Tag: gjyqësore

  • Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025-2028

    Dëmshpërblimi për të larguarit nga puna, priten 12 mln euro shpenzime për vendimet në 2025-2028

    Viti 2025 llogaritet të mbyllet me shpenzime për dhënie dëmshpërblimesh për largime apo pushime të padrejta nga puna, me vlerë 284 milionë lekë.
    Për tre vitet e ardhshme, periudhën 2026–2028, parashikohet të shpenzohen edhe 870 mln lekë apo rreth 9 mln euro të tjera për ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për të larguarit nga puna.
    Kjo e çon totalin e faturës së shpenzimeve për periudhën 2025–2028 në rreth 1,1 mld lekë, ose afërsisht 12 mln euro. Të dhënat janë publikuar te “Programi buxhetor afatmesëm 2026-2028, i rishikuar”.
    Për periudhën 2026 deri në 2028 pritet të ekzekutohen detyrimet për 425 vendime gjyqësore me vlerë totale prej 870 mln lekë. Dëmshpërblimi për çdo vendim llogaritet nga 1,9 mln lekë deri në 2,2 mln lekë.
    Për vitin 2026 pritet të ekzekutohen detyrimet për 145 vendime gjyqësore, me një total shpenzimesh me vlerë 300 mln lekë. Kostoja për njësi (për vendim) llogaritet 2.2 mln lekë.
    Shpenzimet për 2027 parashikohen me vlerë 270 mln lekë për ekzekutimin e pagesave të 140 vendimeve gjyqësore. Kostoja për vendim llogaritet 1.9 mln lekë.
    Edhe për vitin 2028 parashikohen të ekzekutohen pagesat për një numër prej 140 vendime të tjera gjyqësore. Totali i shpenzimeve llogaritet 270 mln lekë apo me kosto për njësi prej 1.9 mln lekë.
    Për vitin 2025 Ministri e Financave parashikon të shpenzojë për ekzekutim të detyrimeve për të larguarit nga puna pa të drejtë shumën prej 284 mln lekë, duke e çuar totalin e faturës së shpenzimeve për vitet 2025-2028 në vlerën e 1.1 mld lekëve apo rreth 12 mln euro.
    Për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, janë paguar 13 mld lekë apo rreth 130 mln euro për vitet 2015 deri në 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të dhëna më herët për Monitor.
    Në harkun e 9 viteve të mëparshme, vitet 2015-2023, rezultoi se fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna, të cilët kishin fituar çështjet gjyqësore ishte për vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.
    Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer për ekzekutim të detyrimeve, për të larguarit nga puna nga administrata e qeverisjes qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritet 9,9 mld lekë. Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 mld lekë.
    Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.
    Një ndër arsyet e rritjes së faturës nga viti në vit është stoku i dosjeve të prapambetura, ku sipas avokateve në shumë raste tejkalohet afati i arsyeshëm i gjykimit që është deri në 3 vite.
    Deri në vitin 2023 numri i tyre në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritej prej 23,140 çështje ku 13% e tyre përbën çështje për marrëdhëniet e punës./Monitor

  • GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

    GJKKO e pezulloi nga detyra, nesër seanca gjyqësore për Belinda Ballukun, Gjylin dhe Elezin

    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë ditën e nesërme, 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kreut të ARSHH Gentian Gjylit dhe drejtorit të KESH, Erald Elezi.
    GJKKO njofton se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.
    Gjykata e Posaçme vendosi një ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

    Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Njoftimi i GJKKO 
    Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • GJKKO e pezulloi nga detyra, caktohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    GJKKO e pezulloi nga detyra, caktohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    belinda balluku

    TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar ditën e nesërmem në orën 09:00 për zhvillimin e seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të Belinda Ballukut dhe për verifikim të masave të sigurisë. Po ashtu, në pyetje do të merren edhe dy vartësit e saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
    “Përshëndetje të gjithëve! Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, për të cilën Gjykata vendosi dhe masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Përveç saj Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare, Erald Elezi. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se përveç tenderit për tunelin e Llogarasë, Balluku dhe vartësit e saj janë marrë nën hetim dhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky tender me vlerë 19 milionë euro, është fituar nga bashkimi i operatorëve “Alko Impleks General Construction” shpk dhe “2 T” shpk.
    GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të pezulluar Ballukun nga ushtrimi i funksioneve publike, për shkak se mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku mund të dalë jashtë vendit vetëm me një leje të veçantë që prek rastet e familjarëve dhe të rënda shëndetësore. /ZËRI 

  • Video/ Ndodh edhe kështu, macja në Francë dënohet me arrest shtëpie. Ja arsyeja që e çoi gjykatën në marrjen e vendimit të çuditshëm

    Video/ Ndodh edhe kështu, macja në Francë dënohet me arrest shtëpie. Ja arsyeja që e çoi gjykatën në marrjen e vendimit të çuditshëm

    Një gjykatë në Francë ka marrë një vendim të pazakontë duke vendosur një mace në “arrest shtëpie”, pasi një fqinj u ankua se kafsha hidhej vazhdimisht në kopshtin e tij.

    Pronarja e maces, Dominique Valdes, tha se sjellja endacake e Remit i ka kushtuar deri tani 2,050 euro në gjoba dhe dëmshpërblime, si dhe 800 euro në shpenzime gjyqësore. Vendimi e detyron tashmë macen të mos largohet nga prona e saj.
    Rasti ka ngjallur diskutime në Francë mbi kufijtë e përgjegjësisë së pronarëve të kafshëve shtëpiake dhe vendimet e pazakonta gjyqësore që lidhen me to.
     

    Top Channel

  • Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!

    Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!

    Klevis Qose

    TIRANË- Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, ku njoftoi se në seancat gjyqësore të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk do të jenë më të pranishëm në sallë. 
    Qose: Sa i përket buxhetit për vitin 2026, tavanet buxhetore janë në masën 9.76 miliardë lekë. Kemi një revolucion në sistemin e burgjeve në Repubikën e Shqipërisë, për sistemin dixhital të punës, duke përfshirë edhe risinë për realizimin e seancave gjyqësore me videocall. Të gjitha seancat gjyqësore do të realizohen me videocall, kjo sjelll një përfitim ekonomik dhe kursim ekonomik për shoqërimin e të burgosurve dhe paraburgosurve në seancat gjyqësore, por edhe për pagesat e orëve shtesë.

  • Shtyhet përsëri seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, arsyeja

    Shtyhet përsëri seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, arsyeja

    Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta u shty sërish, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të angazhimit në një proces gjyqësor në Lezhë.
    Gjykata caktoi seancën e radhës për më 27 nëntor, ora 12:30.
    Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
    Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Dosja ‘Meta’/ Sot seanca paraprake, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo

    Dosja ‘Meta’/ Sot seanca paraprake, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo

    Sot zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
    Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
    Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
     

  • “Të majtë e të djathtë”, deputeti i PD paralajmëron politikën: Reforma në drejtësi do u hajë kokën 140 deputetëve që…

    “Të majtë e të djathtë”, deputeti i PD paralajmëron politikën: Reforma në drejtësi do u hajë kokën 140 deputetëve që…

