Tag: gjylameti

  • Dy gra hyjnë në parlament, Blerina Gjylameti rikthehet në Kuvend, Briseida Cakërri deputetja e re e PS

    Dy gra hyjnë në parlament, Blerina Gjylameti rikthehet në Kuvend, Briseida Cakërri deputetja e re e PS

    Me kandidimin për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Ogerta Manastirliu dhe Brunilda Mersini do të duhet të heqin dorë nga mandati i tyre në Parlament, i fituar gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
    Ato do të zëvendësohen sërish nga dy gra nga lista e hapur e Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti në Tiranë dhe Briseida Çakërri në Vlorë do të jenë ligjvënëset e reja socialiste.
    Sipas Kodit Zgjedhor, në Kuvend një grua zëvendësohet gjithmonë nga e njëjta gjini, në bazë të votave të fituara gjatë zgjedhjeve.

    Ogerta Manastirliu është kandidatja për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Brunilda Mersini garon për Bashkinë e Vlorës nga radhët e mazhorancës.
    /vizionplus.tv

  • Propozimi i Ramës për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës, ja cila deputete do t’i zërë vendin në Kuvend Ogerta Manastirliut

    Propozimi i Ramës për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës, ja cila deputete do t’i zërë vendin në Kuvend Ogerta Manastirliut

    Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë Tiranë pritet të sjellë ndryshime edhe në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

    Si pasojë e këtij kandidimi, Blerina Gjylameti do të rikthehet në Parlament, duke marrë mandatin e Manastirliut, një lëvizje që ndryshon ekuilibrin e përfaqësimit në radhët e Partisë Socialiste.
    Gjylameti kishte humbur mandatin e deputetes më parë për një numër të vogël votash ndaj Olta Xhaçkës, e cila siguroi vendin e saj për katër vitet e ardhshme në Parlament.

    Top Channel

  • Manastirliu zgjidhet për të garuar për zgjedhjet e bashkisë, Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

    Manastirliu zgjidhet për të garuar për zgjedhjet e bashkisë, Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

    Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në 11 maj.
    Kjo lëvizje vjen si pasojë e vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës me qëllimin e kandidimit të Ogerta Manastirliut në vendin e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen.
    Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mënyrë hapet rruga që Gjylameti, e cila është e para në listën pas deputetëve të zgjedhur, të rikthehet në sallën e Kuvendit.

  • Manastirliu zgjidhet për të garuar për Bashkinë e Tiranës/ Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

    Manastirliu zgjidhet për të garuar për Bashkinë e Tiranës/ Gjylameti drejt rikthimit në Parlament si deputete

    Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në 11 maj.
    Kjo lëvizje vjen si pasojë e vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës me qëllimin e kandidimit të Ogerta Manastirliut në vendin e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen.
    Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mënyrë hapet rruga që Gjylameti, e cila është e para në listën pas deputetëve të zgjedhur, të rikthehet në sallën e Kuvendit.
     

  • Mbeti jashtë Kuvendit të ri në zgjedhjet e 11 Majit, Gjylameti për herë të fundit në Parlament, deputetja: Pas 12 vitesh, sot…

    Mbeti jashtë Kuvendit të ri në zgjedhjet e 11 Majit, Gjylameti për herë të fundit në Parlament, deputetja: Pas 12 vitesh, sot…

    Sot ishte seanca e fundit në seancë plenare si deputete e socialistes Blerina Gjylameti. Ajo mbeti jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 11 majit, teksa ishte në një garë të fortë me Olta Xhaçkën.

    Në fund të seancës së sotme, Gjylameti ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur 12 vitet në Kuvend, ndjenjat dhe reflektimet e përjetuara.
    Reagimi i Gjylametit:
    Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,
    Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.
    Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.
    Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.
    Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.
    Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.
    Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.
    Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.
    Me mirënjohje dhe përulësi.Blerina

    Top Channel

  • Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 651 kuti! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?

    Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 651 kuti! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?

    Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti

    TIRANË- Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Deri më sot, janë hapur 651 kuti nga 1282 në total. Nga të gjitha partitë, rezulton se Partia Demokratike ka marrë më shumë vota gabimisht, e ndjekur nga Partia Socialiste. PD ka siguruar padrejtësisht 335 vota, ndërsa socialistët 248 të tilla. Lëvizje të mëdha votash ka edhe mes kandidatëve në listën e hapur brenda partive. Mes demokratëve, më shumë vota që nuk janë të tijat, ka siguruar Ilir Alimehmeti, plot 102 të tilla, i ndjekur nga Jorida Tabaku që ka marrë 75 vota pa meritë. Edhe për socialistët ka pasur gabime, por ndryshimi i vetëm është që mes tyre mund të ketë “këmbim” mandati. Në PS, numrin më të lartë të votave pa meritë e ka ministri Ervin Hoxha me 259 vota, 128 ka Xhemal Qefalia, 127 Fatmir Xhafaj. Aty ku luhet mandati është gara mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, diferencë e cila është ngushtuar. Blerina Gjylameti ka fituar një votë ndërsa Olta Xhaçka ka humbur 47 të tilla. 
    Tashmë, diferenca mes tyre është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Nëse vazhdon me këto ritme, Xhaçka mund ta humbasë mandatin e deputetes, që do t’i kalojë Gjylametit. 
    RENDITJA SIPAS KQZ:

    1. Koalicioni Partia Demokratike- 335 2. Lëvizja Bashkë – 24 3. Lëvizja Atdheu – 3 4. Partia Koalicioni Euroatlantik- “-22” 5. Partia Socialiste e Shqipërisë – 248 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 37 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 1 8. Partia Aleanca Demokracia e Re – 7 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim “-5” 10. Partia Mundësia – 20 11. Partia Socialdemokrate – 20
    Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

  • Ngushtohet diferenca, a do ia marrë Blerina Gjylameti mandatin Olta Xhaçkës?

    Ngushtohet diferenca, a do ia marrë Blerina Gjylameti mandatin Olta Xhaçkës?

    Vijon procesi i rinumërimit të kutive të Qarkut të Tiranës, ku dy partitë kryesore PD dhe PS kanë rezultuar me vota të fryra dhe nga 609 kuti të rinumëruara, demokratëve u janë hequr 312 vota, ndërsa socialistëve 223.
    I vetmi interes duket se tashmë ka mbetur tek votat preferenciale, nëse do të kemi ndonjë ndryshime emrash tek ata që marrin mandatin, mes kandidatëve që më 11 Maj kishin diferencë të ngushtë votash me njëri-tjetrin.
    Një prej tyre është dhe rasti mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku më 11 Maj, mandatin e 19-të të PS-së në Tiranë e mori e para dhe e dyta do të ngelet jashtë Kuvendit.
    Olta Xhaçka arriti të merrte 6 288 vota në total bashkë me diasporën, ndërsa Blerina Gjylameti 6 148 vota dhe diferenca mes tyre ishte vetëm 140 vota.
    Gjylameti ka shpresë se situata mund të ndryshojë nga rinumërimi.
    Deri më tani janë rinumëruar 585 kuti me vota preferenciale dhe Blerina Gjylametit i është hequr vetëm 1 vota nga 11 Maji, ndërsa Olta Xhaçkës i janë hequr 46 vota.
    Pra, diferenca mes tyre deri më tani është ngushtuar në më pak se 100 vota, por gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojë rezultati kur të rinumërohen qendrat e votimit të zonës që mbulonte Blerina Gjylameti në Tiranë.
    KLIKO LINKUN KËTU për t’u njohur me rezultatin e rinumërimit në kohë reale.

  • Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

    Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

    Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend, duke u zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Duke iu referuar raportit të prezantuar në Asamble, Gjylameti vlerësoi faktin se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dëshmi e administrimit profesional dhe të qetë të procesit zgjedhor.
    ”Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht në një ambient të qetë dhe të drejtë. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, siç theksohet edhe në këtë raport, 95% e qendrave të votimit janë vlerësuar pozitivisht. Kjo është një njohje për punën e palodhur të mijëra punonjësve të administratës zgjedhore dhe institucioneve në të gjithë vendin – dhe tregon se sa shumë ka ecur përpara demokracia jonë e re”, u shpreh Gjylameti.

