Tag: gjyqësore

  • ILD: Performanca e sistemit të drejtësisë, larg pritshmërive, mbingarkesa e punës dhe çështjeve gjyqësore, cënon..

    ILD: Performanca e sistemit të drejtësisë, larg pritshmërive, mbingarkesa e punës dhe çështjeve gjyqësore, cënon..

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi dje para Kuvendit për veprimtarinë e institucionit që drejton, gjatë vitin 2024. Në thelb, Metani vlerësoi se efektiviteti dhe cilësia e sistemit të drejtësisë nuk janë në nivelin që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.
    Fillimisht ai solli disa të dhëna statistikore që pasqyrojnë një pjesë të veprimtarisë së ILD-së gjatë vitit 2024.
    “Gjatë vitit 2024, ILD kishte 2854 ankesa për trajtim. Nga këto, ka trajtuar 1374 ankesa. 54 prej tyre kanë përfunduar me hetim disiplinor. Gjatë vitit 2024, ka një dyfishim të kërkesave për procedim disiplinor, konkretisht, janë 11 magjistratë të proceduar, 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë, me masa që varjojnë nga shkarkimi nga detyra deri te vërejtja konfidenciale. Veç ankesave dhe procedimeve disiplinore, ILD ka kryer edhe 6 inspektime tematike, të cilat kanë përfunduar me 54 rekomandime, prej të cilave 9 lidhen me marrjen e masave për nxjerrje aktesh, 29 me ndërmarrjen e masave administrative dhe 15 rekomandime për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për procedura të mëtejshme verifikuese. Për të gjitha vendimmarrjet e trajtimit të ankesave nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit që shkoi, ka pasur vetëm 89 ankime pranë KLP ose KLGJ, sipas rastit. Asnjë prej vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nuk është cenuar”,- tha Metani.
    Më pas, Metani renditi në mënyrë të përmbledhur problematikat më të rënda të sistemit të drejtësisë. Fokusin e pati të stërzgjatja e kohës së gjykimit të çështjeve, problem që sipas Metanit ndikon në cilësinë e gjykimit dhe ul besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
    “Arsyeja e parë që ka ndikuar në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore tej afateve të arsyeshme është ngarkesa e magjistratëve të kësaj gjykate. Për vitin 2023, ngarkesa mesatare e punës për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka qenë mesatarisht 1176 çështje për gjykim, ndërkohë që për gjyqtarët pranë gjykatave të të njëjtit nivel gjyqësor ka qenë 841.7 çështje për gjyqtar. Për vitin 2023, numri i gjyqtarëve në organikën e miratuar të kësaj gjykate është 80 gjyqtarë, ndërkohë që efektivisht kanë ushtruar detyrën gjatë vitit 2023, vetëm 43 gjyqtarë. Arsyeja e dytë janë vakancat e paplotësuara pranë kësaj gjykate. Nga ky inspektim rezultoi se organika e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale dhe Civile) për vitin 2023, rezulton e plotësuar në masën 54%, sa i takon kësaj trupe. Nga ana tjetër, në të gjitha ato raste ku ILD, në kuadër të verifikimit dhe hetimit disiplinor ka konstatuar se vonesat apo zvarritjet kanë tejkaluar çdo afat të arsyeshëm, duke demonstruar neglizhencë të magjistratit në përmbushje të detyrës, për shkaqe të palidhura me arsye jashtë kontrollit të magjistratit, ka paraqitur kërkesat për procedimin disiplinor pranë këshillave përkatës. Në total, gjatë veprimtarisë së vet, në rastet e vonesave dhe zvarritjeve në gjykim apo procedim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për 51 magjistratë dhe në përfundim të tyre janë paraqitur kërkesat për procedim disiplinor për 17 magjistratë, 8 gjyqtarë dhe 9 prokurorë”,- tha Metani.
    Mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe aplikimi i teknologjisë së informacionit, përfshirë sistemet e regjistrimit audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkiva, qarkullimi i dokumentacionit procedural dhe administrativ, apo sisteme teknologjie që mbulojnë procese të veçanta të punës së gjykatës apo prokurorisë, sipas Metanit ndikojnë drejtpërdrejt, në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit apo zhvillimit të procesit të hetimit penal.
    Metani pa të arsyeshme që në fund të raportimit të tij të qartësojë në mënyrë shteruese përgjegjësitë dhe rolin e ILD-së në sistemin e drejtësisë.
    “Sot po përballemi me një paqartësi mbi rolin dhe funksionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që nuk rrjedh vetëm nga qytetarët, të cilët nëpërmjet ankesave të paraqitura në ILD pretendojnë zgjidhje të mosmarrëveshjeve gjyqësore, ndërhyrje në procese gjyqësore, apo ndikim në vendimmarrje gjyqësore, por haset edhe në kuadër të pretendimeve të shumta nga rrethe të tjera publike, ku përfshihen aktorët politikë, media apo dhe vetë organet të tjera publike. Ky fenomen kërkon një adresim në aspektin sistemik. Një rëndësi thelbësore në garantimin e një sistemi cilësor drejtësie ka edhe Gjykata e Lartë, si organi më i lartë në piramidën e hierarkisë gjyqësore, jo vetëm nëpërmjet zgjidhjes së konflikteve, por dhe në sigurimin e shmangies së divergjencave dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë në interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar një vëmendje të veçantë nga ana e Gjykatës së Lartë, për të ushtruar rolin e saj njehsues, në vendosjen e standardeve dhe praktikave të qëndrueshme. Njëkohësisht besoj, se procesi i edukimit ligjor të publikut, përbën një parakusht të domosdoshëm për konsolidimin e besimit në drejtësi. Një publik i informuar, i ndërgjegjshëm dhe aktiv është partneri më i vlefshëm i institucioneve të drejtësisë. Këtu një rol thelbësor duhet të luajë edhe Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë, në kuadër të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut. Nëse qytetarët nuk e kuptojnë rolin e institucioneve të drejtësisë, magjistratëve, kufijtë e kompetencave të institucioneve dhe mekanizmat e ankimit, sistemi i drejtësisë rrezikon të perceptohet si i mbyllur dhe i pakuptueshëm”,- tha Metani.
    Ngarkesa e jashtëzakonshme e punës dhe numri i lartë i çështjeve gjyqësore, mbetet një ndër sfidat më serioze, që cenon cilësinë dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe të drejtat e shtetasve shqiptarë në kuadër të një procesi të rregullt ligjor.
    “Në këtë drejtim, kërkohet angazhimi i përbashkët i të gjithë organeve publike, si Kuvendi, Këshillat, Prokurori i Përgjithshëm, gjykata apo dhe zyrat e prokurorive për hartimin e masave konkrete për reduktimin e backlog-ut; rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimin e organikave, shtimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e infrastrukturës. Njëkohësisht, vetë gjykatat dhe zyrat e prokurorisë duhet të hartojnë sisteme të prioritizimit të çështjeve, për të siguruar një trajtim më të shpejtë dhe të drejtë të dosjeve gjyqësore”,- tha Metani.

  • Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

    Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

    Gjykata zëvendëson masën e arrestit për shtetasin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen në Qafën e KoshovicësReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, më datë 22 tetor 2025, u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore lidhur me kërkesën penale të shtetasit Michele D’Angelo (M.D), i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, ngjarje e ndodhur në Qafën e Koshovicës, Fier. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kërkuesi, i përfaqësuar nga avokati Toto Avdija, me numër licence 11326, dhe në prani të përkthyesit të licencuar avokat Admir Filaj, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me një masë më të butë, konkretisht “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garanci pasurore”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prokuroria e çështjes u përfaqësua nga prokurorja Greta Dreni, pranë Prokurorisë së Fierit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pas shqyrtimit të kërkesës dhe bazuar në nenet 228, 229, 234, 236 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtarja Elira Hroni vendosi:

    Pranimin e kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e Michele D’Angelo;

    Zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me masën e kombinuar “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garanci pasurore”;

    Garancia pasurore u përcaktua në shumën 15,000 euro (ose 1,500,000 lekë), e cila duhet të depozitohet brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;

    D’Angelo do të qëndrojë në arrest deri në depozitimin e shumës, ndërsa më pas prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e tij, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi;

    I pandehuri është i detyruar të paraqitet një herë në muaj, në Komisariatin e Policisë Fier, konkretisht të premten e fundit të çdo muaji, në orën 14:00.

    Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi.

  • Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit

    Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit

    Të gjithë avokatët do t’i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë. Ishte një vendim i lëshuar nga Dhoma e Avokatisë që vendosi bojkot në shenjë proteste, të seancave gjyqësore, nga data 20 deri më datë 25 tetor pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Përjashtim nga vendimi bënin seancat për përcaktimin e masave të sigurisë.
    Ulian Barjami u arrestua më datë 18 tetor pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka. Barjami u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se avokati kërcënoi në gjykatë prokurorin pasi përdori frazën ‘do të merrem personalisht me ty’.
    Avokati Barjami u lirua nga qelia mbrëmjen e 20 tetorit, ndërsa avokatët vijuan bojkotin, i cili preku të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë dhe Kushtetuesen.

  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja e avokatëve në seancat gjyqësore

    Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendos: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja e avokatëve në seancat gjyqësore

    Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të pezulluar bojkotin kombëtar të seancave gjyqësore, duke njoftuar se nga dita e hënë, datë 27 tetor, të gjithë avokatët do të rikthehen në sallat e gjyqeve në të gjitha nivelet e gjyqësorit në vend.

    Vendimi vjen pas disa javësh protestash dhe bojkotesh që pasuan arrestimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua nga autoritetet nën akuza që komuniteti i juristëve i ka cilësuar si “të pabazuara dhe me motive presioni ndaj profesionit të lirë të avokatit”.

    LEXO EDHE: Arrestimi i Bajramit/ Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë, çështja i kalon…

    Sipas njoftimit zyrtar të Dhomës së Avokatisë, dita e sotme shënon fundin e bojkotit, ndërsa që prej ditës së hënë do të zhvillohen normalisht të gjitha seancat gjyqësore, përfshirë ato penale, civile dhe administrative.

    Bojkoti, i cili zgjati disa ditë, ka bllokuar zhvillimin e qindra proceseve gjyqësore në shkallë vendi, duke shkaktuar vonesa të ndjeshme në sistemin e drejtësisë.

    LEXO EDHE: SYRI TV/ Flasin kolegët e avokatit të arrestuar në Elbasan, Murati: Arrestimi i Barjamit i paligjshëm, shkelje

    Megjithëse avokatët do të rikthehen në punë, ata paralajmërojnë se do të vijojnë monitorimin e afërt të çështjes së kolegut Barjami, si dhe të çdo rasti tjetër që cenon integritetin dhe pavarësinë e profesionit të avokatit.

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.

    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

    Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Bojkoti i avokatëve paralizon Gjykatën e Elbasanit, 330 seanca gjyqësore të shtyra

    Bojkoti i avokatëve paralizon Gjykatën e Elbasanit, 330 seanca gjyqësore të shtyra

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se për periudhën 20–24 tetor 2025 kishte planifikuar zhvillimin e rreth 330 seancave gjyqësore.

    Për shkak të bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, Gjykata ka respektuar bojkotim duke shtyrë të gjitha seancat gjyqësore ku palët janë të përfaqësuar nga mbrojtësit e tyre dhe po zhvillon vetëm një numër të vogël seancash gjyqësore në të cilën prania e përfaqësuesve ligjorë nuk është e detyrueshme.

