Gazetarja Etleva Delia ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë intervistës, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore duke thënë se kanë shtuar tension tek qytetarët.
Delia shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha ajo.
Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.
“Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.
Tag: gjyqësore
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve
-

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit
Një 75-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. -

Fier/Kanosi dhe fyeu kryesekretaren e gjykatës për shkak të shtyrjes së seanca gjyqësore, e pëson 75-vjeçari
Një 75-vjeçar në Fier është proceduar në gjendje të lirë për shkak se gjatë një përplasje verbale me kryesekretaren e gjykatës së shkallës së parë, e ka kanosur dhe fyer atë.
Policia e Fierit thotë se ndaj këtij rasti ka nisur procedimi i lirë. Arsyeja e përplasjes ka qenë shtyrja e seancës gjyqësore.
“Materialet iu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
-

Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës, në mes të sallës së gjyqit ndërsa po jepte vendimin, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe nxitur reagime e kërkesa për rritjen e sigurisë për magjistratët.
I ftuar në emisionin e Klan News, Alfred Balla, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale si mjet vetëmbrojtjeje. Balla kujtoi se më parë, deri në periudhën e ish-ministrit Saimir Tahiri, ligji parashikonte që gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të kishin armë organike.
“Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën,” u shpreh Balla.
Ai e krahasoni propozimin me praktikat e vendeve të huaja, duke sjellë shembullin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, si dhe me stafin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vend. Balla theksoi se nuk propozon detyrim, por mundësi për “sigurim shtesë” për ata magjistratë që e ndiejnë të nevojshme.
“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja,” tha ai, dhe më pas sqaroi: “Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim.”
Reagimet nga kolegë të gjyqtarit Kalaja dhe përfaqësues të drejtësisë kanë kërkuar tashmë rishikim të masave të sigurisë në ambiente gjyqësore, por propozimi për armatim të magjistratëve pritet të ngrejë debat të gjerë publik dhe ligjor lidhur me rreziqet, përgjegjësitë dhe kufizimet e një masë të tillë.
Në vijim të ngjarjes, priten diskutime institucionale mbi mënyrat më të përshtatshme për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve — nga forca shtesë policore dhe procedura sigurie brenda gjykatave, deri te ndryshimet ligjore që do të duhej të shoqëronin çdo vendim për armatim të personelit gjyqësor. -

‘400 mijë dosje në stok’, Xhixho: Harta e re gjyqësore bëri dëmin më të madh në dhënien e drejtësisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku përballë moderatorit Bled Marku deklaroi se stoku i dosjeve gjyqësore në Shqipëri ka arritur në shifrën alarmante prej 400 mijë dosjesh.
‘Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, u bë e qartë se siguria është zero. Çështja është pse qytetari arriti në atë veprim ekstrem. Ne e kemi trajtuar shumë herë këtë problem, që është zvarritja e gjyqeve,’ u shpreh Xhixho.
Sipas saj, është e domosdoshme të kuptohen shkaqet që kanë sjellë këtë situatë për të arritur drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.
‘Në fakt duhet të kuptojmë shkaqet për të arritur për të rregulluar këto pasoja dramatike që ka sjellë reforma në drejtësi, që u nis me një qëllim shumë të madh, që të arrinte një drejtësi të shpejtë, efikase dhe me integritet,’ shtoi deputetja.
Xhixho kujtoi se kanë kaluar pothuajse një dekadë nga nisja e reformës në drejtësi në vitin 2016, ndërsa rezultatet, sipas saj, janë zhgënjyese.
‘Vijmë pas pothuajse një dekade, që prej 2016 dhe bëjmë një analizë se çfarë efektesh ka sjellë kjo reformë në drejtësi. Sot fatkeqësisht 90% e shqiptarëve nuk marrin drejtësi. Nga të dhënat që kemi, 78% e çështjeve në gjykatë janë tej afateve të një procesi të rregullt ligjor.’
Deputetja e Partisë së Lirisë e cilësoi situatën si dramatike, duke theksuar se vetëm në shkallën e parë të gjyqësorit ka mbi 200 mijë dosje stok, ndërsa në total, në të gjitha shkallët, numri i tyre i kalon 400 mijë.
‘Janë mbi 200 mijë dosje stok, avokatët dhe miqtë e mi më korrigjuan dhe më thanë se këto janë vetëm të shkallës së parë, sepse nëse merr shkallët e gjyqësorit janë mbi 400 mijë dosje. Pra mbi 2/3 e popullsisë sot nuk merr drejtësi,’ tha ajo.
