Tag: gjyqësore

  • Pas asistencës me prokurorë të FBI dhe agjentë specialë, SPAK ndryshon fytyrë, salla “amerikane” gjyqi për krimin…

    Pas asistencës me prokurorë të FBI dhe agjentë specialë, SPAK ndryshon fytyrë, salla “amerikane” gjyqi për krimin…

    Elmas Bogdani
    Prej gati dy dekadash në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) janë shpallur vendimet gjyqësore më të ashpra në Shqipëri. Janë dëgjuar dënime të rënda deri në burgime të përjetshme për trafikantë, vrasës me pagesë, anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale dhe drejtuesit e tyre e njëkohësisht ish-politikanë të vendit. Më parë është njohur si gjykata për krime e rënda, që këtë gusht po i nënshtrohet një transformimi tërësor që ka në thelb rimodelimin e sallave të gjyqit. Sipas informacioneve të A2, sallat e reja do ndërtohen në modelin e gjykatave amerikane, hapësira më funksionale, teknologjia e fundit dhe një organizim ndryshe të proceseve gjyqësore. Kostoja në total e punimeve shkon në shifër prej gati 58 milion lekë nga të cilat rimodelimi i sallave të gjyqit mbulohet nga fonde të agjencisë për administrim dhe pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, pra nga pasuri kriminale të konfiskuara me vendime të kësaj gjykate, ndërsa rimodelimi i hapësirave të përbashkëta do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Rimodelimi i gjykatës pritet të përfundojë më 15 shtator për t’i hapur zhvillimit normal të proceseve gjyqësore. Në sallat e reja të gjyqit pritet të ulet ndër të tjerë ish-kryeministri vendit Sali Berisha dhe nëse kalojmë për gjykim edhe ish-presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës Eron Veliaj.
    Ja si do blindohet edhe SPAK
    Nga ana tjetër edhe SPAK ka hartuar një strategji ambicioze e cila ka nisur në 2024 për t’u finalizuar deri në 2027. Plani përfshin përmirësime në kapacitetet hetimore, teknologjinë dhe strukturën e institucionit. Me investime në teknologji të reja përgjimi, përmirësime në strukturën institucionale dhe një rritje të ndjeshme të kapaciteteve njerëzore dhe financiare, ky institucion pritet të bëhet edhe më i fuqishëm në ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit duke goditur “kokat” e korrupsionit dhe skemat e tyre të pastrimit të parave. Sipas dokumentit, SPAK do vazhdojë të investojë në teknologji të avancuar për të rritur kapacitetet e tij hetimore dhe aftësinë për të ndjekur rrjetet kriminale, si edhe do të përmirësojë infrastrukturën e sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme të hetimeve. Një nga synimet kryesore të Altin Dumanit është gjithashtu rritja e numrit të prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të përmbyllur sa më shpejt hetimet, si edhe të përballojnë gjithë denoncimet dhe rastet e korrupsionit të referuara në këtë institucion që sa vijnë dhe rriten.
    Si nisi puna e SPAK
    Kujtojmë se SPAK nisi aktivitetin më datë 19 Dhjetor 2019 me emërimin e 8 (tetë) prokurorëve të saj të parë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), me vendimin Nr. 10/1, datë 7 Janar 2019 kishte parashikuar plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme) përmes procedurës së ngritjes në detyrë”. Gjatë vitit 2020 (në datat 31 Janar 2020, 21 Maj 2020 dhe 14 Korrik 2020) u emëruan edhe 5 (pesë) prokurorë të tjerë. Në vitin 2020, Prokuroria e Posaçme do të funksiononte vetëm me 13 prokurorë nga 15 të aprovuar. Në mungesë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), bazuar në përcaktimet e nenit 40/2 (Dispozita kalimtare) të ligjit Nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, funksionin e policisë gjyqësore të seksionit do ta kryenin 13 oficerë të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda gjatë vitit të parë të punës së kësaj prokurorie. Gjatë kësaj periudhe, përfunduan procedurat e emërimit vetëm të Drejtorit të BKH- së. Disa nga problematikat kryesore me të cilat u përball Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2020 ishin mungesa e numrit të plotë të prokurorëve (13 nga 15 të miratuar), mungesa e strukturës hetimore të BKH-së, mungesa e ambienteve të punës, pasi aktiviteti zhvillohej në zyra provizore të Gjykatës së Posaçme, dhe bllokimi i aktivitetit për shkak të pandemisë COVID-19.

