Procesi për 15 të pandehur përballet me tensione mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, kërkesa të shumta për dëshmitarë dhe mungesë avokatësh, ndërsa gjykata përpiqet të ruajë vijueshmërinë e seancave.
Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzohen 15 persona për një seri veprash penale, po përballet me vonesa të shumta dhe pengesa gjatë zhvillimit të hetimit gjyqësor.
Gjatë seancave të fundit, tensionet mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese janë evidentuar sërish, duke komplikuar më tej rrjedhën e procesit.
Në seancën e fundit, avokatët e të pandehurve rikthyen për herë të dytë kërkesat për përjashtimin e trupës gjykuese.
Avokati Gentjan Rumano argumentoi se vendimet ndërmjetëse të gjykatës ishin të njëanshme dhe nuk bazoheshin në ligj, duke paralajmëruar se do të dorëzonte kërkesën me shkrim. Ky veprim pason një episod të ngjashëm në korrik, kur avokatja Elda Zotaj kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupës, gjyqtares Engjëllushe Tahiraj, për vendimmarrje të njëanshme pa konsultim me dy anëtarët e tjerë të gjykatës.
Aktualisht, procesi gjyqësor është në fazën e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorëve të drejtësisë nga mbrojtësit ligjorë të të pandehurve të tjerë. Në seancën e fundit, mbrojtja kërkoi rivendosjen e pyetjeve ndaj bashkëpunëtorit Erion Alibej, pas ndërprerjes së tyre nga gjykata, me argumentin se njëri prej të pandehurve, Altin Ndoci, dhe avokatja e tij nuk ishin të pranishëm.
Në korrik, e njëjta avokate, Elda Zotaj, kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Tahiraj, duke pretenduar se ajo merrte vendime pa u konsultuar me dy anëtarët e tjerë dhe favorizonte kërkesat e organit të akuzës. SPAK reagoi ashpër, duke kërkuar përjashtimin e avokates për sjellje të qëllimshme dhe pengim të procesit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e pranoi pjesërisht kërkesën duke e zëvendësuar Zotajn për atë seancë me avokaten Pranvera Docin.
Në seancën e fundit, mbrojtja paraqiti lista me dhjetra persona të përmendur nga dëshmitë e Dumanit dhe Alibejt si bashkëpunëtorë në krime, duke kërkuar të dëshmonin si dëshmitarë.
Procesi “Plumbi i Artë” ka përjetuar ndërprerje të shpeshta për shkak të mungesës së avokatëve. Nga korriku deri më 14 tetor, nuk janë zhvilluar 8 seanca për këtë arsye, duke krijuar një ngërç në vijueshmërinë e procesit.
Gjykata e Posaçme ka deklaruar se po merr masa për garantimin e vijueshmërisë së procesit.
“Konkretisht, janë caktuar avokatë kryesisht për të gjithë të pandehurit (përveç Albert Pashajt), janë paralajmëruar dhe gjobitur avokatët që kanë munguar pa arsye, si dhe janë pezulluar afatet e paraburgimit – thuhet në përgjigje të kërkesës për informacion të Gjykatë së Posaçme.
Sipas gjykatës, këto masa janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, përfshirë nenet 49, 265 dhe 350, të cilat parashikojnë zëvendësimin e mbrojtësit, pezullimin e afateve dhe gjobitjen e avokatëve që mungojnë pa arsye të justifikuar.Ekspertët e procedurës penale vlerësojnë se përplasjet mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese në këtë çështje nuk janë të pazakonshme në procese komplekse me dhjetëra të pandehur dhe dëshmi të shumta, por theksojnë se zgjidhja e shpejtë e këtyre mosmarrëveshjeve është thelbësore për shmangien e vonesave të mëtejshme dhe për garantimin e drejtësisë. /Shteg.org
Tag: gjykuese
-

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera
-

Gjykata e Lartë pranon rekursin për dosjen e inceneratorit të Fierit, rikthen çështjen në Apel me trupë gjykuese të re
Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, vendosi këtë të martë të pranojë rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme si dhe nga të pandehurit, që kundërshtuan vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e dosjes së inceneratorit të Fierit për rigjykim në GJKKO.
Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes po në Apel, por vendimi i GJKKO të shqyrtohet me tjëtër trupë gjykuese.
Pala e prokurorëve dhe të pandehurit nuk u dakordësuan me vendimin që u dha në 19 dhjetor të vitit 2024 nga treshja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Dhimitër Lara, prandaj iu drejtuan me rekurs GJL.
Në shtator të vitit 2023 , Gjykata e Posaçme dënoi ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe personat e tjerë të pandehur në këtë dosje. Ata ankimuan vendimin në Apel dhe kjo gjykatë vendosi ta rikthejë edhe njëherë çështjen në GJKKO për rigjykim me tjetër trupë gjykuese.Top Channel
-