Xhixho shtoi se vonesat në proceset gjyqësore janë kthyer në një pengesë serioze për qytetarët shqiptarë.
‘Sot për të kaluar 3 shkallët e gjyqësorit, shkon nga 12 në 15 vite. Para 2016 ti ke pasur një bilanc, që brenda 4 vitesh merrje një vendim gjykate, sot ti e merr drejtësinë pas 15 vitesh.’
Në përfundim, ajo akuzoi se harta e re gjyqësore ka qenë një ndër vendimet më të dëmshme për sistemin.
‘Harta e re gjyqësore bëri damkën më të madhe të kësaj reforme gjyqësore.’ -

Durrës, pezullohen 367 seanca gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjellë pasoja të ndjeshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke shkaktuar pezullimin e 367 seancave gjyqësore në Gjykatën e Durrësit, që nga data 7 tetor e deri më 10 tetor (ditë e premte).
Në këtë periudhë, nuk janë zhvilluar dhe nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore civile dhe penale, me përjashtim të atyre me karakter urgjent, që do të vijojnë sipas planifikimit të përcaktuar, shkruan A2.
Ngjarja e rëndë ka tronditur trupën gjyqësore, prokurorët dhe avokatët në mbarë vendin, ndërsa sot, për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës njoftoi se gjykimet e planifikuara nuk do të zhvillohen. -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zv.kryetarja e Apelit: Duhen masa emergjente, të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj funksionarëve të drejtësisë
Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit Tiranë Iliba Bezat: Sot jemi mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, me ndjenja të thella trishtimi e reflektimi. Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi, ku një nga kolegët tanë humbi jetën në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës, ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka tronditur themelin e besimit në sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe na ka vendosur përpara një përgjegjësie të madhe morale e institucionale.
Në këtë moment të rëndë, dua së pari të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut tonë të ndjerë dhe të afërmit e tij. Humbja e tij është një plagë e thellë për trupën gjyqësore, për drejtësinë dhe për vetë shtetin. Ai ra në krye të detyrës, duke bërë atë që çdo gjyqtar bën çdo ditë: duke zbatuar ligjin me ndershmëri e përkushtim. Por kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm si një kujtesë e dhimbshme. Ajo duhet të jetë një pikë kthese, një moment përgjegjësie kombëtare. Sepse kur një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit, kur një gjyqtar del me barrelë e pa jetë nga gjykata, i veshur me togën e gjyqtarit, nuk është goditur vetëm një individ – është goditur drejtësia vetë, është goditur shteti ligjor, është goditur besimi i qytetarëve te rendi kushtetues. Ky akt tragjik ka tronditur besimin tonë të përbashkët në sigurinë institucionale, por edhe ka nxjerrë në pah një të vërtetë që nuk mund të anashkalohet më: Sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse vetë gjyqtari nuk ndihet i mbrojtur, i respektuar dhe i trajtuar me dinjitet. Të gjithë duhet të kuptojnë se siguria e gjyqtarit nuk është një çështje individuale – është një çështje e vetë shtetit. Sepse gjyqësori është një nga tre shtyllat themelore të shtetit demokratik. Një gjyqësor i pasigurt, i pambrojtur dhe i pavlerësuar sjell pashmangshmërisht dobësim të vetë shtetit dhe të rendit kushtetues.
Të nderuar kolegë, Ne e dimë mirë se ushtrimi i funksionit gjyqësor nuk është i lehtë. Ai kërkon guxim, integritet dhe pavarësi. Por askush nuk duhet të kërkojë nga ne të tregojmë heroizëm për të zbatuar ligjin. Asnjë gjyqtar nuk duhet të hyjë në sallën e gjyqit me frikën për jetën e tij. Siguria në gjykata nuk është privilegj – është detyrim shtetëror dhe kusht themelor për funksionimin e drejtësisë. Sot, më shumë se kurrë, duhet të analizojmë realisht gjendjen e sigurisë në gjykatat tona. Masat që duhen ndërmarrë duhet t’i shohim në dy plane: imediat dhe afatgjatë.
