Tag: gjyqësor

  • KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD- së për shkarkimin e gjyqtares shkodrane Arta Llazari…

    KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD- së për shkarkimin e gjyqtares shkodrane Arta Llazari…

    Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten Arta Llazari, për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.
    Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor.
    Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
    Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
    Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren Arta Llazari, kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.

  • KLGJ pranon pjesërisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari

    KLGJ pranon pjesërisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari

    Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.
    Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
    Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
    Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
    Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.

  • KLGJ pranon kërkesën, gjyqtarja Arta Llazari të shkarkohet nga detyra

    KLGJ pranon kërkesën, gjyqtarja Arta Llazari të shkarkohet nga detyra

    Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.

    Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
    Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
    Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
    Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.

  • Denoncimet për abuzimet me pronat në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndëshkon gjyqtaren Arta Llazari, çfarë u vendos

    Denoncimet për abuzimet me pronat në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndëshkon gjyqtaren Arta Llazari, çfarë u vendos

    Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedim disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari, e cila ushtron detyrën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër.
    Pas shqyrtimit të hetimeve, Këshilli vendosi masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj” për gjyqtaren. Hetimi ndaj gjyqtares Arta Llazari u nis pas 11 ankesave të paraqitura për veprime dhe mosveprime që përbëjnë shkelje të afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe për mosvënien në lëvizje të çështjeve civile. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte propozuar shkarkimin nga detyra, duke argumentuar se veprimet e gjyqtares kishin dëmtuar procesin e drejtësisë dhe kishin cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
    Gjatë hetimit, u evidentuan raste të shumta ku çështjet nuk ishin trajtuar për mbi 3 vite, me një pjesë të konsiderueshme të çështjeve civile që kalonin afatet ligjore për dorëzimin e vendimeve. Për vitet 2022 dhe 2023, 90% e çështjeve civile të themelit ishin tej afatit për arsyetimin e vendimeve. Këto vonesa, sipas hetuesve, kanë dëmtuar të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Veprimet e gjyqtares janë cilësuar si të pakujdesshme, duke shkaktuar dëm në procedurat hetimore dhe duke dëmtuar imazhin e drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor e pranoi kërkesën pjesërisht, duke vendosur pezullimin e gjyqtares për një periudhë 6-mujore nga detyra.

  • Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kjo është një seancë paraprake, në lidhje me akuzën pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
    Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i cili ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.
    Ai është paraqitur disa herë në SPAK, ku ka bërë deklarimet e tij mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.
    “Në hetimet e bëra, SPAK thekson se pas analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, Bardh Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.
    Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi M.M., në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.
    Nga ana e të pandehurit Bardh Spahia, duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, M.M., dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit M.M., deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
    Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.
    Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj“, thuhej në njoftimin e SPAK, pas përfundimit të hetimeve.

    Top Channel

  • ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

    Profesori spanjoll i së drejtës bën kritika të forta për boshllëqet pas vetingut, dosjet e prapambetura dhe hartën e re gjyqësore

    Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri, Joaquín Urías ka bërë një analizë të gjatë të asaj që ka ndodhur me sistemin gjyqësor pas reformës në drejtësi. Në një artikull të botuar në blogun juridik “Verfassungsblog” dhe LAPSI.al e sjell më poshtë të plotë, profesori spanjoll shkruan se si reforma në drejtësi po dështon të japë drejtësi për qytetarët e thjeshtë.

    Urías nënvizon se reformat kushtetuese ishin të nevojshme për Shqipërinë, por procesi i Vettingut e ka lënë sistemin gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas tij, mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimi për korrupsion në gjyqësor te shqetësimi i mungesës së efiçencës.

    Ai shkruan se në fillim të procesit të vetingut kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë, por në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut ky afat është rritur në 1250 ditë.

    Një tjetër shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët sipas tij hezitojnë të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.Kritika të forta bëhen për rishpërndarjen e gjykatave që privojnë qytetarët e zonave të thella nga sistemi i drejtësisë. Të gabuar ai e sheh edhe vendimin për trajnuar pak gjyqtarë kur vendi ka nevojë për shumë më shumë.

