Tag: gjyqësore

  • Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen: Nuk kam ndonjë gjë të keqe

    Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen: Nuk kam ndonjë gjë të keqe

    Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masë e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. E pyetur nga gazetarët pse ishte veshur me rroba të zeza, Kryemadhi theksoi se nuk ka ndonjë gjë të keqe.
    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.
    Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
    Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen

    Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen

    Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masë e sigurisë “detyrim paraqitje”. Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. E pyetur nga gazetarët pse ishte veshur me rroba të zeza, Kryemadhi theksoi se nuk ka ndonjë gjë të keqe.

    “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

    Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

    Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

  • Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy oficerëve, SPAK njoftim zyrtar: U mor ryshfet në një aksident

    Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy oficerëve, SPAK njoftim zyrtar: U mor ryshfet në një aksident

    Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e shefit të komisariatit të policisë Rrugore Tiranë Roven Zeka, shefit të oficerëve të policisë gjyqësore në këtë komisariat, Sokol Novaku dhe oficeri i policisë gjyqësore në rrugoren e kryeqytetit Edison Tabaku.
    Njoftimi:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023. Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)
    Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)
    Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.
    Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit. Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

  • Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Veprimtaria e nëpunësve civilë gjyqësorë do të vlerësohet periodikisht çdo vit, në përputhje me rregulloren e re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

    Sipas vendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë” të botuar në Fletoren Zyrtare, vlerësimi fillon nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, ndërsa nëpunësit në periudhë prove do të vlerësohen dy herë në vit.
    Rregullorja për vlerësimin periodik do të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë, përfshirë: kancelarin; këshilltarin ligjor jo magjistrat në Gjykatën e Lartë; ndihmësin ligjor në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit; kryesekretarin; sekretarin gjyqësor; nëpunësit e financës dhe buxhetit; nëpunësit që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit; nëpunësit e burimeve njerëzore; nëpunësit e prokurimeve; nëpunësit e teknologjisë së informacionit; nëpunësit e statistikave gjyqësore; nëpunësit e protokoll-arkivit dhe nëpunësit e marrëdhënieve me publikun, jashtë dhe median.
    Sipas rregullores procesi i vlerësimit të veprimtarisë, i cili përfshin disa burime: a) formulari i vetëvlerësimit, b) mendimi me shkrim i eprorit, c) mendimi me shkrim i kolegjit ose trupit gjykues, d) dhe dosja personale e nëpunësit civil gjyqësor.

    Në këtë proces, nëpunësi civil gjyqësor kryen një vetëvlerësim sipas formularit standard të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëpërmjet këtij formulari ai/ajo: vlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve të caktuara, përshkruan shkallën e arritjes së objektivave duke sqaruar arsyetimi, identifikon nevojat për trajnim dhe masat për zhvillim profesional, sugjeron masa për avancimin e tij/saj profesional, dhe identifikon dobësitë dhe përparësitë lidhur me çdo kriter.
    Pas plotësimit të formularit të vetëvlerësimit dhe mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, këto materiale paraqiten kryetarit të gjykatës brenda dy javëve nga data e njoftimit për fillimin e procesit. Më pas, kryetari i gjykatës harton projektraportin e vlerësimit brenda katër javëve.
    Procesi siguron gjithashtu të drejtën e nëpunësit për akses në dosjen e vlerësimit dhe për të kundërshtuar me shkrim projektraportin brenda dy javëve nga marrja e tij. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe mirëmbajtjen e standardeve profesionale në institucionin gjyqësor.
    Ky hap rregullator shërben për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe të rregullt të veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë dhe për të garantuar që standardet e punës në sektor të rëndësishëm si ky të mbeten të larta, duke kontribuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të funksionimit gjyqësor./Monitor 

  • Shpërdoroi detyrën, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

    Shpërdoroi detyrën, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është pezulluar nga posti me kërkesë të Prokurorisë së Beratit.
    Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me ligjin.
    “Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.
    Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.
    “Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

  • Gjykata e Apelit mbushur me dosje që duan vite të shqyrtohen. Janë 26 gjyqtarë, nga 78 që është organika

    Gjykata e Apelit mbushur me dosje që duan vite të shqyrtohen. Janë 26 gjyqtarë, nga 78 që është organika

    “Harta e re Gjyqësore e miratuar në vitin 2023 synoi ekuilibrimin e ngarkesës në gjykata, si edhe unifikimin e cilësisë së shërbimeve në të gjithë territorin e Republikës. Por, zbatimi i saj është larg qëllimit kryesor që pati reforma”, thotë Gjykata e Apelit në dokumentin për aktivitetin e saj gjatë vitit të kaluar.
    Raporti bën një zbërthim të detajuar të ngarkesës së gjykatës së vetme të shkallës së dytë, ku panorama jepet me nota tejet pesimiste.