Në lidhje me aspektin e parë, masat e sigurisë, tradicionalisht të përqendruara tek sistemet “e forta” si skanerët, detektorët e metaleve, kamerat e sigurisë, sallat e pritjes, shtimi i forcës mbrojtëse dhe policëve brenda ambienteve gjyqësore, si dhe ndarja e ambienteve të të pandehurve nga publiku, duhet të forcohen më tej, të unifikohen me praktikat më bashkëkohore dhe të shfrytëzojnë teknologjinë kudo ku është e nevojshme. Policia e Shtetit duhet të rikthehet në gjykata, duke qenë e pranishme në çdo sallë gjykimi, dhe jo vetëm në ruajtjen e ndërtesave. Po aq thelbësore janë edhe trajnimet e duhura për punonjësit e sigurisë, të cilat duhet të garantojnë profesionalizëm, reagim të shpejtë dhe komunikim të koordinuar me trupën gjyqësore.
Kjo është përgjigjja e menjëhershme për të krijuar një arkitekturë solide dhe të qëndrueshme për mbrojtjen fizike. Nuk mund të kërkojmë drejtësi të sigurt në ndërtesa të pasigurta.
Mungesa e kapaciteteve fizike dhe organizative të përshtatshme, vonesat në përmirësimin e kushteve të punës, mungesa e burimeve financiare dhe atyre njerëzore, sidomos e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për funksionimin normal të kësaj gjykate. Është koha të ndërtojmë një plan institucional për ngritjen e një infrastrukture tërësisht të re gjyqësore, duke e parë sigurinë jo si një shpenzim, por si një investim për drejtësinë dhe për jetën.
Megjithatë, kjo qasje, reaktive dhe e kufizuar, duhet të ecë paralelisht me një zgjerim të konceptit të sigurisë, përfshirë sigurinë psikologjike, kulturore dhe sigurinë e aksesit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për grupet e ndjeshme. Kjo kërkon një qasje më fleksibile dhe të përshtatur për nevojat e të gjithëve. Pra, një kombinim i domosdoshëm i qasjeve “të forta” dhe “të buta”, të unifikuara për të gjitha gjykatat e vendit.
Së dyti, nevojitet një protokoll i unifikuar dhe funksional reagimi të menjëhershëm ndaj çdo akti dhune apo kërcënimi ndaj gjyqtarëve dhe familjeve të tyre. Ky është një detyrim institucional që kërkon bashkërendim mes Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Eshtë e domosdoshme të krijohen mekanizma të posaçme si: trajnime për sigurinë personale, mbrojtja e të dhënave personale të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre nga publikimi në internet, si dhe sigurimi i burimeve të qëndrueshme buxhetore për sigurinë fizike dhe digjitale.
Në lidhje me nevojën për një Platformë të Përhershme të Sigurisë Gjyqësore: Kjo platformë duhet të jetë në përputhje me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, të funksionoje si ndërinstitucionale, e përfaqësuar nga KLGJ, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës. Ajo duhet të përfshijë protokolle emergjente, mekanizma psikologjikë e socialë mbështetjeje për gjyqtarët, si dhe partneritete me organizata ndërkombëtare për ndërtimin e një modeli bashkëkohor sigurie.
Ajo që është më e rëndësishme, është që këto masa të mos mbeten thjesht përgjigje “pas ngjarjes”, por të shndërrohen në masa parandaluese dhe të përhershme, që garantojnë siguri proaktive dhe të vazhdueshme për gjyqtarët dhe familjet e tyre.
Një tjetër plagë që duhet të ndalet menjëherë është gjuha e urrejtjes që shpesh ushtrohet ndaj gjyqtarëve – qoftë nga përfaqësues të pushteteve të tjera, qoftë nga zëra publikë apo qytetarë të nxitur nga mosbesimi. Kjo gjuhë është e patolerueshme. Ajo ushqen mosrespektin ndaj drejtësisë, nxit dhunën dhe e minon besimin te shteti. Kritika është e shëndetshme, por sulmet personale, fyerjet dhe gjuhët denigruese nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Çdo gjuhë përbaltjeje ndaj punës së përditshme të gjykatave përbën një delegjitimim institucional, ndaj kërkohet një reagim i matur dhe i bashkërenduar i të gjitha institucioneve, për të bërë thirrje për respekt ndaj drejtësisë. Në këto momente, është thelbësore që trupa gjyqësore të mos tregojë kundërsulme, por të shfaqë solidaritet, qetësi dhe dinjitet, duke dhënë mbështetje profesionale dhe komunikim të koordinuar. Ne duhet të ndërtojmë një etikë të përbashkët bashkëpunimi, të mbrojmë figurën dhe autoritetin e gjyqtarit, por edhe të ruajmë besimin e qytetarëve në pavarësinë e gjykatave. Këtu dua të jem e qartë:
Përgjegjësia për garantimin respektit, sigurisë dhe kushteve të punës së gjyqtarëve nuk mund të jetë vetëm morale apo simbolike. Ajo duhet të jetë ligjore, institucionale dhe konkrete.
