Tag: gjyqin

  • Plarent Dervishaj braktis gjyqin dhe heq dorë nga avokatët: Bëjeni vetë…

    Plarent Dervishaj braktis gjyqin dhe heq dorë nga avokatët: Bëjeni vetë…

    Plarent Dervishaj vendosi të heqë dorë nga mbrojtja e tij. Ai deklaroi se nuk mund të përballej më me mënyrën se si gazetarët dizinformojnë deklarimet e dëshmitarëve.

    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq,” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.

    Prokurori Adnan Xholi u shpreh se e drejta e të pandehurit për të marrë pjesë ose jo në gjykim duhet respektuar, por largimi i avokatëve nuk ishte i nevojshëm. Ai kërkoi që gjykata të merrte masa, duke përfshirë zëvendësimin e avokatëve ose shtyrjen e seancës, pa ndërprerë afatet e paraburgimit, si dhe njoftimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për braktisjen e seancës.

    Nga ana e tij, avokati Isuf Shehu theksoi se nuk kishte arsye për pezullimin e afateve të paraburgimit dhe as për shtyrjen e gjykimit.

  • “Bëjeni ju gjyqin”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët nga mbrojtja e tij

    “Bëjeni ju gjyqin”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët nga mbrojtja e tij

    plarent dervishaj

    TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj Plarent Dervishajt, është shoqëruar me debate të forta në sallë, pasi i pandehuri kërkoi që procesi ndaj tij të mbahet me dyer të mbyllura.
    Sipas Dervishajt, deklaratat e tij në sallë janë keqpërdorur nga mediat, dhe për këtë shkak ai i kërkoi trupës gjykuese që gazetarët të mos lejoheshin në seancë. Kërkesë e cila iu rrëzua. Pas kësaj Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq,” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.
    Gjykimi tashmë do të vijohet me praninë e një mbrojtësi të caktuar kryesisht nga gjykata.
    Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi Andi Maloku u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”./ZËRI 

  • Wesley Clark dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit në Hagë, ish-gjenerali i NATO që udhëhoqi bombardimet kundër serbëve! 

    Wesley Clark dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit në Hagë, ish-gjenerali i NATO që udhëhoqi bombardimet kundër serbëve! 

    Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark është konfirmuar si dëshmitari i fundit në mbrojtjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës. Kërkesa për dhënien e dëshmisë së tij është paraqitur zyrtarisht. Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, ka siguruar edhe një leje të posaçme nga qeveria e SHBA-së që të japë dëshminë e tij në seancë.  
    Ish-gjenerali i NATO-s konsiderohet dëshmitari më i rëndësishëm dhe dëshmia e tij do të jetë kyçe pasi ai drejtoi fushatën 78 ditore të bombardimeve të aleancës kundër Serbisë.  Kjo do të jetë dëshmia e dytë e ish-gjeneralit amerikan në një proces gjyqësor në Hagë që lidhet me konfliktet e armatosura në Ballkan. Në vitin 202 ai dëshmoi në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviç që akuzohej për krime lufte.   
    “Në përputhje me Urdhrin e Dhomës së Gjykimit të datës 2 shtator 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon dhënien e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, gjeneral Wesley Clark.”, thuhet në shkresën e avokatëve të Thaçit.  
    Ish-ushtaraku amerikan është dëshmitari i pestë me radhë i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I pari që dëshmoi ishte ish-ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, James Rubin. Pas tij dëshmoi Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. 
    I treti ishte John Duncan, ish-këshilltar i Clark-ut dhe i katërti ishte Jock Covey, zëvendëskryeadministrator i Kosovës nga viti 1999 deri më 2001.Mbrojtja për ish-presidentin Thaçi pritet që të përfundojë në muajin nëntor. 
    Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviç, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO-s, si dhe kthimit të refugjatëve. 
    Që nga 5 nëntori i vitit 2020, në paraburgimin e Hagës ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. 
     
     
     

  • FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

    FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

    Astrit Kalaja u vra nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili këtë të hënë u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
    Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.

    Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara. Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.

  • Shkarkimi i Veliajt, Berisha jashtë Kuvendit: Ata që sulmuan prokurorët i bënë gjyq me pasion të tmerrshëm

    Shkarkimi i Veliajt, Berisha jashtë Kuvendit: Ata që sulmuan prokurorët i bënë gjyq me pasion të tmerrshëm

    Sali Berisha: Narko parlamenti i PS vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e parlamentit, Votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë. Qytetarët e panë se gjithçka është e pashpresë. Grupi mafioz ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, kushtetutë.
    Sot kishte mundësi të anulohej seanca dhe të rivendosej kushtetuta. Këta janë, Erion Veliaj, copy paste. Këta e kanë shumë të qartë që i pret fundi i Erionit. E drejta e vërteta vonon por nuk harron.
    Zbërtheni gjyqin e djeshëm të Erion Velisë, ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëz që para disa muajsh kishin sulmuar gjykatës e prokurorë, dje i bënin gjyqin me pasion të tmerrshëm. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veli.  