    Deputeti i PD Arjan Ndoja ka bërë një analizë mbi reformën në drejtësi në një emision televziiv, ku u shpreh se reforma që dikur u miratua me 140 vota unanime, sot po kthehet në bumerang për vetë klasën politike shqiptare.
    “Të majtë e të djathtë, 140 deputetët e asaj kohe i kanë bërë gropën vetes. Disa prej tyre madje e kanë ndjerë tashmë këtë në burg,” deklaroi Ndoja, duke shtuar se kjo reformë nuk është realizuar për të rritur efikasitetin e drejtësisë, por për të vendosur kontroll politik mbi institucionet.
    Deputeti theksoi se SPAK ka vetëm 1.39% të çështjeve penale në vend, ndërsa pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë merret me mbi 98% të volumeve gjyqësore. Sipas tij, kjo tregon se pavarësia e institucioneve nuk është forcuar, por përkundrazi ka pësuar rënie të dukshme, shkruan A2 CNN.
    “Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me raportin 9 me 6 nga trupa gjyqësore, sot kemi kaluar në 6 me 5, ndërkohë që kryetari duhet të jetë jashtë trupës gjyqësore. Ai kryetar ka rol kyç, sepse mund të shtyjë, prishë ose bllokojë mbledhje, duke ndikuar direkt në proceset gjyqësore”, argumentoi Ndoja.
    Ai solli në vëmendje edhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit që krijoi komisionin për nismat qytetare dhe kontrollin postlegjislativ, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të cilin e cilësoi si “një nga baballarët e reformës në drejtësi”.
    “Si ka mundësi që pas 10 vitesh nga miratimi, ata që e projektuan reformën po e kontrollojnë sërish? Kjo tregon dështimin e saj si projekt i pavarësisë së drejtësisë”, përfundoi Ndoja.

  • “140 deputetët që votuan Reformën në Drejtësi i kanë bërë gropën vetes”

    “140 deputetët që votuan Reformën në Drejtësi i kanë bërë gropën vetes”

    Deputeti i PD Arjan Ndoja ka bërë një analizë mbi reformën në drejtësi në emisionin Off the Record në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, ku u shpreh se reforma që dikur u miratua me 140 vota unanime, sot po kthehet në bumerang për vetë klasën politike shqiptare.
    “Të majtë e të djathtë, 140 deputetët e asaj kohe i kanë bërë gropën vetes. Disa prej tyre madje e kanë ndjerë tashmë këtë në burg,” deklaroi Ndoja, duke shtuar se kjo reformë nuk është realizuar për të rritur efikasitetin e drejtësisë, por për të vendosur kontroll politik mbi institucionet.
    Deputeti theksoi se SPAK ka vetëm 1.39% të çështjeve penale në vend, ndërsa pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë merret me mbi 98% të volumeve gjyqësore. Sipas tij, kjo tregon se pavarësia e institucioneve nuk është forcuar, por përkundrazi ka pësuar rënie të dukshme, shkruan A2 CNN.
    “Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me raportin 9 me 6 nga trupa gjyqësore, sot kemi kaluar në 6 me 5, ndërkohë që kryetari duhet të jetë jashtë trupës gjyqësore. Ai kryetar ka rol kyç, sepse mund të shtyjë, prishë ose bllokojë mbledhje, duke ndikuar direkt në proceset gjyqësore”, argumentoi Ndoja.
    Ai solli në vëmendje edhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit që krijoi komisionin për nismat qytetare dhe kontrollin postlegjislativ, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të cilin e cilësoi si “një nga baballarët e reformës në drejtësi”.
    “Si ka mundësi që pas 10 vitesh nga miratimi, ata që e projektuan reformën po e kontrollojnë sërish? Kjo tregon dështimin e saj si projekt i pavarësisë së drejtësisë”, përfundoi Ndoja.

  • ‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

    ‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

    Në fjalën e saj në Kuvend, ligjvënësja e opozitës, Erisa Xhixho, pati kritika të forta ndaj reformës në drejtësi, të cilëson e konsideroi një ‘dështim të madh’ që ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut.

    Sipas saj, mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Një nga pikat qendrore të kritikës ishte harta e re gjyqësore, e përshkruar si një ‘dështim i paralajmëruar’ që u miratua, pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e interesit.

    Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe, sipas deputetes, ka vështirësuar aksesin në drejtësi dhe ka rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Gjykata e Apelit në Tiranë është e mbingarkuar me 49,000 dosje, duke funksionuar me më pak se gjysmën e gjyqtarëve të nevojshëm, pa infrastrukturë dhe pa sigurinë e duhur. Si një simptomë alarmante e këtij kolapsi, Xhixho përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në sallën e kësaj gjykate, duke e parë si treguesin më të qartë të mungesës së sigurisë në institucionet ku duhet të garantohet ligji.

