Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, të ngarkuar nga Prokuroria e Vlorës, kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së qytetit. Prej orës 12:00, ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje të rëndësishme që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit dhe procedurave të ndjekura.
Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që lidhet me hetime mbi lejet e ndërtimit dhe zhvillimin urban në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të siguruara per Report TV, po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.
Burimet bëjnë me dije se ky hetim do të shtrihet përtej ndërtuesve dhe do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të Kadastrës, për të verifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo ndërhyrje të drejtpërdrejta në kontratat midis ndërtuesit dhe vlerësuesve të pronës.
Për arsye konfidencialiteti dhe ruajtjeje të integritetit të hetimeve, nuk bëhen të ditur emrat e ndërtuesve apo oficerëve të përfshirë në këtë fazë.
Tag: gjyqësore
-

Tre oficerë të Policisë Gjyqësore ‘zbarkojnë’ në Kadastrën e Vlorës, hetojnë shitjen e shumëfishtë të disa apartamenteve në një pallat
-

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia. Përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka bërë kërkesë për vendimin e GJK që la në fuqi masën arrest në burg të caktuar ndaj tij.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Monika Kryemadhi janë nën hetim. Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK
-

Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore.
Sali Berisha: Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori. -

Gjykata e Fierit lë në burg drejtuesit e “Bankers Petroleum” për evazion fiskal, avokati i Leonidha Çobos: Ka mbi 10 vite që s’është administrator. Arbitrazhi i dha të drejtë
Një seancë maratonë, që zgjati rreth tetë orë u zhvillua sot në Gjykatën e Fierit në lidhje me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”.
Prokuroria akuzon drejtuesit e saj për shkelje financiare, përfshirë skema mashtruese tatimore, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.
Gjykata vendosi arrest me burg për administratorin aktual të kompanisë, Hongping Xiao, dhe ish-administratorin Leonidha Çobo.
Dy financierë të tjerë u vendosën në arrest shtëpie, ndërsa pesë punonjës të tjerë janë lënë me detyrim paraqitje.
Në kërkim janë shpallur edhe pesë persona të tjerë, shumica shtetas të huaj.
Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimet kanë zgjatur gjashtë muaj dhe janë mbështetur në përgjime dhe vëzhgime në terren.
Akuza thekson se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, duke shmangur pagesën e taksave të fitimit për gati dy dekada.
Prokuroria dyshon për falsifikime dokumentesh dhe transaksione mashtruese me partnerë brenda dhe jashtë vendit.
Të pandehurit kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar pafajësinë e tyre në sallën e gjyqit.
Avokati i Leonidha Çobos në një deklaratë për shtyp theksoi se ai ka mbi 10 vite që nuk është më në administrim të Bankers dhe vendosja e tij në masën ekstreme të paraburgimit për pretendime të pabazuara apo të hetuara më parë, pa u thirrur dhe pyetur asnjëherë nga prokuroria, është jo vetëm e pabazuar ligjërisht, por në shkelje të hapur të një procesi të rregullt ligjor.
Çdo pretendim, sipas avokatit lidhur me fshehjen e të ardhurave apo investimeve nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur Çobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqësore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, të cilat konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.
“Z. Leonidha Çobo ka qenë administrator i Bankers për periudhën 2010-2015 dhe e ka kryer detyrën e tij në mënyrën me korrekte të mundshme.
Periudha kohore e hetuar nga prokuroria dhe çdo pretendim, bazohet në raport kontrollet e viteve 2018 e në vijim.
Marrëdhënia e Bankers në shtetin shqiptar, kompaninë Albpetrol sh.a, është e rregulluar me Marrëveshjet Hidrokarbure të vitit 2004, ku është përcaktuar detyrimi i Bankers për kryerjen e investimeve në zhvillimin e aktivitetit.
Çdo pretendim lidhur me fshehjen e të ardhurave apo investimeve të realizuara nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur z. Çobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqësore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, që konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.
