Tag: gjyqësore

  • Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

    Dosja ‘Sterilizimi’/ Ish-ministrin Ilir Beqaj shpërthen në gjyq: Akuza e re nga SPAK nuk më është komunikuar asnjëherë

    Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen ‘Sterilizimi’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal është shtyrë përsëri.
    Beqaj dhe avokatët e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimor të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë.
    Në gjyqin e sotëm Beqaj pretendoi se prokuroria nuk e ka njoftuar kurrë për akuzën e vjedhjes, por vetëm për shpërdorim detyrë.
    Ai deklaroi se për këtë arsye, çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme.
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre. Edhe për njoftimin e akuzës duhet të paguajmë, s’është puna tek vlera se është qesharake, por them si logjikë, tha ai.
    Seanca e radhës do të mbahet më 2 tetor, ora 10:00
    Beqaj do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga trupa gjykuese Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.
    Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.

  • “Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli në gjykatë: Po na vdisni

    “Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli në gjykatë: Po na vdisni

    Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta këtë të hënë, ku i pandehuri Petrit Qoli ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj prokurorit Behar Dibra, në debat lidhur me kalendarin e seancave gjyqësore.
    “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han.”, tha Qoli gjatë seancës, duke shkaktuar tension në sallë.
    Pas përplasjeve verbale dhe ndërhyrjes së trupit gjykues, seanca u shty për datën 18 shtator, ora 10:00, ku do të shqyrtohen kundërshtimet e avokatëve të të pandehurve ndaj deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
    Dosja “Plumbi i Artë” përfshin disa nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri dhe është një nga proceset më të ndjekura nga publiku dhe mediat.

  • DASH godet sërish me “non-grata” Ballkanin, fut në “listën e zezë” ish-kryebashkiakun e Budvës dhe ish-kryetaren e…

    DASH godet sërish me “non-grata” Ballkanin, fut në “listën e zezë” ish-kryebashkiakun e Budvës dhe ish-kryetaren e…

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grata’ në SHBA dy zyrtarë të Malit të Zi. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë së Budvës dhe ish-deputetin Milo Bozoviç, si dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica. Ata akuzohen se kanë mbështetur organizata kriminale. Sipas DASH, Milo Bozoviç shfrytëzoi pushtetin dhe postin e tij për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Ndërsa Medenica akuzohet nga DASH se ka abuzuar me pozicionin e saj publik për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës, duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe ka marrë ryshfet për të ndryshuar vendime gjyqësore në këmbim të parave dhe pasurive të paluajtshme.
    DASH thotë se ata konsiderohen të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor që mundësoi trafikimin e drogës. Të ndaluar për të hyrë në SHBA janë edhe familjarët e ish-kryebashkiakut të Budvës, Dragana Bozoviç, Balsa Bozoviç dhe Pavle Bozoviç, si dhe njerëz të afërt të familjes së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Milos Medenica dhe Marija Medenica. Në vendimin për shpalljen non grata të dy zyrtarëve të Malit të Zi, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se këto sanksione riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogës dhe organizatat ndërkombëtare kriminale, dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
    Kush është Vesna Medenica?
    Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit. Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviq, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani.
    Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme. Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.
    Kush është Milo Bozoviç?
    Milo Bozoviç u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës. Kujtojmë se në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, si i pari zyrtar i lartë dhe funksionar drejtësie që u aplikua ky sanksion, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, politikani Tom Doshi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
     

  • Skandali i basteve në Itali, ja si funksiononte. Organizatorët kërkojnë marrëveshje gjyqësore

    Skandali i basteve në Itali, ja si funksiononte. Organizatorët kërkojnë marrëveshje gjyqësore

    11 Shtator 2025

    9:09

    Alfred Lleshi

    Tommaso De Giacomo dhe Patrik Frizzera, të dyshuar si drejtuesit e sistemit të basteve të paligjshme, ku u përfshinë edhe disa futbollistë të Serie A (Fagioli, Zaniolo, Tonali, Florenzi, Perin, McKennie, Bellanova e Ricci), kanë zgjedhur rrugën e marrëveshjeve gjyqësore. Të mbrojtur nga avokati Vincenzo Scarano, ata morën miratimin e prokurorisë dhe gjyqtares Lidia Castellucci.
    Së bashku me ta, edhe Antonio Scinocca, Antonino Parise (përfaqësues i ‘Elysium Group’) dhe Andrea Piccini kanë paraqitur të njëjtën kërkesë. Skema e përdorur konsistonte në simulimin e “shitjes” së orëve luksoze me fatura të rreme, ndërsa në realitet ata merrnin transferta bankare për të mbuluar borxhet e lojtarëve, duke ricikluar qindra-mijëra euro.
    Ende nuk është caktuar seanca përpara gjyqtarit, që do vendosë mbi marrëveshjet. Futbollistët e përfshirë, që nuk ishin në qendër të hetimit, mund ta mbyllin çështjen vetëm me gjoba.

