Tag: gjykimit

  • GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

    GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën.

    Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Fillimisht, për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10 vite në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Habilaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

    Edhe i pandehuri Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas aplikimit të nenit 55, dënimi i tij i bashkuar ishte 9 vite burg, i cili u reduktua në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Për Sabaudin Çelajn, gjykata përcaktoi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg në një burg të sigurisë së lartë
    Tigrens Mëzuraj u dënua me një dënim të vetëm prej 9 vitesh burg, i reduktuar në 6 vite pas uljes ligjore për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    gijotina.com/

  • GJKKO jep vendimin/ Grupi Habilaj, ja sa u dënua secili prej të akuzuarve

    GJKKO jep vendimin/ Grupi Habilaj, ja sa u dënua secili prej të akuzuarve

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën.
    Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Fillimisht, për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10 vite në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Habilaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    Edhe i pandehuri Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas aplikimit të nenit 55, dënimi i tij i bashkuar ishte 9 vite burg, i cili u reduktua në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
    Për Sabaudin Çelajn, gjykata përcaktoi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.
    Tigrens Mëzuraj u dënua me një dënim të vetëm prej 9 vitesh burg, i reduktuar në 6 vite pas uljes ligjore për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

  • Shfryhet dosja ‘Metamorfoza’, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Lita lirohen nga gjykata

    Shfryhet dosja ‘Metamorfoza’, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Lita lirohen nga gjykata

    Shfryhet dosja ‘Metamorfoza’, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Lita lirohen nga gjykata
    Gjykata e Posaçme rrëzoi dy prej akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-kreut të Operacionales, Oltion Bistri dhe urdhëroi lirimin e tij me argumentin se kishte vuajtur në qeli më shumë se sa masa e dënimit. Edhe ish-prokurori Xhevahir Lita u lirua me kohën e paraburgimit.
    Nga Edmond Hoxhaj-BIRN
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur ‘Metamorfoza’, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje.
    Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat do të reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Gjykimi për investitorin strategjik të qeverisë Rama, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarin tjetër të policisë, Ardit Hasanabegaj është veçuar nga gjykata për shkak të zvarritjes së gjykimit.
    Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata është më i vogël se sa koha që ata kanë kaluar në paraburgim.
    Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elteva Deda, me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn e gjeti fajtor prokurorin Xhevahir Lita për veprën penale të korrupsionit në dy episode dhe zbulim të akteve sekrete. Lita u dënua me 5 vjet heqje lirie në total dhe pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 3.4 vjet burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës ‘arrest me burg’ për shkak të shlyerjes së dënimit me kohën e paraburgimit.
    Ndryshe nga Lita, gjykata e gjeti të pafajshëm Bistrin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe e dënoi atë me 3 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vjet – ndaj gjykata urdhëroi lirimin e tij me argumentin se ai kishte vuajtur më shumë burg se sa masa e dënimit.
    Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 6 vjet burg për Litën dhe 9 vjet burg për Bistrin. Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë liroi pesë pasuri të paluajtshme të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Bistrit. Fillimisht, me kërkesë të prokurorisë, u sekuestruan 20 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe një garazh, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, në pronësi të Oltian Bistrit e personave të lidhur.
    Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, gjykata vendosi të martën dënimin përfundimtar të të pandehurit Behar Brajoviç me 8 vjet e 8 muaj burgim; ndaj Edmond Prekës 7 vjet heqje lirie dhe për Astmer Bilalin u caktua masa përfundimtare 5 vjet e 8 muaj burgim – dënime që janë më të buta nga ato të kërkuara prej SPAK.

  • Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

    Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

    Një 64-vjeçar nga Shkodra, Liridon Lito, është dënuar me 2 vite burg pas gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim ndaj të moshuarve. Ai kishte zhvatur para nga pesë persona të moshave 74-85 vjeç, duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre që jetonin në emigracion.
    Sipas vendimit të gjykatës, Lito kishte vepruar midis korrikut 2024 dhe majit 2025, duke marrë shuma që varionin nga 6 deri në 20 mijë lekë të rinj për secilin prej viktimave. Ai hynte në banesat e tyre, shpesh në zona të ndryshme të Tiranës, dhe me pretendime të ndryshme, makina e prishur, dokumente pronësie apo borxhe të fëmijëve të tyre, i bindte të moshuarit t’i jepnin paratë. Tek një nga viktimat, madje, u prezantua si mik i djalit të ndjerë të saj.
    Gjatë gjykimit, 64-vjeçari ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar ndjesë për viktimat. “Jam i sëmurë dhe nuk kam dëshirë të vdes në burg,” është shprehur ai para trupit gjykues.
    Rasti është një thirrje alarmi për kujdesin ndaj mashtrimeve që prekin të moshuarit, të cilët shpesh bien pre e personave që luajnë me besimin dhe dhembshurinë e tyre.
    Në fund, vendimi për 2 vite burg për Liton është një mesazh i qartë se shfrytëzimi i të moshuarve për përfitime personale nuk do të tolerohet nga drejtësia.

  • “Bën fushatë për Sara Milën”/ Efektivi i burgut të paditi për shpifje Flamur Nokën, GJKKO pushon çështjen

    “Bën fushatë për Sara Milën”/ Efektivi i burgut të paditi për shpifje Flamur Nokën, GJKKO pushon çështjen

    Flamur Noka

    TIRANË-GJKKO ka marrë vendimin për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, ndaj të cilit kishte një kallëzim penal për shpifje. Deputeti u padit nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me denoncimin se është përfshirë në fushatën elektorale të 11 majit. 
    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste. Burgu i Peqinit, tha Noka në denoncimin e tij, ishte kthyer në shtab fushate elektorale për kandidaten socialiste, Sara Mila. Vishkulli e kallëzoi Nokën për shpifje dhe fyerje, ndërsa gjatë gjykimit pala akuzuese mësohet se është tërhequr nga padia. Në përfundim Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen për Nokën.
    “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin  Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi: Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”-thuhet në njoftim.

    VENDIMI

  • Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

    Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

    Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një selfie pranë Blertës, teksa çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar.
    Fotoja është realizuar në ambientet e njohura të Galleria Vittorio Emanuele II në Milano, një prej vendeve më ikonike dhe turistike të qytetit italian. Në sfond bie në sy kupola madhështore prej xhami, që i jep fotos një atmosferë elegante dhe romantike.
    Postimi i Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “Dhunës në familje”. Megjithatë, për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zvogëluar në 8 muaj dhe është vendosur pezullimi i ekzekutimit për 16 muaj shërbim prove.
    Gjykata ka dhënë gjithashtu dënim me 10 muaj burg për Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, i cili gjithashtu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin në 6 muaj dhe 20 ditë, ndërsa dënimi është pezulluar për 1 vit e 40 ditë me kusht. Për Elia Zaharinë, gjykata shpalli pafajësi, duke vlerësuar se veprimi i saj nuk përbën vepër penale. Ngjarja e ndodhur në muajin mars 2024, në Pallatin Mbretëror, ka sjellë këto vendime pas një hetimi dhe gjykimi të shpejtë, në kuadër të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

  • Mashtruesi “serial” i taksistëve, iu merrte para, linte “peng” qese plehrash e ikte pa paguar

    Mashtruesi “serial” i taksistëve, iu merrte para, linte “peng” qese plehrash e ikte pa paguar

