Tag: gjyqi

  • Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

    Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

    Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve.
    Në dyert e SPAK është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit.
    Ndërkohë, sot Meta pati sërish seancë në Apel, e cila rrëzoi kërkesën e tij për heqje të masës së sigurisë.

    Top Channel

  • Video/ Sot gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Video/ Sot gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve.
    Në dyert e SPAK është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit.
    Ndërkohë, sot në orën 14:00, Meta ka sërish seancë në Apel, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për heqje të masës së sigurisë.

    Top Channel

  • Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas

    Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas

    Rusia ka dënuar 15 ushtarë ukrainas të akuzuar për terrorizëm, pas një gjyqi që Kievi e dënoi si një mashtrim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
    Sipas AFP, gjykata ushtarake dënoi 15 ushtarë nga batalioni “Aidar” – të cilin Rusia e ka cilësuar si grup terrorist – me burgim nga 15 deri në 21 vjet.
    Ky ishte gjyqi i dytë i të burgosurve të luftës ukrainas që nga marsi, kur 23 anëtarë të brigadës elitare “Azov” u dënuan për akuza të ngjashme. Edhe ky gjyq u dënua nga Ukraina si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

    Kur gjyqi i anëtarëve të “Aidar” nisi në vitin 2023, i dërguari i të drejtave të njeriut i Ukrainës, Dmytro Lubinets, e dënoi atë si “të turpshëm” dhe akuzoi Rusinë se po i bënte kriminelë ata që kishin mbrojtur tokën e tyre amtare.
    Zëdhënësi i “Aidar”, Ivan Zadontsev, dënoi procedurat si “një gjyq politik për të ndëshkuar ushtarakët ukrainas” dhe u zotua se do të vazhdonte të lobonte për lirimin e të burgosurve të luftës.
    “Memorial”, një grup i shquar rus për të drejtat e njeriut, i ka cilësuar të pandehurit si të burgosur politikë.
    Ai ka argumentuar se gjyqi kishte shkelur konventat ndërkombëtare që mbronin të burgosurit e luftës, duke vënë në dukje se të pandehurit po përballeshin me gjyq vetëm sepse kishin shërbyer në batalionin “Aidar”, dhe jo për ndonjë krim specifik lufte.

  • Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

    Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

    Gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të nisë më 19 nëntor.
    Njoftimi për nisjen e procesit gjyqësor u bë publik u bë ditën e sotme nga Gjykata Penale e Shkupit, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në sallën gjyqësore të burgut të Idrizovës, në Shkup, për arsye sigurie dhe hapësire.
    Në bankën e të akuzuarve do të ulen 37 persona, përfshirë pronarin dhe drejtuesit e klubit të natës, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë funksionarë shtetërorë si dhe persona të tjerë.
    Sipas aktakuzës, ata dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në shkaktimin e tragjedisë së rëndë, e cila tronditi vendin dhe shkaktoi zemërim të gjerë publik për mungesën e masave të sigurisë në ambiente publike.

  • Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë

    Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë

    Ka nisur në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxham raporton se Gjyqi për dosjen “Partizani”, Prokurori i SPAK, Arben Kraja deklaroi “sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur gjykata Kushtetuese, për shpërdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente prokurori e regjistron”.
    “S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë, sa i takon akteve të ekspertimit që pretendohet se janë kryer nga ekspertë të paregjistruar nuk qëndron pasi jo domosdoshmërisht duhet të jetë në regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertët tonë të policisë dhe institucioneve të tjera, asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri”, u shporeh Kraja.

    Top Channel

  • ‘Asnjë mafie nuk ka bërë ekzekutim në sallë gjyqi’, Çollaku: Vrasja e Kalasë, funeral për drejtësinë…

    ‘Asnjë mafie nuk ka bërë ekzekutim në sallë gjyqi’, Çollaku: Vrasja e Kalasë, funeral për drejtësinë…

    Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka deklaruar se, “nuk ka ndodhur në asnjë vend”. “Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi”. “Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai”.

