Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”.Pas James Rubin dhe Paul Williams, ka dëshmuar edhe John Stewart Duncan, i cili gjatë fjalës së tij në Hagë theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte hierarki dhe se nuk mendon që Hashim Thaçi ishte kryekomandant i saj.
“Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë. E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet Agim Idrizi në videon e postuar nga kryeministri.
Tag: gjyqi
-

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit
-

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri Edi Rama ka ndarë je video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”.
Pas James Rubin dhe Paul Williams, ka dëshmuar edhe John Stewart Duncan, i cili gjatë fjalës së tij në Hagë theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte hierarki dhe se nuk mendon që Hashim Thaçi ishte kryekomandant i saj.
“Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë. E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet Agim Idrizi në videon e postuar nga kryeministri. -

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re
Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar fillimisht për shpërdorim detyre, për dosjen e “Sterilizimit”.
Beqaj ka deklaruar në seancë se akuza e rikualifikuar nga gjykata nuk i është komunikuar asnjëherë zyrtarisht.
Sipas tij, ai është vënë në dijeni vetëm për akuzën fillestare dhe jo për ndryshimet e reja të cilësimit ligjor.
Avokatët kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e reja të dosjes. Gjykata pritet të shprehet për vijimin e seancës në ditët në vijim. -

Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi ndaj ndërtuesit shqiptar/ Viktima kishte bërë tre denoncime
Një ngjarje e rëndë ndodhi më 16 maj 2024 në zonën e Akarnes, në Atikë të Greqisë. Sipas Prokurorisë, autori – një 51-vjeçar, Eduart Danaj u drejtua në banesën e ish-bashkëshortes së tij 40-vjeçare, Enkelejda Danaj në Menidi, duke fshehur një thikë nën rrobat e tij.
Rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur gruaja po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. Viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të shumta.
Sipas raportimeve të gazetës Protothema, ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan dëmtime të rënda nga arma e ftohtë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sot nisi gjyqi ndaj të pandehurit para Gjykatës së Përzier me Juri, ku vajza e viktimës – njëherazi edhe vajza e autorit të dyshuar – u paraqit në mbështetje të akuzës.
Megjithatë, seanca u shty për shkak të mungesës së 51-vjeçarit në sallë. Siç u bë e ditur, ai nuk u transferua nga burgjet e Larisës në Gjykatën e ish-shkollës Evelpidon për mungesë të një urdhri të nevojshëm nga prokuroria përkatëse.
Autoritetet gjyqësore po përpiqen të shmangin tejzgjatjen e procesit, për të mos rrezikuar skadimin e afatit 18-mujor të paraburgimit. -

Në Paris nis gjyqi kundër tre grave nga e njëjta familje të akuzuara për anëtarësim në ISIS
Në Paris ka nisur të hënën gjyqi i tre grave të akuzuara për anëtarësim në të ashtuquajturin grup terrorist Shteti Islamik (ISIS). Gjyqi zhvillohet në një gjykatë speciale pa juri, një praktikë standarde në rastet e terrorizmit në Francë, dhe pritet të zgjasë deri më 26 shtator.
Të pandehurat bëjnë pjesë në atë që hetuesit e quajnë “klani Clain”, një familje me më shumë se 20 anëtarë që u larguan nga Franca për në Siri dhe Irak midis viteve 2014 dhe 2015. Sipas aktakuzës, tre gratë e gjykuara janë përfshirë në një trajektore ideologjike që zgjat më shumë se një dekadë, e përkushtuar ndaj xhihadizmit salafist.
Një nga të pandehurat është Jennyfer Clain, 34 vjeç, mbesa e Jean-Michel dhe Fabien Clain, përgjegjës për propagandën e ISIS-it dhe sulmet e 13 nëntorit 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Christine Allain, 67 vjeç, ish-mësuese e arsimit special, u konvertua në Islam dhe iu bashkua ISIS-it, ndërsa Mayalen Duhart, kunata e Christine Allain, u largua nga Franca në vitin 2014 për në Siri.
Tre gratë u deportuan në Francë në vitin 2019 së bashku me nëntë fëmijët e tyre, të moshës 3–13 vjeç, pas arrestimit në Turqi afër kufirit me Sirinë. Ato akuzohen për përfshirje në aktivitetet e ISIS-it, rrezikimin e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve të tyre, si dhe neglizhencë prindërore për çuarjen e fëmijëve në zona lufte.
Gjykata do të duhet të përcaktojë rolin e secilës të pandehur, nivelin e angazhimit dhe përgjegjësinë për sulmet terroriste. Një sfidë kryesore mbetet të vërtetohet nëse ato ishin viktima të indoktrinimit apo anëtare aktive të grupit terrorist. Fëmijët e tyre do të jenë palë civile në gjyq dhe përfaqësohen nga shoqata SOS Victimes 93, që mbështet të miturit e riatdhesuar nga Siria.
Jennyfer Clain dhe Mayalen Duhart po përballen gjithashtu me akuza për neglizhencë prindërore, të cilat ekzistojnë që nga viti 2017 dhe zbatohen për prindërit që çojnë fëmijët në zona konflikti.
Në fokus të gjyqit janë, përveç përgjegjësisë penale, edhe implikimet mbi fëmijët dhe dëshmia e asaj që Franca konsideron si rrezik serioz për shoqërinë nga rikthimi i anëtarëve të ISIS-it.
-

