SPAK ka bërë publik një sqarim këtë të premte mbi pretendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, duke theksuar se deri tani janë shtyrë tetë seanca, kryesisht për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve dhe kërkesave të tyre të pabazuara, gjë që ka penguar përfundimin e fazës paraprake.
Në reagim, SPAK kundërshton pretendimet e Veliajt për mungesë njohjeje me aktet, duke saktësuar se janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore. Prokuroria bën të ditur se mbrojtësit e tij kanë marrë kopjen e plotë të dosjes, si dhe materialet shtesë të hetimit, pa kosto dhe brenda afateve të parashikuara.
SPAK nënvizon se çdo vonesë apo keqkuptim pas marrjes së akteve lidhet me komunikimin midis të pandehurit dhe avokatëve të tij, pa përfshirjen e organit procedues.
Tag: gjyqësor
-

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..
-

Shtyhet padia e Ramës në GJK / Avokati: Pushteti gjyqësor po luan rolin e destabilizuesit!
Pasi tre gjyqtarët nuk arritën unanimitet të martën për të vendosur kalimin apo rrëzimin e padisë së kryeministrit për çështjen Balluku, Gjykata Kushtetuese shtynë me mbi një javë Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Gjykata Kushtetuese nuk është në nivelin e duhur.
Ai tha se Gjykata po ngelet peng i politikës, duke mos u treguar në nivelin e saj.
Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se pushteti gjyqësor nuk është në rolin e saj, dhe se sipas tij po luan rolin e destabilizuesit.
“Ky pushtet gjyqësor edhe pse u bë një reformë e thellë dhe po mbushen afërisht 10 vite, ne po shohim që ky pushtet nuk po e merr dot veten. Reformat kanë ngecur. Nisi mirë, u mendua se me qëndrimet e para që mbajti SPAK nuk do kishin më pandëshkueshmëri në këtë vend. Nga ana tjetër me pastrimin që iu bë afro gjysmën gjyqtarëve dhe prokurorëve, u mendua që një pjesë e tyre, pasi nuk mund t’i përfshijmë të gjithë, por pjesa tjetër u mendua që do kenë frikë dhe nuk do fusin duart në xhepat e qytetarëve. Por me këtë akt të sotëm tregon që nuk është në nivelin e gjykatës dhe disa anëtarë të saj po ngelen peng të politikës. Këtu nuk ka nevojë të bësh teori, neni 103 thotë që ministri barazohet në imunitet me deputetin dhe që këtu mbaron. Pushteti gjyqësor nuk është në rolin e vet, dhe po luan rolin e destabilizuesit , të çorientuesit”, tha ndër të tjera ai. -

‘Të rishikohet reforma në drejtësi’, debati në Kongresin Amerikan: Rënie e pluralizmit në Shqipëri
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara u bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar balancë në rajon dhe për të parandaluar një konflikt në të ardhmen.
Në nisje të seancës mbrëmjen e së martës, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën agresionin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”.
Sipas tij, marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë të minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit. Kongresmeni u ndal veçanërisht edhe te Shqipëria, duke theksuar se duhet rishikuar reforma në drejtësi.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatim, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i rasteve të prapambetura gjyqësore në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200 000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor”, tha ai.
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, u ndal gjithashtu te Shqipëria, duke vlerësuar progresin drejt anëtarësimit, por duke shprehur shqetësim për vonesat në gjyqësor, ndërhyrjet në zgjedhje dhe atë që e cilësoi si rënie të pluralizmit politik.
“SHBA-të duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë me Tiranën, një aleat besnik i NATO-s dhe partner i SHBA-së. Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje në lidhje me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor, arrestimet dhe ndjekjen penale të udhëheqësve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik”, u shpreh ai.
Teksa pohoi se asnjë aktor i vetëm, vendas apo ndërkombëtar, nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, Joseph tha se “një parakusht për stabilitet mbetet i paplotësuar: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”. Ai theksoi se ka ardhur koha që SHBA të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit. -

Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez
Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez
Rasti i pezullimit ministrit të Drejtësisë në Franë, mjafton për të kuptuar se mbrojtja e interesit publik nga abuzimet e pushtetit ekzekutiv, është detyrë dhe jo ndërhyrje e drejtësisë
Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot interpretimin e saj, pas kërkesës së kryeministrit nëse gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ndërhyrë në kompetencat e tij ekzekutive duke pezulluar zonjën Balluku, Edi Rama nuk ka rreshtur nga tentativat për ta ndikuar Kushtetuesen. i kapur në flagrancë në manipulimin e të paktën dy tenderave nga zëvendësja e tij, kryeministri po tenton me çdo kusht të ngrejë një gardh mbrojtës për të mos lejuar të preket thelbi i sistemit që mban në këmbë organizatën e tij: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota, vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë.