    Top Channel

  • Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

    Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

    Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Hxhia ka kërcënuar ashpër me bojkot të seancave gjyqësore për muaj me radhë, nëse do të përsëritet rasti ‘Bajrami’.

    Ndërsa Avokatia ka pezulluar të gjitha gjyqet deri më 25 tetor, në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale, Haxhia tha se tashmë kupa është mbushur. 

    Ai kritikoi ashpër edhe organet e reja të drejtësisë, që sipas tij kanë qenë inekzistence pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, ku po zhvillohej seance gjyqësore.

    Qëllimi jonë natyrisht, ato janë janë procese të nxjerrjes së përgjegjësisë administrative dhe penale, por qëllimi jonë nuk është për të vënë para përgjegjësisë, qëllimi madhor them i dhomës, një gjyqtar, një prokuror apo një oficer i policisë gjyqësore, por nëpërmjet rastit t’i kujtojmë, t’i detyrojmë të zbatojnë ligjet në marrëdhëniet me palët në proces. Lidhur me oficerin e policisë gjyqësore ose me prokurorin apo me tjetër kënd, është në vullnetin e personit që që ka qenë i ndaluar për të vazhduar procesin.

    Unë dua të falenderoj edhe shumë kolegë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë mbështetur fuqishëm dhe me telefonata të të menjëhershme që kur ndodhi ngjarja. Duke shprehur mbështetjen dhe suportin dhe shqetësimin njëkohësisht për kolegët e tyre në trajtimin e rastit, por nga rasti edhe trajtimin e problematikës dhe jam shumë i keqardhur nga organet e pushtetit, e drejtuesve të pushtetit gjyqësor, KLP-ja, KLGJ-ja dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që nuk kanë marrë asnjë kontakt, edhe pse i kemi vënë në dijeni në mënyrë zyrtare dhe shumë korrekte, nuk kanë bërë asnjë kontakt. Kjo tregon, kjo tregon plogështinë, kjo tregon inaktivitetin e këtyre organeve, të cilët duhet të riorganizohen dhe i bëj thirrje edhe ata që po merren me me trajtimin e analizës së reformës në drejtësi, të rishikojnë të gjithë strukturat e miratuara.

    Edhe klientët na kanë mbështetur, sepse për ata shtyrja e një seance nuk do të thotë se se rëndohet pozita e tyre.  Atëhere, shiko, unë s’mund të marr përsipër të të them që do bëhet kjo, për arsye sepse unë jam një votë në në në strukturat dhe dhe organet drejtuese të dhomës, por vetëm po them vetëm kaq, që kupa është mbushur dhe po, po qe se do ketë një rast të tillë, po më tepër nga organet drejtuese të sistemit gjyqësor, po ju garantoj që do abandonohen të gjitha proceset dhe për jo për një kohë, jo për një ditë, jo për një javë, po për muaj.

  • Babai i gjyqtares që urdhëroi arrestimin e avokatit Bajrami, i dënuar për korrupsion nga SPAK”

    Babai i gjyqtares që urdhëroi arrestimin e avokatit Bajrami, i dënuar për korrupsion nga SPAK”

