Tag: gjyqësore

  • Lirimi i avokatit Ulian Barjami, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

    Lirimi i avokatit Ulian Barjami, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

    Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. 
    Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. 
    Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami. Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit, policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë  e njëri tjetrit. 
    Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka. 
    Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ata e cilësuan të paprecedent arrestimin e avokatit duke deklaruar se u cënua e drejta e përballjes me armë të barabarta në sallën e gjyqit. 
    Avokatët nuk u ndalën këtu ndërsa mëngjesin e së hënës së 20 tetorit bojkotuan të gjitha proceset penale në çdo shkallë të gjyqësorit. 
    Përballë këtij qëndrimi prokuroria ka urdhëruar lirimin e avokatit mesditën e së hënës ndërsa shton në deklaratën e saj mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi. 
     

  • Lirimi i avokatit në Elbasan, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

    Lirimi i avokatit në Elbasan, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale

    Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.

    Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.
    Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami. Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit, policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë  e njëri tjetrit.
    Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.
    Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ata e cilësuan të paprecedent arrestimin e avokatit duke deklaruar se u cënua e drejta e përballjes me armë të barabarta në sallën e gjyqit.
    Avokatët nuk u ndalën këtu ndërsa mëngjesin e së hënës së 20 tetorit bojkotuan të gjitha proceset penale në çdo shkallë të gjyqësorit.
    Përballë këtij qëndrimi prokuroria ka urdhëruar lirimin e avokatit mesditën e së hënës ndërsa shton në deklaratën e saj mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.

    Top Channel

  • Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

    Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

    Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.
    Pas vlerësimit të materialit përcjellë nga policia gjyqësore, Prokuroria ka urdhëruar lirimin.
    Prokurori i çështjes pasi analizoi audioregjistrimin e seancës gjyqësore dhe u njoh me pretendimet e palëve vlerësoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale.

    Uljan Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka.
    /vizionplus.tv

  • Prokuroria e Elbasanit  tërheq urdhrin e ndalimit, lirohet avokati Ulian Bajrami

    Prokuroria e Elbasanit tërheq urdhrin e ndalimit, lirohet avokati Ulian Bajrami

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka tërhequr urdhrin e ndalimit për avokatin Ulian Bajrami, i cili u shoqërua disa ditë më parë pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance gjyqësore më 17 tetor.

    Sipas deklaratës zyrtare të prokurorisë, ndalimi i Bajramit ishte kryer në bazë të dyshimeve për “kanosje për shkak të detyrës”, “kanosje të gjyqtarit” dhe “kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit”, por pas shqyrtimit të materialeve procedurale, është vlerësuar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për vijimin e ndalimit apo kërkimin e një mase sigurie.

    “Si pasojë ligjore, ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Elbasanit.

    Në njoftim shtohet se hetimet për çështjen do të vijojnë në kuadër të procedimit penal nr. 1222/2025, për të verifikuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

    Deklarata e Prokurorisë:

    PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

    Elbasan, më 20.10.2025

    DEKLARATË PËR MEDIA

    Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit U.B, me profesion avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

    Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit U.B, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

    Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrë njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi U.B, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.

    Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.

    Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

    2 Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.

    Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit. Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë.

    Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës. Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij. Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.

  • Rriten masat e sigurisë te Apeli/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, policia kontrollon gjykatën

    Rriten masat e sigurisë te Apeli/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, policia kontrollon gjykatën

    Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, masa e sigurisë dhe rregullat për hyrjen e qytetarëve që janë palë në seancat gjyqësore janë ashpërsuar madje edhe me prezencë të shtuar të policisë së shtetit. 
    Efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen si jashtë godinës, ashtu edhe brenda ambienteve të gjykatës. Përveç kontrollit me skaner dhe detektor metali, qytetarëve që kanë seanca gjyqësore dhe avokatëve u bëhet edhe kontroll fizik nga punonjësit e sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë. 
    Ndryshe nga më parë, pritja për publikun tashmë bëhet jashtë godinës. Më parë ishte vendosur tabela informuese ku shkruhej “Hyrja për publikun” dhe qytetarët futeshin direkt brenda në paradhomën para skanerit, ndërsa tashmë rregulli ka ndryshuar. 
    Jashtë hyrjes është hequr tabela “Hyrja për publikun” dhe është vendosur tabela me mbishkrimin “Pritja për publikun”. Punonjësi i sigurisë i thërret qytetarët një nga një, në varësi të orarit të seancave, dhe çdo hyrje shoqërohet me kontroll të imtësishëm nën mbikëqyrjen e policisë. 
    Këto masa u vendosën pas ngjarjes së rëndë të 6 tetorit, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore. 
    Fillimisht u raportua nga policia se skaneri nuk funksiononte, por pamjet e sigurisë zbuluan se pajisja kishte qenë në punë, ndërsa punonjësi i sigurisë nuk kishte kryer kontrollin fizik të autorit të vrasjes. 

