Tag: gjyqësore

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Gjykata e Apelit: Drejtësia nuk do të trembet

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Gjykata e Apelit: Drejtësia nuk do të trembet

    Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar sot pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të saj Astrit Kalaja.
    Në një reagim, Gjykata e Apelit e cilëson këtë ngjarje të rëndë si një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.
    “Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë.
    Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Apelit.
     
    Reagimi i plotë
    Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit.
    Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.
    Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.
    Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
    Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut.
    Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik.
    Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje.
    Bashkë në dhimbje, por edhe më të bashkuar se kurrë në përkushtimin tonë për drejtësi.

  • Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Apelit: Ngjarja e rëndë! Të forcohen masat e sigurisë në ambientet gjyqësore

    Vrasja e gjyqtarit, Gjykata e Apelit: Ngjarja e rëndë! Të forcohen masat e sigurisë në ambientet gjyqësore

    Gjykata e Apelit ka reaguar pas ekzekutimit me armë të gjyqtarit Astrit Kalaja 
     DEKLARATË PËR MEDIA E GJYKATES SE APELIT: 
      Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit. 
    Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. 
    Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë. 
    Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. 
    Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut. 
    Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik. 
    Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje. 
    Bashkë në dhimbje, por edhe më të bashkuar se kurrë në përkushtimin tonë për drejtësi.  
    Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm 
     
  • Asistentja e ish-menaxherit të Fondit Soros jetonte në luks ndërkohë që joshte gra për t’i abuzuar në ‘burgun e seksit’

    Asistentja e ish-menaxherit të Fondit Soros jetonte në luks ndërkohë që joshte gra për t’i abuzuar në ‘burgun e seksit’

    Asistentja personale e financierit të turpëruar Howard Rubin dyshohet se ka shijuar një jetë luksoze të financuar nga ish-menaxheri i portofolit të Soros Fund Management, ndërsa për më shumë se një dekadë mashtronte gra për t’i çuar tek ai për abuzim seksual, sipas prokurorëve federalë.

    Jennifer Powers, 45 vjeçe, u paraqit këtë javë në gjykatën federale të Brooklyn-it për t’u deklaruar e pafajshme ndaj akuzave për trafikim seksual dhe transportim grash për akte seksuale me Rubinin, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Fox News Digital.

    Prokurorët federalë pretendojnë se Rubin “financonte pothuajse çdo aspekt” të mënyrës së jetesës së Powers-it nga të paktën viti 2018 deri në vitin 2023, duke përfshirë pagesat për apartamentin e saj në Manhattan, faturat e kartave të kreditit, shkollimin privat të fëmijëve, kaparin dhe hipotekën e shtëpisë së familjes së saj në Teksas.

    Powers dhe bashkëshorti i saj, Stephen Powers, përballen gjithashtu me akuza shtesë që lidhen me pretendimet se çifti, që janë të martuar “të paktën që nga viti 2012”, kanë paraqitur me qëllim deklarata të përbashkëta tatimore nga viti 2018 deri në vitin 2024, pa deklaruar miliona dollarë pagesa që Rubin u kishte dhënë, sipas prokurorëve.

    “Jennifer Powers nuk ka raportuar asnjë pagë apo të ardhura nga punësimi,” thuhet në aktakuzë.

    Dokumentet gjyqësore tregojnë se çifti nuk ka raportuar asnjë të ardhur nga Jennifer Powers dhe ka dokumentuar vetëm një të ardhur bruto prej 40,000 dollarësh nga biznesi i DJ-it të StephenPowers-it gjatë viteve tatimore 2018 dhe 2019.

    Postime të mëparshme në Instagram, tani private, tregojnë familjen duke shijuar pushime luksoze në Turks dhe Caicos, Itali dhe Kolumbi, sipas New York Post.

    Prokurorët tani pretendojnë se, në të njëjtën periudhë, JenniferPowers kishte një rol kyç në sigurimin e grave për Rubinin, që ai t’i abuzonte seksualisht në apartamentin e tij luksoz pranë Central Park-ut, në një dhomë të izoluar nga zhurma të quajtur “Biruca”, nga viti 2011 deri në vitin 2019.

    Sipas dokumenteve gjyqësore, Rubin dhe Powers kanë shpenzuar mbi 1 milion dollarë për rekrutimin e grave, disa prej të cilave kishin qenë më parë viktima të abuzimit seksual apo ishin të varura nga droga, për të marrë pjesë në akte seksuale të paguara, që shpesh tejkalonin kufijtë e pëlqimit të tyre.