Kjo është një ditë për reflektim, por edhe për veprim. Kërkohet një reagim i menjëhershëm dhe i përgjegjshëm nga të gjitha pushtetet – ekzekutivi, legjislativi dhe organet e drejtësisë – për të siguruar kushte dinjitoze për ushtrimin e detyrës, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjyqtarëve në çdo nivel.
Kjo ngjarje duhet të zgjojë ndërgjegjen e çdo institucioni publik që ka përgjegjësi në këtë fushë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm sot përballet me mungesën totale të infrastrukturës dhe kushteve të punës që nuk tejkalojnë as pragun minimal të standardeve europiane. Këto çështje ende të pazgjidhura, si dhe trajtimi social i gjyqtarëve kërkojnë zgjidhje urgjente, jo thjesht diskutim periodik.
Sot po zhvillojmë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për t’i dhënë rëndësinë që meriton, por mbi të gjitha për të konkluduar në nismat dhe masat konkrete që duhen marrë në një kohë sa më të shkurtër. Këto masa jane të domosdoshme për të garantuar siguri në ushtrimin e detyrës dhe për të forcuar besimin e publikut në drejtësi.
Të nderuar kolegë, Le ta kthejmë këtë dhimbje në forcë, këtë tronditje në veprim, dhe këtë moment në një thirrje të përbashkët për dinjitet dhe siguri.
Drejtësia nuk mund të mbrohet vetëm me fjalë. Drejtësia nuk mund të ketë frikë. Ajo mbrohet me veprime të guximshme, me institucione që funksionojnë dhe me respekt të ndërsjellë ndërmjet pushteteve.
Le të jemi të bashkuar në këtë qëndrim. Ky është borxhi që i kemi kolegut të ndjerë, vetes dhe brezave që do të vijnë.Top Channel
-

Vrasja e Astrit Kalasë/ Apeli i Gerd Hoxhës: Kërkohet ndërhyrje urgjente për sigurinë dhe kushtet e punës së gjyqtarëve
Sot u zhvilluar mbledhja e gjyqtarëve, e cila u thirr pas vrasjes së Astrit Kalasë në Gjykatën e Apelit tre ditë më parë.
Gjyqtari Gerd Hoxha në mbledhjen e gjyqtarëve tha se vrasja e Astrit Kalasë ka treguar se për gjyqtarët nuk mjafton vetëm puna ligjore, por duhet edhe sigurim fizik, teksa bëri thirrje p¥r ndërhyrje urgjente për sigurinë dhe punën e tyre.
Ai theksoi mungesën e kushteve të përshtatshme të punës dhe ambientet e papërshtatshme si probleme që ndikojnë në efektivitetin e sistemit gjyqësor.
Hoxha tha se urrejtja ndaj drejtësisë është ushqyer prej kohësh nga diskursi publik dhe bëri thirrje që institucionet dhe media të mos nxisin sulme verbale, por të kontribuojnë në rindërtimin e besimit në sistem.
Fjala e plotë e Gerd Hoxhës:
Kam folur në biseda e takime formale e joformale, ku kemi qenë mbledhur së bashku, për të diskutuar të nxitur nga shumë probleme që na shqetësojnë, si: ngarkesa në punë e shtuar në mënyrë të palogjikshme nga një proces vetingu i paqartë e rraskapitës; trajtimi i papërshtatshëm financiar; mungesa e paarsyeshme e burimeve njerëzore; mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës; mungesa frikshme e sigurisë për ne, familjet e pronat tona. Por, kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që do të mblidheshim për të diskutuar se si do të mbrohemi nga rreziku i vrasjes në vendin e punës, aty ku mendohet se siguria e jetës dhe integritetit të gjyqtarit është e pacenueshme dhe gur i themelit për një vendimmarrje të drejtë.