  • Trenova: Rama po sulmon drejtësinë për të frenuar pavarësinë e gjyqtarëve

    Trenova: Rama po sulmon drejtësinë për të frenuar pavarësinë e gjyqtarëve

    Ish-prokurori Gent Trenova në një intervistë në Syri TV, foli rreth sulmeve të fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqësorit, duke i cilësuar si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll vendimmarrjen gjyqësore dhe për të frenuar çdo shenjë të pavarësisë në sistemin e drejtësisë.

    Në një analizë të qartë mbi vendimmarrjet gjyqësore dhe rolin e pushtetit ekzekutiv, Trenova paralajmëron se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk janë rastësore, por një mesazh intimidues për të gjithë sistemin.

    Gent Trenova: Duhet të vendosen disa premisa, ose për t’i piketuar gjërat. Në radhë të parë, vendimet e gjykatës unë nuk mund t’i gjykoj nëse janë të drejta ose nëse janë në kundërshtim me ligjin. Ato janë vendime të Gjykatës së shkallës së Parë, ka edhe Gjykatë e Apelit, është dhe Gjykata e Lartë, kështu që palët përkatëse në proceset gjyqësore kanë të drejtën për të bërë ankime në gjykata më të larta dhe nuk është etike ose e rregullt që të bëhen sulme intimiduese ndaj gjyqtarëve, pavarësisht se mund të mos na pëlqejë vendimmarrja e tyre.

    Në fund të fundit, Kushtetuta i ka lënë të drejtën për të vendosur dhe sikur vendimi të jetë i gabuar, për aq kohë sa ja keni dhënë atë kompetencë për ta marrë atë vendim, ai duhe ta marrë atë vendim dhe gjykata nuk mund të veprojë dot pa vendim.

    Në fund fare do të ketë një vendim, qoftë mirë apo qoftë keq. Sulmet që bën tani kryeministri Rama, të kujton sulmet që ka bërë kryeministri ndaj sistemit gjyqësor edhe para reformës në drejtësi ose procesit të vetingut. Ishin po të njëjtat sulme.

    Nga konteksti i sulmeve të atëhershme dhe të tanishme, kuptohet qartë që kryeministri do të kontrollojë ose do të mbajë nën diktatin e tij të gjithë veprimtarinë e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe të mos ketë vendimmarrje nga nëngjyqtarë që mund të shfaqë shenja të pavarësisë me vendimmarrjen e tij.

    Dhe meraku apo frika e kryeministrit është që të mos lërë hapësira gjyqësorit që gjyqtarë të caktuar të fillojnë dhe të mësohen me pavarësinë. Pra, që me shenjat e para të pavarësisë që mund të kenë gjyqtarët, ata sulmohen, intimidohen që nuk bëhet vetëm për këta por është një mesazh për të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të mos marrë vendime të pavarura me ndërgjegjen e tyre.   

  • Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

    Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

    Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore do të ndërtohet për 9.24 milionë euro. Të paktën kjo është oferta e shpallur fituese nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kontratën “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)”. Sipas shpalljes së bërë këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania fituese është KREATX. Procedura në fjalë u çel në shkurt të këtij viti dhe synon të unifikojë në një të vetëm dy sisteme të ndryshëm.Në dokumente thuhet se që nga viti 2005, në gjykatat shqiptare funksionojnë dy sisteme të ndryshme elektronike të menaxhimit të çështjeve (ArklT dhe ICMIS). Aktualisht rezulton se nga 38 gjykata në territorin shqiptar, 36 prej tyre përdorin sistemin ICMIS. Ndërsa vetëm dy gjykata, përkatësisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përdorin sistemin ArklT.“Të dy programet kompjuterike nuk bazohen në proceset e biznesit dhe për shumicën e konfigurimeve ose ndryshimeve në ndërfaqe dhe funksionalitet, ato duhet të programohen dhe kodi duhet të shkruhet nga zhvilluesit e softuerit. Arkitektura aktuale nuk është e centralizuar dhe secila prej gjykatave ka një instalim lokal në infrastrukturën e tyre. Të dy programet janë të bazuara në web dhe aksesohen nga brenda rrjetit të secilës gjykatë. Bazat e tyre të të dhënave, që janë lokale për secilën nga gjykatat, replikohen çdo ditë në një server qendror” – thuhet në dokument.Programet, edhe pse të përmirësuara dhe të mirëmbajtura, sërish kanë kufizimet e tyre, ndërkohë që arkitektura që kanë nuk lejon dixhitalizimin e mëtejshëm të proceseve të punës që zhvillojnë gjykatat në vend. “Vlen të theksohet se programet aktuale në përdorim nuk ofrojnë mundësinë për një sistem, ku të mundësohet ndërveprimi në mënyrë të unifikuar i sistemeve të tjerë, si dhe i gjithë aktorëve të jashtëm të sistemit të drejtësisë, që janë të domosdoshëm në statusin ekzistues të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, është shumë e kufizuar mundësia për të krijuar dhe gjeneruar raporte statistike të integruara e të unifikuara mbi volumin dhe efikasitetin e funksionimit të gjykatave nga sistemi aktual” – theksohet në dokument.KLGJ vlerëson se sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS do të jetë një zgjidhje dhe sistem që do të integrohet me të gjitha institucionet e drejtësisë, jo vetëm për gjykatat, si dhe do të aksesohet direkt ose nëpërmjet ndërveprimit nga palët/individët e autorizuar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga ndarja e çështjeve me short te kohëzgjatja e proceseve gjyqësore dhe masat e sigurimit personal! Raporti i ILD: 21 inspektime në një vit, nuk shpëton as SPAK

    Nga ndarja e çështjeve me short te kohëzgjatja e proceseve gjyqësore dhe masat e sigurimit personal! Raporti i ILD: 21 inspektime në një vit, nuk shpëton as SPAK

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer 21 inspektime gjatë vitit 2024.

    12 prej tyre kanë përfunduar, ndërsa ky institucion ka publikuar raportet përkatëse. Inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.
    Inspektimet e përfunduara kanë pasur për objekt trajtimin e ankesave me objekt “lirimin me kusht”, nga disa gjykata dhe prokurori pranë tyre në 15 gjykata të shkallës së parë në vend dhe 5 ish-gjykata të Apelit, përpara hartës së re gjyqësore, si dhe prokuroritë pranë tyre. Nuk kanë munguar edhe inspektimet mbi respektimin e kushteve dhe kritereve për caktimin e masave të sigurimit personal për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Shkodër dhe Vlorë, mbi marrjen e masave administrative dhe procedurale në kuadër të zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm nr. 12, datë 20.07.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, i kryer në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë në Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe të Apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër.
    Një tjetër inspektim, ku ka pasur edhe ankesa të qytetarëve, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka qenë ai për ndarjen e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata. Ky inspektim është kryer në Gjykatën e Lartë dhe në dy shkallët e gjyqësorit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pa përjashtuar edhe disa gjykata të tjera.
    Dy inspektime të tjera të kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë pasur për objekt praktikat për shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve dhe caktimin e çështjeve në prokurori, inspektime që janë kryer në Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për caktimin e çështjeve në prokurori, inspektimi përfshiu SPAK, si dhe disa gjykata të vendit.
    Inspektimet e tjera për të cilat ka raporte përfundimtare kanë qenë mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhomës Civile dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndarjen e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata, mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve dhe dokumentimi nga gjyqtarët i informimit të palëve rreth mundësisë për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim, të cilat janë kryer në disa gjykata dhe prokurori të vendit përfshirë edhe SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.
    Tema të caktuara inspektimesh, si ndarja e çështjeve me short, praktika e caktimit të çështjeve, shkaqeve dhe zëvendësimi i prokurorëve, kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, procedura e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve etj., rimerren edhe në vitet pasardhëse, për të bërë një skanim sa më të mirë të këtyre fenomeneve në sistem.

