Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” të enjten në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Sipas tij, çështja që ka ndjekur gjyqtari Astrit Kalaja ka qenë në lidhje me një gjobë të një zyre përmbarimore, e cila duhej gjykuar në dhomë këshillimi dhe pa prezencën e palëve.
“Pyetja është pse e ka gjykuar në seancë të hapur dhe kjo është gjëja më interesante. Gjyqtari ka kërkuar në mënyrën më qytetare, në kundërshtim me rregullat e kohës, ku i ka thënë sekretares: ‘më thirr në gjyq palët se janë shkodranët e mi dhe duhet t’i sqaroj me gojën time dhe e di se janë të tensionuar dhe po shkojnë në sherr kot’. Kjo është e tmerrshme.
Kjo ka qenë arsyeja pse gjyqtari, kundër rregullave me gjykim të mbyllur, i ka thirrur palët si shkodranët e vet, për t’i sqaruar dhe për t’u thënë çfarë është e drejta, çfarë ju takon dhe çfarë jo.
E drejta e tyre është sot në Gjykatën e Lartë, atje është çështja e pronësisë për t’u vendosur, jo në Gjykatën e Apelit. Me këtë mirësi që ky zotëri bëri, mori plumbin. Tani jepini lekë vrasësit”, u shpreh Manjani.
Tag: gjykuar
-

“Çështja duhej gjykuar në dhomë këshillimi”/ Manjani: Ja e vërteta e vrasjes së gjyqtarit
-

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ UEFA vendos trupën e arbitrave, 33-vjeçari me origjinë polake
UEFA ka vendosur një trupë arbitrash nga Polonia për të gjykuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Letonisë.
Do të jetë kryesori Damian Silveshtak ai që do të vendosë drejtësi në sfidën që do të luhet në “Air Albania” ditën e martë, i ndihmuar nga asistentët e tij Pavel Sokolniçki dhe Adam Karasheviç.
Polaku 33-vjeçar ka arbitruar vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa më parë nuk ka precedentë me kombëtaren, por ka gjykuar skuadra nga Kosova, si Drita dhe Ballkani, të cilat i kanë humbur të dyja ndeshjet.
Një nga karakteristikat kryesore të Silveshtak është fakti që nuk lejon lojë të fortë dhe ndëshkon shpesh me karton të verdhë. -

Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuzat që ai ka hedhur ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Rama në reagim është shpehu se e ka lexuae me vëmendjen reagim teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendome skandaloze të gjyqtarëve.
Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën
“Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama. -

Greqia kërkon arbitrin nga Shqipëria, Enea Jorgji shkon për të gjykuar AEK-Panathinaikos
Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.
Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.
Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.
Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.
FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor. -

Kreu i UEFA-s dërgon “patriotin” e vet për të gjykuar Inter-Bayern Munich në Champions
14 Prill 2025
13:06
Alfred Lleshi
UEFA ka bërë të ditur emërimin e arbitrit kryesor (me ndihmësit e tij) për ndeshjen Inter-Bayern Mynih, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën në “San Siro”.
Drejtësi në këtë sfidë, e cila (ri)nis nga avantazhi 2-1 i zikaltërve, fiksuar javën e kaluar në “Allianz Arena”, do të bëjë slloveni Slavko Vincic, “patrioti” i kreut të UEFA-s, Ceferin. Këtë edicion, ai i ka gjykuar tashmë zikaltrit në të vetmen humbje europiane të sezonit: 1-0 në Leverkusen kundër Bayer.
Me këtë arbitër kryesor, nga ana tjetër, bavarezët kanë një fitore (2-0 kundër Leverkusenit në 1/8 finale) dhe një humbje, 4-1 në fazën e grupeve, kundër Barcelonës. -

“Më parë asnjë person me pushtet nuk është hetuar apo gjykuar”, Rama: Ose me ne, ose me shitësit e qilimave fluturues
“Më parë asnjë person me pushtet nuk është hetuar apo gjykuar”, theksoi kryesocialisti Edi Rama, duke shtuar se Drejtësinë e Re e realizoi PS.
Në çeljen e fushatës së PS, ai tha se barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet.
Ose të vijohet barazia para ligjit me PS, ose të ndodhë e kundërta me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues, theksoi kryeministri.
Rama: Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur prej qeverisë. Por ama barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimat fluturës, që kanë edhe ca emra qesharak. Jo bëhet jo nuk behët, jo tërci vërci.
Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon pa asnjë mundësi prapa kthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës.Top Channel