Vrasja makabre e kolegut tonë të paharruar, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, është një ngjarje tmerrësisht e rëndë, e cila ka shkaktuar një dhimbje aq të thellë, sa ka shqyer egërsisht shpirtin e çdo njeriu prej nesh kolegë të Titit, por edhe shpirtrat e çdo njeriu, i cili ka në themel të ekzistencës së tij dashurinë për jetën, respektin për njëri-tjetrin, bashkëjetesën e bazuar në moral e ligj.
Kjo ngjarje e rëndë, e pashembullt në 110 vite ekzistence të shtetit tonë, e padëgjuar në vendet ku sundojnë vlerat më të larta morale demokratike, mes sakrificave, përpiqemi çdo ditë të jemi pjesë, është një këmbanë alarmi drithërues për cilindo individ që jeton e punon në Shqipëri, shqiptar apo i huaj, për ta zgjuar nga agonia ku është zhytur morali i shoqërisë sonë, e ku përpëliten përpjekjet e dështuara të organeve shtetërore për një jetë më të sigurt, të cilat kanë detyrë kushtetuese e ligjore të garantojnë jetën dhe integritetin e gjyqtarëve e gjithë punonjësve të drejtësisë, si premisë e një jete të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një ekonomie të shëndoshë.
Të nderuar kolegë!Të gjithë biem dakord se një sistem drejtësie i bazuar në sundimin e ligjit duhet të mbajë në konsideratë në radhë të parë parimet e barazisë para ligjit, të një gjykimi të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme; të sigurisë juridike, të kontradiktorialitetit, të barazisë së armëve, të pafajësisë e proporcionalitetit në rast ndëshkimi, në çdo rast e ndaj cilitdo që është subjekt i një procedimi penal.
Trupa gjyqësore përshëndet qëndrimin parimor e mbështetës në disa raste dhe atë kritik konstruktiv në raste të tjera, të mbajtur deri sot nga përfaqësues të politikës dhe mediat. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.
Ne mirëpresim dhe inkurajojmë çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.
Por situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ajo është rezultat i klimës së thellë të urrejtjes ndaj çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë: avokat, përmbarues, oficer policie gjyqësore, prokuror e veçanërisht gjyqtar. Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale, por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
Gjithashtu, ka vite që kjo klimë urrejtje dhe qasje negative ndaj sistemit gjyqësor kërkon me ngulm arritjen e dy objektivave kryesorë:a) frikësimin e gjyqtarëve,b) ndarjen e tyre,
të cilat janë element i qëllimit kryesor – kapjen dhe sundimin e sistemit gjyqësor nga përfaqësues të interesave antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike e kriminale.
Ndaj është detyrim moral e ligjor i çdo avokati, përmbaruesi, oficeri policie gjyqësore, prokurori e gjyqtari të tregojnë se nuk frikësohen e nuk përcahen, por janë të vendosur, të bashkuar e të përkushtuar në punën e tyre për të dhënë drejtësi cilësore e në afate kohore të arsyeshme, bazuar në kushtet objektive ku punojnë.
Gjithashtu, është detyrim moral i çdo njeriu të lirë, që punon e jeton në Shqipëri, shqiptar a i huaj qoftë, që beson në vlerat e një sistemi shoqëror të bazuar në liri, demokraci e shtet të së drejtës; është detyrim moral ligjor i çdo institucioni vendas a të huaj, publik, shtetëror a privat, i çdo media e portali, të reagojë sa më parë e fuqishëm ndaj këtyre tendencave frikësuese e përcarëse, që kanë për qëllim kapjen dhe sundimin antikushtetues, antiligjor, antidemokratik e kriminal të sistemit gjyqësor.
Dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ne gjyqtarët e Republikës, por edhe gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive. Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një gjendje e cila na shoqëron në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash, që funksionojnë në ambiente që janë përdorur dikur si fjetina apo si qendra trajnimi për kafshë polici, apo si ambjente pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës së më shumë se 100 gjyqtarëve, qindra sekretareve gjyqësore e nëpunësve të tjerë; janë vendi ku takohen me mijëra njerëz, në konflikt mes tyre, për të zgjidhur problemet nga më të mprehta që njeh shoqëria; e ku si në asnjë institucion tjetër marrin zgjidhje, të cilat materializohen në dhjetra mijëra vendime.
Kjo Mbledhje nuk është mbivendosje apo anshkallim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por tregues i forcës sonë vetëorganizuese, i përgjegjshmërisë ndaj fateve të shoqërisë sonë dhe i solidaritetit njerëzor. KLGJ ka mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese e ligjore, për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve, si pjesë thelbësore e funksionimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, të paanshëm e të pavarur.
