dosjen “Sterilizimi.
Për Klodian Rjepaj SPAK kërkon 10 vjet burg / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 6 vjet e 8 muaj.
Për Ilir Rrapaj, kërkon 10 vjet burg / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 6 vjet 8 muaj.
Për Marsela Serjanajn SPAK kërkon 3 vjet 6 muaj / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj.
Për Sajmir Kadiun kërkon 3 vjet 6 muaj / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj
Për Petref Mersinin 3 vjet 6 muaj/ për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj dhe pezullim, 4 vjet Shërbim Prove.
Për Arben Gjatën kërkon 1 vit 4 muaj burg, pezullim dhe shndërrim, 3 vjet Shërbim Prove.
Për Genc Byrazerin kërkon dënimin me 2 vjet Shërbim Prove.
Për Naile Ajazin kërkon dënimin me 1 vit 4 muaj, 2 vjet Shërbim Prove.
Ky proces penal po zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Beqaj ka zgjedhur të përballet me një proces gjyqësor të zakonshëm.
Tag: gjykimit
-

SPAK lexon pretencën në dosjen “Sterilizimi”, ja çfarë dënimi kërkon për të pandehurit
-

Meta: Mora avokat Cakranin se Gjokutaj s’na përballon dot edhe mua, edhe Berishën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur.
Meta u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri. Ai tha më tej se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.
“Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.
Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg”, tha Meta.
Më tej presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani. Ai tha se aktualisht avokati Genc Gjokutaj ka dhe “çështjen Berisha” e cila po shkon gjithashtu drejt gjykimit.
Sipas tij, këto dy çështje të mëdha politike, jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse kanë veçoritë e tyre.
“Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”. Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë. Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd.
Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë. Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses. Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi.
Duke qenë falenderues për punën e avokat Gjokutajt deri tani besoj se avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun. Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre”, u shpreh Meta. -

SPAK përfundoi hetimet, Meta: Pres nisjen e gjykimit, do të faktojë se SPAK nuk shikon kr*min
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin. Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve. Ai vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore
Reagimi i plotëPas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre. Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota. -

“Mesazhi i fundit para gjykimit të popullit sovran”, Rama thirrje emigrantëve: Ktheni zarfet, 11 maji përcakton rrugën e fatit evropian të Shqipërisë
Pak orë para mbylljes zyrtare të fushatës elektorale, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht për ata që jetojnë jashtë kufijve dhe ende nuk e kanë kthyer zarfin me votën e tyre.
Kreu i qeverisë, i kërkon emigrantëve të cilët janë regjistruar, që të kthejnë zarfin në kohë. Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit historike, Rama tha se Shqipëria tanimë ka një shans real që të mbyllë negociatat me BE në vitin 2027 dhe të jetë anëtare me të drejta të plota në vitin 2030.Edi Rama: Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën më 11 maj. Ky është mesazhi i fundit që dua t’i përcjell të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, Itali, Gjermani e me radhë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 maj do të përcaktojnë rrugën e fatit evropian të Shqipërisë.
Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve dhe keni shansin historik të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria 2030, për të përcaktuar se si Shqipëria do të ëprballojë dhe do të mbyllë negociatat në 2027. Janë zgjedhje për t’i dhënë një frymë të fortë bashkimi evropian vetë Shqipërisë./vizionplus.tv -

Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për dosjen 5D, ja kur pritet të mbahet
Shtyhet seanca për vijimin e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme, për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, lidhur me dosjen “5D”.
Të pandehur janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe të tjerët. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të pandehurve.
Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar.
Disa javë më parë togat e zeza rrëzuan kërkesat e disa prej të pandahurve për gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve. -