    ANALIZA E PLOTË

    Nga prapambetja në dështim

    Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të greminës

    Komisioni i Vettingut në Shqipërisë përfundoi së fundmi mandatin e tij, duke shënuar një moment kyç në përpjekjen për reformën në drejtësi në vend. Që nga viti 2016, Shqipëria ka miratuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese që synojnë reforma gjithëpërfshirëse. Këto përfshinin ndryshime thelbësore në sistemin e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, transferimin e kompetencave nga dega ekzekutive te këshilli i ri gjyqësor, me fokus kryesor te lufta kundër korrupsionit. Rezultatet e këtyre reformave janë tashmë të dukshme, me përmirësime të prekshme në përpjekjet e gjyqësorit kundër korrupsionit. Megjithatë, vetë procesi dhe disa vendime të përkohshme kanë pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor, që tani po kërcënon të dëmtojë rezultatin e reformave nëse nuk merren masa urgjente.

    Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) është një histori suksesi, që i dëshmon Europës dhe popullit shqiptar se mosndëshkimi po i afrohet fundit. Aktakuzat e profilit të lartë, si ato ndaj ish-presidentit të vendit dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, tregojnë se askush nuk është jashtë mbikëqyrjes dhe juridiksionit të tyre. Edhe pas disa hezitimeve, qeveria e Edi Ramës më në fund e ka pranuar këtë zbatim rigoroz të shtetit të së drejtës si një hap pozitiv drejt afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

    Procesi i Vettingut: Një përrallë fitoreje me një paralajmërim

    Për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, vendi zbatoi një proces rivlerësimi të rreptë të njohur si vetting për të verifikuar, ndër të tjera, pasuritë e gjyqtarëve. Kushtetuta e re shqiptare ngriti një organ të ri inspektimi për të hetuar sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve dhe vendosi një sistem kalimtar verifikimi për të kontrolluar integritetin e gjyqësorit.

    Gjithashtu, u krijua një strukturë specifike për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Pavarësisht disa vendimeve të diskutueshme, procesi ka qenë kryesisht transparent dhe efektiv. Rezultati i procesit të vetingut në Shqipëri mbështet dy përfundime kryesore: perceptimi publik për korrupsionin në gjyqësor nuk ishte i pabazuar dhe procesi uli ndjeshëm numrin e gjyqtarëve. Tani duhen përpjekje të konsiderueshme për të adresuar boshllëkun që rezulton. Numri i dosjeve të prapambetura është bërë gjithnjë e më i pamenaxhueshëm, me procedurat gjyqësore që zgjasin më shumë se kurrë, duke rrezikuar kështu besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.Faza e parë e rivlerësimit (faza e apelimit pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2026 dhe disa çështje do të shqyrtohen) përfundoi me rreth 60% të gjyqtarëve shqiptarë që dështuan në procesin e verifikimit të pasurisë. Kjo çoi në shkarkimin ose dorëheqjen paraprake të 207 gjyqtarëve nga 400 gjyqtarë të verifikuar, ndërsa vetëm 165 u konfirmuan në detyrë në të gjithë vendin. Dështimi i procesit të verifikimit të pasurisë nuk nënkupton domosdoshmërisht korrupsion, por numri i lartë i shkarkimeve nënvizon perceptimin e publikut për korrupsionin në gjyqësor. Prandaj, mekanizmi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

    Gjyqësori pa korrupsion që rezulton tani duhet të trajtojë sfidat e lidhura me efikasitetin, thelbësore për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore. Procesi i vetingut e ka lënë gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke bllokuar mundësinë e tij për të kryer funksione thelbësore.

    Situata po ngre shqetësime. Në fillim të procesit të verifikimit, kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë; në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut, ai ishte rritur në 1250 ditë.

    Me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, Shqipëria ka aktualisht rreth 120 000 çështje të pazgjidhura në gjykatat e zakonshme. Disa gjykata administrative, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Drejtësisë, përballen me vonesa ekstreme, ku koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve është 14 vjet e gjysmë. Numri i rekurseve të prapambetur prej 30 mijë çështjesh në Gjykatën e Lartë do të thotë se ankesat mund të kërkojnë më shumë se 12 vjet për t’u zgjidhur, duke mohuar në mënyrë efektive drejtësinë.

    Kërcënimi në rritje i joefikasitetit gjyqësor

    Mosbesimi i publikut te gjyqësori është zhvendosur nga shqetësimet për korrupsion në shqetësimet e joefikasitetit. Rastet e thjeshta, të tilla si certifikatat e trashëgimisë ose divorcet, gjobat ose mosmarrëveshjet për kontratat e qirasë, shpesh vonohen për shumë vite, duke i shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë metoda alternative për zgjidhjen e konflikteve. E drejta e prezumimit të pafajësisë dhe iniciativat për luftimin e kriminalitetit janë në rrezik në çështjet penale.

    Për të adresuar këto çështje, Shqipëria ka miratuar një strategji që përfshin reforma ligjore për të rritur ndërmjetësimin, për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe për të krijuar task-forca të reja specifike brenda gjykatave. Megjithatë, këto masa janë të pamjaftueshme për të trajtuar mungesën urgjente të gjyqtarëve, që arrin në pak më shumë se një pikë në oqean. Mungesa e gjyqtarëve dhe harta e re gjyqësore e miratuar vitin e kaluar do të përjashtojë çdo zgjidhje në një periudhë afatmesme.

    LEXO EDHE: Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

    Situata aktuale është kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve të shkaktuar nga procesi i vetingut. Shqipëria ka rreth 250 gjyqtarë efektivisht në detyrë nga mbi 400 para vettingut. Edhe atëherë, Shqipëria kishte një nga raportet më të ulëta të gjyqtarëve për popullsi midis vendeve të Këshillit të Evropës. Tani, ky raport ka rënë më tej, duke rrezikuar potencialisht efikasitetin e sistemit. Shqipëria ka nevojë për gati dy herë më shumë gjyqtarë për të arritur raportin mesatar të vendeve të Këshillit të Evropës. Vetëm për t’u kthyer në situatën e 7 viteve më parë, do të kërkoheshin më shumë se 150 gjyqtarë të rinj.

    Autoritetet kanë zgjedhur që në vend të rritjes së numrit të gjyqtarëve të rinj, të rishpërndajnë ata ekzistues, duke çuar në mbylljen e shumë gjykatave rajonale. Organet drejtuese të gjyqësorit, me mbështetjen e këshilltarëve të jashtëm, kanë hartuar dhe miratuar një plan të ri të shpërndarjes së gjykatave për Shqipërinë. Ky plan përfshin mbylljen e gjykatave në qytete më të vogla dhe bashkimin e disa të tjerave. Arsyeja pas kësaj ishte shpërndarja e pabarabartë e çështjeve ndërmjet gjykatave, me zonat më pak të populluara që përjetonin ngarkesë shumë më të vogël se Tirana dhe Durrësi.

    Megjithatë, pa rritur numrin e gjyqtarëve, rezultati ka qenë një zgjatje e kohës së përpunimit të çështjeve në të gjitha gjykatat shqiptare. Kjo shpërndarje e re ngre shqetësime serioze në lidhje me aksesin në drejtësi. Ky parim bazë – i përfshirë në nenin 47 të Kartës së BE-së – siguron që në rast të shkeljeve të të drejtave të garantuara me ligj, individët mund të shkojnë përpara një gjykate për të pretenduar se të drejtat e tyre nuk respektohen.

    Kjo tani është veçanërisht e ndërlikuar për individët që jetojnë në zona të largëta, duke marrë parasysh gjeografinë e Shqipërisë, kufizimet e sistemit të saj të transportit publik dhe cilësinë e dobët të rrugëve. Për më tepër, ky ristrukturim u miratua pa ndarjen e nevojshme të fondeve apo infrastrukturës. Për shembull, konsolidimi i 4 gjykatave administrative të shkallës së parë në një gjykatë të vetme në Tiranë ndodhi pa u siguruar hapësira adekuate zyrash për gjyqtarët e emëruar. Sfidat logjistike dhe përpjekjet për riorganizim kanë përkeqësuar vonesat procedurale, duke rezultuar në një ulje të shkallës së vendimeve dhe një numër në rritje të çështjeve të prapambetura.

    Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se magjistratët vendas e shohin pozitivisht shpërndarjen e re, duke vënë në dukje përparimin në karrierë dhe transferimet më afër shtëpisë. Pavarësisht vlerësimit optimist nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe miratimit të tij nga Komisioni i BE-së, sistemi i ri mund të pengojë aksesin në drejtësi për shqiptarët dhe të përkeqësojë besimin në sistemin gjyqësor.

    Harta e re e gjyqësorit propozon një pamje përfundimtare të sistemit me 325 gjyqtarë, 80 më pak se përpara fillimit të procesit të vetingut. Sipas demografisë, për të qenë në mesataren e Këshillit të Evropës duhet të kenë minimumi 450 gjyqtarë. Pavarësisht nevojës së qartë për më shumë gjykata dhe magjistratë për të garantuar sundimin e ligjit, institucionet shqiptare tregojnë përkushtim të dobët për përmirësimin e situatës.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës vendosën së fundmi një kuotë prej vetëm 10 kandidatësh të rinj për vitin e ardhshëm akademik, e pamjaftueshme për të kompensuar ata që largohen për shkak të shkarkimeve apo pensionimit. Ai është shumë më i ulët se kapaciteti i këtij organi trajnues, pasi, për shembull, pas disa muajsh, 45 gjyqtarë do të hyjnë në sistem pas përfundimit të trajnimit të tyre fillestar në këtë shkollë.Në vitin 2025, shkolla pranoi vetëm 10 kandidatë të rinj. Arsyet e ndryshme të brendshme mund të shpjegojnë refuzimin për të rritur numrin e pranimeve të reja. Në çdo rast, një ngurrim i tillë sinjalizon mungesë angazhimi për të ardhmen e vendit.

    Një rrugë sfiduese përpara

    Reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe ripërcaktimin e sistemit. Atyre iu kërkua të rrisnin pavarësinë e institucioneve gjyqësore; megjithatë, mungesa e kontrolleve dhe balancave mund të tregojë se ata kanë rënë në korporatizëm dhe kanë lënë pas dore detyrat e tyre kushtetuese. Ky është veçanërisht një shqetësim për këshillat e lartë, të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.

    Nga ana tjetër, roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i angazhimit të pavarur ndaj reformave. Gjithashtu, fokusi i shtuar në qeverisjen e institucioneve gjyqësore ka sjellë neglizhencë për gjykatat e rregullta. Burimet dhe infrastruktura në dispozicion të këtyre institucioneve janë në kontrast me kushtet e këqija të gjykatave. Gjatë 20 viteve të fundit, për shembull, Shqipëria nuk ka arritur të zbatojë një sistem të unifikuar të menaxhimit të çështjeve

    Në dekadat e fundit, Bashkimi Evropian ka investuar miliona në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, pavarësisht kontributit të konsiderueshëm financiar nga taksapaguesit evropianë – kryesisht në formën e asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të mirëpaguar – ndikimi në jetën e qytetarëve shqiptarë ka qenë minimal.

    Mungesa e një vizioni të qartë për përdorimin e burimeve dhe paaftësia e BE për të vendosur prioritete të qarta dhe efektive kanë pakësuar përfitimet e mundshme të këtij investimi të rëndësishëm, i cili është vendimtar për sigurimin e së ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht, pa një angazhim më të thellë për institucionet e nivelit të lartë gjyqësor, gjyqësori shqiptar mbetet nën standardet e cilësisë dhe efikasitetit që priten nga një anëtar i mundshëm i BE-së dhe që kërkohen nga shoqëria.

    Teksa përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë të lavdërueshme dhe meritojnë njohje, tani është e domosdoshme të fokusohemi në rindërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm dhe funksional. Kjo detyrë është sfiduese dhe të gjitha palët e interesuara duhet të rivlerësojnë rolet e tyre për të siguruar sundimin e ligjit në vend. Rreziku që Shqipëria të bëhet një shtet i dështuar nuk mund të thuhet ende në mënyrë përfundimtare. ©Përshtati në shqip LAPSI.al