    Në bisedë më moderatorin Flaio Qarri ai duke komentuar krimin e rëndë të vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja, tha se, “kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik i gjyqtarëve, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari”.

    Flavio Qarri: E ke paralajmëruar se do te vinte një situatë e tillë fatkeqësisht. Në vlerësimin tënd, a është kjo një kambanë alarmi.

    Basir Çollaku: Sigurisht që është një lloj funerali për drejtësinë. Sepse akuza bie mbi tërë sistemin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend. Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi. Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai. Rënia e këtij sistemi sigurie në këtë përmasë dhe reagimi institucional, janë dy ngjarje se çfarë ka ndodhur brenda sistemit.

    Kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari. Apo zonja ministre e Brendshme kjo që shkarkoi zv/ministrin për çështje tymi, thoshte se policia nuk ka lidhje me çështjen. Me çfarë ka lidhje policia. Me atë policinë private që kanë sajuar këto për të marrë para. Ka nis që në 2014 kjo histori. Pastaj krijimi i kësaj kompanisë Ilirian Guard dhe sigurinë për prokurorinë, gjykatat i kaluan kësaj, ku duhet të paguajnë edhe institucionet për shërbimet e sigurisë.

    Polici private e drejtuar nga shteti. Histori dallaveresh. Histori korrupsioni për të mbrojtur ata që luftojnë korrupsionin e marrin vendime antikorruptive. Dhe të gjitha këto, kur shoh reagimin institucional, me SPAK, me KLGJ me KLP, me ministër dhe kryeministër, kanë hallin se si të jenë sa më larg ngjarjes, madje KLGj në njoftimin e saj, absurdi që kam hasur ditën e djeshme nuk e kishte marrë vesh akoma që është vrarë gjyqtari.

  • ”Gjyqtari u v*a për ne”, preket i moshuari: Sot ka qenë gjyqi i fundit

    ”Gjyqtari u v*a për ne”, preket i moshuari: Sot ka qenë gjyqi i fundit

    Një nga familjarët e 30 familjeve që kanë qenë në gjyq me familjen Shkambi, thotë se sot ka qenë gjyqi i fundit, ndërsa i rënduar psikologjikisht për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ai u shpreh se gjyqtari është vrarë për të drejtën e 30 familjeve në Shkodër.
    “Sot ka qenë gjyqi i apelit, i fundit. Sot na ka dhënë të drejtën gjykata ne, pastaj u bë si u bë. Vendimi ka qenë për 30 e disa familje. Ai ka vdekur për ne, për të drejtën që ka pasur dhe për të drejtën tonë që mos të dalim jashtë sepse na ka leju shteti jo këta”,-tha ai.

    ”Gjyqtari u vra për ne”, flet një nga familjarët në proces me Shkëmbin për ”A2cnn”. I moshuari rrëfen se kanë hyrë në godinë në vitin 1992 së bashku me 29 familje të tjera si të pastrehë, së bashku me disa të persekutuar dhe ish-ushtarakë. Ai shprehet se disa vite më vonë pasi kanë kërkuar ta privatizojnë atë ndërtesë, kanë marrë vesh se ajo i ishte shitur një personi tjetër.

    Që prej saj kohe ka vijuar dhe çështja në shkallë të ndryshme të drejtësisë, me përfaqësuesit e 30 familjeve që kërkojnë aktin se nga Gjon Shkëmbi e ka trashëguar ndërtesën. I prekur nga ngjarja e rëndë, ai shton se gjyqtari Kalaja u ekzekutua teksa ishte duke vënë drejtësinë në vend.

  • Nis gjyqi i “Sky ECC”, 58 të pandehur të përfshirë në rrjetin kriminal që përdorte mesazhe të koduara për të shmangur policinë

    Nis gjyqi i “Sky ECC”, 58 të pandehur të përfshirë në rrjetin kriminal që përdorte mesazhe të koduara për të shmangur policinë

    Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” u hap këtë të hënë në gjykatën e Namurit në Belgjikë, duke hedhur dritë mbi një nga skandalet më të mëdha të komunikimit të koduar në botën kriminale.

