Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga KPK të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.
Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
Njoftim vendimi:
rupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 10.12.2025, në Tiranë.
gijotina.com/
Tag: gjykues
-

Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha
-

Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK në lidhje me prokurorin Kujtim Basha.
Më 18 tetor të vitit 2023, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Basha pasi rezultoi me bilanc negativ prej 12 milionë lejësh në deklarimin e pasurisë.
Vendimi i KPA u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
Njoftimi i KPA
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. -

Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi.
Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar.
Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
Vendimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.
gijotina.com/ -

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Gripshi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi. Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar. Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
Vendimi i KPA:Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë. -

Vetingu, Elio Mazreku nuk justifikonte pasurinë, KPA merr vendimin për prokurorin e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Elio Mazreku.
Trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj (kryesuese), Albana Shtylla (relatore) dhe anëtarët Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pasi shqyrtoi çështjen në dhomë këshillimi, mori një vendim unanim.
Prokurori i Tiranës, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 23 nëntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm për pasurinë për shkak të mungesës së burimeve të të ligjshme, deklarime të pasakta e të pamjaftueshme.
Elio Mazreku e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Njoftim vendimi:
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 717, datë 23.11.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 717, datë 23.11.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 20.11.2025, në Tiranë”.
Pse u shkalrkua Mazreku?
Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish bankare që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti 129 metra në vitin 2010. Po ashtu sipas KPK ai nuk kishte justifikuar një shumë prej 5 milion lekësh nga babai i tij dhe disa dhurata nga vëllai.
Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Pamela Qirko relatorë. Mazreku i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe këmbënguli se të ardhurat në fjalë ishin të ligjshme vinin nga puna e bashkëshortes në një OJF dhe se mënyrat e pagesës nuk kontrolloheshin prej saj.
gijotina.com/ -

KPA e mban në punë prokurorin, Komisionerja e vetingut e ankimoi për kriterin profesional
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA la në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.
Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023, por Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë të vetingut, duke argumentuar se subjekti nuk arrinte nivel të besueshëm për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin profesional dhe në vlerësimin tërësor të çështjes.
Vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Agovi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
gijotina.com/ -

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve të njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Elbasan Taulant Tafa.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 649, datë 24.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftimin e KPA.Ndërkohë, KPA ka lënë në fuqi edhe shkarkimin e Izabela Radovanit, gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 647, datë 14.04.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 647, datë 14.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 14 prill 2023 shkarkoi nga detyra Gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj. Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi prej më shumë se dy dekadash. -

U arrestuan për vrasjen eDobrës/ Gjykata lë në burg dy vëllezërit, të akuzuarit debatojnë ashpër me trupin gjykues
Dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi janë të akuzuar për marrjen peng dhe vrasjen e Renis Dobrës.
Sot në Gjykatën e Rrethit Dibër, ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore ka pasur debate të ashpra mes dy të akuzuarve dhe trupit gjykues. -

Vettingu nxjerr përfundimisht nga drejtësia prokuroren e Tiranës, Eranda Laze dhe Genc Manen e Fierit
Eranda Laze-Genc Mane
TIRANË- Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze, është shkarkuar nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA, shpalli vendimin këtë të martë,më 29 korrik. Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
Sipas Kolegjit, është i drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Eranda Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit.
Në përfundim ata vendosën unanimisht të ndryshojnë vendimin e mëparshëm të KPK-së, duke sanksionuar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të prokurores Laze.
“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ‘b’ të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eranda Laze.”– thuhet në vendimin e KPA-së.
Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin. Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.
Trupi gjykues i KPA i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vensoi po ashtu edhe shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit Genci Mane. Kolegji i Posaçëm ka arritur në përfundimin se Mane nuk ka deklaruar plotësisht pasurinë e tij, duke mos arritur besim të mjaftueshëm në këtë kriter kryesor.
Genci Maze nuk ka mundur të justifikojë një shumë parash me vlerë 1.7 milionë lekë e pretenduar prej tij se buron heqja dorë e tij nga një pjesë takuese në një shtëpi në Berat. Gjithashtu bëhet fjalë dhe për një apartament të blerë në qytetin e Fierit ku rezulton se është përfituar me një çmim nën koston e tregut.
“Trupi gjykues i KPA i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimi të vitit 2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 598, datë 13.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA./ZËRI -