Mungojnë 2 avokatët e Mediut, shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin
Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00.
Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Fatmir Mediu.
Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë. -

Bolsonaro përballë drejtësisë: Gjyqi për grusht shteti hyn në fazën vendimtare! Rrezikon 40 vite burg
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, i akuzuar për përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2022, ka hyrë në fazën përfundimtare, me një vendim të mundshëm deri më 12 shtator.
Nëse shpallet fajtor, ai përballet me mbi 40 vjet burg.
Bolsonaro dhe shtatë bashkëpunëtorë të tij akuzohen për formim të një organizate kriminale të armatosur, përpjekje për përmbysjen e rendit demokratik, grusht shteti, dëmtim të pronës federale dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore. Akuzat janë ngritur mbi një seri veprimesh që datojnë që nga viti 2019 dhe kulmuan me sulmin e 8 janarit 2023 në ndërtesat qeveritare në Brasília.
Sipas hetimeve, Bolsonaro dyshohet se ka organizuar takime me komandantët e forcave të armatosura për të paraqitur një plan grushti shteti, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Komandanti i Marinës, Almir Garnier Santos, dyshohet se ka shprehur mbështetje për këtë plan, ndonëse ai i ka mohuar akuzat. Gjithashtu, Bolsonaro akuzohet se ka inkurajuar fushata sulmuese në rrjete sociale kundër komandantëve që nuk e mbështetën atë.
Një nga të bashkëpandehurit, Mauro Cid, ish-ndihmës i Bolsonaro-s, ka nënshkruar një marrëveshje pranimi fajësie, duke ofruar prova në këmbim të lehtësimit të dënimit. Dialogët e kapur nga hetuesit dhe takimet në rezidencën presidenciale janë pjesë e dosjes që rëndon ndaj ish-presidentit.
Bolsonaro është nën arrest shtëpiak, me ndalim udhëtimi dhe etiketë elektronike, pasi autoritetet kanë frikë se mund të arratiset ose të kërkojë azil politik. Atij i është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, për shkak të përhapjes së dezinformatave mbi sistemin zgjedhor gjatë dhe pas zgjedhjeve të 2022.
Seancat janë duke u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, të drejtuara nga gjyqtari Cristiano Zanin, me gjyqtarin Alexandre de Moraes që lexon dosjen e akuzës. Prokurori i përgjithshëm Paulo Gonet pritet të paraqesë akuzat. Çdo gjyqtar do të votojë individualisht, dhe tre nga pesë vota janë të mjaftueshme për të shpallur fajësinë.Top Channel
-

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë! Vijon gjyqi për të pandehurin Ruben Saraiva, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë
Vijon gjyqi për të pandehurin Ruben Saraiva për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Gjyqi prej disa kohësh po vijon me dëshmitarë, ku ditën e sotme në seancën gjyqësore kanë dëshmuar të afërm të Edmond Haxhisë, personi që ka shitur motorin, taksisti që ka transportuar Harry Simpson, administratori i hotelit ku qëndroi Harry Simpson.
Në deklaratën e tyre kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklaratat e pare, ku i afërmi i Edmond Haxhisë ka deklaruar se në momentin që ka takuar Haxhinë në Velipojë mban mend që diku ka parë një person me ngjyrë por nuk ka arritur ta identifikojë nëse ka qenë Saraiva apo jo.
Po ashtu personi që ka shitur motorin ka deklaruar se nuk mban mend shumë gjëra sepse ka kaluar shumë kohë por deklaron se ka bërë deklaratën te noteri ku ka bërë përshkrimin fizik të personave që blenë motorin, ku dyshohet që sipas përshkrimit fizik të jetë Edmond Haxhia.
Gjyqi i radhës do të zhvillohet më datë 15 shtator.Top Channel
-

‘Gjyqi i Berishës, katrahurë totale’/ Mahmutaj: Po tallet me drejtësinë dhe po sfidon shtetin
“Gjyqi i Berishës është vetëm prova dhe mundësia se si një gjyq nuk duhet të jetë. Një paçavure, katrahurë e drejtësisë. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me procedura, as me të drejtat e të pandehurit. Berisha është për në burg. Berisha po i bën karshillëk drejtësisë, qeverisë, mediave, SPAK. Berisha tallet me shqiptarët. E konsideroj paçavure sepse një çështje e tillë duhet të kishte mbaruar me kohë e me vakt. Jemi hapa mbrapa”, theksoi ai.