    Emri i çështjes vjen nga sistemi i mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili u përdor nga 58 të pandehurit për të koordinuar aktivitetet e tyre kriminale, duke shmangur hetimet policore për vite me radhë.
    Të pandehurit përballen me akuza të ndryshme, përfshirë kultivimin dhe shitjen e kanabisit, posedimin e armëve, vjedhjen e energjisë elektrike, pastrimin e parave dhe konspiracionin kriminal.
    Shumica e ngjarjeve kriminale janë kryer gjatë periudhës 2016-2024 në zona si Châtelet, La Louvière, Binche, Waterloo, Woluwé dhe Walcourt.
    Gjyqi pritet të zbulojë detaje të reja mbi mënyrën se si ky rrjet kriminal operonte nën mbrojtjen e teknologjisë së avancuar të komunikimit të koduar.

    Top Channel

  • Nis mega-procesi ‘Sky ECC’/ Bosi shqiptar del para gjyqit me gruan dhe motrën: Nuk kam bërë operacion plastik dhe nuk kam lënduar njeri

    Nis mega-procesi ‘Sky ECC’/ Bosi shqiptar del para gjyqit me gruan dhe motrën: Nuk kam bërë operacion plastik dhe nuk kam lënduar njeri

    Këtë të hënë ka nisur mega-gjyqi “Sky ECC” në Namur të Belgjikës. Plot 58 persona po ndiqen penalisht për kultivim dhe shitje të kanabisit, pastrim parash, mbajtje armësh dhe për anëtarësim në një organizatë kriminale. Fillimisht janë dëgjuar udhëheqësi i dyshuar, krahu i tij i djathtë, shpërndarësit dhe punëtorët

    Nga Loic Martin, SUD INFO

    Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” nisi këtë të hënë në pallatin e drejtësisë në Namur. Ai mban këtë emër sepse 58 të pandehurit e kësaj çështjeje janë të lidhur me sistemin e mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili për shumë vite u ka mundësuar kriminelëve të kryejnë aktivitetet e tyre të paligjshme duke i shpëtuar hetimeve të policisë.

    Akuzat e ngritura kundër këtyre 58 personave janë të ndryshme: kultivim dhe shitje të kanabisit, mbajtje armësh, vjedhje të energjisë elektrike, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shumica e veprave kanë ndodhur midis viteve 2016 dhe 2024.

    I pari që u mor në pyetje ishte një shqiptar rreth të tridhjetave, i cili konsiderohet si udhëheqësi i dyshuar i organizatës. Ai e mohoi me forcë këtë rol: “Më ngarkojnë me akuza nga të gjitha anët dhe më shumë se ç’duhet,” tha ai. “Kur erdha në Belgjikë kisha nevojë për shumë para, por nuk i kam bërë keq askujt. Më vonë kam komunikuar me të tjerët përmes Sky ECC, por nuk ishin urdhra. Nuk e njoh veten fare në profilin që më atribuojnë”.

    Kirurgji dhe arratisje në Spanjë

    Megjithatë, sjelljet e tij kanë qenë të pazakonta përballë akuzave. Përgjimet kanë treguar se ai koordinoi aktivitetet në plantacionet e ndryshme ku shkonte personalisht. Sipas gjykatësit Hauquier, ai u arratis në Spanjë dhe kërkohej nga policia shqiptare. Thuhet se atje iu nënshtrua një operacioni dhe ndryshoi emrin për të mos u gjetur.

    “Kjo është plotësisht e pavërtetë, dhe operacioni ishte për një problem me septumin e hundës,” shtoi ai.

    Edhe bashkëshortja e tij është dashur të japë shpjegime për dyshime mbi pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në organizatë. Ajo i hodhi poshtë akuzat me vendosmëri: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme dhe nuk kam asnjë lidhje me ndonjë organizatë.”

