Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi sot një dokument të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili sipas tij, “rrëzon akuzën ndaj presidentit të PL-së Ilir Meta për lobim në SHBA”.
Përmes një deklarate për medie, Blushi u shpreh se “tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të Metës apo LSI-së prej 1 milion dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit”.
“Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes ‘Dorelita Limited’ dhe ‘McKeon Group’ janë kryer nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Ilir Metës, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së”, u shpreh Blushi.
Blushi theksoi se “ky konstatim është zyrtarisht i pranuar edhe nga vetë SPAK në faqen 12, duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të Metës në këtë çështje”.
“SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen se: ‘Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me ‘McKEON Group’, nëpërmjet ‘Dorelita Limited’, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Metës në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 nëntor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis ‘Dorelita Limited’ dhe ‘McCeon Group’ janë paguar nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si kryetar i saj’”, shprehet Blushi.
Blushi theksoi se “ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi pasur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit ‘Mother Jones’”.
Blushi nënvizoi se është e padiskutueshme që gjatë kohës që Ilir Meta ka qenë kryetar i LSI-së, çdo veprim ka qenë i ligjshëm, është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.
Tag: gjyqësore
-

Blushi: Bie zyrtarisht akuza ndaj Metës për lobimin 1 milion USD për foto me Trump
-

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me ndërhyrje të paligjshme në një procedim penal për tentativë vrasjeje në Dibër.
Në qendër të hetimeve është ngjarja e ndodhur më 10 janar 2020 në fshatin Herbel të Dibrës, ku shtetasi Albi Fejzullai akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Elton Lleshi.
Sipas SPAK, pas ndalimit të autorit, disa persona kanë ndërhyrë për të ndikuar në hetim. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergest Dobi, dyshohet se ka marrë para në mënyrë të përsëritur nga shtetasit Irfan Fejzullai dhe Bledar Hoxha, me qëllim favorizimin e autorit të dyshuar.
Gjithashtu, Bledar Hoxha akuzohet se ka ndërhyrë për të organizuar një marrëveshje pajtimi mes autorit dhe viktimës, në këmbim të pagesës. Ndërkohë, Ergest Dobi, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, dyshohet se ka fshehur prova, ka ndërprerë përgjimet pa autorizim dhe ka manipuluar veprime hetimore.
Në listën e të pandehurve është edhe shtetasi Irfan Fejzullai, i afërm i autorit të dyshuar, i cili akuzohet për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë.
SPAK thotë se veprimet e këtyre personave kanë pasur për qëllim shmangien e ndëshkimit penal për autorin e krimit dhe kanë cenuar rëndë integritetin e hetimit.
Tashmë, dosja i është kaluar për gjykim Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Të pandehurit në këtë çështje janë:Shuaip Cami (1960), ish-oficer i policisë gjyqësore në Dibër, akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,
Flamur Kurti (1962), banues në Tiranë, i akuzuar për “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë”,
Fluturim Bajrami (1975), banues në Itali, akuzohet për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
Aldo Puca (1980), ish-oficer i policisë gjyqësore, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”. -

Dosja “Gërdeci”/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore ndaj Mediut, zbulohet arsyeja
Fatmir Mediu
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për datë 18 qershor në orën 14:00 seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, është bërë mungesa e ish-ministrit. Ky i fundit ka njoftuar se ndodhet në një udhëtim jashtë vendit. Ndaj në këto kushte, takimi i radhës me drejtësinë është lënë më 18 qershor, ora 14.00.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Basha merr një fitore ndaj Ramës, gjykata rrëzon kryeministrin: E pabazuar në prova
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën për shpifje dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë, për një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018.
Pasi shqyrtoi të dhënat, gjykata vendosi të rrëzoi padinë si të pabazuar në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.
Ky vendim i gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditësh.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt:
“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.
Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.
Për këto arsye, Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile vendosi rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova”- thuhet në njoftim. -

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryeministri, Edi Rama kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.
Përmes një njoftimi zyrtar, gjykata thekson se padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit.
Kujtojmë se në padi, Rama kërkonte që Basha ta demshpërblente kryesocialistin me vlerën e 1 milionë lekë si gjobë, si pasojë e thënieve të pavërtëta të bërë në 22 tetor 2018, shkruan tvklan.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës:
Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt:
“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.
Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,PËR KËTO ARSYE;Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës CivileV E N D O S I:Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025“, njofton Gjykata e Tiranës. -