I gjendur për herë të parë përballë një hetimi mbi aferat e tij qeveritare dhe jo mbi pasuritë individuale të ministrave, Edi Rama ka nisur një fushatë propagande dhe manipulimi, duke përdorur argumentin banal të prezumimit të pafajësisë. Në thelb, ai kërkon që anëtarët e organizatës së Rilindjes as mos arrestohen e as mos pezullohen për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për fajësinë e tyre. Domethënë ata të vazhdojnë të jenë ministra, zëvendëskryeministra, kryetarë bashkishë e të punojnë për sa kohë i duhen Edi Ramës, pavarësisht se proceset gjyqësore mund të zgjasin me vite dhe krimet për të cilat akuzohen përsëriten dhe ndikojnë në proces dhe në politikë
Për të mbrojtur këtë argument të padëgjuar më parë dhe për të ushtruar presion mbi drejtësinë, kryeministri gënjeu publikisht duke i mveshur Komisionit të Venecias diçka që nuk e kishte thënë dhe për të arritur kulmin me deklaratën se raste pezullimi ministrash nga drejtësia kur janë në detyrë, nuk ka në asnjë vend europian.
Ndërsa për Venecian verifikimi ishte shumë i lehtë, për të rrëzuar mapinulimin tjetër të kryeminisrit mjafton shembulli francez. Jo vetëm legjislacioni por dhe rasti i pezullimit të funksioneve të një ministri, madje të vetë ministrit të Drejtësisë, mjafton për të kuptuar se mbrojtja e interesit publik nga abuzimet e pushtetit ekzekutiv, është detyrë dhe jo ndërhyrje e drejtësisë.
Franca ndryshe nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ku ministrat hetohen nga prokuroritë e zakonshme dhe largimi i tyre nga detyra është ekskluzivisht vendimmarrje politike, ka një mekanizëm gjyqësor të posaçëm (Gjykatë speciale)- Cour de Justice de la République (CJR). që gjykon anëtarët e qeverisë.
Kjo gjykatë speciale, e krijuar në vitin 1993, ka jurisdiksion vetëm për veprat penale të kryera nga ministrat “në ushtrim të funksionit të tyre”. Ky mekanizëm gjyqësor i posaçëm lidhet me parimin francez të “responsabilité pénale des membres du gouvernement” (përgjegjësia penale e anëtarëve të qeverisë).
Procedimi penal ndaj një ministri fillon jo nga prokuroritë e zakonshme, por nga një prokuror i rangut më të lartë (Procureur Général près la Cour de Cassation), i cili vepron si prokuror i specializuar pranë CJR.
Ky prokuror mund të nisë procedimin:
me iniciativë të vetë,pas një kallëzimi penal,ose pas kërkesës së 20 qytetarëve të thjeshtë, të cilët kanë të drejtë t’i drejtohen CJR-së (një veçori unike në sistemet juridike perëndimore).Çdo kërkesë ose procedim i nisur ndaj një ministri kalon fillimisht për shqyrtim tek Komisioni i Ankesave (Commission des requêtes), i cili vlerëson:
nëse ka elemente të mjaftueshme të dyshimit penal,nëse vepra është kryer në ushtrim të funksionit,dhe nëse çështja i përket juridiksionit të CJR.Nëse komisioni konkludon se procedimi është i bazuar, çështja i kalon fazës së hetimit gjyqësor. Nëse jo, procedimi pushon në këtë fazë. Nëse çështja pranohet, ajo i kalon Komisionit të Hetimit (Commission d’instruction), një trupë e pavarur e përbërë nga gjyqtarë i cili ka si kompetenca të plota hetimore:
marrjen e deklarimeve,analizën e provave,vendosjen e masave të sigurimit penal,përfshirë kufizime të drejtpërdrejta ndaj ushtrimit të funksionit.Pikërisht në këtë fazë shfaqet mundësia për pezullimin e ministrit nga detyra. Komisioni ka autoritet të ndërmarrë masa, të cilat, ndryshe nga vendimet politike të qeverisë, janë masë gjyqësore dhe mund të përfshijnë:
a) Masa sigurie penale. Si p.sh. kontrolli gjyqësor, ndalimi i kontaktit me dëshmitarë, kufizimi i lëvizjes etj.b) Kufizimi i funksioneve publike. Nëse ekziston rrezik i ndikimit të ministrit në hetim, komisioni mund të kërkojë kufizimin e drejtpërdrejtë të kompetencave, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të ushtrimit të detyrës.c) Pezullim i përkohshëm nga detyra. Në rastet kur veprat penale janë serioze (p.sh. korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, abuzim me fonde publike), Komisioni i Hetimit mund të kërkojë pezullim të menjëhershëm të ministrit. Ky pezullim (c) nuk është akt politik, por masë gjyqësore e motivuar, e cila synon:sigurimin e hetimit,ruajtjen e integritetit të procesit,parandalimin e ndikimit institucional.Në praktikë, edhe pse pezullimi nuk ndodh shpesh, ai është juridikisht i mundur dhe i parashikuar në kompetencat e CJR, pasi pezullimi i Minstrit ka natyrë gjyqësore, jo politike.