    Top Channel

  • “Nuk po i bëjmë gjyqin Erion Veliajt”/ Luan Bregasi: Para 3 muajsh nuk ishim dakord për shkarkimin, sot po

    “Nuk po i bëjmë gjyqin Erion Veliajt”/ Luan Bregasi: Para 3 muajsh nuk ishim dakord për shkarkimin, sot po

    “Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor. Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt. Për këtë shkak po e bëjmë këtë gjë se besojmë te institucionet e drejtësisë. Para 3 muajsh nuk ishim dakord sepse nuk do kuptonim cila do ishte ecuria e Erion Veliajt dhe ecuria e punëve të bashkisë”, tha Luan Bregasi.

  • Gjykata në Paris cakton datat e apelit për Marine Le Pen, e ardhmja presidenciale në rrezik

    Gjykata në Paris cakton datat e apelit për Marine Le Pen, e ardhmja presidenciale në rrezik

    Një gjykatë në Paris ka caktuar datat për gjyqin e apelit të lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në një çështje që mund të vendosë nëse ajo do të mund të kandidojë për presidenten e Francës në vitin 2027. Gjyqi i apelit, që pritet të zgjasë pesë javë, do të zhvillohet nga 13 janari deri më 12 shkurt 2026. Vendimi pritet të merret para verës së ardhshme, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, duke ngritur shqetësime për ndikimin në procesin elektoral.

    Le Pen, udhëheqëse e Tubimit Kombëtar (RN, më parë Fronti Kombëtar), aktualisht nuk mund të mbajë poste politike, pas një dënimi me pesë vjet pa të drejtë vote në gjyqin e parë mbi përvetësimin e fondeve të Parlamentit Europian nga stafi i partisë së saj midis viteve 2004 dhe 2016. Sipas gjykatës, skema shkaktoi humbje prej 3.2 milionë eurosh për taksapaguesit e BE-së.

    Në mars, ajo u dënua me katër vjet burg, dy prej të cilave mund të shlyhen me masë alternative, një gjobë prej 100,000 eurosh dhe pamundësi për të kandiduar për pesë vjet, dënime që janë pezulluar në pritje të apelimit.

    Avokatët e Le Pen paralajmëruan se orari i zgjedhur për gjyqin mund të ndikojë në zgjedhjet komunale të Francës në mars 2026, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë e ka quajtur çështjen një përpjekje për hakmarrje politike dhe është zotuar të vazhdojë mbrojtjen e saj.

    Nëse vendimi i apelit nuk ndryshohet, Le Pen do të detyrohet të konsiderojë një kandidat alternativ si Jordan Bardella, udhëheqësja 29-vjeçare e RN dhe eurodeputetja, për zgjedhjet presidenciale. Përveç kësaj, ajo nuk do të mund të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në rast të shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare, një mundësi që Presidenti Emmanuel Macron ka përjashtuar.

  • Reperi Diddy fiton gjyqin, bie padia për abuzim seksual

    Reperi Diddy fiton gjyqin, bie padia për abuzim seksual

    Diddy ka fituar një çështje gjyqësore civile, ndërsa mbetet në paraburgim duke pritur dënimin në gjyqin e tij federal.

    Sipas TMZ, një gjykatë e Nju Jorkut ka rrëzuar një padi të ngritur nga një burrë i cili pretendonte se producenti i muzikës e drogoi dhe e sulmoi atë në një klub nate në Los Angeles në vitin 2015. Çështja u ngrit në shkurt, me paditësin, një artist në ngritje në atë kohë 23-vjeçar, i cili pretendonte se ra pa ndjenja pasi iu ofrua një pije dhe u zgjua nga “kontakti seksual i padëshiruar” nga Diddy.
    Ai pohoi gjithashtu se biznesmeni e kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën nëse ai do të reagonte. Megjithatë, gjykatësi vendosi që padia ishte ngritur jashtë afatit, pasi afati i parashkrimit për raste të tilla në atë kohë ishte pesë vjet.

    Pavarësisht një ligji të ri të vitit 2019 që e zgjat afatin e parashkrimit në 20 vjet, dispozita nuk është prapavepruese. Paditë kundër Bad Boy Entertainment dhe Combs Enterprises u rrëzuan gjithashtu.
    Ky veprim vjen ndërsa Diddy ka parë raste të tjera civile kundër tij të rrëzuara, ndërsa dhjetëra ankesa mbeten aktive. Dënimi i tij në gjyqin federal pritet të shpallet më 3 tetor.