  • SHBA sanksionon disa ish-zyrtarë të Malit të Zi

    SHBA sanksionon disa ish-zyrtarë të Malit të Zi

    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.

    Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

    Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

    Sipas Uashingtonit, Bozhoviç ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

    Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.

    “Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim./ REL

  • Rryshfet dhe mbështetje të krimit të organizuar! SHBA sanksionon dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

    Rryshfet dhe mbështetje të krimit të organizuar! SHBA sanksionon dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

    Vesna Medenica dhe Millo Bozhoviç

    MALI I ZI- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës. Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.
    Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas Uashingtonit, Bozhoviç ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.
    Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.
    “Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.
    Çfarë dihet për ta?
    Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit.
    Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviç, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani. Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata.
    Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme. Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.
    Ajo është konsideruar për një kohë të gjatë si figurë kyç e sistemit gjyqësor nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit. Zgjedhja e saj në krye të Gjykatës Supreme është kritikuar shpesh nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsion.Nga ana tjetër, Millo Bozhoviç, ish-kryetar i Komunës së Budvës, u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës.
    Në shkurt të këtij viti, kryetar i ri i Budvës u zgjodh Nikolla Jovanoviç, duke i dhënë fund mandatit të Bozhoviçit, i cili për 22 muaj kishte drejtuar komunën nga burgu – duke ekzekutuar paga, duke marrë vendime për investime dhe tenderë publikë. Bozhoviç vjen nga radhët e një partie të ish-aleancës proruse, Fronti Demokratik, të drejtuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Andrija Mandiç./REL

  • DASH shpall ”non-grata” deputetin dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë

    DASH shpall ”non-grata” deputetin dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë

    Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 18:15
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ”non-grata” dy politikanë të Malit të Zi. Fjala është për ish-kryetarin e Bashkisë së Budvës dhe deputetin aktual Milo Bozoviç, si dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica. Ata akuzohen se kanë mbështetur organizata kriminale.
    Sipas DASH, Milo Bozoviç shfrytëzoi pushtetin dhe postin e tij për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet ndërkombëtare të trafikimit të drogës.

    Medenica akuzohet nga DASH se ka abuzuar me pozicionin e saj publik për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës, duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe ka marrë ryshfet për të ndryshuar vendime gjyqësore në këmbim të parave dhe pasurive të paluajtshme.

  • Gjykatat: Avokatët vonojnë çështjet gjyqësore! Institucionet publike, të dytët në vonesa në pyetësorin e KLGJ

    Gjykatat: Avokatët vonojnë çështjet gjyqësore! Institucionet publike, të dytët në vonesa në pyetësorin e KLGJ

    “Vonesa në gjykime është një nga problemet me të cilat po haset sistemi i drejtësisë sot. Përmes disa pyetësorëve të bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjykatat kanë evidentuar si subjektet kryesore që vonojnë proceset, avokatët mbrojtës. Pas tyre janë institucionet publike, teksa në listën e shembullorëve, që bëhen më pak shkak për vonesa, avokatët e shtetit”, thotë gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.

    “Gjykatat evidentojnë një grup subjektesh procedurale që kontribuojnë më shumë në vonesat në zgjidhjen e çështjeve në gjykatë. Vonesat më të shpeshta vijnë nga avokatët mbrojtës, të pasuar nga institucionet publike, prokurorët, dhe më pak nga avokatët e shtetit.”

    Jo në pak raste, përmes mekanizmave të ndryshëm, avokatët i kanë vonuar proceset gjyqësore deri në 4 vjet. Gjendja shëndetësore, angazhimet e tjera gjyqësore, dorëheqjet, kërkesa për ndryshimin e trupit gjykues, kërkesa për riekspertime të dokumentacioneve janë arsyet, justifikimet dhe taktikat kryesore për të shtyrë procesin, sidomos në çështjet e rëndësishme penale apo administrative.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor, në kuadër të një udhërrëfyesi për rritjen e efikasitetit në sistemin gjyqësor, hartuar nga një grup pune i përbërë nga 6 gjyqtarë, parashikon të nisë në muajin shtator takime edhe me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të rritur, sipas dokumentit, bashkëpunimin dhe uljen me 30% të zvarritjeve për shkak të mbrojtësve.

    Por vonesat, sipas gjykatave, gjithashtu shkaktohen edhe nga çështje administrative.