    Në fund të vitit 2024, Gjykata e Apelit e Jurdiksionit të Përgjithshëm kishte rreth 41.700 dosje të pashqyrtuara. Nga këto mbi 28 mijë janë të natyrës civile dhe mbi 13.500 janë penale.
    Gjykata e Apelit pranon se ajo, jo vetëm që nuk arrin të reduktojë stokun e çështjeve të prapambetura, por vijon të rrisë atë.
    Referuar të dhënave statistikore, rezulton se shqyrtimi i një çështje civile në Gjykatën e Apelit kërkon mesatarisht 2683 ditësh nga regjistrimi, ose pas rreth 7.3 vitesh. Ndërkohë, një çështje penale kërkon mesatarisht rreth 2.4 vite për shqyrtim.
    Nëse shihen me detaje, aktualisht në Gjykatën e Apelit janë mbi 2100 dosje ende të pashqyrtuara, të cilat janë regjistruar prej më shumë se 5 vite më parë.
    Gjykata e Apelit thekson në Raportin Vjetor se trupa aktuale po përpiqet që të evadojë sa më shumë dosje gjyqësore. Megjithatë, në situatën aktuale, duket se gjithçka është e pamundur.
    Gjykata e Apelit ka në detyrë 26 gjyqtarë, nga 78 që është organika. Pra, në këtë gjykatë mungojnë rreth 70 përqind e trupës së gjyqtarëve të nevojshëm, duke sjellë një kolaps thuajse të plotë në funksionimin e saj.
    Gjykata e Apelit kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Parlamenti, qeveria dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të ndërmarrë nismat e nevojshme ligjore dhe infrastrukturore, me qëllim zbutjen e kolapsit dhe dhënien më të shpejtë të drejtësisë.
    Qeveria e Ramës dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor miratuan në vitin 2023 atë që e quajtën Harta e re Gjyqësore, e cila, sipas tyre, do të tejkalonte ngërçin e krijuar pas vakancave të shumta, të krijuara nga aplikimi i procesit të vetting-ut me standarde të dyshimta.
    Harta e re gjyqësore u kundërshtua fuqishëm nga profesionistët e ligjit, ndër të cilët Avokatët bojkotuan për ditë të tëra proceset gjyqësore. Megjithatë, Harta Gjyqësore hyri në fuqi dhe tashmë, zbatimi i saj rezulton të jetë një dështim i plotë.

  • ‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët, seanca shtyhet për nesër

    ‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët, seanca shtyhet për nesër

    Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se disa media kanë insinuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.
    Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
    “I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.
    Seanca gjyqësore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.
    Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.
     

  • ‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët: Më kanë prekur në familje!

    ‘Plumbi i artë’, Erjon Alibej ‘kërcënon’ gazetarët: Më kanë prekur në familje!

    Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se disa media kanë insinuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.
    Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
    “I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë”, u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.
    Seanca gjyqësore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.
    Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Seanca gjyqësore ndaj kreut të PD, Sali Berisha është shtyrë këtë të premte.

    Shkaku, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha është se mungonte avokati Klodian Skenderaj.
    Seanca e radhës do të mbahet më 11 prill ora 09:30.

    Top Channel

  • ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    Profesori spanjoll i së drejtës bën kritika të forta për boshllëqet pas vetingut, dosjet e prapambetura dhe hartën e re gjyqësore

    Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri, Joaquín Urías ka bërë një analizë të gjatë të asaj që ka ndodhur me sistemin gjyqësor pas reformës në drejtësi. Në një artikull të botuar në blogun juridik “Verfassungsblog” dhe LAPSI.al e sjell më poshtë të plotë, profesori spanjoll shkruan se si reforma në drejtësi po dështon të japë drejtësi për qytetarët e thjeshtë.

    Urías nënvizon se reformat kushtetuese ishin të nevojshme për Shqipërinë, por procesi i Vettingut e ka lënë sistemin gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas tij, mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimi për korrupsion në gjyqësor te shqetësimi i mungesës së efiçencës.