    Top Channel

  • Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

    Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë dhe drejtësinë për të shtyrë dëshminë e tij në gjyqin e korrupsionit, duke ngritur nivelin e kërcënimeve të sigurisë ndaj vetes dhe duke kërkuar masa ekstreme mbrojtjeje, raporton Haaretz.
    Burime të gazetës izraelite thanë se përpara dëshmisë së planifikuar, Netanyahu kërkoi nga Inteligjenca Ushtarake të rrisë vlerësimin për kërcënimet ndaj tij, ndërsa përmes aleatëve politikë ushtroi presion mbi agjencitë e sigurisë për të vonuar paraqitjen e tij në gjykatë.
    Edhe ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, sipas të njëjtit raport, ka ushtruar presion mbi Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (Shin Bet) për të parandaluar dëshminë e kryeministrit. Në të njëjtën kohë, presidenti Isaac Herzog u përpoq të bindte prokuroren e përgjithshme që të lehtësonte situatën për Netanyahun.
    Në dhjetor, Netanyahu dëshmoi në një sallë të nëndheshme të Gjykatës së Tel Avivit, por para se të pranohej kjo zgjidhje ai kishte paralajmëruar për një “sulm me raketa” që sipas tij mund të rrëzonte ndërtesën dhe të vriste të gjithë të pranishmit.
    Presioni i ushtruar para dëshmisë, që nisi më 10 dhjetor, u shoqërua më pas edhe me ndërhyrjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili publikisht kërkoi anulimin e gjyqit, duke sugjeruar se ndihma ushtarake amerikane për Izraelin mund të vihej në dyshim.
    Përpjekje për të shmangur gjyqin me çdo kusht
    Kritikët e Netanyahu-t thonë se vonesat në proces janë pjesë e një strategjie për pezullimin e gjyqit dhe zëvendësimin e prokurores së përgjithshme Gali Baharav-Miara me një figurë më të afërt me kryeministrin. Zyra e Netanyahu-t i ka mohuar akuzat se ka ekzagjeruar kërcënimet e sigurisë.
    Aktualisht, Netanyahu është i pandehur për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik në çështjen e njohur si “dhuratat luksoze” dhe dy raste të tjera ku dyshohet se ka dhënë favore rregullatore në këmbim të mbulimit pozitiv mediatik.
    Më 19 tetor, një dron i Hezbollah goditi dritaren e dhomës së gjumit të Netanyahu-t në shtëpinë e tij private në Caesarea, ndërkohë që shtëpia ishte bosh. Incidenti shtoi masat e sigurisë, por gjithashtu u përdor nga Netanyahu për të argumentuar se paraqitja e tij në një vend të fiksuar si gjykata ishte shumë e rrezikshme.
    Ai kërkoi që lëvizjet e tij të mos publikoheshin dhe që ai të banonte vetëm në ambiente të mbrojtura nga raketat dhe dronët, por kreu i Shin Bet refuzoi të firmoste dokumentin që përmbante këto kërkesa ekstreme.
    Në fund, gjykata i lejoi një shtyrje të dëshmisë nga 2 dhjetori në 10 dhjetor, por Netanyahu vazhdoi të kërkonte vonesa të reja, madje edhe përmes aleatëve të tij në kabinet dhe në Knesset. Ministrat më besnikë të tij u përplasën edhe me prokuroren e përgjithshme në një mbledhje të tensionuar të kabinetit të sigurisë.
    Ndërhyrje ndërkombëtare dhe shtyrje e mëtejshme
    Në ditët kur ishte planifikuar të dëshmonte, Netanyahu u fotografua duke marrë pjesë në aktivitete publike dhe javën tjetër pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara, gjë që e bën të pamundur paraqitjen e tij para gjykatës para pushimeve verore të sistemit gjyqësor më 20 korrik.
    Ndërkohë, sipas Haaretz, aleatët e Netanyahu-t po vazhdojnë përpjekjet për të larguar nga posti prokuroren Baharav-Miara, ndërsa vetë kryeministri po përpiqet të kapitalizojë sukseset e Izraelit kundër Iranit për të fituar mbështetje politike dhe diplomatike për të ndalur gjyqin.

  • SPAK kërkon 63 dëshmitarë në gjyqin e dosjes 5D

    SPAK kërkon 63 dëshmitarë në gjyqin e dosjes 5D

    SPAK kërkon të thërrasë në gjyqin e dosjes së njohur për publikun si 5D ku po gjykohen ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion e pastrim parash, 63 dëshmitarë.
    Këtë të martë, në një seancë ku Redi Molla e Mariglen Qato, të akuzuarit kryesorë të SPAK nuk ishin të pranishëm, treshja e gjyqtarëve dëgjoi kërkesat e tyre për prova.
    Avokatët e tyre thanë se nuk kanë asnjë provë për të sjellë, pasi kishin kërkuar gjykim të shkurtuar duke vlerësuar që çështja mund të zgjidhej me aktet e sjellja nga SPAK.
    Sa i përket akuzave, avokati i Redi Mollës, Denion Bogdani, i konsideroi ato të  ngritura në mënyrë hipotetike dhe se hetuesit nuk kanë arritur të dokumentojnë që ai është drejtues faktik i kompanisë 5D.
    Avokati i Mariglen Qatos, nga ana tjetër, tha se për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë dhe pastrimit të parave nuk ka fakt penal dhe nuk qëndrojnë nga pikëpamja juridike.
    SPAK akuzon dy ish-drejtorët se duke u favorizuar edhe nga 5 zyrtarë të tjerë, kanë përfituar 11 tendera nëpërmjet kompanisë 5D Konstruksion që e drejtonin në mënyrë të fshehur.