Theksojmë se referuar neni 25 të Licensë Marrëveshjes i cili parashikon mënyrën që si zgjidhet mosmarrëveshja mes palëve (eksperte dhe/ose tribunalen e arbitrazh), dhe vendimi është detyrues për palët. Për këtë situatë vetë Gjykata e Arbitrazhit ICC me shkresë zyrtare si akt i njohur i rregullores së ICC ka konfirmuar faktin qe vendimi është detyrues dhe i formës së prerë për palët duke mos patur mjet tjetër ankimi. Edhe pse ka një vendimmarrje të tillë kjo nuk është marrë parasysh nga ana e prokurorisë duke bërë një hetim të dobët dhe periferik pa u thelluar në analizën e situatave financiare dhe gjyqësore të shoqërisë që shfaqin një tjetër situatë ligjore dhe financiare.
Ky qëndrim i gjykatës së arbitrazhit nuk mund të vihet në diskutim nga asnjë trupë gjyqësore shqiptare, civile, administrative apo qoftë edhe penale pasi çështjet e arbitrazhit nuk vihen në diskutim nga ligji procedurial civil kombëtarë dhe as janë pjesë e juridiksionit shqiptarë sa kohë palët me vullnet të lirë që në lidhjen e marrëveshjes vendosin një gjykatë të posaçme për zgjidhjen e çështjeve të tyre në rast mosmarrëveshjeve. Përndryshe përmbyset rendi juridik i së drejtës ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon duke lënë pa fuqi normat detyruese dhe për pasojë krimin e paligjshmërisë.
Për më tepër, duke qenë një shoqëri e listuar deri në 2016 në bursën e Torontos dhe të Londrës, dhe duke zbatuar rregullat më të mira drejtuese të shoqërisë për transparencë ndaj aksionarëve, është audituar nga shoqëri ndërkombëtare, në funksion të performancës ekonomike, mbikëqyrur nga Bordi Drejtues.
Po kështu, z. Çobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2016, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit.
Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.
Ky procedim penal mban nr. 966/2020 dhe ndodhet në arkivën e prokurorisë, por nuk është përmendur në asnjë moment të këtij hetimi.
Prokuroria ka pretenduar se Bankers me dashje ka nxjerrë bilancet e aktivitetit të saj me humbje, fakt jo i vërtetë, të paktën për periudhën 2010-2015, pasi pasqyrat financiar të Bankers rezultojnë me fitim kontabël dhe me të hyra monetare të konsiderueshme, të cilat janë riinvestuar tërësisht në funksion të zhvillimit të aktivitetit dhe rritjes së vlerës së aseteve dhe performancës të Bankers.
Pra, kemi të bëjmë me dy rezultate te ndryshme, fitim kontabël i shoqërisë dhe fitim fiskal, që përllogaritet nga ligje të posaçme që normojnë këtë aktivitet dhe marrëveshjet hidrokarbure, të cilat akuza qëllimisht i ngatërron.
Prokuroria nuk ka marrë parasysh dhe as ka analizuar se sa ka qenë vlera e aseteve të kompanisë në vitin 2004 dhe sa është vlera e aseteve aktuale, pas investimeve të kryera.
Shoqëria Bankers ndër vite ka investuar disa miliardë euro në ekonominë shqiptare, duke kontribuar drejtpërdrejt me rreth 750 milionë euro rentë të paguar, qindra miliona euro të tjera në taksa dhe tatime të paguara nga shërbimet e shoqërive të nënkontraktuara, dhjetëra milion euro taksa lokale dhe investime në komunitetet lokale, si dhe mijëra persona të punësuar.
Z.Çobo, ka mbi 10 vjet që nuk është më në administrim të Bankers dhe vendosja e tij në masën ekstreme të paraburgimit për pretendime të pabazuara apo të hetuara më parë, pa u thirrur dhe pyetur asnjëherë nga prokuroria, është jo vetëm e pabazuar ligjërisht, por në shkelje të hapur të një procesi të rregullt ligjor.
Siç dhe evidentohet sa më sipër hetimi është bërë në kundërshtim me parashikimet dhe garancitë proceduriale që kërkon Kodi i Procedures Penale pasi është çmuar de plano në një kohë tepër të shkurtër duke shkelur garancitë proceduriale penale për personat e vendosur nën masë sigurimi. Kjo veprimtari nuk gjen mbështetje në Kodin e Procedurës Penale dhe është një precedent i rrezikshëm që flet vetëm për një ngutje të theksuar dhe jo profesionale të organit të akuzës.