    Nga kjo e hënë të gjitha gjyqet në vend janë pezulluar për shkak të grevës së shpallur nga avokatët pas incidentit në sallën e gjyqit të Gjykatës së Elbasanit ku u arrestua avokati Ulian Barjami gjatë ushtrimit të detyrës së mbrojtjes së klientit të tij, Maksim Suçi, pjesë e një grupi personash të arrestuar për armëmbajtje.
    Ai u ndalua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, ku Barjami kundërshtoi provat e paraqitura ndaj klientit dhe deklaroi se do të kallëzonte prokurorin për falsifikim provash.
    Më pas ndërhyri gjyqtarja Megi Strakosha, e cila paralajmëroi avokatin për gjuhën e përdorur në sallë.
    Prokurori interpretoi këtë deklaratë si kanosje dhe kundërshtim ndaj tij, duke kërkuar ndalimin e avokatit.
    Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar arrestimin si të paprecedentë dhe arbitrar, duke theksuar se fjalën e lirë të avokatit gjatë mbrojtjes gjyqësore nuk duhet të trajtohet si shkelje ligjore.
    Ndërkaq këtë të hënë u urdhërua lirimi i avokatit Bajrami pas 48 orësh izolimi të tij në qeli.
    Por Shoqata e Avokatëve Penalistë nën Drejtimin e Kryetarit Av. Saimir Vishaj mësohet se po përgatit një padi ndaj prokurorit dhe gjyqtares që ishin në sallë dhe që prangosën avokatin.
    “Ne kemi 48 orë që ngremë zërin si Shoqata e Avokatëve Penalistë duke e dënuar veprimin e paprecedentë të Policisë së Elbasanit në radhë të parë, dhe të Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
    Nuk ka ndodhur kurrë që në seancë gjyqësore ose jashtë saj, avokati për arsye të mbrojtjes së tij ligjore të arrijë të bëhet me urdhër-ndalimi, apo Ndalim nga ana e Policisë Gjyqësore.
    Ne jemi duke përgatitur një kallëzim si për oficeren e Policisë Gjyqësore, prokurorin dhe për gjyqtaren që ka qenë në seancën gjyqësore.
    Eshtë rast rast i paprecedentë ndërsa të gjithë avokatët kanë kaluar në veprime ekstreme duke bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore për 5 ditë përsa i përket seancave penale.
    Megjithatë, lajm i mirë është lirimi i kolegut tonë sot, i cili është bërë me lirim të menjëhershëm nga Prokuroria e Elbasanit, e cila me këtë lirim shënoi një autogol sa i përket veprimeve të saj të kundërligjshme, sepse lirimi i menjëhershëm tregon që nuk ka fakt penal dhe ndaj avokatit nuk ka asnjë akuzë penale.
    Sot ai është i liruar dhe kjo tregon që veprimet e Prokurorisë ishin amatore, të cilat ndikuan jashtëzakonisht keq mbi të gjithë trupën e avokatëve.
    48 orë të mbash një avokat, t’i heqësh lirinë në mënyrë të jashtëligjshme pëbën vepër penale nga ai prokuror së bashku me gjyqtaren dhe me oficeren e Policisë Gjyqësore, ku ne si Shoqatë së shpejti do të paraqesim një kallëzim ndaj tyre për “Shpërdorim detyre”, pezullim nga të gjitha veprimtaritë qoftë të OPGJ-së, prokurorit dhe gjyqtares, e cila ka kërcënuar ajo avokatin për ta nxjerrë jashtë nga seanca për të marrë një avokat kryesisht.
    Madje, mua më vjen keq për gjyqtaren, e cila ka babanë e saj të dënuar nga SPAK-u mbi 3 vjet për korrupsion dhe vazhdon të jetë në Gjykatë.
    Ne duhet të analizojmë sot që të jesh prokuror apo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë duhet të jesh në radhë të parë njeri me integritet dhe profesionalizëm, por edhe familja duhet të jetë një familje që ka besim në një masë të gjerë.
    Por ti të gjykosh në Gjykatë me babanë të dënuar, pë mendimin tim kjo nuk shkon”, u shpreh ndër të tjera kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj gjatë intervistës së dhënë mbrëmjen e sotme në “Ora News”.
    Rrethanat e Faktit:
    Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.
    Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
    Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.
    Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”
    Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.
    Seanca vijoi e qetë dhe përfundoi normalisht, pa asnjë debat apo diskutim mes palëve.
    Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe, me sa duket, ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, me qëllimin në vetvete për ta arrestuar, ashtu siç deklaroi në seancë.
    Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot, më datë 18.10.2025, në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke i thënë në telefon fillimisht se duhej të jepte vetëm disa sqarime.
    Pas shumë orësh i mbajtur në komisariat, në orët e pasdites, rreth 15:00 – 15:30, punonjësja e policisë Zmeralda Mehilli ndalon me iniciativë avokatin Barjami si të dyshuar për veprat penale:
    •             “Kanosja për shkak të detyrës”,
    •             “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe
    •             “Kanosja e gjyqtarit”,
    pasi, sipas saj, ka kërcënuar prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore.
    Procesverbali është shkruar dhe nënshkruar nga OPGj-ja Mehilli, sikur është kryer shumë kohë më pas, në orën 17:40, ndërkohë që ndalimi realisht është kryer në orën 15:00.