    Një 29-vjeçar nga Tirana është deklaruar fajtor nga gjykata për mashtrimin e disa taksistëve në kryeqytet. Përveçse nuk i paguante për shërbimin, ai ju merrte shuma të vogla parash gjatë rrugës. Skema e të riut funksiononte mbi krijimin e besimit tek taksistët, duke ju lënë si garanci sende personale në makinë, që në përfundim rezultonin të ishin mbeturina të marrë në koshin më të afërt.
    Emrah Sh. u përball me Gjykatën e Tiranës pas kallëzimit të dy prej taksistëve të mashtruar prej tij, ndërkohë që vetë ai pranoi pas arrestimit se kishte mashtruar edhe të paktën tre të tjerë. Në përfundim të gjykimit, 29-vjeçari u fajësua për “mashtrim” dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u zbut në 1 vite e 8 muaj heqje lirie.
    Referuar vendimit të siguruar nga A2 CNN, në episodin e parë të shënuar në nëntor 2024, i pandehuri ka marrë një taksi në bulevardin “Bajram Curri”, duke i kërkuar ta çonte tek Drejtoria e Policisë pranë “Myslym Shyrit”. Në këtë vend, ai ka zbritur nga makina me pretendimin se do merrte një porosi dhe është kthyer me një qese në dorë. Pasi e ka lënë atë në taksi, i riu i ka kërkuar shoferit 2 mijë lekë, me pretendimin se do ja jepte personit që i dha qesen dhe se do ja kthente bashkë me pagesën e taksisë në fund.
    Në destinacionin final 29-vjeçari e ka lënë këtë plaçkë në makinë, duke i premtuar taksistit që do të kthehej bashkë me 2 mijë lekëshin dhe tarifën e taksisë, veprim që s’e ka kthyer. Ndërsa taksisti ka kuptuar më vonë, jo vetëm mashtrimin, por edhe faktin se qeska mbante brenda saj mbeturina.
    Sipas vendimit të gjykatës, një javë më vonë Emrah Sh. Ka “peshkuar” një tjetër taksist, që e transportoi nga Kopshti Zoologjik tek “Pallati me shigjeta” dhe i ka marrë 1 mijë lekë, duke i lënë në bagazhin e taksisë një kuti me rroba të përdorura dhe lëkura patatesh.
    Gjatë gjykimit, i pandehuri ka shprehur pendesë për veprimet e kryera duke kërkuar mëshirë nga gjykata dhe një dënim minimal.

  • Dosja e dytë/ GJKKO dënon me 2 vite burgim Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës

    Dosja e dytë/ GJKKO dënon me 2 vite burgim Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Goro është dënuar me 2 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj në burg. Gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu, në këtë proces u dha dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, me pezullim në 2 vite shërbim prove dhe heqje të të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Goro u dënua për shpërdorim detyre pasi, në kundërshtim me ligjin, i ka dhënë një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, ish-kryebashkiakut në detyrë të Himarës.
    Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për dosjen e parë ndaj Goros, duke e dënuar atë me 3 vite e 1 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ishte 2 vite e 20 ditë burg.
    Në atë dosje Goron u akuzua se ka lejuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në fshatin Gjilekë në pronësi private, përfitues përfundimtar i së cilës ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
    Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një apartamenti rreth 81 metra katrorë, që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Në shkallën e parë, apartamenti ishte urdhëruar të kthehej firmës.
    Në një prej këtyre dosjeve, Goro u shpall fajtor edhe për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

  • Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

    Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

    Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është dënuar me 2 vite burg.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie, si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, pezullimi në 2 vite shërbim prove si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
    Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

  • SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn

    SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn

    Dënim me 10 vite heqje lirie kërkon Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

    SPAK shpalli sot pretencën për Rrapajn e Rrjepajn, sipas së cilës, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, do të vuajnë 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
    Ata akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se 3 vjet 6 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-funksionarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini 3 vjet 6 muaj/ 2 vjet 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 4 vite shërbim prove
    Për Arben Gjatën kërkoi 1 vit e 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Në 2 vite shërbim prove i konvertohet edhe Genc Byrazerit dhe Naile Ajazit.
    Për dosjen e “Sterilizimit” po hetohet edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por në një proces të ndarë, pasi ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

    Top Channel