Krahas kësaj nga prokuroria nuk janë marrë në konsideratë dhe as janë verifikuar në lidhje me shumë vendimmarrje gjyqësore, të lëna në fuqi deri në Gjykatë të Lartë, ku shoqëria Bankers ka fituar mbi 10 procese gjyqësore kundër administratës tatimore për vlera detyrimesh tatimore të ngarkuara padrejtësisht ndaj nesh. Janë pikërisht këto detyrime tatimore të cilat aktualisht janë bërë pjesë e vlerës së detyrimit tatimor që prokuroria ka nxjerrë si dëm i veprës penale i shkaktuar nga shoqëria Bankers, ndërkohë që qartësisht këto detyrime nuk mund të ekzistojnë për ne.
E gjithë kjo mënyrë e të proceduarit të prokurorisë krijon qartazi përpjekjen për të përbaltur drejtuesit e saj si dhe shoqërinë tonë me detyrime tatimore inekzistente dhe tashmë që përbejnë gjë të gjykuar”, tha avokati i Çobos në një deklaratë.Top Channel
-

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati Çobos kundërshton procedurat hetimore: Në kundërshtim me ligjin
Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Fierit ndaj klientit të tij. Ai e cilëson vendimin si të pabazuar ligjërisht dhe në kundërshtim me një proces të rregullt penal.
Sipas deklaratës, Çobo ka drejtuar kompaninë gjatë periudhës 2010–2015, ndërsa hetimi i Prokurorisë është bazuar në kontrolle të viteve 2018 e më pas, shumë kohë pasi ai kishte përfunduar detyrën. Gjatë mandatit të tij, thekson avokati, të gjitha investimet dhe pasqyrat financiare janë audituar dhe kontrolluar nga institucionet përkatëse shqiptare, si AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, por edhe nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka konfirmuar ligjshmërinë e veprimeve të Bankers.
“Prokuroria ka zgjedhur të injorojë një vendim përfundimtar dhe të formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit, një vendim detyrues për palët sipas Marrëveshjes së Licencës”, thuhet në deklaratë. Sipas mbrojtjes, mosrespektimi i këtij vendimi nga një gjykatë shqiptare përbën shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe rrezikon të përmbysë rendin juridik.
Më tej, avokati thekson se Çobo ka qenë nën hetim më parë për të njëjtat çështje dhe se Prokuroria e Fierit kishte kërkuar vetë pushimin e procedimit, i cili u pranua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, deklarata thekson se Bankers ka qenë një ndër kontribuesit më të mëdhenj në ekonominë shqiptare, me qindra milionë euro të investuara dhe të paguara në formë taksash, rente dhe investime lokale.
Avokati vë në dukje se vendosja e masës së paraburgimit ndaj një individi që nuk ka pasur rol drejtues në 10 vitet e fundit, pa u thirrur në asnjë moment nga prokuroria, është një veprim i nxituar dhe jashtë standardeve të ligjit penal.“Në mënyrë të qëllimshme po ngatërrohet fitimi kontabël me atë fiskal, ndërkohë që prokuroria nuk ka marrë parasysh as rritjen e vlerës së aseteve të kompanisë pas investimeve të kryera ndër vite,” thuhet në deklaratë.
Avokati paralajmëron se kjo mënyrë hetimi, pa verifikuar as vendimet gjyqësore ekzistuese ku Bankers ka fituar mbi 10 procese kundër administratës tatimore, përbën një precedent të rrezikshëm dhe flet për një mungesë profesionalizmi në trajtimin e çështjes.
Deklarata për media
Z. Leonidha Çobo ka qenë administrator i Bankers për periudhën 2010-2015 dhe e ka kryer detyrën e tij në mënyrën me korrekte të mundshme.
Periudha kohore e hetuar nga prokuroria dhe çdo pretendim, bazohet në raport kontrollet e viteve 2018 e në vijim.
Marrëdhënia e Bankers në shtetin shqiptar, kompaninë Albpetrol sh.a, është e rregulluar me Marrëveshjet Hidrokarbure të vitit 2004, ku është përcaktuar detyrimi i Bankers për kryerjen e investimeve në zhvillimin e aktivitetit.
Çdo pretendim lidhur me fshehjen e të ardhurave apo investimeve të realizuara nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur z. Çobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqësore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, që konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.