Ministri Hasani nga Greqia: Përfundimi i negociatave teknike me BE-në deri në vitin 2027
Në një intervistë ekskluzive për Euronews në Greqi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka theksuar rëndësinë e reformës gjyqësore si një prej hapave më të rëndësishëm që ka ndërmarrë vendi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
– Advertisement –
Sipas Hasanit, reforma ka qenë një pikë kyçe për ndërtimin e besimit të qytetarëve shqiptarë dhe se është një shembull i rëndësishëm për vendet e tjera të Ballkanit.
Duke folur për angazhimin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat teknike deri në vitin 2027 dhe për të arritur anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, Hasani nënvizoi konsensusin e gjerë që ekziston në Shqipëri për procesin e integrimit.
Gjatë vizitës së tij në Greqi, Hasani e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe pozitive me shtetin fqinj, duke theksuar se është e domosdoshme që të kalohen mbi sfidat e kaluara dhe të forcohen bashkëpunimet mes dy vendeve.
“Reforma gjyqësore ka qenë gurthemeli në ndryshimin e të gjithë perceptimit të realiteteve me të cilat përballemi. Reforma gjyqësore i ka sjellë shpresë popullit tonë. Reforma gjyqësore ka krijuar mjedisin e nevojshëm për investime të vazhdueshme në një vend që nuk kishte bërë ndonjë reformë të rëndësishme si kjo që nga pavarësia e tij”, thotë Igli Hasani për euronews, duke theksuar se “me reformën gjyqësore, ne jemi i vetmi vend kandidat që ka krijuar një mekanizëm të tillë të kësaj klase të re gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët shpresojmë se do të japin një shembull të mirë për të tjerët. Qëllimi ynë është të vazhdojmë këto reforma, iniciativa kundër korrupsionit duhet të jetë në thelb të punës sonë dhe mezi pres që parlamenti i ri që doli nga zgjedhjet dy javë më parë në Shqipëri të vazhdojë këto reforma.”
Shqipëria aspiron të përfundojë negociatat teknike deri në vitin 2027, të pasuara nga negociatat politike dhe të bëhet anëtare e plotë e BE-së në vitin 2030.
Duke folur për euronews, ai thotë gjithashtu se në vendin e tij ka konsensus të gjerë për reformat që janë duke u zhvilluar, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga sistemi politik.
“93 deri në 95% e shqiptarëve besojnë në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian si një rrugë pozitive. Unë them 93 deri në 95%, varësisht nga kompania e sondazheve. Në Shqipëri, nuk ka të zgjedhur në parlament ose në qeveritë lokale që nuk mendojnë në këtë mënyrë. Ne kemi konsensus të plotë. I vetmi presion që kemi nga opozita është të bëjmë më shumë dhe ta bëjmë më shpejt, gjë që po e bëjmë. Ne jemi një nga ato përvoja unike ku ka konsensus të gjerë në të gjithë spektrin politik dhe shumica absolute e popullit është për anëtarësim në BE”, thekson z. Hasani.
Pas një periudhe dyvjeçare të trazuar për shkak të çështjes Beleris, Athina dhe Tirana u zotuan të forcojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe gjatë vizitës së Ministrit të ri të Jashtëm të fqinjit, Igli Hasani, në Athinë, dy javë pas zgjedhjeve në Shqipëri dhe rinovimit të mandatit të Edi Ramës. Gjatë deklaratave të përbashkëta në Ministrinë e Jashtme, Giorgos Gerapetritis tha se “hijet që kanë tronditur marrëdhëniet e dy vendeve duhet të zhduken”.
“Marrëdhëniet greko-shqiptare janë shumë të rëndësishme. Ne jemi dy vende, dy popuj, dy shoqëri që kanë jetuar për shekuj, madje mijëvjeçarë, pranë njëri-tjetrit. Dhe ne duhet ta kultivojmë këtë marrëdhënie në një mënyrë pozitive. Dhe jam vërtet i lumtur që kam një homolog që është i përkushtuar për këtë, që është i gatshëm ta bëjë këtë. Dhe, ne jemi dy ministra që do të përmbushin mundësinë e të paturit dhe vazhdimit të axhendës pozitive midis dy vendeve tona vëllazërore. Ne kemi kaluar shumë vështirësi në të kaluarën, jo vështirësi midis nesh, por së bashku. Dhe të gjitha sfidat e së kaluarës tani duhet të bëhen mundësi që do të sjellin perspektivat e angazhimit tonë në të njëjtin drejtim, pra, Shqipëria, me Greqinë që është anëtare e së njëjtës familje”, thekson z. Hasani. -