Është thelbësore të theksohet se:
pezullimi i ministrit në Francë nuk varet nga Kryeministri, Presidenti apo shumica parlamentare,nuk është pasojë e presionit politik, porështë rezultat i një procedimi gjyqësor të specializuar, të bazuar në prova dhe analiza të pavarura.Ky mekanizëm është krijuar për të shmangur konfliktin interesit mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë, duke garantuar:
pavarësi të hetimeve,mbrojtje të parimit të barazisë para ligjit, dhe njëkohësisht,respektimin e rolit politik të ministrit (nuk ka shkarkim automatik, por pezullim i lidhur me hetimin).Rasti më ilustrues i kësaj praktike, është ai i ministrit francez të Drejtësisë (2021- 2023), Éric Dupond- Moretti.
Ministri akuzohej më 6 korrik 2020 se ka përdorur pozitën e tij për të marrë sanksione të pabazuara ndaj magjistratëve që po hetonin klientët dhe miqtë e tij. Ishte hera e parë që një minister në detyrë gjykohet nga juridiksion special (CJR), për krime dhe kundërvajtje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
Ky është rasti më modern ku një ministër “në detyrë” dërgohet zyrtarisht në gjyq nga gjykata speciale (CJR), ndërsa vazhdonte të ishte ministër. Çfarë ndodhi?
CJR e vuri nën hetim,masa e sigurisë përfshiu kufizime në ushtrim të disa kompetencave si ministër i Drejtësisë,që në praktikë përbën pezullim të pjesshëm gjyqësor.Éric Dupond-Moretti nuk u shkarkua për arsye politike, por disa funksione iu kufizuan nga gjykata. Ai u shpall i pafajshëm në vitin 2023. Ky është shembulli më i qartë modern i ndërhyrjes direkte të gjykates spesiale (CJR) në ushtrimin e funksionit të një ministri.
Dhe njëkohësisht shembulli më i qartë për të kuptuar se në rastin e zonjës Balluku nuk ka asnjë uzurpim kompetencash të ekzektuvit nga gjyqësori, aq më pak kompetencat e Edi Ramës, që ka vënë çdo pushtet nën thundrën e tij. Rama nuk është i shqetësuar për ndarjen e pushteteve, por për ndaljen eventuale të vjedhjes që e mban në pushtet. ©lapsi.al -

Kërkesa e KM për Kushtetuesen/ Bardhi: Rama kërkon t’i bëjë presion Drejtësisë
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit komenton vendimet e qeverisë, e cila çoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin dhe bllokimin e pasaportës të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Reagim i Kryeatrit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave të investohen institucionalisht në një rast individual për të goditur një masë sigurimi personal, qoftë kjo me karakter shtrëngues apo ndalues.
Pa asnjë dyshim që vetë e pandehura ka gjithë të drejtën që të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e saj, përfshirë ankimin e vendimit gjyqësor për caktimin e masës ndaluese, duke nisur me Gjykatën e Apelit – Gjykatën e Lartë – Gjykatën Kushtetuese. Por nuk ndodh askund që një i pandehur të përdor si Avokat, Kryeministrin/Këshillin e Ministrave, për të kërkuar shfuqizimin e një vendimi gjyqësor individual për të, apo të kërkojë përmes tyre pezullimin e efekteve të vendimit gjyqësor.
Ky është një akt i pastër dhe i paprecedent i mbrojtjes institucionale politike nga drejtësia. Ky është një mesazh i qartë politik i çimentimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Ky është një akt që provon se Edi Rama në emër të parimit “të ndarjes së pushteteve”, kërkon të shpallë Këshillin e Ministrave të pavarur nga detyrimi për të zbatuar me korrektësi ligjin. Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë.
Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike, më saktë është mjet presioni/mesazhi politik, dhe nuk synon zgjidhje juridike.
Prandaj, kërkesa e Edi Ramës, që synon vetëm të japë mesazhin mafioz për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik, antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, që është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm, të papenguar, të organeve hetimore. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën institucionale të vendit për të provuar se pushteti gjyqësor nuk varet nga statusi i posaçëm që pushteti ekzekutiv i jep të pandehurve të veçantë, dhe se kushdo është i barabartë përpara ligjit. -

Sistemi gjyqësor në ‘krizë’, presidenti i Polonisë refuzon emërimin e 46 gjyqtarëve
Në Poloni, sistemi gjyqësor duhet të rifitojë pavarësinë. Presidenti i krahut të djathtë nacional Nawrocki kundërshton përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim. Ai ka refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve.
Presidenti i krahut të djathtë nacionali PolonisëKarol Nawrocki ka bllokuar emërimin e 46 gjyqtarëve duke mos dhënë pëlqimin e tij.
Në një postim në X, ai akuzoi juristët e emëruar nga qeveria liberale se po vënë në pikëpyetje sistemin ligjor dhe kushtetues polak dhe se po i kushtojnë vëmendje “këshillave të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. “Nëse emërimi është prerogativë e Presidentit, ai gjithashtu mund ta refuzojë atë”, shkroi Nawrocki.
Arsyeja për refuzimin e tij është konflikti me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek. Žureku po përpiqet të përmbysë ndryshimet në sistemin gjyqësor polak të prezantuara nga qeveria e mëparshme e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS). Gjatë mandatit të tij, një Këshill i ri Kombëtar i Gjyqësorit emëroi më shumë se 3000 gjyqtarë politikisht besnikë.
Prandaj, Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) ishte përfshirë në një konflikt të përhershëm me Bashkimin Evropian, pasi Brukseli konsideronte se pavarësia e gjyqësorit po rrezikohej. BE i kishte vënë vazhdimisht kushte Polonisë për të garantuar këtë pavarësi. Nawrocki, kritik i BE-së, nuk është anëtar i PiS, por i pavarur, megjithatë kundërshton reformën e PiS.
Kritika të ashpra nga qeveria
Në emër të qeverisë, zëdhënësi Adam Szlapka deklaroi se, me refuzimin e tij, Nawrocki po tejkalonte autoritetin e tij. Ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese Polake, Andrzej Zoll, shpjegoi gjithashtu se emërimi i gjyqtarëve nga kreu i shtetit është një formalitet. Ai nuk ka të drejtë të shqyrtojë emërimet, tha Zoll për portalin e lajmeve Onet.
Ministri i Drejtësisë Žurek reagoi gjithashtu: “Deklaratat e Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk janë shenjë e mirë dhe sugjerojnë se Presidenti dëshiron të marrë pushtetin që nuk i përket atij.”/DwTop Channel
-

“Presidenti që ndau drejtësinë: Nawrocki përballë 46 gjyqtarëve”
Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 11:01
Sistemi gjyqësor në Poloni përballet me tensione të reja, pas vendimit të Presidentit Karol Nawrocki për të refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve të propozuar nga qeveria liberale.
Në një postim në platformën X, Nawrocki akuzoi juristët e propozuar se po minojnë sistemin ligjor dhe kushtetues të vendit, duke ndjekur “këshilla të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. Ai theksoi se emërimi është një prerogativë presidenciale, ndaj ka të drejtë ta refuzojë.Ky vendim vjen në kontekstin e një konflikti të hapur me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek, i cili po përpiqet të përmbysë reformat e sistemit gjyqësor të prezantuara nga ish-qeveria e krahut të djathtë, Ligj dhe Drejtësi (PiS). Gjatë mandatit të saj, një Këshill i ri Kombëtar i Gjyqësorit kishte emëruar mbi 3000 gjyqtarë të konsideruar politikisht të afërt me PiS.
Reformat e PiS kanë qenë objekt i kritikave të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian, i cili ka paralajmëruar se pavarësia e gjyqësorit në Poloni është në rrezik. Nawrocki, megjithëse i pavarur dhe jo anëtar i PiS, është kritik i BE-së dhe kundërshton reformën e propozuar nga PiS.
Zëdhënësi i qeverisë, Adam Szlapka, deklaroi se Nawrocki po tejkalon kompetencat e tij me këtë refuzim. Ndërkohë, ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Andrzej Zoll, e cilësoi emërimin e gjyqtarëve nga kreu i shtetit si një formalitet, duke theksuar se presidenti nuk ka të drejtë të shqyrtojë përzgjedhjet.