Theksojmë se referuar neni 25 të Licensë Marrëveshjes i cili parashikon mënyrën që si zgjidhet mosmarrëveshja mes palëve (eksperte dhe/ose tribunalen e arbitrazh), dhe vendimi është detyrues për palët. Për këtë situatë vetë Gjykata e Arbitrazhit ICC me shkresë zyrtare si akt i njohur i rregullores së ICC ka konfirmuar faktin qe vendimi është detyrues dhe i formës së prerë për palët duke mos patur mjet tjetër ankimi. Edhe pse ka një vendimmarrje të tillë kjo nuk është marrë parasysh nga ana e prokurorisë duke bërë një hetim të dobët dhe periferik pa u thelluar në analizën e situatave financiare dhe gjyqësore të shoqërisë që shfaqin një tjetër situatë ligjore dhe financiare.
Ky qëndrim i gjykatës së arbitrazhit nuk mund të vihet në diskutim nga asnjë trupë gjyqësore shqiptare, civile, administrative apo qoftë edhe penale pasi çështjet e arbitrazhit nuk vihen në diskutim nga ligji procedurial civil kombëtarë dhe as janë pjesë e juridiksionit shqiptarë sa kohë palët me vullnet të lirë që në lidhjen e marrëveshjes vendosin një gjykatë të posaçme për zgjidhjen e çështjeve të tyre në rast mosmarrëveshjeve. Përndryshe përmbyset rendi juridik i së drejtës ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon duke lënë pa fuqi normat detyruese dhe për pasojë krimin e paligjshmërisë.
Për më tepër, duke qenë një shoqëri e listuar deri në 2016 në bursën e Torontos dhe të Londrës, dhe duke zbatuar rregullat më të mira drejtuese të shoqërisë për transparencë ndaj aksionarëve, është audituar nga shoqëri ndërkombëtare, në funksion të performancës ekonomike, mbikëqyrur nga Bordi Drejtues.
Po kështu, z. Çobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2016, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit.
Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.
Ky procedim penal mban nr. 966/2020 dhe ndodhet në arkivën e prokurorisë, por nuk është përmendur në asnjë moment të këtij hetimi.
Prokuroria ka pretenduar se Bankers me dashje ka nxjerrë bilancet e aktivitetit të saj me humbje, fakt jo i vërtetë, të paktën për periudhën 2010-2015, pasi pasqyrat financiar të Bankers rezultojnë me fitim kontabël dhe me të hyra monetare të konsiderueshme, të cilat janë riinvestuar tërësisht në funksion të zhvillimit të aktivitetit dhe rritjes së vlerës së aseteve dhe performancës të Bankers.
Pra, kemi të bëjmë me dy rezultate te ndryshme, fitim kontabël i shoqërisë dhe fitim fiskal, që përllogaritet nga ligje të posaçme që normojnë këtë aktivitet dhe marrëveshjet hidrokarbure, të cilat akuza qëllimisht i ngatërron.
Prokuroria nuk ka marrë parasysh dhe as ka analizuar se sa ka qenë vlera e aseteve të kompanisë në vitin 2004 dhe sa është vlera e aseteve aktuale, pas investimeve të kryera.
Shoqëria Bankers ndër vite ka investuar disa miliardë euro në ekonominë shqiptare, duke kontribuar drejtpërdrejt me rreth 750 milionë euro rentë të paguar, qindra miliona euro të tjera në taksa dhe tatime të paguara nga shërbimet e shoqërive të nënkontraktuara, dhjetëra milion euro taksa lokale dhe investime në komunitetet lokale, si dhe mijëra persona të punësuar.
Z. Çobo, ka mbi 10 vjet që nuk është më në administrim të Bankers dhe vendosja e tij në masën ekstreme të paraburgimit për pretendime të pabazuara apo të hetuara më parë, pa u thirrur dhe pyetur asnjëherë nga prokuroria, është jo vetëm e pabazuar ligjërisht, por në shkelje të hapur të një procesi të rregullt ligjor.
Siç dhe evidentohet sa më sipër hetimi është bërë në kundërshtim me parashikimet dhe garancitë proceduriale që kërkon Kodi i Procedures Penale pasi është çmuar de plano në një kohë tepër të shkurtër duke shkelur garancitë proceduriale penale për personat e vendosur nën masë sigurimi. Kjo veprimtari nuk gjen mbështetje në Kodin e Procedurës Penale dhe është një precedent i rrezikshëm që flet vetëm për një ngutje të theksuar dhe jo profesionale të organit të akuzës.