    “Të pandehurit dyshohet se kanë shfrytëzuar statusin e Rubinitpër të joshur viktimat e tyre të mundshme dhe i kanë detyruar të përjetojnë trauma fizike të paimagjinueshme, para se t’u mbyllnin gojën me kërcënime për pasoja ligjore,” tha në një deklaratë Christopher Raia, ndihmësdrejtor i FBI-së për Nju Jorkun, pas publikimit të aktakuzës.

    Rubin akuzohet gjithashtu se ka paguar shpenzimet ligjore të Powers-it që lidhen me një padi të vitit 2017, të ngritur nga disa modele të Playboy që ai dyshohet se kishte abuzuar. Një juri vendosi se vetëm Rubin ishte përgjegjës dhe u dha grave 3.9 milionë dollarë dëmshpërblim, një vendim që Rubin aktualisht po e apelon, sipas Associated Press.

    Jennifer Powers është liruar me një garanci prej 850,000 dollarësh dhe është urdhëruar të qëndrojë në arrest shtëpie me një pajisje monitorimi në kyçin e këmbës, sipas dokumenteve gjyqësore. Ajo më parë punonte si mësuese zëvendësuese në Carroll Independent School District në Teksas, por është pezulluar, sipas CBS Texas.

    Rubin është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht deri në seancën e tij të ardhshme gjyqësore me 20 tetor. / Fox News – Syri.net