Ndaj, kjo situatë skandaloze, kjo skamje vrasëse ambientale pune, burimesh njerëzore dhe kjo pasiguri e lartë për jetën dhe integritetin e gjyqtareve dhe përdoruesve të gjykatave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
Nisur nga sa më sipër propozoj që:a) t’u bëjmë thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi.b) t’i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë urgjentisht në ligjet për sistemin gjyqësor, në aspektet që kanë të bëjnë me:• rritjen e sigurisë në punë;• me sigurinë e jetës, shëndetit e pronës të gjyqtarëve e punonjësve të gjykatave;• me uljen e ngarkesës në punë e rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe zvogëlimin e kohës së përfundimit të proceseve gjyqësore.Top Channel
-

Gerd Hoxha: Të ndalohet nxitja e urrejtjes ndaj gjyqtarëve, punojmë në godina që kanë qenë qendra trajnimi për qentë
gerd hoxha
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Tiranës Gerd Hoxha, ka folur në hyrje të polit të Drejtësisë, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ku tha se është e domosdoshme shtimi i numrit të magjistratëve, për shkak të volumit të madh të dosjeve stok. Po ashtu ai iu bëri thirrje politikanëve dhe funksionarëve të lartë që të shmangin deklaratat që nxisin urrejtjen ndaj funksionarëve të drejtësisë.
Ndërkohë që Hoxha ka bërë dhe propozimet e tij në lidhje me masat që duhet të merren, gjatë mbledhjes së më shumë se 300 gjyqtarëve nga i gjithë vendi.
Fjala e plotë e Hoxhës në mbledhje
Kam folur në biseda e takime formale e joformale, ku kemi qenë mbledhur së bashku, për të diskutuar të nxitur nga shumë probleme që na shqetësojnë, si: ngarkesa në punë e shtuar në mënyrë të palogjikshme nga një proces vetingu i paqartë e rraskapitës; trajtimi i papërshtatshëm financiar; mungesa e paarsyeshme e burimeve njerëzore; mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës; mungesa frikshme e sigurisë për ne, familjet e pronat tona. Por, kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që do të mblidheshim për të diskutuar se si do të mbrohemi nga rreziku i vrasjes në vendin e punës, aty ku mendohet se siguria e jetës dhe integritetit të gjyqtarit është e pacenueshme dhe gur i themelit për një vendimmarrje të drejtë.
Vrasja makabre e kolegut tonë të paharruar, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, është një ngjarje tmerrësisht e rëndë, e cila ka shkaktuar një dhimbje aq të thellë, sa ka shqyer egërsisht shpirtin e çdo njeriu prej nesh kolegë të Titit, por edhe shpirtrat e çdo njeriu, i cili ka në themel të ekzistencës së tij dashurinë për jetën, respektin për njëri-tjetrin, bashkëjetesën e bazuar në moral e ligj.
Kjo ngjarje e rëndë, e pashembullt në 110 vite ekzistence të shtetit tonë, e padëgjuar në vendet ku sundojnë vlerat më të larta morale demokratike, mes sakrificave, përpiqemi çdo ditë të jemi pjesë, është një këmbanë alarmi drithërues për cilindo individ që jeton e punon në Shqipëri, shqiptar apo i huaj, për ta zgjuar nga agonia ku është zhytur morali i shoqërisë sonë, e ku përpëliten përpjekjet e dështuara të organeve shtetërore për një jetë më të sigurt, të cilat kanë detyrë kushtetuese e ligjore të garantojnë jetën dhe integritetin e gjyqtarëve e gjithë punonjësve të drejtësisë, si premisë e një jete të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një ekonomie të shëndoshë.
Të nderuar kolegë!Të gjithë biem dakord se një sistem drejtësie i bazuar në sundimin e ligjit duhet të mbajë në konsideratë në radhë të parë parimet e barazisë para ligjit, të një gjykimi të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme; të sigurisë juridike, të kontradiktorialitetit, të barazisë së armëve, të pafajësisë e proporcionalitetit në rast ndëshkimi, në çdo rast e ndaj cilitdo që është subjekt i një procedimi penal.