SYRI TV/ ‘Sterilizimi’ – Ilir Beqaj e nis me ankesa gjyqin: Nuk njoh asnjë trupë gjykuese…
Ka nisur gjykimi i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj në Gjykatën e Posaçme për dosjen e “Sterilizimit”. Që në nisje të seancës Beqaj u shfaq me ankesa, ku fillimisht tha se nuk e njeh trupën gjykuese, e më tej për mosnjohjen zyrtarisht të tij me akuzën e re apo pagesat që do bënte për aktet.
Syri TV
Ka nisur këtë të enjte gjyqi në themel për dosjen e sterilizimit në ngarkim të Ilir Beqajt, ish-ministrit të shëndetësisë që është i vetmi që po gjykohet me procedurë të zakonshme. Beqaj që akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në nisje të seancës kur u pyet nëse ka konflikt interesi me trupën gjykuese, tha se çdo lloj trupe është e paligjshme në procesin ndaj tij. Ai theksoi ndërkohë që nuk e kishte personalisht me gjyqtarët e çështjes Rudina Palloi, Irena Gjokën e Erion Çelën. Ilir Beqaj pretendoi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar kurrë, e ndërkohë u ankua për shpenzimet gjyqësore.
ILIR BEQAJ, ISH-MINISTËR SHËNDETËSIE: Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga Prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre. Edhe për njoftimin e akuzës duhet të paguajmë, nuk është puna tek vlera së është qesharake, por them si logjikë.
Ky pretendim lidhet me akuzën e parë që u ngrit ndaj ish-ministrit për shpërdorim detyre, dhe që me insistimin e gjykatës, SPAK pranoi se Beqaj kishte vjedhur duke shpërdoruar detyrën si grup i strukturuar kriminal. Për këtë ndryshim Beqaj pretendon se nuk i është njoftuar zyrtarisht e për rrjedhojë nuk e njeh procesi. Seanca u shty në datën 2 tetor, ku i pandehuri dhe avokatët e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimor të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë.
-

PD ‘sfidon’ rezultatin e 11 Majit, Kolegji Zgjedhor vendos sot, ja trupa gjykuese
Sot, 4 shtator 2025, në orën 10:00, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të shqyrtuar ankimin e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. PD kërkon që të mos njihet vendimi i Komisionit Rregullator, duke pretenduar se procesi i zgjedhjeve është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.
Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin, por që mund të rrezikojë dëshirën e socialistëve për të mbledhur Kuvendin në datën 12 shtator. Gjithsesi, data përfundimtare do të përcaktohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri më 20 shtator për të nxjerrë dekretin.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që nxori fituese PS me 83 mandate, u shoqërua me një proces të gjatë ankimimesh, duke vonuar për 4 muaj certifikimin përfundimtar të rezultatit. Madje, në disa prej qarqeve votat edhe u rinumëruan, por pa asnjë rezultat në favor të opozitës.
Pas dorëzimit të padisë nga koalicioni, u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese pranë Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KQZ.
Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë:
Lutfije Celami – Relatore
Entela Shedula – Anëtare
Alma Kodraliu – Anëtare
Ornela Naqellari – Anëtare
Enkel Peza – Anëtar
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë. -

“Partizani”/GJKKO rrëzon Berishën për trupën gjykuese, Çupi: Procesi gjyqësor është goditur dhe korruptuar
Analisti Frrok Çupi e quan hipokrizi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e Elsa Ullirit nga trupa gjykuese për aferën Partizani. Në një intervistë Çupi u shpreh se procesi është goditur dhe korruptuar.
“Berisha ka kërkuar të shmanget ky gjykim. Është hipokrizi. E vërteta është ndryshe. Më sulmo publikisht. Çdo vendim që merret për Berishën, përsëri do të ketë problem. Procedi gjyqësor është korruptuar, i goditur dhe i pabesueshëm. Kjo është e disa grupimeve politike. Berisha po mbledh ushtarë, janë sa politikë, aq edhe gjyqësore. Ai thjesht, bashkë me dikë në sistemin e drejtësisë, ai po ndërton muret e kështjellës së tij.”, theksoi ai. -

Gjykatës nën survejim/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të kreut të PD për përjashtim të trupës gjykuese
Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishes dhe Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës gjykuese të përbëre nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Të vendosur nën akuza pa asnjë bazë dhe totalisht politike për dosjen “partizani” Berisha dhe Malltezi kërkojnë qe te mos gjykohen nga gjyqtaret e GJKKO pasi sipas tyre këto gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.
Më herët relatores së trupit gjykues Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.
Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar të zhvillohet me 15 shtator.
-

“Dosja Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin
Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.
Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.
Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.
Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD, Andia Ulliri.
Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. -

‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit
Sali Berisha-Jamarbër Malltezi
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen ndaj tyre. Bëhet fjalë për trupën gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Berisha dhe Malltezi të akuzuar për çështjen “Partizani” kërkuan që të mos gjykohen nga këta gjyqtarë, pasi sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Ata argumentojnë në kërkesën e tyre se gjyqtarët në fjalë monitorohen apo përgjohen nga SPAK që është palë në këtë proces.
Por, pas shqyrtimit të pretendimeve, gjyqtari Erjon Çela vendosi mospranimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor me të njëjtën trupë gjykuese. Ndërkohë, më herët gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi largimin nga çështja për konflikt interesi. Kjo sepse ajo është e afërmja e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Andja Ulliri. Por kërkesa i është refuzuar nga zv.kryetari i Gjykatës./ZËRI
-

Nuk u formua trupa gjykuese, shtyhet seanca për “5D”-në
Seanca gjyqësore e parashikuar këtë të enjte për “Dosjen 5D” është shtyrë për shkak të mosformimit të trupës gjykuese.
Sipas tvklan mësohet se shkak u bë mungesa e gjyqtarit Erjon Bani, i cili po merr pjesë në një trajnim të paracaktuar.
Më herët, anëtare e trupës gjykuese për këtë çështje ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pas shqyrtimit të disa kërkesave për këtë dosje.
Ajo u zëvendësua nga Erjon Bani.
Trupa gjykuese për këtë çështje përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.
Seanca e radhës është caktuar për datën 10 qershor, ora 12:00. -

Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë për shkak të mosformimit të plotë të trupës gjykuese.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtarit Erjon Bani, i cili ndodhet në një trajnim të paracaktuar.
Më herët, pjesë e trupës ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi kishte shqyrtuar më parë kërkesa të lidhura me këtë çështje. Ajo është zëvendësuar nga gjyqtari Bani.
Aktualisht, trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.
Sakaq, seanca e radhës do të caktohet pasi të jetë e plotësuar trupa gjykuese.