    Ai shkruan se në fillim të procesit të vetingut kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë, por në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut ky afat është rritur në 1250 ditë.

    Një tjetër shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët sipas tij hezitojnë të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.Kritika të forta bëhen për rishpërndarjen e gjykatave që privojnë qytetarët e zonave të thella nga sistemi i drejtësisë. Të gabuar ai e sheh edhe vendimin për trajnuar pak gjyqtarë kur vendi ka nevojë për shumë më shumë.

    ANALIZA E PLOTË

    Nga prapambetja në dështim

    Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të greminës

    Komisioni i Vettingut në Shqipërisë përfundoi së fundmi mandatin e tij, duke shënuar një moment kyç në përpjekjen për reformën në drejtësi në vend. Që nga viti 2016, Shqipëria ka miratuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese që synojnë reforma gjithëpërfshirëse. Këto përfshinin ndryshime thelbësore në sistemin e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, transferimin e kompetencave nga dega ekzekutive te këshilli i ri gjyqësor, me fokus kryesor te lufta kundër korrupsionit. Rezultatet e këtyre reformave janë tashmë të dukshme, me përmirësime të prekshme në përpjekjet e gjyqësorit kundër korrupsionit. Megjithatë, vetë procesi dhe disa vendime të përkohshme kanë pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor, që tani po kërcënon të dëmtojë rezultatin e reformave nëse nuk merren masa urgjente.

    Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) është një histori suksesi, që i dëshmon Europës dhe popullit shqiptar se mosndëshkimi po i afrohet fundit. Aktakuzat e profilit të lartë, si ato ndaj ish-presidentit të vendit dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, tregojnë se askush nuk është jashtë mbikëqyrjes dhe juridiksionit të tyre. Edhe pas disa hezitimeve, qeveria e Edi Ramës më në fund e ka pranuar këtë zbatim rigoroz të shtetit të së drejtës si një hap pozitiv drejt afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

    Procesi i Vettingut: Një përrallë fitoreje me një paralajmërim

    Për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, vendi zbatoi një proces rivlerësimi të rreptë të njohur si vetting për të verifikuar, ndër të tjera, pasuritë e gjyqtarëve. Kushtetuta e re shqiptare ngriti një organ të ri inspektimi për të hetuar sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve dhe vendosi një sistem kalimtar verifikimi për të kontrolluar integritetin e gjyqësorit.

    Gjithashtu, u krijua një strukturë specifike për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Pavarësisht disa vendimeve të diskutueshme, procesi ka qenë kryesisht transparent dhe efektiv. Rezultati i procesit të vetingut në Shqipëri mbështet dy përfundime kryesore: perceptimi publik për korrupsionin në gjyqësor nuk ishte i pabazuar dhe procesi uli ndjeshëm numrin e gjyqtarëve. Tani duhen përpjekje të konsiderueshme për të adresuar boshllëkun që rezulton. Numri i dosjeve të prapambetura është bërë gjithnjë e më i pamenaxhueshëm, me procedurat gjyqësore që zgjasin më shumë se kurrë, duke rrezikuar kështu besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.Faza e parë e rivlerësimit (faza e apelimit pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2026 dhe disa çështje do të shqyrtohen) përfundoi me rreth 60% të gjyqtarëve shqiptarë që dështuan në procesin e verifikimit të pasurisë. Kjo çoi në shkarkimin ose dorëheqjen paraprake të 207 gjyqtarëve nga 400 gjyqtarë të verifikuar, ndërsa vetëm 165 u konfirmuan në detyrë në të gjithë vendin. Dështimi i procesit të verifikimit të pasurisë nuk nënkupton domosdoshmërisht korrupsion, por numri i lartë i shkarkimeve nënvizon perceptimin e publikut për korrupsionin në gjyqësor. Prandaj, mekanizmi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

    Gjyqësori pa korrupsion që rezulton tani duhet të trajtojë sfidat e lidhura me efikasitetin, thelbësore për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore. Procesi i vetingut e ka lënë gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke bllokuar mundësinë e tij për të kryer funksione thelbësore.

    Situata po ngre shqetësime. Në fillim të procesit të verifikimit, kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë; në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut, ai ishte rritur në 1250 ditë.