Trupa gjyqësore përshëndet qëndrimin parimor e mbështetës në disa raste dhe atë kritik konstruktiv në raste të tjera, të mbajtur deri sot nga përfaqësues të politikës dhe mediat. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.
Ne mirëpresim dhe inkurajojmë çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.
Por situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ajo është rezultat i klimës së thellë të urrejtjes ndaj çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë: avokat, përmbarues, oficer policie gjyqësore, prokuror e veçanërisht gjyqtar. Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale, por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
Gjithashtu, ka vite që kjo klimë urrejtje dhe qasje negative ndaj sistemit gjyqësor kërkon me ngulm arritjen e dy objektivave kryesorë: a) frikësimin e gjyqtarëve, b) ndarjen e tyre,
të cilat janë element i qëllimit kryesor – kapjen dhe sundimin e sistemit gjyqësor nga përfaqësues të interesave antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike e kriminale.
Ndaj është detyrim moral e ligjor i çdo avokati, përmbaruesi, oficeri policie gjyqësore, prokurori e gjyqtari të tregojnë se nuk frikësohen e nuk përcahen, por janë të vendosur, të bashkuar e të përkushtuar në punën e tyre për të dhënë drejtësi cilësore e në afate kohore të arsyeshme, bazuar në kushtet objektive ku punojnë.
Gjithashtu, është detyrim moral i çdo njeriu të lirë, që punon e jeton në Shqipëri, shqiptar a i huaj qoftë, që beson në vlerat e një sistemi shoqëror të bazuar në liri, demokraci e shtet të së drejtës; është detyrim moral ligjor i çdo institucioni vendas a të huaj, publik, shtetëror a privat, i çdo media e portali, të reagojë sa më parë e fuqishëm ndaj këtyre tendencave frikësuese e përcarëse, që kanë për qëllim kapjen dhe sundimin antikushtetues, antiligjor, antidemokratik e kriminal të sistemit gjyqësor.
Dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ne gjyqtarët e Republikës, por edhe gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive. Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një gjendje e cila na shoqëron në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash, që funksionojnë në ambiente që janë përdorur dikur si fjetina apo si qendra trajnimi për kafshë polici, apo si ambjente pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës së më shumë se 100 gjyqtarëve, qindra sekretareve gjyqësore e nëpunësve të tjerë; janë vendi ku takohen me mijëra njerëz, në konflikt mes tyre, për të zgjidhur problemet nga më të mprehta që njeh shoqëria; e ku si në asnjë institucion tjetër marrin zgjidhje, të cilat materializohen në dhjetra mijëra vendime.
Kjo Mbledhje nuk është mbivendosje apo anshkallim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por tregues i forcës sonë vetëorganizuese, i përgjegjshmërisë ndaj fateve të shoqërisë sonë dhe i solidaritetit njerëzor. KLGJ ka mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese e ligjore, për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve, si pjesë thelbësore e funksionimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, të paanshëm e të pavarur.
Ndaj, kjo situatë skandaloze, kjo skamje vrasëse ambientale pune, burimesh njerëzore dhe kjo pasiguri e lartë për jetën dhe integritetin e gjyqtareve dhe përdoruesve të gjykatave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
Nisur nga sa më sipër propozoj që: a) t’u bëjmë thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi. b) t’i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë urgjentisht në ligjet për sistemin gjyqësor, në aspektet që kanë të bëjnë me: • rritjen e sigurisë në punë; • me sigurinë e jetës, shëndetit e pronës të gjyqtarëve e punonjësve të gjykatave; • me uljen e ngarkesës në punë e rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe zvogëlimin e kohës së përfundimit të proceseve gjyqësore. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vijon pezullimi i seancave gjyqësore në Gjirokastër
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vazhduar me pezullimin e proceseve gjyqësore pas ngjarjes ku mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Pas pezullimit të punës ditën e martë, në një deklaratë ditën e sotme, gjykata ka bërë me dije se pezullimi është vendosur në mënyrë unanime nga të gjithë gjyqtarët, në shenjë solidariteti dhe respekti për gjyqtarin Astrit Kalaja.
“Në shenjë solidariteti gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në mënyrë unanime vendosën që seancat gjyqësore të planifikuara nga data 8 tetor deri në datën 10 tetor 2025 nuk do të zhvillohen. Ndërsa seancat gjyqësore me karakter të ngutshëm si për çështjet penale po ashtu edhe për ato civile do të zhvillohen sipas planifikimit”, thuhet në deklaratë.