  • BIRN: Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

    BIRN: Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

    Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhimin e territorit, duke përsëritur premtime të vjetra dhe të reja për çrrënjosje të “kancerit” e të ngjashme, kryeministri Edi Rama këmbënguli në shmangien e gjykatës si kontrolluese e vendimeve të institucioneve në varësi të ekzekutivit.
    “Një tjetër masë e marrë është që ankimet administrative dhe gjyqësore nuk e pezullojnë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit,” tha Rama. “Masë e rëndësishme, sepse ka pasur shumë spekulime dhe abuzime,” shtoi ai.
    Kryeministri iu referua më pas gjatë e gjatë vendimeve gjyqësore që i cilësoi si abuzive, duke pretenduar se sulmi verbal ndaj gjyqtarëve ishte zgjedhja e vetme, edhe pse jo normale.
    “Si merret masë sigurie për ndërtim pa leje? Mund të ma thuash? Çfarë mase sigurie mund të marrësh për ndërtim pa leje? Çfarë do gjykojë gjykata për ndërtim pa leje? Dhe arsyeja e vetme në këtë rast është që jo vetëm është interes publik, por është edhe personale në kuptimin e raportit me qytetarët dhe në kuptimin e dinjitetit të gjithë qeverisë,” theksoi ai.
    Magjistratë, juristë dhe përfaqësues të opozitës e shohin deklaratën e kreut të ekzekutivit si alarmuese dhe një hap drejt autoritarizmit. Të tjerë i thanë BIRN se ajo ishte retorikë dhe propagandë dhe nuk mund të zbatohej.
    Një gjyqtar, në kushte anonimiteti, i tha BIRN se nëse vihej në jetë ky propozim, ai i zhvlerësonte vendimet e gjykatës dhe i bënte ato abstrakte.
    “E para, që rruga gjyqësore mbetet abstrakte, sepse e drejta e cënuar nga vendimet e (p.sh.) IKMT nuk riparohet asnjëherë,” tha ai.
    Magjistrati i tha BIRN se kjo po ashtu mund të rëndonte në të ardhmen në buxhetin e shtetit.
    “E dyta, në eventualitetin që vendimet bëhen të pavlefshme nga gjykata, në kushtet kur sendi është shkatërruar, individët përfitojnë dëmshpërblim që rëndon rëndë buxhetin e shtetit,” tha ai.
    Jo të gjithë juristët bien dakord mbi ndikimin e vendimit të qeverisë për të mënjanuar masat e sigurisë për çështje që lidhen me kontrollin e territorit.
    Avokati Ervin Metalla shprehet se nuk e shikonte të mundur zbatimin e një propozimi të tillë.
    “Kam përshtypjen që nuk bëhet fjalë që nuk mund të merret masë për sigurim padie, se kjo nuk mund të ndodhë,” tha ai.
    “Pezullimi me vendim gjyqësor i një akti administrativ, në kuadër të një mase sigurimi padie, nuk mund të ndalohet,” shtoi Metalla.
    Ai tha se nëse ndërmerrej një vendim i tillë, kjo kishte implikime kushtetuese, por shtoi se i tingëllonte më shumë si pjesë e propagandës.
    “Pra, ankimimi në vetvete nuk e pezullon ekzekutimin, por jo ndërhyrja e gjykatës me vendim pezullimi, si masë për sigurimin e padisë. Deri këtu, për mendimin tim, nuk ka asgjë të re, përtej propagandës sikur po bëhet revolucion,” tha ai.
    Prej kohësh, kryeministri ka reaguar i bezdisur nga vendime gjyqësore që, sipas tij, ishin në shkelje të ligjit dhe që kanë ndaluar procese të ndërmarra nga institucionet në varësi të qeverisë.
    Rama këmbënguli edhe në konferencën për shtyp se këto vendime ishin, sipas tij, në kundërshtim me ligjin dhe se sfidonin qeverinë apo e nxirrnin atë keq para qytetarëve. “Tani si të bëj unë? Të pushoj, mos të flas fare dhe ata le të vazhdojnë të rrinë me idenë që ma dhanë mua votën, 83 mandate, që të vazhdojnë të rrinë me atë zaptuesin atje që shkon kap një gjykatës dhe gjykatësi komplet pa lidhje i merr masë sigurie në orën 8 të mëngjesit,” tha kryeministri.
    Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjeve nëse mund të besoheshin verbërisht inspektoratet dhe autoritetet për kontrollin e territorit, një institucion që edhe ai e fajësoi për situatën me ndërtimet pa leje. Rama hodhi poshtë mundësinë që veprimet arbitrare nga inspektoratet mund të kishin kosto për buxhetin ose qytetarët.
    Ndryshe, përfaqësues të opozitës e shohin propozimin e kryeministrit si një hap tjetër drejt autoritarizmit, që, sipas tyre, rrezikon të drejtat e qytetarëve.
    “Nëse një vendim administrativ zbatohet menjëherë pa pritur gjykatën, atëherë i hiqet qytetarit mundësia e vetme për mbrojtje efektive ndaj arbitraritetit të shtetit,” tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.
    “Kryeministri e shet këtë si masë kundër abuzimeve, por në fakt është një hap tjetër autoritar që kufizon të drejtat e qytetarëve,” shtoi ajo.
    Tabaku tha se qeveria e Ramës sillej ndryshe me të dobëtit e ndryshe me të fortët dhe theksoi se këto ishin veprime populiste që cenonin të drejtat e garantuara në Kushtetutë dhe Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    “Sot, nën petkun e populizmit, në emër të komunitetit, po shkurtohen të drejtat individuale,” tha Tabaku.
    Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se propozimi është një kambanë alarmi që lë pa mbrojtje familje të tëra në pritje të legalizimit, ndërsa ngre dyshime se masa mund të përdoret për krijimin e shesheve të reja të ndërtimit.
    “Edi Rama kërkon të heqë çdo pengesë ligjore apo administrative për prishjen e shtëpive të kësaj kategorie me qëllim që të hapë sheshe të reja ndërtimi për projektet që hartojnë oligarkët e ndërtimit pranë tij,” theksoi ai./Reporter.al

  • Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

    Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi priti sot në takim kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot, me të cilin biseduan për nxitjen e dialogut institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave.
    Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale.
    Kreu i Gjykatës së Lartë vuri, gjithashtu, në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e digjitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme për publikun.
    Ndërsa kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, De Groot vlerësoi rëndësinë e thellimit të dialogut dhe shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë, të cilat forcojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike.
    Përveç takimit mes kryetarëve, u zhvillua edhe një tryezë e përbashkët mes gjyqtarëve holandezë dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.
    Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave në gjykimin kasacional, me qëllim rritjen e cilësisë së jurisprudencës dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, veçanërisht në ndërveprimin e gjyqësorit kombëtar me atë ndërkombëtar.

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

    Në një takim që shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërgjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, priti sot Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot. Takimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe synoi të nxisë dialogun institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave.
    Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale.

    Ai vuri gjithashtu në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente, dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme për publikun.

    Kryetarja De Groot vlerësoi rëndësinë e thellimit të dialogut dhe shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë, të cilat forcojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike.