    Me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, Shqipëria ka aktualisht rreth 120 000 çështje të pazgjidhura në gjykatat e zakonshme. Disa gjykata administrative, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Drejtësisë, përballen me vonesa ekstreme, ku koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve është 14 vjet e gjysmë. Numri i rekurseve të prapambetur prej 30 mijë çështjesh në Gjykatën e Lartë do të thotë se ankesat mund të kërkojnë më shumë se 12 vjet për t’u zgjidhur, duke mohuar në mënyrë efektive drejtësinë.

    Kërcënimi në rritje i joefikasitetit gjyqësor

    Mosbesimi i publikut te gjyqësori është zhvendosur nga shqetësimet për korrupsion në shqetësimet e joefikasitetit. Rastet e thjeshta, të tilla si certifikatat e trashëgimisë ose divorcet, gjobat ose mosmarrëveshjet për kontratat e qirasë, shpesh vonohen për shumë vite, duke i shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë metoda alternative për zgjidhjen e konflikteve. E drejta e prezumimit të pafajësisë dhe iniciativat për luftimin e kriminalitetit janë në rrezik në çështjet penale.

    Për të adresuar këto çështje, Shqipëria ka miratuar një strategji që përfshin reforma ligjore për të rritur ndërmjetësimin, për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe për të krijuar task-forca të reja specifike brenda gjykatave. Megjithatë, këto masa janë të pamjaftueshme për të trajtuar mungesën urgjente të gjyqtarëve, që arrin në pak më shumë se një pikë në oqean. Mungesa e gjyqtarëve dhe harta e re gjyqësore e miratuar vitin e kaluar do të përjashtojë çdo zgjidhje në një periudhë afatmesme.

    LEXO EDHE: Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

    Situata aktuale është kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve të shkaktuar nga procesi i vetingut. Shqipëria ka rreth 250 gjyqtarë efektivisht në detyrë nga mbi 400 para vettingut. Edhe atëherë, Shqipëria kishte një nga raportet më të ulëta të gjyqtarëve për popullsi midis vendeve të Këshillit të Evropës. Tani, ky raport ka rënë më tej, duke rrezikuar potencialisht efikasitetin e sistemit. Shqipëria ka nevojë për gati dy herë më shumë gjyqtarë për të arritur raportin mesatar të vendeve të Këshillit të Evropës. Vetëm për t’u kthyer në situatën e 7 viteve më parë, do të kërkoheshin më shumë se 150 gjyqtarë të rinj.

    Autoritetet kanë zgjedhur që në vend të rritjes së numrit të gjyqtarëve të rinj, të rishpërndajnë ata ekzistues, duke çuar në mbylljen e shumë gjykatave rajonale. Organet drejtuese të gjyqësorit, me mbështetjen e këshilltarëve të jashtëm, kanë hartuar dhe miratuar një plan të ri të shpërndarjes së gjykatave për Shqipërinë. Ky plan përfshin mbylljen e gjykatave në qytete më të vogla dhe bashkimin e disa të tjerave. Arsyeja pas kësaj ishte shpërndarja e pabarabartë e çështjeve ndërmjet gjykatave, me zonat më pak të populluara që përjetonin ngarkesë shumë më të vogël se Tirana dhe Durrësi.

    Megjithatë, pa rritur numrin e gjyqtarëve, rezultati ka qenë një zgjatje e kohës së përpunimit të çështjeve në të gjitha gjykatat shqiptare. Kjo shpërndarje e re ngre shqetësime serioze në lidhje me aksesin në drejtësi. Ky parim bazë – i përfshirë në nenin 47 të Kartës së BE-së – siguron që në rast të shkeljeve të të drejtave të garantuara me ligj, individët mund të shkojnë përpara një gjykate për të pretenduar se të drejtat e tyre nuk respektohen.

    Kjo tani është veçanërisht e ndërlikuar për individët që jetojnë në zona të largëta, duke marrë parasysh gjeografinë e Shqipërisë, kufizimet e sistemit të saj të transportit publik dhe cilësinë e dobët të rrugëve. Për më tepër, ky ristrukturim u miratua pa ndarjen e nevojshme të fondeve apo infrastrukturës. Për shembull, konsolidimi i 4 gjykatave administrative të shkallës së parë në një gjykatë të vetme në Tiranë ndodhi pa u siguruar hapësira adekuate zyrash për gjyqtarët e emëruar. Sfidat logjistike dhe përpjekjet për riorganizim kanë përkeqësuar vonesat procedurale, duke rezultuar në një ulje të shkallës së vendimeve dhe një numër në rritje të çështjeve të prapambetura.

    Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se magjistratët vendas e shohin pozitivisht shpërndarjen e re, duke vënë në dukje përparimin në karrierë dhe transferimet më afër shtëpisë. Pavarësisht vlerësimit optimist nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe miratimit të tij nga Komisioni i BE-së, sistemi i ri mund të pengojë aksesin në drejtësi për shqiptarët dhe të përkeqësojë besimin në sistemin gjyqësor.

    Harta e re e gjyqësorit propozon një pamje përfundimtare të sistemit me 325 gjyqtarë, 80 më pak se përpara fillimit të procesit të vetingut. Sipas demografisë, për të qenë në mesataren e Këshillit të Evropës duhet të kenë minimumi 450 gjyqtarë. Pavarësisht nevojës së qartë për më shumë gjykata dhe magjistratë për të garantuar sundimin e ligjit, institucionet shqiptare tregojnë përkushtim të dobët për përmirësimin e situatës.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës vendosën së fundmi një kuotë prej vetëm 10 kandidatësh të rinj për vitin e ardhshëm akademik, e pamjaftueshme për të kompensuar ata që largohen për shkak të shkarkimeve apo pensionimit. Ai është shumë më i ulët se kapaciteti i këtij organi trajnues, pasi, për shembull, pas disa muajsh, 45 gjyqtarë do të hyjnë në sistem pas përfundimit të trajnimit të tyre fillestar në këtë shkollë.Në vitin 2025, shkolla pranoi vetëm 10 kandidatë të rinj. Arsyet e ndryshme të brendshme mund të shpjegojnë refuzimin për të rritur numrin e pranimeve të reja. Në çdo rast, një ngurrim i tillë sinjalizon mungesë angazhimi për të ardhmen e vendit.

    Një rrugë sfiduese përpara

    Reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe ripërcaktimin e sistemit. Atyre iu kërkua të rrisnin pavarësinë e institucioneve gjyqësore; megjithatë, mungesa e kontrolleve dhe balancave mund të tregojë se ata kanë rënë në korporatizëm dhe kanë lënë pas dore detyrat e tyre kushtetuese. Ky është veçanërisht një shqetësim për këshillat e lartë, të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.

    Nga ana tjetër, roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i angazhimit të pavarur ndaj reformave. Gjithashtu, fokusi i shtuar në qeverisjen e institucioneve gjyqësore ka sjellë neglizhencë për gjykatat e rregullta. Burimet dhe infrastruktura në dispozicion të këtyre institucioneve janë në kontrast me kushtet e këqija të gjykatave. Gjatë 20 viteve të fundit, për shembull, Shqipëria nuk ka arritur të zbatojë një sistem të unifikuar të menaxhimit të çështjeve

    Në dekadat e fundit, Bashkimi Evropian ka investuar miliona në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, pavarësisht kontributit të konsiderueshëm financiar nga taksapaguesit evropianë – kryesisht në formën e asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të mirëpaguar – ndikimi në jetën e qytetarëve shqiptarë ka qenë minimal.

    Mungesa e një vizioni të qartë për përdorimin e burimeve dhe paaftësia e BE për të vendosur prioritete të qarta dhe efektive kanë pakësuar përfitimet e mundshme të këtij investimi të rëndësishëm, i cili është vendimtar për sigurimin e së ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht, pa një angazhim më të thellë për institucionet e nivelit të lartë gjyqësor, gjyqësori shqiptar mbetet nën standardet e cilësisë dhe efikasitetit që priten nga një anëtar i mundshëm i BE-së dhe që kërkohen nga shoqëria.

    Teksa përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë të lavdërueshme dhe meritojnë njohje, tani është e domosdoshme të fokusohemi në rindërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm dhe funksional. Kjo detyrë është sfiduese dhe të gjitha palët e interesuara duhet të rivlerësojnë rolet e tyre për të siguruar sundimin e ligjit në vend. Rreziku që Shqipëria të bëhet një shtet i dështuar nuk mund të thuhet ende në mënyrë përfundimtare. ©Përshtati në shqip LAPSI.al