    Një tjetër element kyç që ajo vuri në dukje ishte përfshirja për herë të parë e diasporës shqiptare në procesin zgjedhor, një zhvillim që e quajti historik dhe që forcon lidhjet mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. ”Jemi gjithashtu krenarë për përfshirjen historike të diasporës sonë, duke i mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të kontribuojnë për herë të parë në përcaktimin e së ardhmes së kombit tonë”,-theksoi ajo.
    Fjala e plotë
    I nderuar President, të nderuar kolegë, më lejoni të nis duke falënderuar raportuesin z. Billi dhe znj. Martinez për raportin mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbajtura më 11 maj, i paraqitur sot këtu. Si kryetare e Delegacionit Shqiptar në APKE, është një nder për mua të marr fjalën para kësaj Asambleje dhe të theksoj jo vetëm faktin që populli shqiptar, edhe një herë, i dha besimin e tij Partisë Socialiste, por sepse mbështetja e tyre e vazhdueshme ndaj socialistëve, tashmë për një mandat të katërt radhazi, është një shprehje e fuqishme e përkushtimit të Shqipërisë ndaj progresit dhe rrugës evropiane!
    Por më shumë se një fitore politike, kjo është një thirrje për të qeverisur me më shumë përgjegjësi – në përputhje me vlerat që na bashkojnë këtu: demokracinë, transparencën, përfshirjen dhe sundimin e ligjit. Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht në një ambient të qetë dhe të drejtë. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, siç theksohet edhe në këtë raport, 95% e qendrave të votimit janë vlerësuar pozitivisht.
    Kjo është një njohje për punën e palodhur të mijëra punonjësve të administratës zgjedhore dhe institucioneve në të gjithë vendin – dhe tregon se sa shumë ka ecur përpara demokracia jonë e re. Jemi gjithashtu krenarë për përfshirjen historike të diasporës sonë, duke i mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të kontribuojnë për herë të parë në përcaktimin e së ardhmes së kombit tonë. Dua të nënvizoj gjithashtu rolin thelbësor të SPAK-ut, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka luajtur një rol kyç në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, për të ruajtur integritetin e procesit.
    Puna e tyre është një dëshmi se sundimi i ligjit në Shqipëri nuk është vetëm një parim, por një realitet aktiv dhe në zhvillim. Njëkohësisht, e pranojmë me përgjegjësi çdo shqetësim të ngritur në raport, të cilat do të punojmë me përkushtim për t’i adresuar sa më shpejt. Në mënyrë të veçantë, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara reformën zgjedhore, për të depolitizuar institucionet zgjedhore, dhe për të përmirësuar financimin e fushatës dhe lirinë e medias në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it.
    Të nderuar kolegë, vendosmëria e Shqipërisë për të vazhduar rrugën e reformave nuk lidhet vetëm me anëtarësimin ajo lidhet me standardet dhe vlerat. Lidhet me ndërtimin e një shoqërie ku qytetarët besojnë te vota e tyre, besojnë te institucionet, dhe ndihen të përfaqësuar në çdo nivel të qeverisjes. Kjo na nxit të vazhdojmë punën tonë me përulësi dhe vendosmëri, jo vetëm për të përmbushur standardet, por për t’i jetësuar ato. Ju faleminderit.

  • “Zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese”/ Flet Blerina Gjylameti në APKE për SPAK dhe diasporën

    “Zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese”/ Flet Blerina Gjylameti në APKE për SPAK dhe diasporën

    Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, theksoi se zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend, duke u zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
    Duke iu referuar raportit të prezantuar në Asamble, Gjylameti vlerësoi faktin se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dëshmi e administrimit profesional dhe të qetë të procesit zgjedhor.
    “Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht në një ambient të qetë dhe të drejtë.
    Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, siç theksohet edhe në këtë raport, 95% e qendrave të votimit janë vlerësuar pozitivisht.
    Kjo është një njohje për punën e palodhur të mijëra punonjësve të administratës zgjedhore dhe institucioneve në të gjithë vendin – dhe tregon se sa shumë ka ecur përpara demokracia jonë e re”, u shpreh Gjylameti.
    Një tjetër element kyç që ajo vuri në dukje ishte përfshirja për herë të parë e diasporës shqiptare në procesin zgjedhor, një zhvillim që e quajti historik dhe që forcon lidhjet mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.
    “Jemi gjithashtu krenarë për përfshirjen historike të diasporës sonë, duke i mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të kontribuojnë për herë të parë në përcaktimin e së ardhmes së kombit tonë” theksoi ajo.
    Në fjalën e saj, Gjylameti ndaloi edhe te roli i strukturave të drejtësisë, veçanërisht i SPAK-ut, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
    “Dua të nënvizoj gjithashtu rolin thelbësor të SPAK-ut, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka luajtur një rol kyç në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, për të ruajtur integritetin e procesit” tha Gjylameti.
    Në përmbyllje, ajo theksoi se mbështetja e vazhdueshme që qytetarët i dhanë Partisë Socialiste për një mandat të katërt radhazi nuk është thjesht një fitore politike, por një përgjegjësi për të qeverisur me transparencë, gjithëpërfshirje dhe besnikëri ndaj vlerave evropiane.
    Fjala e plotë:
    I nderuar President, të nderuar kolegë,
    Më lejoni të nis duke falënderuar raportuesin z. Billi dhe znj. Martinez për raportin mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbajtura më 11 maj, i paraqitur sot këtu.
    Si kryetare e Delegacionit Shqiptar në APKE, është një nder për mua të marr fjalën para kësaj Asambleje dhe të theksoj jo vetëm faktin që populli shqiptar, edhe një herë, i dha besimin e tij Partisë Socialiste, por sepse mbështetja e tyre e vazhdueshme ndaj socialistëve, tashmë për një mandat të katërt radhazi, është një shprehje e fuqishme e përkushtimit të Shqipërisë ndaj progresit dhe rrugës evropiane!
    Por më shumë se një fitore politike, kjo është një thirrje për të qeverisur me më shumë përgjegjësi – në përputhje me vlerat që na bashkojnë këtu: demokracinë, transparencën, përfshirjen dhe sundimin e ligjit.
    Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht në një ambient të qetë dhe të drejtë.
    Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, siç theksohet edhe në këtë raport, 95% e qendrave të votimit janë vlerësuar pozitivisht.
    Kjo është një njohje për punën e palodhur të mijëra punonjësve të administratës zgjedhore dhe institucioneve në të gjithë vendin – dhe tregon se sa shumë ka ecur përpara demokracia jonë e re.
    Jemi gjithashtu krenarë për përfshirjen historike të diasporës sonë, duke i mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë të kontribuojnë për herë të parë në përcaktimin e së ardhmes së kombit tonë.
    Dua të nënvizoj gjithashtu rolin thelbësor të SPAK-ut, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka luajtur një rol kyç në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, për të ruajtur integritetin e procesit.
    Puna e tyre është një dëshmi se sundimi i ligjit në Shqipëri nuk është vetëm një parim, por një realitet aktiv dhe në zhvillim.
    Njëkohësisht, e pranojmë me përgjegjësi çdo shqetësim të ngritur në raport, të cilat do të punojmë me përkushtim për t’i adresuar sa më shpejt.
    Në mënyrë të veçantë, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara reformën zgjedhore, për të depolitizuar institucionet zgjedhore, dhe për të përmirësuar financimin e fushatës dhe lirinë e medias – në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it.
    Të nderuar kolegë, vendosmëria e Shqipërisë për të vazhduar rrugën e reformave nuk lidhet vetëm me anëtarësimin – ajo lidhet me standardet dhe vlerat.
    Lidhet me ndërtimin e një shoqërie ku qytetarët besojnë te vota e tyre, besojnë te institucionet, dhe ndihen të përfaqësuar në çdo nivel të qeverisjes.
    Kjo na nxit të vazhdojmë punën tonë me përulësi dhe vendosmëri, jo vetëm për të përmbushur standardet, por për t’i jetësuar ato.

  • Edi Rama “shtyp” revoltën brenda PS, kandidatë socialistë që pretendojnë se u vodhën brenda partisë në zgjedhjet e…

    Edi Rama “shtyp” revoltën brenda PS, kandidatë socialistë që pretendojnë se u vodhën brenda partisë në zgjedhjet e…