P. Diddy dhe proceset e tij gjyqësore; Ja çfarë dihet deri tani
Reperi i njohur P. Diddy i cili po përballet me akuza të mëdha, rrezikon burgim të përjetshëm.
Ish-punonjësit e tij kanë dëshmuar se Diddy ishte i dhunshëm, kontrollues dhe i paparashikueshëm. Prokurorët kanë paraqitur dëshmi për abuzim të vazhdueshëm fizik e seksual ndaj ish-partneres Cassie dhe për përfshirjen e saj në akte seksuale të paguara, të njohura si “freak-offs”.
Diddy i mohon të gjitha akuzat, ndërsa avokatët e tij kanë pranuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj grave, por nuk ka kryer trafikim seksual apo krime të organizuara.
Ndërkohë, mbështetësit e tij kanë shkaktuar kaos në sallat ndihmëse të gjykatës, duke ndërprerë dëshmitë dhe përkrahur me zë avokatët e Diddy-t, sjellje që bie ndesh me rregullat e qetësisë në ambiente gjyqësore. Procesi nuk transmetohet për shkak të ndalimit të kamerave në gjykatat federale.
Procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në fillim të korrikut, me dëshmi të tjera të rëndësishme në pritje.
-

Pa kushte sigurie/ Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën
Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale.
“Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, ku vetëm njëra është penale me kafaz për të pandehurin, ndërsa dy të tjerat janë në përmasat e një zyre të përshtatura si salla,” thotë Shkëlzen Mulosmani, kancelar në gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Gjykata dhe Prokuroria e Kukësit u vendosën në ndërtesën e ish-Komitetit të Partisë së Punës pas viteve ’90, duke u adaptuar në njëfarë mënyre, por pa mundur të kryejnë funksionin e vet si institucione bashkëkohore. Përgjatë tre dekadave, godina nuk ka pasur asnjë investim serioz.
Mulosmani thotë se problemet janë të njohura dhe janë përmendur edhe në raportin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore të vendit, por përtej konstatimit, planet për përmirësimin e kushteve kanë ngecur.
“Gjykata e ndan hapësirën e saj me prokurorinë e rrethit, arkivin qendror, përmbarimin dhe bashkinë. Aktualisht, ndërtesa e gjykatës nuk i përmbush standardet e projektimit që lidhen me sigurinë dhe/ose shmangien e komunikimit ex-parte (pra, hyrje dhe dalje të dedikuara për personelin e gjykatës, palët dhe/ose të paraburgosurit)”, thuhet në raportin e KLGJ-së në vitin 2022.
Faza e dytë e hartës së re gjyqësore, që shkriu gjykatën e Tropojës me Kukësin, u implementua më 1 maj të vitit 2023, por dy vjet më vonë problemet e infrastrukturës nuk duket se janë zgjidhur.
Përkundrazi, zbatimi i hartës së re gjyqësore ka shtuar telashet për funksionimin e Gjykatës së Kukësit e cila përballet me mungesë të hapësirave, infrastrukturë të papërshtatshme dhe kapacitete të pamjaftueshme për numrin në rritje të çështjeve dhe stafit pas bashkimit me Gjykatën e Tropojës.
“Situata është shumë e rëndë, nuk ka si shkon më keq,” tha për BIRN avokati Ilir Nerguti, duke theksuar se nuk ka kushte sigurie për viktimat.
“Në shumicën e rasteve qëndrojnë ngjitur i pandehuri me viktimën,” shtoi ai.
Sipas Nergutit, autoritetet përgjegjëse justifikohen me tranzicionin në drejtësi. “Reforma në drejtësi është në një situatë tranzitore është justifikimi I autoriteteve përgjegjëse . Është premtuar se do ketë zgjerim të ambjenteve, po ky muhabet është që prej 15 vitesh”, shtoi Nerguti.
Zyrtarët e gjykatës së Kukësit thonë se i kanë kërkuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë së Kukësit, kjo sipas tyre do mund të zgjidhte problemet për mjedise.