    Motra e arrestuar në Itali

    Një tjetër anëtare e familjes së udhëheqësit të dyshuar, motra e tij, ishte gjithashtu e pranishme. Ajo duhet të përgjigjej për akuzat e pastrimit të parave. Dyshohet se ajo ka pranuar para në Shqipëri për t’i dërguar më pas në Belgjikë në formë huash familjare.

    Kur vëllai i saj u arrestua, ajo u bë menjëherë e dyshuar dhe u arrestua ndërsa ndodhej në Itali.

    “Jam e habitur që ndodhem këtu,” tha ajo. “Kam përdorur një telefon që ma dërgoi vëllai, por nuk e dija që kishte Sky ECC brenda. Për më tepër, aty kishim vetëm biseda familjare. Duhet të them se që nga arrestimi i tij, ka pasur shumë konflikte në familje. Të gjithë punojnë në fushën e drejtësisë dhe nuk duan më të kenë kontakte me të”.

    Të martën, pritet të dëgjohen edhe të pandehurit e tjerë, përpara se prokuroria të paraqesë fjalën e saj përfundimtare.

  • Nis gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të të gjitha akteve

    Nis gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të të gjitha akteve

    Nën akuzën e korrupsionit, nisi këtë të hënë gjyqi ndaj Sali Berishës.
    Në Gjykatën e Posaçme avokatët e të pestë të pandehurve, njëzëri, kërkuan që çdo vendim i marrë deri më sot, çdo akt ligjor, e për rrjedhorë edhe çdo provë të shpallet e pavlefshme.
    Ata thonë se në dosje provat janë të përgjithshme, ndërsa Prokuroria e Posaçme, ka dështuar t’i identifikojë ato individualisht.

    Këtë mbrojtje e bëri fillimisht avokati Sokol Hazizaj i ndërtuesit Fatmir Bektashi dhe i shoqërisë së tij, “Homeplan”.
    Të dy, edhe subjekti tregtar, por edhe personi fizik, thotë Hazizaj, konsiderohen njëlloj, ndaj është e pamundur sipas tij të evidentohen shkeljet e kompanisë dhe të individit.
    Avokatja e noteres Andia Pustina dhe studios së saj, Klodiana Gjyzari thotë se Gjykata Kushtutetuese, përmes një vendimi, ende të pabotuar në Fletoren Zyrtare, i ka konsideruar kontrollet dhe sekuestrot në këtë zyrë, të paligjshme.
    Kjo u pohua edhe nga avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, që ironizoi gjetjet e Strukturës Antikorrupsion.
    Gjokutaj: Të gjitha sekuestrimet te zyra Pustina janë në kundërshtim me ligjin, të pavlefshme, as më shumë e as më pak atë që kemi thënë ditën e parë. Tani po i hapen petët lakrorit, dhe prokurori kërkoi kohë të përgatitet se mbase i bën të vlefshme. Ky vendim do të thotë se gjithë prova që kanë sjellë në gjykatë, përveç mungesës së faktit penal, por edhe ato që i konsiderojnë prova të pavlefshme, s’mund të vihen në themel të një vendimi fajësie.
    Në gjykatë ishte i pranishëm, Jamarbër Malltezi, që me vjehrrin e tij ndan akzuën e korrupsionit, por edhe një më shumë: atë të pastrimit të parave.
    Malltezi: Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për shoë.
    Prezent ishte edhe biznesmeni i pandehur Xhimi Begeja, ndërsa tre të tjerët, jo. Në mënyrë që të njihet me kërkesat e palës mbrojtëse, por edhe me vendimin e Kushtetueses, prokurori që përfaqëson akuzën e SPAK, Arben Kraja kërkoi kohë. Diçka e tillë u pranua nga togat e zeza, që e shtynë gjyqin për në datën 13 tetor, ku pritet edhe vendimi nëse do të shpallen apo jo të pavlefshme aktet dhe provat mbi të cilat ngrihet krejt procesi gjyqësor./vizioplus.tv