Krahas kësaj nga prokuroria nuk janë marrë në konsideratë dhe as janë verifikuar në lidhje me shumë vendimmarrje gjyqësore, të lëna në fuqi deri në Gjykatë të Lartë, ku shoqëria Bankers ka fituar mbi 10 procese gjyqësore kundër administratës tatimore për vlera detyrimesh tatimore të ngarkuara padrejtësisht ndaj nesh. Janë pikërisht këto detyrime tatimore të cilat aktualisht janë bërë pjesë e vlerës së detyrimit tatimor që prokuroria ka nxjerrë si dëm i veprës penale i shkaktuar nga shoqëria Bankers, ndërkohë që qartësisht këto detyrime nuk mund të ekzistojnë për ne.
E gjithë kjo mënyrë e të proceduarit të prokurorisë krijon qartazi përpjekjen për të përbaltur drejtuesit e saj si dhe shoqërinë tonë me detyrime tatimore inekzistente dhe tashmë që përbejnë gjë të gjykuar.
-

Diplomohen magjistratët e rinj, Sadushi: Brezi që duhet të vendosë themelet e kulturës së re gjyqësore
Me rastin e diplomimit të brezit të ri të magjistratëve, u zhvillua sot Konferenca Kombëtare me temë: “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”.
Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, theksoi në fjalën e tij duke iu drejtuar magjistratëve tha se “nuk jeni formuar thjesht si zbatues të ligjit, por si magjistratë që pritet të tregoni integritet, ndjeshmëri shoqërore dhe aftësi për të analizuar e vendosur drejt, edhe në kushtet më të vështira”.
“Shoqëria shqiptare është ende në kërkim të një drejtësie të besueshme, dhe ju jeni brezi që duhet të vendosë themelet e një kulture të re gjyqësore. Ky është një privilegj i madh, por edhe një barrë e rëndë. Shpresojmë dhe besojmë se do ta përmbushni me dinjitet këtë mision”, tha Sadushi.
“Sot festoni arritjen tuaj. Nesër nis për ju misioni më fisnik dhe më i vështirë që një profesionist i drejtësisë mund të ketë: t’i shërbeni ligjit me ndërgjegje, qytetarëve me dinjitet dhe të vërtetës me guxim”, u shpreh Sadushi.
Gjatë panelit të dytë të Konferencës, Sadushi prezantoi temën: “Integriteti Gjyqësor përballë tundimit të konformizmit: Reflektime mbi guximin moral të magjistratit”.
Sadushi nënvizoi “rëndësinë që ka forca e karakterit në ruajtjen e pavarësisë së gjyqtarit dhe aftësia për të vepruar me ndershmëri edhe përballë presioneve apo rrethanave sfiduese”.
Kreu i Gjykatës së Lartë kishte edhe një mesazh për brezin e ri.
“Të jesh i drejtë, është më e rëndësishme sesa të jesh i përsosur”, theksoi Sadushi. -

Gjykimi i “Partizanit” pezull/ Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen, Gjokutaj reagon me akuza
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj foli për mediat pasi GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësore për aferën Partizani. I pyetur për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për t’u dorëhequr nga gjykimi i kësaj dosjeje, Gjokutaj tha:
“Ajo ishte në seancë. Për sa kohë që një gjyqtare bën muhabete në korridore dhe vjen drejton seancën janë historira të tejkaluara. Unë se di këtë fakt, ajo sot ka drejtuar seancën gjyqësore. 10 ditë përpara që është bërë kjo kërkesë, nuk duhej lënë të vinte dita e gjykimit dhe do ishte marrë një vendim. Duhet të ishte marrë.”, tha ai. -

Shtyhet seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin, ja kur pritet të mbahet
Ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, por seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik. Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
-

Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore për Ilir Metën.
Gazetarja e ftuar në një emision televiziv është shprehur se, në seancë ka patur debat dhe tension përreth 1 orë.
“Ka patur tension gjatë seancës mes prokurorit dhe Metës.