    Duke u mbështetur në statistika, ajo theksoi se Shqipëria ka numrin më të ulët të gjyqtarëve për 100 mijë banorë në Evropë dhe rajon, vetëm 9.8, krahasuar me mesataren e BE-së prej 21.9. Kjo ka çuar në një grumbull prej mbi 200,000 çështjesh të pashqyrtuara, ndërsa kohëzgjatja e një procesi gjyqësor është rritur nga 4 vjet para reformës në 12 deri në 16 vjet aktualisht.

    Duke cituar edhe raportin e ‘World Justice Project’, Xhixho e vuri theksin edhe te rënia drastike e Shqipërisë në treguesit e sundimit të ligjit. Deputetja hodhi akuza të forta për ‘kapje të sistemit’, duke argumentuar se zbatimi i reformës, duke filluar nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, ishte projektuar për të siguruar kontroll politik.

    Ajo kritikoi ashpër edhe procesin e vetingut, duke vënë në dukje se anëtarë të komisioneve më pas janë emëruar në poste të larta politike dhe gjyqësore, duke konfirmuar paralajmërimet e Komisionit të Venecias për rrezikun e kapjes.

     Në përfundim, deputetja e PL, Bëri thirrje për një ndërhyrje emergjente dhe një analizë të thellë të zbatimit 10-vjeçar të reformës.

    Të nderuar kolegë deputetë, në këto seanca të analizimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë,ku po akuzohemi se themi të vërteta për dështimin e madh të reformës në drejtësi, mendoj që ne duhet t’i japim qytetarëve disa përgjigje. Ka apo nuk ka probleme sistemi ynë i drejtësisë? Ka krijuar vështirësi sistemi apo jo reforma në drejtësi? Janë shkurtuar apo janë zgjatur afatet e proceseve gjyqësore? Është rritur apo është ngushtuar aksesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha, është rritur apo është përkeqësuar besimi i publikut tek drejtësia?

    Në fakt ka një të vërtetë të madhe. Shqiptarët e kanë humbur besimin, sepse drejtësia nuk funksionon. Sot mbi 90% e qytetarëve nuk marrin dot shërbim në gjykata e ju më flisni për funksionimin të sistemit të drejtësisë. Kemi përpara prova të qarta se si reforma jo vetëm nuk e bëri funksionale drejtësinë, por e paralizoi atë dhe e dobësoi sistemin në tërësi. Harta e re gjyqësore ishte një dështim i paralajmëruar. Kam qenë në këtë sallë kur kam kundërshtuar me forcë atë hartë gjyqësore, e cila u kundërshtua nga Dhoma e Avokatëve, nga Komiteti i Helsinkit, por nuk u dëgjua dhe me forcën e kartonit kaluat një hartë që rrënoi përfundimisht sistemin.

    Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe e bëri akoma më të vështirë për qytetarët aksesin në drejtësi, ndërkohë që rriti kostot për të gjithë qytetarët që detyrohen t’i drejtohen vetëm Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot që flasim, 49 mijë dosje në Apel. Kjo gjykatë sot është pa infrastrukturë, është pa siguri dhe me mungesë të thellë gjyqtarësh. Nga 78 gjyqtarë që ka organika, ka efektiv vetëm 31 gjyqtarë. E rezultati i gjithë kësaj, qytetarë që udhëtojnë me kilometra e qindra kilometra për të kërkuar drejtësi dhe përballen me vonesa të pafundme, me kosto të shtuara, me sfilitje në dyert e drejtësisë.

    Tronditja e sistemit nuk është statistikë, por tragjedi. Ngjarja e rëndë e aktit terrorist në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë është tregues i kolapsit të sistemit, i mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë, atje ku supozohet se duhet të jesh më i sigurt se kudo. Ky akt i paprecedent është sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe dëshmi e dështimit të sistemit. Por problemet janë edhe më thelbësore dhe me ndikim afatgjatë në jetën e mijëra qytetarëve.