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbrojtjen që është ankuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastin dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar që ka kërkuar më shumë detaje për dëshmitarët që do të paraqiten. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
Përveç Krasniqit, që ndoqi seancën përmes video-lidhjes, ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në gjykatë. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, u ankua se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën prej 10 javësh që mbrojtja të përgatisë çështjen e saj, duke thënë se më 25 gusht mbrojtja duhet të nisë rastin. “Gjykata ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë”, tha ai duke shtuar se ky afat është barrë e madhe për ekipin e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kjo është kohë e mjaftueshme për mbrojtjen. Ndërkaq, trupi gjykues tha se mbrojtja në tetor të vitit të kaluar ishte pyetur se sa kohë i duhet për rastin, dhe ajo kishte deklaruar se i duhen 4-6 javë.Mbrojtja e Thaçit tha se problemi i paraqitjes së dëshmitarëve më 25 gusht ka të bëjë me autorizimet që kërkohen për dëshmitarë, sipas rregullit 107. Ky rregull ka të bëjë me zbulimin e identitetit të dëshmitarit apo informacionit të ndjeshëm. Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit, sipas trupit gjykues, një ditë më parë kanë dorëzuar një listë dëshmitarësh dhe materialesh që synojnë të përdorin gjatë çështjes. Megjithatë, ZPS-ja tha se nga lista e dëshmitarëve, vetëm tre prej tyre janë të identifikuar. Trupi gjykues pyeti disa herë mbrojtjen pse tani po deklaron se nuk është gati t’i paraqesë këta dëshmitarë, pasi në të kaluarën ka publikuar edhe një listë dëshmitarësh. Mishetiq e cilësoi si praktikë të gabuar nxjerrjen e një liste dëshmitarësh, teksa shtoi se tani duhet të ndiqen hapat dhe të merren autorizimet e duhura.
Gjykata pyeti avokatin e Krasniqit, Aidan Ellis, nëse ekipi i tij është gati të nisë paraqitjen e dëshmitarëve më 25 gusht në mënyrë që ekipi i Thaçit të përgatitet, por ai tha që nuk është gati. Trupi gjykues pyeti se sa dëshmitarë planifikon mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit të thërrasë. Mbrojtja e Thaçit tha se 12 dëshmitarë planifikon t’i ftojë, 11 prej të cilëve synojnë të japin dëshminë në gjykatë dhe një përmes dëshmisë me shkrim. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit tha se synon të thërrasë pesë dëshmitarë. Mbrojtja e Thaçit u shpreh se vetëm për një dëshmitar ka nevojë për masa mbrojtëse.
“Duam mbrojtjen e identitetit të tyre deri në dhënien e dëshmisë së tyre”, tha Mishetiq sa i përket dëshmitarëve. ZPS-ja u ankua se mbrojtja nuk po jep renditjen e dëshmitarëve që do të paraqiten në Hagë, në mënyrë që të përgatitet për ta, por Mishetiq tha se renditja do të jepet tre javë – ashtu siç edhe lejohet në bazë të rregullave të gjykatës. Mbrojtja e Thaçit tha se janë afër 30 dokumente që planifikon t’i paraqesë e për të cilat kërkohet autorizimi, që ka të bëjë me informacione të marra në mënyrë konfidenciale dhe burimi i të cilave mbrohet. Materiale të tilla mbrojtja e Krasniqit tha se ka pesë sosh.
Në fund të seancës, trupi gjykues tha se do të vendosë për kërkesën e mbrojtjes që të nisë me paraqitjen e dëshmitarëve më 15 shtator. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. /REL/