    Përveç takimit mes kryetarëve, u zhvillua edhe një tryezë e përbashkët mes gjyqtarëve holandezë dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave në gjykimin kasacional, me qëllim rritjen e cilësisë së jurisprudencës dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, veçanërisht në ndërveprimin e gjyqësorit kombëtar me atë ndërkombëtar.

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

    Në një takim që shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërgjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, priti sot Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot. Takimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe synoi të nxisë dialogun institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave.
    Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale.

    Ai vuri gjithashtu në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente, dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme për publikun.

    Kryetarja De Groot vlerësoi rëndësinë e thellimit të dialogut dhe shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë, të cilat forcojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike.

    Përveç takimit mes kryetarëve, u zhvillua edhe një tryezë e përbashkët mes gjyqtarëve holandezë dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave në gjykimin kasacional, me qëllim rritjen e cilësisë së jurisprudencës dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, veçanërisht në ndërveprimin e gjyqësorit kombëtar me atë ndërkombëtar.

  • GJKKO shtyn gjyqin ndaj Erion Veliaj

    GJKKO shtyn gjyqin ndaj Erion Veliaj

    Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më datë 10 tetor seancën gjyqësore me të akuzuar ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 30 të pandehur të tjerë, mes të cilëve 12 janë OJF dhe shoqëri.

    Mësohet se shtyrja e seancës së sotme është kërkuar nga avokatët e Veliaj, ndërsa në gjyq nuk ishte paraqitur as avokatja e biznesmenit Elman Abule, një prej të pandehurve, ndodhet në një tjetër seancë gjyqësore.

  • Kthyen lokalin në ‘fole’ prostitucioni në Fier/ Sillte vajzat nga Uganda si prostituta, pranga ‘tutorit’ në Fier

    lokali ku ushtrohej prostitucioni

    FIER- Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga operacioni i djeshëm në Fier, ku 5 persona ranë në pranga pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Në pranga kanë rënë Osjon Puka 29-vjeç, Klodjana Haskasa 24-vjeçe dhe Orkida Gajo 32-vjeç dhe punonjëset e seksit janë Ruth Mutesi 24-vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22-vjeçe. Dy të fundit ishin futu në Shqipëri në mars 2024, të cilat fillimisht ishin rekrutuar si kërcimtare “strip dance” dhe më pas kishin pranuar të ofronin shërbime seksuale në zonën “prive” të lokalit të Osjon Pukës. Ndërkohë, 24-vjeçarja Klodjana Haskasa menaxhonte lokalin dhe vajzat e punësuara, ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611 mijë lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike. 

    Gjykata e Fierit caktoi masën “arrest në burg” për organizatorin Osjon Puka. dhe bashkëpunëtoren Klodjana Haskasa, ndërsa për shtetasen Orkida Gajo dhe vajzat e trafikuara u vendos “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
    Njoftimi i Prokurorisë:
    Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
    Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.
    Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.
    Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

  • Qëllim, shfrytëzim prostitucioni/ Trafikuan vajza nga Uganda, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët…

    Qëllim, shfrytëzim prostitucioni/ Trafikuan vajza nga Uganda, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët…

    Pesë persona u arrestuan në Fier për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve janë dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ Osjon Puka dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohen për organizimin e një rrjeti trafikimi dhe shfrytëzimi prostitucioni në zonën e Fierit.
    Sipas hetimeve, vajzat e trafikuara, kryesisht nga Uganda dhe që kanë hyrë në Shqipëri në mars 2024, fillimisht janë rekrutuar si kërcimtare “strip dance”, por më pas janë detyruar të kryejnë shërbime seksuale në pjesën private të lokalit, për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.
    Organizatori Osjon Puka në përpjekje për të fshehur aktivitetin, ka përdorur shtetasen Orkida Gajo si qerramarëse dhe administratore fiktive, ndërsa bashkëpunëtorja Klodjana Haskasa menaxhonte lokalin dhe vajzat e punësuara, duke i dorëzuar të ardhurat organizatorit.
    Gjatë kontrolleve policore u sekuestruan 611,000 lekë në monedhë vendase dhe të huaj, si dhe dy doreza metalike përforcuese.
    Gjykata e Fierit caktoi masën “arrest në burg” për organizatorin Osjon Puka. dhe bashkëpunëtoren Klodjana Haskasa, ndërsa për shtetasen Orkida Gajo dhe vajzat e trafikuara u vendos “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
    Njoftimi i Policisë: