
    Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.
    Kush është Radomir Llaban?Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
    Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.
    Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.
    Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.
    Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
    Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
    Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet. Shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetueses e bën presidenti i Kosovës.
    Por, propozimi për shkarkimin e tij paraprakisht duhet të bëhet nga dy e treta e gjyqtarëve të Kushtetueses – që ka gjithsej nëntë gjykatës – dhe kjo kërkesë t’i dërgohet Presidencës. REL/

  • Gjyqtari është kër*ënim për sigurinë kombëtare, presidentja Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese

    Gjyqtari është kër*ënim për sigurinë kombëtare, presidentja Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese

    Kosova E Martë, 5 Gusht 2025 17:39
    Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e Kuvendit për shkak se gjyqtar raportues i lëndës ishte caktuar serbi Radomir Llaban. Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit.
    Osmani tha se në interesin e Republikës tërheqja e kërkesës është vendim i domosdoshëm pasi rendi kushtetues nuk mund të mbrohet nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.

    “Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”, tha Osmani.