    Një valë pakënaqësish brenda Partisë Socialiste, pas zgjedhjeve të 11 majit, u shua me një mesazh të vetëm nga kryeministri, njëherësh kryetari i PS, Edi Rama. Katër kandidatë socialistë, mes tyre Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia dhe Etilda Gjonaj, që kërkuan pamjet filmike për të kontestuar numërimin e votave në KQZ, u tërhoqën në mënyrë të koordinuar. Sipas mediave, Rama i paralajmëroi ata të mos hidhnin “hije” mbi procesin dhe të mos i jepnin “ushqim qenërisë mediatike”. Në vend të transparencës, kandidatë të humbur si Gjylameti dhe Qefalia zgjodhën të heshtin, duke lavdëruar partinë që sapo i kishte përjashtuar nga Kuvendi. Mesazhi i Ramës, i shpërndarë në një grup WhatsApp, përmbante tone të ashpra dhe një kërcënim të heshtur për ata që guxojnë të kontestojnë rezultatin. Por qëndrimet publike pas kësaj ndërhyrjeje u bënë befas të kujdesshme dhe të njëjta, duke treguar disiplinën e hekurt brenda PS. “Ne nuk bëjmë luftëra të vogla”, tha Gjylameti, por ajo që mbetet e madhe është frika për të folur kundër liderit.
    Detajet
    Konkretisht gara brenda llojit në listat e hapura të Partisë Socialiste krijoi pakënaqësi tek disa kandidatë, të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave me pretendimet për parregullsi. Dokumentet e dorëzuara në KQZ tregojnë se janë katër kandidatë socialistë që kërkuan pamjet e numërimit, mes të cilëve Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia në qarkun Tiranë dhe Frrok Gjini në qarkun Shkodër. Megjithatë, dyshimet e tyre për parregullsi u zbehën dhe ata u tërhoqën pas një mesazhi nga kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Sipas mesazhit të rrjedhur në media, Rama i këshillon ata që të mos i hyjnë rrugës së kontestimit të rezultateve. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me këtë mesazh. “…Do këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge, sepse e para, humbja e një gare s’duhet të bëhet sebep për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me tërë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote të përmasave që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 e 20 po me shumë më tepër vota diferencë me pasuesit në klasifikim…” citohet të ketë thënë Rama përmes mesazhit në një grup të përbashkët në aplikacionin Whatsapp.
    Po ashtu, Rama i quan kërkesat e deputetëve si “hije” mbi numëruesit dhe vëzhguesit socialistë të procesit dhe një ushqim për atë që ai e quan “qenëri mediatike”, duke nënkuptuar koston publike që merr një forcë politike në pushtet që konteston procesin zgjedhor. Menjëherë pasi ky mesazh u publikua në media të hënën, kandidatët që kishin kontestuar numërimin u tërhoqën nga kërkesat e tyre, përveç Gjylametit, e cila sipas KQZ-së, i ka tërhequr pamjet filmike të kërkuara. Por Gjylameti lë të kuptohet në një qëndrim publik se nuk do t’i përdorë ato për të kontestuar numërimin e votave, edhe pse humbi mandatin përballë koleges së saj, Olta Xhaçka me vetëm 119 vota diferencë. Përmes një statusi në “Facebook”, Gjylameti vlerësoi rezultatin e arritur nga Partia Socialiste në zgjedhje, duke shtuar se “ne nuk bëjmë luftëra të vogla”. “Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen. Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.
    Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë. Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona. Mirënjohëse. Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik. Zgjedhjet mbaruan. Sovrani foli. Politika për njerëzit vazhdon”, shkroi ndër të tjera Gjylameti. Të njëjtën gjë bëri dhe Qefalia, i cili gjatë një interviste në televizionin News 24 të martën (dje) tha se ishte tërhequr nga kërkesa për të marrë pamjet filmike. Por ai theksoi se tërheqja e tij ishte bërë para mesazhit të Ramës për kandidatët. “Kjo kërkesë e imja është tërhequr para disa ditësh dhe nuk është dashur ndërhyrja e kryeministrit, siç aludon media”, tha Qefalia duke shtuar se “nuk ka lidhje me mesazhin e kryeministrit”. Edhe Gjonaj po ashtu nuk ka shkuar të tërheqë pamjet e kërkuara për të gjitha qendrat e numërimit e qarkut Tiranë me shkresë në KQZ më datë 16 maj, ku shprehej se pamjet do të përdoreshin “për arsye verifikimi”. Kandidati Gjini në qarkun Shkodër nuk ishte i arritshëm për koment. Në shkresën e tij, ai pretendon se “ka dyshime të arsyeshme” se votat e tij janë keqadministruar apo tjetërsuar.