    “Ndër faktorët kryesorë që kontribuojnë më shumë në vonesat në zgjidhjen e çështjeve në gjykatë evidentohen praktikat joefikase të njoftimit, mungesa e ndihmësve ligjorë, koordinimi i dobët ndërmjet palëve të interesuara, shtyrje të tepërta të seancave, ngarkesa e papërballueshme, keqfunksionimi i sistemit të adresave, mangësitë e shërbimeve postare, mangësitë në ligjin procedural për mënyrën e njoftimeve.”

    Udhërrëfyesi i KLGJ, veç zgjidhjes së çështjeve në kohë, ka evidentuar si probleme që duhet të trajtohen në sistem edhe stokun, mbingarkesën, plotësimin e vakancave, përmirësimin e infrastrukturës apo rritjen e besimit te drejtësia.

  • “Pse qytetarët në Korçë po e humbin besimin te drejtësia”/ Avokatët ngrenë alarmin: Proceset gjyqësore…

    “Pse qytetarët në Korçë po e humbin besimin te drejtësia”/ Avokatët ngrenë alarmin: Proceset gjyqësore…

    Gjykata e Korçës po funksionon aktualisht me 10 gjyqtarë, pesë më pak se numri i parashikuar në organikë, që është 15.
    Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Rajonit të Juglindjes, Nevzat Tarelli, kjo situatë është pasojë e transferimeve të gjyqtarëve drejt gjykatave të tjera, si dhe e procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve.
    Sipas Tarellit, transferimi i gjyqtarëve përbën problemin më të madh që ndikon në funksionimin normal të proceseve gjyqësore. Largimi i tyre dhe kalimi i dosjeve tek gjyqtarët e tjerë bën që gjykimet të nisin nga fillimi, duke sjellë vonesa të ndjeshme.
    Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës ndikon veçanërisht në çështjet civile, të cilat kanë pësuar zvarritje të dukshme në shqyrtim. Avokatët e zonës kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa për plotësimin e vakancave, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me pasojat e vonesave në drejtësi.

  • Sherri i dhunshëm në Korçë, Gjykata cakton masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

    Sherri i dhunshëm në Korçë, Gjykata cakton masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

    Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Dritan Pinon, 54 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj dy personave, në lidhje me përplasjen e dhunshme të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në zonën e Parkut “Rinia” të Korçës.

    Kërkesa për këtë masë sigurie u paraqit nga Prokuroria e Korçës dhe u pranua nga gjykata.

    Për 9 personat e tjerë të përfshirë në sherrin masiv, Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitjeje”, kërkesë që po ashtu u miratua nga gjykata.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku pas një konflikti të nisur në ambientet e lokalit, u përfshinë dhjetë persona, duke përdorur mjete të forta dhe armë të ftohta. Si pasojë, 3 persona mbetën të plagosur.

    Vendimi i plotë: 

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 04.09.2025 ora 10:00 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.P, I.Sh, G.D, P.R, K.L, M.Zh, S.Sh, S.A, S.M, R.K, ku gjykata në përfundim vendosi: 
    1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
    2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim D.P.
    2.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim D.P, atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP.
    2.2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi, duke e çuar personin nën hetim D.P në një institucion paraburgimi, për të qenë në dispozicion të organit procedues.
    3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim I.Sh.
    3.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim I.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    3.2. Urdhërohet personi nën hetim I.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00. 
    3.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim I.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    4. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim G.D.
    4.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim G.D, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    4.2. Urdhërohet personi nën hetim G.D që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00. 
    4.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G.D nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim P.R.
    5.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim P.R, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    5.2. Urdhërohet personi nën hetim P.R që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00. 
    5.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P.R nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    6. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K.L.
    6.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim K.L, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    6.2. Urdhërohet personi nën hetim K.L që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00. 
    6.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K.L nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M.Zh.
    7.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim M.Zh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    7.2. Urdhërohet personi nën hetim M.Zh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00. 
    7.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M.Zh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    8. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.Sh.
    8.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    8.2. Urdhërohet personi nën hetim S.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00. 
    8.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    9. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.A.
    9.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.A, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    9.2. Urdhërohet personi nën hetim S.A që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00. 
    9.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.A nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    10. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.M.
    10.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.M, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    10.2. Urdhërohet personi nën hetim S.M që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00. 
    10.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.M nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    11. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R.K.
    11.1.Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim R.K, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
    11.2.Urdhërohet personi nën hetim R.K që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M  në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00. 
    11.3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R.K nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
    12. Në zbatim të nenit 466 të KPP dhe nenit 22 të ligjit nr. 79/2020, “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale”, urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
    13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.