    Top Channel

  • Nenet e reja të Kodit Penal, frymëzuar nga Turqia? Ekspertët paralajmërojnë për rrezik ndaj demokracisë

    Nenet e reja të Kodit Penal, frymëzuar nga Turqia? Ekspertët paralajmërojnë për rrezik ndaj demokracisë

    Drafti i ri i Kodit Penal, i bërë publik vetëm disa ditë më parë, pasi u mbajt në “sirtar” për plot 1 vit, ka sjellë reagime nga të gjitha anët. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër.
    Nisma synon që Shqipëria të kthehet në një shtet autokrat, i ngjashëm me “regjimet” e Putinit apo Erdoganit. Koha e gjatë në pushtet, burgosja e opozitës apo edhe e njerëzve afër tij, disa prej të cilëve në arrati, po e kthejnë kryeministrin Edi Rama në një të “paprekshëm”. Kush guxon që të denoncojë qeverinë, ministrat apo drejtorët, pa u mbaruar gjyqi, rrezikojnë që të hetohen dhe dënohen.
    Njëjtë siç ka ndodhur në ato shtete autokrate, sidomos në Rusi apo Turqi. Deklaratat e juristëve apo hartuesve se “kopjuan” modelin gjerman, janë thjesht disa gënjeshtra të radhës, pasi modeli shqiptar është një “copy paste” e Kodit Penal turk. Gjithkush ka parë e lexuar se gazetarët, opozita dhe shoqëria civile që denoncon Erdoganin, janë arrestuar dhe dënuar për “fjalën e lirë”.
    Drafti Shqiptar, i njëjtë me Kodin Penal të Turqisë!
    VoxNews ka analizuar nenin 536 të Drafit të Kodit të ri Penal që është bërë publik disa javë më parë. Bëhet fjalë për “ndikimin në pavarësinë e gjykatës”.
    “Bërja apo publikimi i komenteve me atë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethaneve shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet” shkruhet në këtë nen, që është hedhur për konsultim publik, para se të kalojë formalisht në Parlamentin e ri të Shqipërisë, të muajit shtator 2025, ku mazhoranca i ka të gjitha numrat për të ndryshuar çfarëdolloj ligji e Kodi Penal.
    E shkruar mjaft qartë se, gazetarët, opozita apo edhe vetë shoqëria civile, që bëjnë apo publikojnë komente për një çështje gjyqësore, rrezikojnë një dënim me 3 vite burg. Në këtë nën nuk thuhet në asnjë radhë se “nxjerrja e akteve”, por dënohesh vetëm se bën komente. Neni, nëse lihet i tillë, i hap rrugë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të hapin procese hetimore dhe gjyqësore ndaj kujtdo gazetari.
    E hartuan vetë apo e morën “copy paste”?!
    VoxNews ka hulumtuar edhe variante nga vende të rajonit apo ato europiane nëse në Kodet e tyre kanë të shkruar si modeli i Shqipërisë. Rezultati ishte befasues edhe për redaksinë tonë; drafti i Shqipërisë është kopjuar rëndom nga Kodi Penal i Turqisë!