“I kemi propozuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë. Kemi informacione se KLGJ-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë në negociata për këtë qëllim, megjithatë për të kryer këtë adaptim kërkohen shumë investime,” thotë Mulosmani.
Problemet sipas Mulosmanit shkojnë përtej dëshirave, pasi institucionet e reja të drejtësisë, në rastin konkret edhe KLGJ-ja, pavarësisht se janë ngritur prej një dekade nuk kanë mjaftueshëm autonomi në përmirësimin e infrastrukturës. Mulosmani thotë se ky institucion nuk i ka në pronësi godinat e gjykatave në të gjithë vendin.
“Pengesë tjetër në hartën e re gjyqësore janë pronësitë e gjykatave, ku ato ende janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa KLGJ-ja veçse i ka në administrim. Për të kryer një investim sado të vogël në këto ambiente duhet një mori procedurash burokratike,”shtoi ai.
Pavarësisht reformave institucionale të ndërmarra prej më shumë se një dekade, mungesa e burimeve financiare dhe standardet e sigurisë dhe shërbimit vijojnë të pengojnë ofrimin e drejtësisë në kushte dinjitoze për qytetarët dhe palët në proces.
“Ka më shumë se dy vjet që në ndërtesën ekzistuese të gjykatës së Kukësit është bashkuar edhe gjykata e Tropojës, por megjithëse gati është dyfishuar numri i zyrtarëve, ambientet janë të njëjta. Jemi në procedurë me KLGJ-në për rregullimin e ambienteve, por ato gjithsesi janë të pamjaftueshme dhe kjo nuk është një zgjidhje”, thotë për “BIRN” kancelari i kësaj gjykate Shkëlzen Mulosmani.
Sipas Mulosmanit, ambientet e kësaj gjykate nuk i plotësojnë kushtet që kërkon harta e re gjyqësore. “Përmes një dere hyjnë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, të pandehurit dhe familjarët e tyre. Me këtë rast shkelen edhe të drejtat e të pandehurit përsa i përket prezumimit të pafajësisë, ku mund të fotografohet apo filmohet edhe kur paraqitet për masë sigurie, që nuk lejohet me ligj, ku nuk ka hyrje të veçantë për të pandehurit,” thotë Mulosmani.
Një problem tjetër është edhe siguria e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe vetë të pandehurve, pasi mungojnë sallat penale në raport me numrin e seancave ditore që zhvillohen në gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës.
Avokati Nerguti thotë se për shkak të mungesës së mjediseve dhe hapësirës ka patur raste ku janë kërcënuar apo sharë avokatët, prokurorët apo edhe gjyqtarët si nga familjarë të të akuzuarve, por edhe nga vetë të akuzuarit.
“ Na shajnë vazhdimisht, pasi jemi shumë afër njeri- tjetrit. Jemi detyruar të rrimë urtë se nuk kemi se çfarë bëjmë,” tha Nerguti.
Harta e re gjyqësore reduktoi në 13 numrin e gjykatave të shkallës së parë dhe në këtë kuadër, dosjet e Tropojës u transferuan në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.
Probleme me infrastrukturën nuk ka vetëm në gjykatën e Kukësit. Apeli i Përgjithshëm i vendosur në kryeqytet, po ashtu vuan nga mungesa e hapësirave dhe trupës së gjyqtarëve./ BIRN -

U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i cili ndodhet në burg që nga shtatori i këtij viti dhe ka kaluar tashmë pothuajse dy të tretat e dënimit të tij, do të ketë në shqyrtim kërkesën për lirimin nga burgu nga ana e Gjykatës së Fierit.
Vendimi për lirimin e tij pritet të merret pas shqyrtimit të kallëzimit të ri dhe dokumentacionit përkatës nga autoritetet gjyqësore.
Mbetet në pritje data e seancës gjyqësore ku do të shqyrtohet kjo kërkesë.