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Teksa na ndajnë edhe dy javë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se këto ditë, do të jenë ‘ditët e gjykimit’ për kryeministrin Edi Rama pas tre mandateve qeverisëse.
Sipas Ndokës, mazhoranca aktuale është diskredituar për shkak të skandaleve, korrupsionit dhe mungesës së arritjeve, ndërsa thekson se opozita, po paraqitet me një program të qartë dhe filozofi të djathtë konservatore që i flet drejtpërdrejtë nevojave të qytetarëve.
Ai vë theksin tek besueshmëria e liderit opozitar Sali Berisha, si një garanci për realizimin e premtimeve që, sipas tij, tejkalojnë kufijtë e një rotacioni të thjeshtë politik dhe mbartin shpresën për një ndryshim real.
“Një mazhorancë që ka bërë tre mandate gjykohet me votë, nuk shihet se çfarë premton ajo. Pra, sot është dita e gjykimit për Edi Ramën. Ai e kupton këtë rivalitet prandaj dhe ai i bën dredha se s’ka se çfarë thonë. Është gjithë skandale, korrupsion, nuk ka asnjë lloj arritje. Është në kufijtë e pamundësisë, e kupton që është në ditët e shpagimit.
Ndërsa, opozita për fatin e mirë është hera e parë në pjesën klasike që kemi një të djathtë programore të saktë, pra edhe në konceptin filozofisë konservatore, që fokusohet tek familja, besimi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pastaj edhe tek pjesa e premtimeve ekonomike, dallohen ato qoftë e majta apo e djathta. Është hera e parë që shihet qartazi që ka një mbështetje për individin, për shtresat në nevojë, për pensionistët, për çiftet e reja, për pagën minimale, për pagën mesatare.
Për ekonominë që është e rëndësishme, do të ulin taksat, do të ulin çmimin e karburantit, do të heqin taksat e rrugës. Janë premtime që çdo shqiptar e gjen veten pjesë të saj, të këtyre premtimeve, qofshin edhe të majtët.
Është pjesa e pensionistëve që i marrin si një kontingjent i majtë, gjithsecili ka reflektuar dhe nuk e durojnë dot as talljen e Ramës që u përpoq me atë lëmoshën, me ato shpërblimet që askush nuk i kalon ato.
I gënjehu njëherë, i zhgënjehu për herë të dytë, ndërsa kjo ishte tallje dhe talljen nuk mund ta durojë dot asnjë njeri. Kështu që, ka grup traget të ndryshëm, që padiskutim e gjejnë veten tek programi i Partisë Demokratike. Është një program që opozita e ka të detajuar, pra nuk i ka kaluar ato kufijtë e premtimeve që janë të parealizueshme. Gjithsecili e ka formën dhe mënyrën dhe faturën nga mbrapa të çdo premtimi të saj, dhe duke e parë në këtë kontekst unë nuk mund të shoh qoftë edhe një socialist sesi ai nuk e mbështet një opozitë me këtë program. Ato që nuk i ka bërë Edi Rama për 12 vite, tashmë i gjen në një program i një aleance, një grupimi të madh politik që ka mbjellë shpresë, besim, sigurisht për ndryshimin e jo vetëm për rotacionin.
Unë besoj vetë që zoti Berisha, ka bërë maksimalen e mundshme. Edhe për faktin që ka rëndësi edhe lideri, ta kuptojmë edhe këtë sepse shohim edhe partitë e tjera që mund të bëjnë edhe ato premtime, ti futen detit në këmbë, por problemi është sa i besueshëm ke ti.
Berisha, standardin e besueshmërisë e ka të lartë, duke e krahasuar edhe me Ramën, por edhe me çdo politikan tjetër dhe sigurisht që kjo ka epërsi ndaj opozitës. Ato çfarë thuhen sot, do të realizohen nesër, edhe me ato afate kohore”, u shpreh ai. -

Tentoi të korruptojë drejtorin e AKU-së në Tiranë, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi
GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 muaj burg Namik Koçin, biznesmenin që i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës.
Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është vënë në shërbim prove për një vit e katër muaj si dhe i është pezulluar shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Namik Koçi, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Në lidhje me provat materiale: -Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.
-Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen të pandehurit Namik Koçi.
-Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.
-Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
-Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij gjykimi.
Shpenzimet procedural, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Namik Koçi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. -

Zvarritja e gjykimit të dosjes “Partizani”, Gjikondi: Berisha kamikaz i vetes së tij
Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Gjikondi u shpreh se është një shtyrje e tejzgjatur, dhe se sipas saj i gjithë qëllimi ka të bëjë me faktin se nuk duan të përballen me drejtësinë.
“Prej 5 muajsh po shtyjnë procesin. Është e turpshme për familjen Malltezi. Gjyqi është lënë në 11 prill ditën që hapet fushata zgjedhore. Dhe tashmë do ta bëjnë gjithmonë si një goditje politike. Dhe besoj se çdo gjë e kanë bërë për të mashtruar shqiptarët.
Pasi nëse do të ishin në paqe më veten, nuk kishin përse të përdornin këto shtyrje. Unë mendoj që ata nuk duan të përballen me realitetin dhe pasojat e abuzimit të tyre me pasurinë kombëtare. Berisha nuk besoj se i bën përshtypje, ai tani është kamikaz i vetes së tij“, tha ajo.
Gjkondi komentoi edhe rrëzimin e kërkesës së Berishës, nga Gjykata e Lartë, për përjashtimin e gjyqtarëve të rekursit për masën “detyrim paraqitjeje”.
“Janë truke për të zvarritur gjërat, me shpresën se do ta çojë çështjen në Strasburg. Dhe me qëllimin të gjejë sebepe për të kthyer pas procesin. Përdor hile të vogla që duhet të ishin në nivele të një personi që përfaqëson opozitën shqiptare”, tha ajo.
Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon t’i shmanget ballafaqimit me drejtësinë dhe të vërtetat e tij.
“Pres që drejtësia shqiptarë të konfirmojë me dosje dhe ti shkohet deri në fund gjykimit, jo vetëm Berishës, por çdo persona”, u shpreh më tej ajo.