    Ja se çfarë përmban neni 288 i Kodit Penal të Turqisë, “ndikimi i padrejtë ndaj procesit gjyqësor”.
    “Kushdo që, përmes mjeteve të komunikimit publik ose ndonjë mënyrë tjetër, bën deklarata ose komente me qëllim për të ndikuar në rrjedhën ose rezultatin e një procedimi penal ose civil, që është ende në proces, dëohet me burgim nga gjashtë deri në tre vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga një përfaqësues i medias, përmes botimit në gazetë radio, televizion ose në internet, dënimit mund të rritet me një të dytën. Ndjekja penale për këtë vepër varet nga kërkesa e gjykatës që shqyrton çështjen përkatëse”.
    Pra, i njëjtë me atë shqiptar! Masa e dënimit gjobë deri në 3 vjet, teksa shkruan se “kushdo që bën deklarate ose komente për të ndikuar …”. Kaq shumë u “munduan” këta hartuesit tanë që të kopjojnë një model të një vendi autokrat, si Turqia. Ky nen, në shtetin në dy kontinente, është përdorur shpesh për të ndëshkuar gazetarë, avokatë apo qytetarë që flasin publikisht për çështje gjyqësore të ndjeshme.
    Kodi Penal i Gjermanisë ndëshkon ata që publikojnë sekrete!
    Rëndom, si në të gjitha herët që ligjvënësit tanë duan të bëjnë ligje dhe që ka shumë diskutime, justifikimet janë se “kopjuam” modelet perëndimore. Pas publikimit dhe reagimit për burgosje vetëm për deklarata dhe komente, disa pjesëtarë të mazhorancës thanë se përdorën modelin gjerman.
    VoxNews ka analizuar edhe Kodin Penal të Gjermanisë, nenin 353, i cili bën fjalë për “njoftime të ndaluara mbi proceset gjyqësore”.
    “Dënohet me burgim deri në një vit ose gjobë kushdo që, pa autorizim;
    1. Bën publike përmbajten e akt-akuzave ose dokumenteve të tjera zyrtare të një procedure penale, në rast se procesi nuk është zhvilluar ende në seancë publike ose nëse gjykimi nuk është përfunduar.2. Bën publike përmbajtjen e dokumenteve zyrtare të një procedure penale që nuk janë shqyrtuar në një seancë publike dhe që nuk janë në dispozicion të përgjithshëm ose,3. Shfaq publikisht një pamje që tregon një të pandehur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, para se të përfundojë procedura”.
    Ky nen i Kodit Penal të Gjermanisë nuk ndalon komente kritike apo raportim të lirë për sa kohë nuk zbulohen dokumente të brendshme ose materiale të një dosje penale. Janë shumë të ndryshëm nga modeli shqiptar apo ai turk, pasi nëse do të ishte kopjuar nga Gjermania, situata do të ishte shumë ndryshme. Gjermanët saktësojnë se dënohesh me 1 vit burg nëse publikon dokumente të akt-akuzës! Pra, jo komente apo analiza.

  • Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

    Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

    Drafti i ri i Kodit Penal, i bërë publik vetëm disa ditë më parë, pasi u mbajt në “sirtar” për plot 1 vit, ka sjellë reagime nga të gjitha anët. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër.
    Nisma synon që Shqipëria të kthehet në një shtet autokrat, i ngjashëm me “regjimet” e Putinit apo Erdoganit. Koha e gjatë në pushtet, burgosja e opozitës apo edhe e njerëzve afër tij, disa prej të cilëve në arrati, po e kthejnë kryeministrin Edi Rama në një të “paprekshëm”. Kush guxon që të denoncojë qeverinë, ministrat apo drejtorët, pa u mbaruar gjyqi, rrezikojnë që të hetohen dhe dënohen.
    Njëjtë siç ka ndodhur në ato shtete autokrate, sidomos në Rusi apo Turqi. Deklaratat e juristëve apo hartuesve se “kopjuan” modelin gjerman, janë thjesht disa gënjeshtra të radhës, pasi modeli shqiptar është një “copy paste” e Kodit Penal turk. Gjithkush ka parë e lexuar se gazetarët, opozita dhe shoqëria civile që denoncon Erdoganin, janë arrestuar dhe dënuar për “fjalën e lirë”.
    Drafti Shqiptar, i njëjtë me Kodin Penal të Turqisë!
    VoxNews ka analizuar nenin 536 të Drafit të Kodit të ri Penal që është bërë publik disa javë më parë. Bëhet fjalë për “ndikimin në pavarësinë e gjykatës”.
    “Bërja apo publikimi i komenteve me atë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethaneve shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet” shkruhet në këtë nen, që është hedhur për konsultim publik, para se të kalojë formalisht në Parlamentin e ri të Shqipërisë, të muajit shtator 2025, ku mazhoranca i ka të gjitha numrat për të ndryshuar çfarëdolloj ligji e Kodi Penal.
    E shkruar mjaft qartë se, gazetarët, opozita apo edhe vetë shoqëria civile, që bëjnë apo publikojnë komente për një çështje gjyqësore, rrezikojnë një dënim me 3 vite burg. Në këtë nën nuk thuhet në asnjë radhë se “nxjerrja e akteve”, por dënohesh vetëm se bën komente. Neni, nëse lihet i tillë, i hap rrugë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të hapin procese hetimore dhe gjyqësore ndaj kujtdo gazetari.
    E hartuan vetë apo e morën “copy paste”?!
    VoxNews ka hulumtuar edhe variante nga vende të rajonit apo ato europiane nëse në Kodet e tyre kanë të shkruar si modeli i Shqipërisë. Rezultati ishte befasues edhe për redaksinë tonë; drafti i Shqipërisë është kopjuar rëndom nga Kodi Penal i Turqisë!
    Ja se çfarë përmban neni 288 i Kodit Penal të Turqisë, “ndikimi i padrejtë ndaj procesit gjyqësor”.
    “Kushdo që, përmes mjeteve të komunikimit publik ose ndonjë mënyrë tjetër, bën deklarata ose komente me qëllim për të ndikuar në rrjedhën ose rezultatin e një procedimi penal ose civil, që është ende në proces, dëohet me burgim nga gjashtë deri në tre vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga një përfaqësues i medias, përmes botimit në gazetë radio, televizion ose në internet, dënimit mund të rritet me një të dytën. Ndjekja penale për këtë vepër varet nga kërkesa e gjykatës që shqyrton çështjen përkatëse”.
    Pra, i njëjtë me atë shqiptar! Masa e dënimit gjobë deri në 3 vjet, teksa shkruan se “kushdo që bën deklarate ose komente për të ndikuar …”. Kaq shumë u “munduan” këta hartuesit tanë që të kopjojnë një model të një vendi autokrat, si Turqia. Ky nen, në shtetin në dy kontinente, është përdorur shpesh për të ndëshkuar gazetarë, avokatë apo qytetarë që flasin publikisht për çështje gjyqësore të ndjeshme.
    Kodi Penal i Gjermanisë ndëshkon ata që publikojnë sekrete!
    Rëndom, si në të gjitha herët që ligjvënësit tanë duan të bëjnë ligje dhe që ka shumë diskutime, justifikimet janë se “kopjuam” modelet perëndimore. Pas publikimit dhe reagimit për burgosje vetëm për deklarata dhe komente, disa pjesëtarë të mazhorancës thanë se përdorën modelin gjerman.
    VoxNews ka analizuar edhe Kodin Penal të Gjermanisë, nenin 353, i cili bën fjalë për “njoftime të ndaluara mbi proceset gjyqësore”.
    “Dënohet me burgim deri në një vit ose gjobë kushdo që, pa autorizim;
    1. Bën publike përmbajten e akt-akuzave ose dokumenteve të tjera zyrtare të një procedure penale, në rast se procesi nuk është zhvilluar ende në seancë publike ose nëse gjykimi nuk është përfunduar.2. Bën publike përmbajtjen e dokumenteve zyrtare të një procedure penale që nuk janë shqyrtuar në një seancë publike dhe që nuk janë në dispozicion të përgjithshëm ose,3. Shfaq publikisht një pamje që tregon një të pandehur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, para se të përfundojë procedura”.
    Ky nen i Kodit Penal të Gjermanisë nuk ndalon komente kritike apo raportim të lirë për sa kohë nuk zbulohen dokumente të brendshme ose materiale të një dosje penale. Janë shumë të ndryshëm nga modeli shqiptar apo ai turk, pasi nëse do të ishte kopjuar nga Gjermania, situata do të ishte shumë ndryshme. Gjermanët saktësojnë se dënohesh me 1 vit burg nëse publikon dokumente të akt-akuzës! Pra, jo komente apo analiza. /VoxNews