Ministri Žurek reagoi duke thënë: “Deklaratat e Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk janë shenjë e mirë dhe sugjerojnë se Presidenti dëshiron të marrë pushtetin që nuk i përket atij.” -

“Shqipëria ka bërë progres me gjyqësorin”, raporti i Brukselit: Çështje shqetësuese përpjekjet nga zyrtarë ose politikanë për të ushtruar presion ndaj sistemit
Në progres raportin e këtij viti, komisioni Europian vlerëson përmirësimet në sistemin gjyqësor në vend.Sipas KE-së, po ecet drejt përmbylljes brenda afatit të vettingut dhe plotësimit të vakancave.
Megjithatë për Komisionin shqetësim është ndërhyrja e zyrtarëve dhe politikanëve në sistemin gjyqësor.
Funksionimi i gjyqësorit
Shqipëria është ndërmjet nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes dhe ka bërë disa përparime në funksionimin e gjyqësorit. Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi. Procesi i rivlerësimit (vetingut) për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët u finalizua në shkallë të parë, duke forcuar më tej pavarësinë dhe llogaridhënien gjyqësore. Procedurat e vetingut në apel janë rritur në ritëm dhe tani janë në rrugën e duhur për të përmbushur afatin kushtetues të qershorit 2026. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) ka miratuar aktet nënligjore që përmirësojnë procedurat dhe standardet e zbatueshme për anëtarët e tij dhe për gjyqtarët. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjithashtu ka përmirësuar standardet e zbatueshme për magjistratët.
KLGj ka vijuar me emërime të reja të magjistratëve, duke kontribuar në uljen e vakancave në shkallë të parë. Sfidat në emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në KLGj dhe KLP, si dhe në kryerjen e vlerësimeve cilësore dhe në kohë, emërimet, promovimet dhe transferimet e magjistratëve kanë mbetur. Ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar në përgjithësi, përpjekjet e shtuara nga zyrtarë publikë ose politikanë për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor mbeten një çështje serioze shqetësimi.
U miratua Strategjia e re Ndërsektoriale e Drejtësisë për 2024-2030. U caktua buxhet i mjaftueshëm për të zhvilluar një sistem modern e të integruar të menaxhimit elektronik të çështjeve, por ngritja e plotë e tij parashikohet aktualisht vetëm për vitin 2030. Çështjet urgjente të efikasitetit gjyqësor, cilësisë dhe integritetit duhet të trajtohen ende, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Nevojiten përpjekje të qëndrueshme reformuese për të vazhduar forcimin e sistemit gjyqësor dhe për të ruajtur standarde të larta integriteti pas përfundimit të procesit të vetingut. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar u zbatuan pjesërisht dhe për këtë arsye mbeten kryesisht të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti:
→ të forcojë më tej llogaridhënien duke: (i) finalizuar procesin e vetingut; (ii) përmirësuar standardet për vlerësimin e pasurisë dhe të së shkuarës, duke siguruar cilësi të lartë dhe përshpejtim të raporteve të vlerësimit për të gjithë magjistratët; (iii) përafruar rregullat e zbatueshme për të gjithë jo-magjistratët e KLGj dhe KLP me ato të zbatueshme për magjistratët, sa i përket deklarimit të pasurisë dhe verifikimeve të së shkuarës; (iv) plotësuar vakancat për inspektorë-magjistratë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë; dhe (v) reduktuar ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe shërbimin e prokurorisë;
→ të përmirësojë cilësinë e drejtësisë duke: (i) plotësuar vakancat për kryetarë gjykatash, magjistratë, këshilltarë ligjorë dhe staf gjykatash në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe rritur numrin total të magjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë në të gjitha nivelet, drejt mesatares së BE-së; (ii) rishikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës dhe kurrikulat e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm; dhe (iii) rritur cilësinë dhe integritetin e stafit të Shkollës së Magjistraturës;→ të përmirësojë efikasitetin gjyqësor duke: (i) miratuar masa të plota ligjore dhe rregullatore për të rritur efikasitetin në të gjitha nivelet dhe për të reduktuar më tej stokun, në përputhje me Hartën Rrugore për Efikasitetin Gjyqësor, parimet e reformës në drejtësi dhe standardet evropiane; (ii) finalizuar prokurimin dhe pilotimin e parë të moduleve të sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve; dhe (iii) zgjeruar sistemin e njoftimeve online për akses në dosjet dhe proceset gjyqësore në të gjitha gjykatat me juridiksion të përgjithshëm.Top Channel