Prokurori ka pretenduar se një kartë krediti e Adrian Shatkut është përdorur edhe nga Meta dhe Kryemadhi.
Meta mohon ta ketë patur këtë kartë dhe thotë se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka bërë bashkëshortja.
Meta pretendon se nuk ka patur firmë në kontratat e lobimit.
Në këtë aspekt ka patur një orë debat mes tyre në gjuhë juridike.
Pasi dëgjoi palët gjykata la në fuqi vendimin”, tha gazetarja. -

Pas aktvendimeve gjyqësore, Odat Ekonomike kërkojnë pezullim të liberalizimit të tregut të energjisë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të masave aktuale deri në një vendim përfundimtar të gjykatave.Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se dy gjyqtarë të ndryshëm, në raste të ndara gjyqësore, kanë arritur në të njëjtin përfundim, pezullimin e vendimeve të ZRRE-së në pritje të akgjykimeve përfundimtare. Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste”, thuhet në njoftim.Tutje bëhet e ditur se edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej.“Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik”.Oda Amerikane siç thuhet në njoftim beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit.“Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse. Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara , e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta”, thuhet ndër të tjera në njoftimPo ashtu edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në emër të komunitetit të bizneseve dhe të gjitha shoqatave përfaqësuese, i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes së cilës shpreh shqetësimin serioz për vendimin e qeverisë për kalimin e kompanive kosovare në tregun e lirë të energjisë elektrike.Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera bëhet e ditur se një vendim i tillë, i zbatuar pa përgatitje të mjaftueshme dhe pa mekanizma mbrojtës, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, veçanërisht në sektorët e prodhimit dhe transportit.“Një rritje e tillë e çmimeve, e kombinuar me kalimin në tregun e lirë pa përgatitje të duhur dhe pa mekanizma mbrojtës, do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Bizneset, veçanërisht ato në sektorët e prodhimit dhe transportit, do të përballen me kosto shtesë të papërballueshme, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e tyre dhe duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në shkëputjen e zinxhirët furnizues dhe në ngritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, duke dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve”, thuhet në letrën e OEK-ut.Tutje OEK kërkon nga Qeveria që me urgjencë të shqyrtojë shtyrjen e këtij vendimi, duke e konsideruar si të domosdoshme një qasje më graduale dhe të koordinuar me sektorin privat.“Ne, përfaqësuesit e bizneseve në Republikën e Kosovës, besojmë fuqishëm se do të ishte shumë e dobishme që Qeveria e Kosovës të merr si model strategjinë e re industriale të Mbretërisë së Bashkuar si një pikë kthese, duke ia dhënë përparësi uljes së kostove të energjisë elektrike për bizneset, veçanërisht në sektorët kryesorë si prodhimi. Si rezultat i problemeve ekonomike globale, një fokus i kësaj strategjie është pikërisht sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe me kosto efektive të energjisë, sepse një qasje e tillë është thelbësor për të nxitur investimet, për të krijuar vende pune dhe për të rritur kapacitetet konkurruese të ekonomisë sonë”, thuhet tutje në letër.Sipas OEK-ut, kjo qasje afatgjatë dhe e koordinuar me sektorin privat do t’i japë bizneseve sigurinë e nevojshme për t’u zhvilluar në mënyrë të sigurt nga njëra anë dhe nga ana tjetër, duke mbrojtur njëkohësisht qytetarët nga rritja e çmimeve.Një ditë më parë, Oda Ekonomike e Kosovës beri të ditur se Gjykata Komerciale ka vendosur për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së për dalje në treg të lirë të energjisë elektrike.Megjithatë në ZRRE thanë se fjala është për një rast individual që ka të bëjë me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal dhe se aktvendimi nuk e nënkupton pezullimin e gjithë procesit të liberalizimit të tregut.Nga 1 qershori, bizneset me qarkullim prej mbi 10 milionë euro ose me mbi 50 punëtorë janë detyruar të zgjedhin vetë furnizuesit për energji. Bizneset që nuk e kanë zgjedhur furnizuesin, mund të lidhin kontrata me KEK-un për një periudhë deri në 6 muaj. Deri më 19 qershor, janë nënshkruar mbi 360 kontrata me konsumatorët që kanë dalë në treg të hapur e që llogaritet të jenë rreth 1 mijë e 300 biznese.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.