  • “Kisha frikë…”/ Efektivi zbulon arsyen se përse ia dha celularin Veliajt: Vëllait i thoshte e kanë…

    “Kisha frikë…”/ Efektivi zbulon arsyen se përse ia dha celularin Veliajt: Vëllait i thoshte e kanë…

    Zbardhen detaje nga dosja ndaj Erion Veliajt, ku efektivi i burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar se i ka dhënë celularin e tij Veliajt gjatë transportit nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës, për në seancën gjyqësore.
    Sipas dëshmisë së efektivit Veliaj ka përdorur telefonin personal të policit gjatë transportit nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës, për të bërë dy telefonata me familjarët e tij.
    Fatjon Baci, efektiv i shoqërimit të të paraburgosurve, ka pranuar para hetuesve të SPAK se ia ka dhënë celularin Veliajt në dy momente të ndryshme, përpara dhe pas seancës gjyqësore, për shkak të presionit dhe frikës që ndjente nga figura publike e të arrestuarit.
    “Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika,” dëshmon efektivi në dosje.
     
     
    Nga dëshmia rezulton se Veliaj ka folur me vëllain e tij për ecurinë e seancës gjyqësore, duke cituar se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit. Po ashtu, ai i kishte thënë vëllait: “E kanë me mua personale.”
    Efektivi deklaroi se nuk arriti të dëgjonte të gjitha bisedat për shkak të zhurmës në rrugë, por i ka dorëzuar celularin nga presioni dhe respekti ndaj figurës së Veliajt.
    Veliaj ndodhet nën hetim për një sërë akuzash, mes të cilave korrupsion dhe pastrim parash.

  • A do të paraqitet në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Berisha: Jam i gatshëm, por…

    A do të paraqitet në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Berisha: Jam i gatshëm, por…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët. Berisha theksoi se është i gatshëm të paraqitet në seancë, por theksoi se do të këshilohet me përfaqësuesit ligjorë.
    “Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit”, dekarloi Berisha.
    Duke shtuar se: “Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve, por edhe gjykatësve.
    Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel”.

  • Lirhet nga qelia menaxheri i lokaleve të basteve, ndryshimi i dëshmisë që e nxorri nga burgu

    Lirhet nga qelia menaxheri i lokaleve të basteve, ndryshimi i dëshmisë që e nxorri nga burgu

    Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është liruar nga gjykata më 1 korrik 2025, vetëm 48 orë pasi ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Kjo masë e re sigurie, “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, vjen pas një zhvillimi të papritur në dëshminë e dëshmitarit kyç të çështjes.
    Akuzat fillestare
    26-vjeçari nga Lezha ishte shpallur në kërkim nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 10 qershor 2025, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” më 14 qershor 2025, pas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj. Palaj dyshohej për kryerjen e veprave penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
    Pasi Policia e Tiranës nuk arriti ta gjente për më shumë se dy javë, Palaj vendosi të vetëdorëzohej në datën 29 qershor 2025.
    “Qëlloi Lendi”
    Të dhënat e dosjes gjyqësore tregojnë se masa e sigurimit “arrest me burg” ndaj Lendi Palaj ishte vendosur kryesisht bazuar në deklarimet e një dëshmitari okular, me iniciale A.V. Ky dëshmitar, punonjës në një pikë karburanti pranë vendit të ngjarjes, ishte pyetur nga Policia Gjyqësore më 11 qershor 2025, vetëm pak orë pas konfliktit.
    Ai kishte deklaruar se kishte dëgjuar krisma dhe kishte parë një grumbull djemsh duke debatuar. “Njëri prej këtyre djemve ka gjuajtur disa herë me armë zjarri të llojit kallashnikov, në ajër, dhe pasi ai ka gjuajtur, personat e tjerë janë shpërndarë dhe janë larguar,” kishte thënë dëshmitari. I pyetur specifikisht, A.V. kishte identifikuar: “Gjuajti njëri nga djemtë e lagjes, të cilin e njoh me emrin Lenti. Ai qëlloi rreth 6 herë me kallashnikov.” Dëshmia e tij, e cila përmendte njohjen e Palajt nga frekuentimi i lokaleve “333” dhe të tjerë aty pranë, ishte elementi më i fortë për miratimin e arrestit. Në vendimin fillestar gjyqësor, nuk përmendeshin veprime të tjera hetimore si kqyrja e kamerave, të cilat do të konfirmonin autorësinë.
    Kthesa e papritur – Dëshmitari ndryshon deklaratën
    Situata ndryshoi rrënjësisht në seancën për njohjen me masën e sigurisë, pas vetëdorëzimit të Lendi Palaj. Avokati mbrojtës i Palajt paraqiti para gjykatës një deklaratë të re të dëshmitarit A.V., të hartuar para noterit më 28 qershor 2025, një ditë para vetëdorëzimit të Palajt.
    Në këtë deklaratë noteriale, dëshmitari mohonte thëniet e tij të mëparshme të dhëna para oficerëve të Policisë Gjyqësore. “Në lidhje me këtë deklarim të dhënë më datë 10.06.2025 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, dua të deklarojë se, në momentet e para që kam dhënë këtë deklarim, kam qenë konfuz për shkak të situatës dhe të errësirës,” shkruhej në deklaratë. Ai shtoi: “Pasi u qetësova, kërkova të ripyetesha, pasi shtetasi që qëlloi në ajër nuk ishte shtetasi me emrin Lenti, por një shtetas tjetër, të cilin unë nuk e njoh dhe nuk mund ta identifikojë dot.”
    Kjo deklaratë e ndryshuar tërësisht detyroi prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj, të shprehte dakordësinë me avokatin për zbutjen e masës së sigurisë për Njuland (Lendi) Palaj. Edhe gjyqtari Altin Abdiu, i cili më parë kishte caktuar “arrest me burg”, në kushtet e reja, vendosi të ndryshojë vendimin e marrë dy javë më parë, duke caktuar ndaj Palajt masën e “detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

  • Çfarë ndodhi? Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës, dyshohet se…

    Çfarë ndodhi? Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës, dyshohet se…

    Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, të ngarkuar nga Prokuroria e Vlorës, kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura.

    Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të siguruara per Report TV, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.
    Burimet bëjnë me dije se ky hetim do të shtrihet përtej ndërtuesve dhe do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të Kadastrës, për të verifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo ndërhyrje të drejtpërdrejta në kontratat midis ndërtuesit dhe vlerësuesve të pronës.

    Për arsye konfidencialiteti dhe ruajtjeje të integritetit të hetimeve, nuk bëhen të ditur emrat e ndërtuesve apo oficerëve të përfshirë në këtë fazë.