  • Policia ‘zapton’ gjykatën/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rriten masat e sigurisë në Apel

    Policia ‘zapton’ gjykatën/ Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, rriten masat e sigurisë në Apel

    Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, masa e sigurisë dhe rregullat për hyrjen e qytetarëve që janë palë në seancat gjyqësore janë ashpërsuar madje edhe me prezencë të shtuar të policisë së shtetit.
    Efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen si jashtë godinës, ashtu edhe brenda ambienteve të gjykatës. Përveç kontrollit me skaner dhe detektor metali, qytetarëve që kanë seanca gjyqësore dhe avokatëve u bëhet edhe kontroll fizik nga punonjësit e sigurisë, nën mbikëqyrjen e policisë.
    Ndryshe nga më parë, pritja për publikun tashmë bëhet jashtë godinës. Më parë ishte vendosur tabela informuese ku shkruhej “Hyrja për publikun” dhe qytetarët futeshin direkt brenda në paradhomën para skanerit, ndërsa tashmë rregulli ka ndryshuar.
    Jashtë hyrjes është hequr tabela “Hyrja për publikun” dhe është vendosur tabela me mbishkrimin “Pritja për publikun”. Punonjësi i sigurisë i thërret qytetarët një nga një, në varësi të orarit të seancave, dhe çdo hyrje shoqërohet me kontroll të imtësishëm nën mbikëqyrjen e policisë.
    Këto masa u vendosën pas ngjarjes së rëndë të 6 tetorit, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore.
    Fillimisht u raportua nga policia se skaneri nuk funksiononte, por pamjet e sigurisë zbuluan se pajisja kishte qenë në punë, ndërsa punonjësi i sigurisë nuk kishte kryer kontrollin fizik të autorit të vrasjes.

  • Çështja “McGonigal”, Dumani: Kemi hetuar në Shqipëri, presim vendime gjyqësore nga jashtë

    Çështja “McGonigal”, Dumani: Kemi hetuar në Shqipëri, presim vendime gjyqësore nga jashtë

    Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal. 
    Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së. 
    “Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin e çështjeve është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritete gjyqësore të huaja dhe ne jemi dhe në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja të cilave i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike”, deklaroi Dumani. 

  • Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

    Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

    Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës.
    ”Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Ish-ministri nga kafazi tha se ”Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.
    Seanca gjyqësore u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes, plot 600 fashikuj në total. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor.

  • KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

    KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të ligjit dhe një cenim të të drejtës së pronësisë.
    Në deklaratën zyrtare, KMSH thekson se ndërtimi po kryhet në kundërshtim me vendimet e formës së prerë të gjykatave shqiptare, të cilat prej vitesh kanë njohur pronësinë legjitime të truallit në favor të Komunitetit Mysliman, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
    Sipas KMSH, institucionet shtetërore si Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrat e Përmbarimit dhe Kadastrës në Shkodër, kanë dështuar të zbatojnë vendimet gjyqësore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme dhe duke i hapur rrugën ndërtimit të objektit në kundërshtim me ligjin.
    “Mosrespektimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet,” thuhet në reagimin e KMSH.
    Nëse situata nuk gjen zgjidhje në rrugë institucionale brenda vendit, KMSH paralajmëron se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
    Reagimi Zyrtar:
    Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.
    Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.
    Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf. Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
    Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor.
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.
    Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.
    Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.
    Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura.

  • Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Në padinë e regjistruar më 7 tetor, PS kundërshton mosmarrjen e një vendimi nga Komisioni Rregullator për çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca është riplanifikuar për datën 14 tetor, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë.
    “Seanca gjyqësore nuk u zhvillua për arsye objektive që lidhen me mosformimin e trupitgjykues dhe u riplanifikua më datë 14.10.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrativetë Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.”, thuhet në njoftim.
    Vijon…

    Top Channel