  • “Çfarë ka me mua ky”/ Avokati i arrestuar flet për herë të parë pas lirimit: Ja e vërteta që tronditi sallën e gjyqit

    “Çfarë ka me mua ky”/ Avokati i arrestuar flet për herë të parë pas lirimit: Ja e vërteta që tronditi sallën e gjyqit

    Avokati Ulian Barjami thotë se nuk ka përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale ndaj prokurorit gjatë seancës gjyqësore në Elbasan.
    Në një komunikim me gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, Barjami tha se ishte prokurori ai që “e mori personale” dhe u shpreh në sallën e gjyqit duke thënë “unë do e arrestoj” për të.
    “Nuk kam përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo fjalë jo –profesionale. Kur u hapën pamjet filmike u kuptua se kishte mospërputhje. Kishte pasaktësi për atë çfarë ishte raportuar. Prokurori ka përdorur shprehjen “unë do ta arrestoj”, mesa duket e ka marrë personale. Veprimet e mija ishin ligjore”, deklaroi Barjami.
    Avokati më pas shpjegoi se si ishte ndaluar me iniciativë të oficeres së policisë gjyqësore, një procedurë që sipas tij është e paligjshme.
    “Unë jam thirrur të nesërmen nga oficerja e policisë gjyqësore, deri në atë moment nuk ka patur asnjë kallëzim. Më ka thirrur dhe më ka thënë dua të të takoj lidhur me një sqarim. Dua të sqaroj se kush ka qenë ideja apo kuptimi i kësaj shprehjeje. E sqarova për atë kuptim që kishte realisht.
    Pastaj u largova dhe më ka komunikuar dhe më ka thënë do të të ndaloj me një urdhër. Është praktikë e paligjshme, arrestimi me nismë të policisë gjyqësore, ndodh vetëm në rastin e flagrancës. Ditën e ndalimit më është sekuestruar vetëm telefoni, asgjë tjetër”, u shpreh ai.

  • Flet avokati Ulian Barjami: Ja çfarë  ndodhi në seancë mes meje dhe prokurorit

    Flet avokati Ulian Barjami: Ja çfarë ndodhi në seancë mes meje dhe prokurorit

    Avokati Ulian Barjami mohon përdorimin e fjalëve kërcënuese ndaj prokurorit gjatë seancës gjyqësore në Elbasan.
    Në një intervistë për gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, Barjami tha se deklarata e prokurorit “unë do e arrestoj” u kuptua nga ai si një reagim personal dhe jo si pasojë e sjelljes së tij.
    “Nuk kam përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale. Kur u hapën pamjet filmike, u kuptua se kishte mospërputhje me raportimet. Prokurori duket se e ka marrë personale shprehjen e tij. Veprimet e mia ishin të ligjshme,” tha Barjami.
    Avokati shtoi gjithashtu se ndalimi i tij, i kryer më pas nga një oficere e policisë gjyqësore, ishte një procedurë e paligjshme.
    “U thirrëm të nesërmen për një sqarim. Oficerja më tha se donte të kuptonte kuptimin e deklaratës. E sqarova dhe më pas më njoftuan se do të më ndalonin me një urdhër. Kjo është praktikë e paligjshme, sepse arrestimi me iniciativë të policisë gjyqësore ndodh vetëm në rast flagrante. Ditën e ndalimit më është sekuestruar vetëm telefoni,” tregoi ai.