Tag: gjykatësit

  • “Gjykatësit nuk janë maliqër…”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojë kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën

    “Gjykatësit nuk janë maliqër…”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojë kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën

    Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur virtualisht këtë të premte pasi kreu i qeverisë kritikoi vendimin e gjyqtarit Ligoraq Toshi për të cilin tha se nuk ka lejuar prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë.
    Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama pas reagimit të KLGJ-së:
    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. 
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në B

  • “Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxhoni kohën për të gjykuar si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli

    “Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Mos harxhoni kohën për të gjykuar si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli

    Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sërish një ‘raund’ replikash me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe këtë herë shkak u bë bë gjykatësi Ligoraq Toshi.

    EDI RAMA: Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me ç’ka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqendrohet tek puna e vet, që gjer më sot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

    Top Channel

  • Rama tjetër “shuplakë” gjykatësit Balliu: Ju deshën vetëm 10 minuta të jepte vendimin kundër shtetit, 9 minuta duheshin vetëm për të lexuar materialin

    Rama tjetër “shuplakë” gjykatësit Balliu: Ju deshën vetëm 10 minuta të jepte vendimin kundër shtetit, 9 minuta duheshin vetëm për të lexuar materialin

    Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim mbi vendimin e gjykatësit Hazbi Balliu, për të dhënë vendimin pro pronarëve të pallatit pa leje të konfiskuar nga shteti i cili më pas ju dha si i tillë ASHK-së.

    Rama ka postuar edhe kohën në të cilën gjykatësit Balliu i është dashur të japë vendimin, ku seanca gjkyqësore ka zgjatur vetëm 10 minuta, ndërsa sipas kryeministrit vetëm për të lexuar materialet e paraqitura duhen më shumë se 9 minuta.
    Postimi i Ramës:

    As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës😡
    Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…🤮

  • Rama publikon tjetër material: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

    Rama publikon tjetër material: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit

    Kryeministri Edi Rama edhe sot ka një reagim për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.
    Kreu i qeverisë shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur vetëm 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar. Rama shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin të paktën 9 minuta kohë.

    ”As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë”,-shkruan Rama.

  • Godet gjykatësit, por pse është më rëndë se ata?

    Godet gjykatësit, por pse është më rëndë se ata?

    Kryeministri Rama është kapur sërish me një njeri të drejtësisë, një verdiktdhënës në gjyqësor, të cilëve u kundërvihet herëpashere në atë që ai e konsideron vendimmarrje absurde.
    “Më në fund, gjykatësi Balliu e nxori arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz, për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

    Se si mund të angazhohen prokurorë apo gjyqkatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurores Gjeli dhe të gjykatësit Balliu. Por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që, me ndihmën e të Madhit Zot, organet e kontrollit dhe të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

    Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatësit Balliu, si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune, për sa kohë nuk ka viktima”, shkruan Rama.
    Por vetë njeriu që qeveris Shqipërinë është po aq absurd në vendimmarrje, sa ç’mund të jetë ky gjyqtar e emra të tjerë në drejtësinë shqiptare, të cilëve ai u vërtitet me gjuhën e tij acide.
    Kujtojmë se pas zgjedhjeve, krejt papandehur, Rama urdhëroi në shkelje të Kushtetues e nëpëkëmbje të çdo dinjitetit njerëzor minimal dorëheqjen e stafeve të Bashkive, pa marrë parasysh asnjë kriter, e paprecedent gjëkundi në sisteme demokratike. Po ashtu, pa qenë fare emergjencë, pa qenë aspak diskutim publik apo çështje e mprehtë publike, ai urdhëroi zhbërjen e çdo strukture tregtare – lokale apo restorante – pa asnjë referim ligjor për prishje, duke djegur të njomin me të thatin, pra të rregulltin me të parregulltin, duke cenuar kësisoj me qindra biznese deri në asfiksimin e tyre. Ndërsa Thethi është çështje më vete për vetë absurdin e madh që bart. /tesheshi.com/        
     
  • “Rama më do në burg”/ Meta shpërthen: Procesi im, një farsë elektorale nga regjimi mafioz

    “Rama më do në burg”/ Meta shpërthen: Procesi im, një farsë elektorale nga regjimi mafioz

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për “Syri.net”, Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.
    Meta shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e drejtësisë në vend, ku sipas tij, gjykatësit janë të shantazhuar dhe të mbikëqyrur nga oficerë të SPAK dhe BKH, në kundërshtim me standardet europiane. Ai bën thirrje për një opozitë të organizuar dhe pa kompromis, që sipas tij është e vetmja forcë që mund ta shembë këtë “kala rëre” të ngritur mbi korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
    Meta gjithashtu u shpreh se një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Sipas tij Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Intervista e Plotë e Metës:
    Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?
    Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.
    Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?
    Përgjigje: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit.
    Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim?
    Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!
    Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura.
    Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit.
    Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.
    Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.
    Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës.
    Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha.
    Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.
    Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme.
    Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.
    Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH.
    Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet  seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?
    Përgjigje: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo?
    Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike.
    Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.
    Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli.
    Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.
    Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.
    Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.
    Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?
    Përgjigje: Aspak, por besoj se jam shumë realist.
    Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

  • “Kjo është mënyra për të përmbysur”, Meta reagon ashpër nga burgu: Opozita duhet të shkërmoqë kalanë e krimit të  Ramës

    “Kjo është mënyra për të përmbysur”, Meta reagon ashpër nga burgu: Opozita duhet të shkërmoqë kalanë e krimit të Ramës

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagon ashpër ndaj vendimit të fundit të Apelit të GJKKO për të mos ndryshuar masën e arrestit ndaj tij. Duke folur në një intervistë për një emision televiziv, Meta e cilëson të gjithë procesin si një farsë politike të orkestruar nga regjimi i Edi Ramës për ta mbajtur në burg me qëllime elektorale.